16.4 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025
Home Blog Page 8650

Orkestra e FSK-së dhe Ajovës në paradë të përbashkët

0

FSK orkestraOrkestra frymore e FSK-së dhe orkestra frymore e Gardës Kombëtare të shtetit Ajovës të SHBA-ve, sot pritet të mbajnë një paradë dhe koncert parakalues.

Parada e orkestrave fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 18:00, dhe në të pritet të ekzekutohen pika artistike muzikore, të autorëve të ndryshëm.

Trupa frymore e gardës kombëtare të Ajovës është për vizitë në Kosovë me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimin me Trupën Frymore të FSK-së.

Me këtë rast, FSK ka ftuar të gjithë qytetarët që janë dashamirë të muzikës ushtarake dhe parakalimeve të tilla muzikore, që të marrin pjesë në këtë shfaqje artistike të veçantë./Kosovapress/

Kurorëzimi i Napoleonit

0

5Kurorëzimi i Napoleonit (frëngjisht: Le Sacre de Napoléon) është një pikturë e realizuar nga Jacques- Louis David më 1807, në atë kohë piktori zyrtar i Napoleonit. Piktura ka dimensione impozante, pasi është gati dhjetë metra e gjerë dhe afërsisht gjashtë metra e gjerë. Ceremonia e kurorës u zhvillua më Notre-Dame, një mënyrë për Napoleonin që të qartësonte para publikut se ai ishte i biri i Revolucionit.
Puna u porosit nga vetë Napoleoni me një kërkesë thjesht me gojë në shtatorin e vitit 1804 dhe titulli zyrtar i saj është “Kurorëzimi i Perandorit Napoleon I dhe kurorëzimi i Perandoreshës Josefinë në katedralen e Notre-Dame më 2 Dhjetor 1804”. Jacques-Louis David e filloi punën në 21 dhjetor 1805 në ish kapelën e Kolegjit të Cluny, pranë Sorbonës, që atëkohë shërbente si punishte. I asistuar prej studentit të tij Georges Rouget, ai e mbaroi punën dhe i vendosi penelatet e fundit në nëntorin e vitit 1807. Nga 7 shkurti deri më 21 mars 1808, puna u ekspozua në Sallonin vjetor më 1810, dhe u prezantua për vlerësimin nëse do meritonte çmimin dhjetëvjeçar të këtij Salloni. Piktura mbeti pronë e David deri më 1819, kohë kur ajo u transferua në Muzeumin Mbretëror, ku ruhej në fondet e saj deri më 1837. Atëherë, ajo u instalua më Dhomën e Shenjtë të muzeumit në pallatin historik të Versajës me urdhër të Mbretit Louis-Philippe. Më 1889, piktura u transferua në Luvër nga Versaja dhe u zëvendësua atje me një kopje me përmasa reale-në fakt kjo replikë u fillua nga vetë Davidi më 1808 dhe u kompletua gjatë ekzilit të tij në Bruksel.
Kompozimi është i organizuar nga disa akse dhe ndërfut kanonet e neoklasicismit. Një aks është ai që kalon përmes kryqit dhe ka një orientim vertikal. Të gjithë sytë janë kthyer në drejtim të Napoleonit, që është në qendër të kompozimit. Një linjë diagonale shkon nga papa drejt perandoreshës.

