17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kujt i shërbeu Maurizio Salustro?

Amer Alija--Shkruan: Amer Alija

Kjo pyetje vazhdon të diskutohet, të analizohet dhe të keqinterpretohet në opinionin kosovar. Normal që, për opinionin e Kosovës, burimi primar i informacionit janë mediat dhe shtypi.

Analistë, gazetarë, ministra, dhe gati e gjithë shoqëria e gjerë pyetet se mos ish prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro i ka shërbyer qeverisë serbe.

Dyshimet lindën pasi që ai i ngriti disa akuza për krime lufte në Kosovë kundër disa komandantëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së.
Punësimi i Salustros në Beograd e “konfirmoi dyshimin” e opinionit se ai i shërbeu Serbisë.
Shumica e fajësojnë edhe misionin e EULEX-it, pasi që Salustro gjatë mandatit të tij në EULEX shërbeu si prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

E kam parë të rrugës që këtë dyshim ta sqaroj me fakte, e jo me “imagjinatën e ekspertëve” të cilët dhanë opinione të ndryshme, ku po thuajse të gjitha mendimet e tyre ishin akuza ndaj prokurorit i cili i shërbeu shtetit të Kosovës, prokuror i cili punoi shumë, e i cili gjithë përvojën e tij shumëvjeçare si jurist e shfrytëzoi në Kosovë, për mendim timin, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Janë të njohura rastet “Kleçka”, “Grupi i Drenicës”, “Bllaca I, II, III” të gjitha këto raste u hetuan nga prokurori në fjalë. Kjo është e gjitha që i ishte shtruar në “pjatë” opinionit kosovar lidhur me punën e Salustros.

Duke e bërë një hulumtim më të gjerë do t’ju prezantoj të gjitha aktakuza që ishin ngritur nga prokurori Maurizio Salustro:

Aktakuza për krime lufte:
1. Vukmir Cvetkovi? (i dënuar, vendimi i formës së prerë) – [viktima shqiptarë];
2. Ivan Radivojevi? (i dënuar, vendimi i shkallës së parë) – [viktima shqiptarë];
3. Jovica Dejanovi? & ?ordje Bojkovi? (të liruar- vendimi i shkallës së parë, rasti gjendet në rishqyrtim) – [viktima e dhunës seksuale, shqiptare], njëherit aktakuza e parë e ngritur për rastet e dhunimit seksual;
4. Sabit (Tafil) Geci dhe të tjerë (të dënuar- vendimi i shkallës së parë) – [viktima shqiptarë];
5.“Kleçka” (të liruar vendimi i shkallës së parë) – [viktima shqiptarë, serbë];
6. Ejup Kabashi dhe të tjerë (të liruar me vendimin e shkallës së parë) – [viktima serbë];
7. Sabit Geci dhe të tjerë (të dënuar me vendim të formës së prerë) – [viktima shqiptarë, romë]
8. “Bllaca I” – Fahredin Gashi (i dënuar në shkallën e parë) – [viktima shqiptarë]

Rastet që pritet të fillojnë për krime lufte, me aktakuza të ngritura nga Salustro
8. Sylejman Selimi dhe të tjerë (ende s’ka filluar shqyrtimi i provave) – [viktima shqiptarë];
9. Sami Lushtaku dhe të tjerë (ende s’ka filluar shqyrtimi i provave) – [viktima shqiptarë dhe serbë]

Aktakuza me motive politike:
1. “Bllaca II” – Sadik Abazi dhe te tjerë (të dënuar me vendimin i formës së prerë) – [viktima shqiptarë]
2. “Bllaca III” – Nazim Bllaca- (i dënuar në shkallën e parë) – [viktima shqiptar]

Aktakuza për terrorizëm:
1. Valon Jashari dhe të tjerë i njohur ndryshe si “rasti i Dobrosinit” (të dënuar në shkallën e parë)

Nga të gjitha këto rastet e lartë përmendura, ku aktakuzat u ngritën nga prokurori Salustro shihet qartë se në 95% të rasteve viktimat janë shqiptarë. Qëllimi i tij dhe i çdo prokurori tjetër duhet me qenë zbardhja e fatit të viktimave, zbardhja e drejtësisë dhe dënimi i kriminelëve.

Atëherë shtrohet edhe një herë pyetja kujt i shërbeu Maurizio Salustro përderisa ishte prokuror në Kosovë?

Prokurori Salustro meriton të falënderohet, në emër të Kosovës dhe në emër të familjarëve të viktimave.

Politika dhe drejtësia
Dikush mendon se akuzat e tija e njollosën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po ashtu edhe shoqëria e gjerë e cila i ka mbijetuar luftës e ndanë opinionin e njëjtë me politikanë duke e parë UÇK-në si shpëtimtare nga agresori, Serbia.
Sipas mendimit tim, askush nuk po e mohon luftën e UÇK-së, madje edhe në disa aktgjykime theksohet se ‘UÇK, duke vepruar në emër të shtetasve të Kosovës, zhvilloi një luftë me synimin për të siguruar lirinë dhe pavarsinë për të ardhmen e tyre, një luftë për të cilën shumë janë krenarë me të drejtë. Asgjë që thotë ose bën ky Trup Gjykues në lidhje me këtë lëndë, nuk mund të shihet si kritikë ose kundërshtim I asaj krenarie”, andaj nuk mund të pretendojmë që të dënuarit të jenë vetëm serbë, duke thënë se ata provokuan konfliktin.

Shoqëria jonë duhet të tregohet falënderuese ndaj të gjithë atyre që u dolën në mbrojtje popullatës civile dhe respektuan ligjet e luftës. Ndoshta dikush mund të thotë se jo të gjithë i kanë ditur këto ligje, mirëpo, askush nuk mund të thotë se nuk e di së çfarë është vepër e keqe dhe e ndaluar, e maltretimi i civilëve, vrasja e tyre është pikërisht ajo vepra e keqe për të cilën keqbërësit duhet të dënohen. Madje, dënimi i tyre do të pastronte edhe shumë gra e burra të tjerë që luftuan për të mbrojtur vendin me qëllimin e tyre më të mirë, rrjedhimisht në rastet kur dënohet një ish pjesëtarë i UÇK-së, nuk dënohet i tërë institucioni apo organizata të cilës i ka takuar, por dënohet individi për veprimet e tija, bazuar në provat e pakontestueshme.

Për fund, shoqëria kosovare, si shoqëri e dalur nga lufta dhe me shumë viktima, duhet të stimuloj bashkë ndjesinë jo vetëm ndaj viktimave që i njohim por edhe ndaj atyre që deri tani nuk i kemi njohur apo pranuar si viktima. Kjo më së miri arrihet përmes luftimit të mos ndëshkueshmërisë.

 

 

Më Shumë

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Lajmet e Fundit