1-Napoleon I (1769-1821), qëndron i veshur me rrobat e kurorëzimit, të ngjashme me ato të perandorëve romakë. Të tjerët janë thjesht spektatorë pasivë. Në pikturën aktuale është e mundur të shihet konturi i asaj që është pikturuar në të vërtetë: Napoleoni që mban kurorën sipër kokës së vet, sikur po ia vendos vetes.
2-Joséphine de Beauharnais (1763-1814), është gjunjëzuar në një pozicion bindje, ashtu si përshkruhet për të në Kodin Civil frëng. Ajo e merr kurorën prej duarve të të shoqit, jo prej papës. Veshja e saj është e zbukuruar me mëndafsh sipas një skice të Jean-Francois Bony.
3-Maria Letizia Ramolino (1750-1836), e ëma e Napoleonit, është vendosur në një podium nga piktori. Ajo zë një vend edhe më të rëndësishëm se papa. Atë moment, në fakt ajo nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoni, për të protestuar për grindjet e Napoleonit me vëllezërit e tij Lucien dhe Joseph. I ati i Napoleonit Charles Bonaparte, vdiq më 1785. Maria Letizia i kërkoi piktorit që t’i jepte atij një vend nderi honorifik në pikturë. Më 1808, kur Napoleon zbuloi kanavacën e përfunduar në punishten e Davidit, është magjepsur dhe shprehu nderimin e tij për piktorin që kish arritur të barte në brezat e ardhshëm mesazhin për afeksionin e tij ndaj një gruaje, që kish ndarë me të ngarkesën e tij të detyrës.
4-Louis Bonaparte (1778-1846), në fillim të perandorisë mori titullin e Oficerit të Lartë, Mbretit të Hollandës. Ai u martua me Hortense de Beauharnais, të bijën e Josephine.
5-Joseph Bonaparte (1768-1844), i cili nuk ishte i ftuar dhe nuk e ndoqi ceremoninë prej një grindje me Napoleon. Kjo ishte arsyeja që e ëma nuk mori pjesë po ashtu. Pas kurorëzimit, ai mori titullin e princit perandor. Pastaj, ai u bë Mbreti i Napolit më 1806 dhe i Spanjës më 1808.
6-Një nga fëmijët, Charles Bonaparte (1802-1807), i biri i Louis Bonaparte dhe Hortense de Beauharnais.
7-Motra e Napoleon. Në kopje veshja e motrës së preferuar të Napoleonit është rozë. Ky është i vetmi ndryshim në kopje përveç se është pikturuar thjesht nga kujtesa.
8-Charles-Francois Lebrun (1739-1824), konsulli i tretë përgjatë Napoleonit dhe Cambacérès. Nën Perandorinë e Parë, ai mori vendin e prince-architrésorier. Ai mban skeptrin.
9-Jean Jacques Régis de Cambacérès (1753-1824), princ, sekretari kryesor i perandorisë. Ai mori në dorë frenat e drejtësisë.
10-Louis-Alexandre Berthier (1753-1815), ministri i luftës nën Konsullatën. Mareshall i Perandorisë më 1805. Ai mban globin që po kapërcehet nga një kryq.
11-Talleyrand (1754-1836), shambellani i madh që nga 11 korriku I 1804.
12-Joachim Murat (1767-1815), mareshall i perandorisë, mbreti i Napolit pas 1808, kunati i Napeonit ngaqë ishte i shoqi i Caroline Bonaparte.
13-Papa Pius VII (1742-1823), ishte i kënaqur të bekonte kurorëzimin. Ai është i rrethuar prej klerikëve dinjitarë, që janë emëruar nga Napoleon prej kohës së Konkordatit. Me qëllimin jo për të rrezikuar balancën e re me Kishës dhe Shtetit, papa pranoi të ndiqte kurorëzimin. Vizatimet origjinale (ashtu si ishin tipike në ato ditë) tregojnë subjektet kryesore – përfshirë Papën – minus veshjet e tyre, të cilat janë shtuar në pikturën aktuale. Papa është pikturuar në të vërtetë me duart e tij të kryqëzuara mbi prehër, por pozicioni i Napoleonit me sa duket pretendon se papa është prezent më së koti, ngaqë piktura të instrukton se ai thjesht asiston në kurorëzim.
14-Piktori Jacques-Louis David është vizatuar në podium po ashtu.
Halet Efendiu, ambasadori Otoman është prezent dhe gjendet në një cep.
Zonja që mban rrobën e Josephin-ës fill pas saj në të djathtë të shikimit të pikturës është Elisabeth-Hélène-Pierre de Montmorency-Laval, e ëma e politikanit Sosthènes II de La Rochefoucauld. Ajo ishte zonja shoqëruese e Josephine.

Partitë politike pa kandidatë për kryetar të Prizrenit

0

Logoo PDK, LDK, AAKPartitë politike në Prizren ende nuk kanë arritur të gjejnë emrat e kandidatëve, që do të konkurrojnë për kryetar të Komunës . Edhe pse Presidentja, Atifeta Jahjaga ka shpallur 3 nëntorin si datë që do të mbahen zgjedhjet lokale,  asnjëra prej partive më të mëdha politike nuk po munden ta gjejnë së paku një emër të përveçëm, që do t’ia sigurojë bindshëm fitoren.

Partia më e madhe (PDK), që aktualisht qeverisë në Prizren, edhe përkundër përpjekjeve nuk ka arrit që të reformohet. Zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt politik tashmë janë shndërruar në ‘telenovelë’. Dega e PDK-së në këtë qytet nuk ka arritur deri më sot të zgjedh as kryetarin e ri. Emri i vetëm që është lakuar nga kys subjekt politik që do të garon në zgjedhjet e lokale, ka qenë vetëm  i Edita Tahirit.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, ndërkaq e ka mohuar se do të garojë për kryetare të Prizrenit.”Unë nuk pranojë pozita lokale”, ka thënë Tahiri.  PDK-ja në Prizren nuk ka nxjerrë asnjë emër tjetër që do të garonte në zgjedhjet e nëntorit. Përfaqësuesit e këtij subjekti politik, thonë se emrimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, është në dorën e liderit të tyre Hashim Thaçi.

As LDK-ja nuk ka arritur të përcaktohet për  kandidatin për kryetar të Prizrenit. Dega e LDK-së në këtë qytet ka propozuar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit. Nijazi Ademaj, ndërkaq është propozuar  nga  Dega e LDK-së në Zhurë.  Mbi 20 nëndegë të këtij subjekti politik, kanë kërkuar nga lideri i tyre Isa Mustafa,  që kandidati për kryetar të Prizrenit të bëhet me marrëveshje. Këto nëndegë kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh nga Mustafa. Sipas tyre nuk duhet të riciklohen njerëzit që i kanë humbur zgjedhjet përballë kryetarit aktual të Prizrenit, Ramadan Muja.

Emrin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, nuk ka arritur të nxjerrë as  AAK-ja,LDD-ja  dhe  Lëvizja  Vetëvendosje!

Bashkimi Demokratik, është i vetmi subjekt politik që deri më tash ka nxjerrë emrin  për kryetar të Prizrenit. Këshilli Drejtues i BD-së,  unanimisht ka  marrë vendim që  Zafir Berisha të kandidojë për kryetar të Prizrenit. Berisha ka thënë do të dalë fitues i këtyre zgjedhjeve.  “ BD-ja do t’i fitoj bindshëm këto zgjedhje”, ka thënë  Berisha./PrizrenPress.com/

 

 

 

 

Nesër hapet konkursi për pranimin e nxënësve të rinj në shkolla të mesme

0

Nxenes-provimi6-28Në të gjitha shkollat e mesme në vend, nesër do të hapet konkursi për pranimin e nxënësve të rinj, kur edhe do të bëhen publike rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë. Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës, janë gjimnazet ato që kanë kërkesa të shumta nga nxënësit. Për këtë qëllim udhëheqësit e arsimit të kësaj komune i kanë dhënë rëndësi përfshirjes së nxënësve në shkollat profesionale.

Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin shkollor 2013/2014. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Halim Halimi, tha për Radio Kosovën, se në shkollat e kryeqytetit ka vend për të gjithë nxënësit,trasmeton rtk.

“Duke e marrë parasysh se në testin e arritshmërisë në komunën tonë janë 3 mijë e 500 nxënës dhe këtë numër e kam krahasuar me numrin e nxënësve që do të regjistrohen në shkolla të mesme. Pra, do të këtë vend për secilin nxënës që e kryen klasën e nëntë në shkollat e mesme të Prishtinës”, theksoi ai.

Halimi theksoi se këtë vit do t’i kushtohet rëndësi e veçantë përfshirjes së nxënësve në shkollat profesionale. Atë e çuditë fakti që nxënësit vrapojnë të regjistrohen në gjimnaze e jo në shkolla profesionale, ku pastaj mund të gjejnë punë më lehtë pas përfundimit të shkollimit.

“Ne e kemi një dukuri që zakonisht nxënësit orientohen në gjimnazin “Sami Frashëri”. Këtë vit nuk do ta rrisim numrin e nxënësve nëpër klasa, në mënyrë që nxënësit të orientohen në shkolla profesionale ose shkollën e mesme bujqësore, të cilën tani e kemi emërtuar si Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë. Kështu që, vetë emri do të jetë më joshës për nxënësit. Në këtë drejtim edhe lëndët kanë ndryshuar. Nëse nga kjo shkollë nxënësit do të dalin mirë profesionalisht, atëherë do të gjejnë punë në bujqësi”, tha Halimi.

Drejtori i drejtorisë së arsimit në Komunën e Prishtinës, Halimi, tha se orientimi i nxënësve nëpër shkolla do të bëhet në bazë të pikëve që ata arrijnë në testin e arritshmërisë, duke theksuar se çdo nxënës që ka kryer klasën e nëntë do të përfshihet në arsimin e mesëm.

Degë të Apelit për hirë të normalizimit?

0

gjykataKosova ka gjasë të riorganizojë strukturën e Gjykatës së Apelit për të përmbushur implementimin marrëveshjes me Serbinë. Pas refuzimit të kërkesës së serbëve për të pasur gjykatë të shkallës së dytë në Veri, burime të Express thonë, se po diskutohet mundësia që të themelohen degë të asaj gjykate në tërë Kosovën për të ndarë të kënaqura të dyja palët në dialog. Por, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi thotë se në veri do të ketë vetëm divizion. Derisa në KGJK dhe Gjykatë të Apelit preferojnë të mos flasin fare për këtë çështje.

Normalizimi i raporteve me Serbinë ka gjasë të obligojë Kosovën edhe për riorganizim të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Pas lajmit se Serbia po kërkon Gjykatë të Apelit në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, burime të Express bëjnë të ditur se në bisedimet mes grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes së prillit të arritur mes Kryeministrave në Bruksel, është diskutuar për themelimin e degëve të Gjykatës së Apelit nëpër qendrat e mëdha në Kosovë. Një zgjidhje e tillë, sipas një zyrtari të lartë ndërkombëtarë të përfshirë në bisedime, po shihet se e kënaqshme për të dyja palët në dialog sa i përket çështjes së gjykatave në veri.

“Themelimi i degëve të Apelit në qendrat më të mëdha në Kosovë do të krijonte kushte të favorshme për të hapur edhe degën në Veri, që është kërkesë e serbëve dhe një prej kushteve të tyre për të zbatuar marrëveshjen në tërësi”, ka thënë ky zyrtarë në kushte anonimiteti për Express. Praktikisht, legjislacioni kosovar mundëson krijimi e degëve të Gjykatave nëpër Kosovë.

Sipas Ligjit mbi gjykatat në Kosovë, respektivisht pikës 2 të nenit 8 degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore. Përderisa vetë përkufizimi “degë”, sipas ligjit nënkupton ndarjen gjeografike të një Gjykate Themelore.

Gjykata e Apelit ndërkaq, sipas nenit 17 të po të njëjtit ligj është gjykatë e shkallës së dytë, dhe me juridiksion territorial në gjithë Kosovën. “Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë”, thuhet në këtë nen.

Express ka tentuar të marrë përgjigje lidhur me këtë mundësi të riorganizimit të gjykatave nga Kryetari i këshillit gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, i cili është edhe pjese e grupeve punuese teknike në Bruksel sa i përket çështjeve të drejtësisë.

Mirëpo, i pyetur nëse është e vërtete që pala kosovare ka pranuar të themelohen degët e Apelit, Peci ka refuzuar të flas, pavarësisht se nuk ka mohuar se një gjë e tillë është diskutuar.

“Jam në Bruksel në bisedime. Jo, jo për këto tjetër kush le të fol jo unë. Unë jam pjesë e ekipit por negociator është tjetër kush ata le të flasin për këto”, ishte përgjigja e vetme e Enver Peci.

Pjesë e Grupit punues është edhe vetë kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj. Zyra e informimit të Apelit ka refuzuar të jap më tepër detaje rreth kësaj çështje për Express.

Në një përgjigje me shkrim drejtuar për Express nga zyrtari për informim, Arbër Jashari thuhet vetëm se opsioni do të njoftohet me kohë për cilëndo marrëveshje të arritur në Bruksel për çështje të gjyqësorit në rrugë zyrtare.

“Gjykata e Apelit momentalisht nuk ka degë në asnjë qytet të Kosovës dhe veprimtarinë e saj e ushtron nëpërmes departamenteve të veta të cilat funksionojnë në objektin e kësaj gjykate në Prishtinë. Sa i përket çështjeve tjera që ngritin për momentin nuk mund të japim asnjë përgjigje ngase siç edhe jeni në dijeni grupi punuese kosovar( pjesë e së cilit është edhe kryetari i Gjykatës, Salih Mekaj) është duke biseduar ëndë për to më palën serbe në Bruksel. Besoj që sapo të arrihet një marrëveshje opinioni kosovar do të njoftohet më kohë, në rrugë zyrtare”, ishte përgjigja e Jasharit.

Më i prerë në përgjigjen e tij ka qenë ndërkaq Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi. Ai i tha Express se çështja e Gjykatës së Apelit do të rregullohet sipas marrëveshjes së arritur në prill mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq. “Ajo punë është e kryer me marrëveshje tani vetëm implementimi është”, ka thënë Kuçi.
Marrëveshja e prillit ndërkaq, parashihet që autoritetet gjyqësore në Veri të jenë të integruara dhe të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Sipas pikës 10 të marrëveshjes, Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel, shumica e gjykatësve të të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektorit të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë”, thuhet në pikën 11 të marrëveshjes.

Sipas Ministrit Kuçi ajo çfarë është paraparë me marrëveshje nuk mund të rinegociohet andaj në Veri nuk do të ketë degë por vetëm divizion të Apelit.

“Nuk rinegociohet marrëveshja.Do të ketë divizionashtu si është në marrëveshje”, tha Kuçi.

Divizioni i një Gjykate ndërkaq sipas Ligjit mbi Gjykata paraqet njëkomponentë të Departamentit të Përgjithshëm të një gjykate, e themeluar me qëllim të caktimit të lëndëve sipas natyrës së tyre me në mënyrë që të rritet efikasiteti i gjykatës.

Në bazë të po të njëjtit Ligj përbërja e Gjykatës së Apelit pasqyron shumëllojshmërinë etnike të Republikës së Kosovës dhe parimet ndërkombëtare të barazisë gjinore.

“Në përputhje me dispozitat relevante të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe për të siguruar pjesëmarrjen e komunitetit në gjyqësor, 15 për qind e numrit të tërësishëm së ulëseve në Gjykatën e Apelit, por në asnjë rast më pak se dhjetë ulëse, janë të garantuara për gjyqtarët nga radha e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë”, thuhet në pikën 3 të nenit 17.

AAK është partia e tretë, e jo Vetëvendosje!

0

Deputete e VetvendosjesLëvizja Vetëvendosje, pas daljes nga grupi të deputetes Alma Lama, nuk është forca e tretë parlamentare në Kosovë.

Ky vend tash i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Partia e Albin Kurtit, pas zgjedhjeve të fundit, kishte hyrë në Parlamentin e Kosovës me 14 deputetë. Dy prej tyre, Agim Kuleta e Aurora Bakalli, pas problemeve që partia e tyre, Lëvizja për Bashkim kishte me Lëvizjen Vetëvendosje, dolën në kampin e deputetëve “pa grup”. Kurse tash pas ikjes së Alma Lames, Vetëvendosje ka ngelur me vëtëm 11 deputetë.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i AAK’së ka qenë mjaftë stabil në këtë mandat. Ata aktualisht kanë 12 deputetë.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e AAK’së që të mendojnë t’i dërgojnë një kërkesë Sekretarit të Kuvendit për ridizajnimin e ulëseve.

“AAK kërkon që grupi i saj parlamentar të dalë në rreshtin e parë, aty ku aktualisht është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë një burim i Express brenda Kuvendit të Kosovës.

Por, sipas tij, kjo kërkesë vështirë se do të realizohet, pasi që renditja e deputetëve bëhet në fillim të legjislaturës dhe pavarësisht ndryshimeve në grupet parlamentare, ulëset e partive nuk ndryshojnë.

Grupi i Vetëvendosjes

Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Albana Fetoshi, Albulena Haxhiu, Albin Kurti, Afrim Kasolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Afrim Hoti, Albana Gashi.

Guvernatori i Lowa-s,Terry Branstad, viziton Kosovën

0

BranstadMe ftesë të presidentes Atifete Jahjaga, sot për vizitë në Kosovë vjen guvernatori i shtetit të Iowa-s të SHBA-së, Terry Branstad.

Me këtë rast Presidentja Jahjaga dhe guvernatori Branstad do nënshkruajnë Marrëveshjen e Partneritetit.uverantori i Iowa-s do të pritet edhe nga kryeministri Thaçi.

Behxhet Pacollli i shpëton një aksidenti fatal

0

Pacolli ne ajroplanZëvendës kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë ditës së djeshme ishte nisur në një udhëtim privat, së bashku me dy miqtë e tij. Udhëtim për të cilin Indeksonline nuk ka arritur ta konfirmojë se për cilin vend ishte adresuar, por mësohet se avioni gjatë fluturimit kishte pësuar probleme teknike, prej të cilës karburanti kishte filluar të derdhej.

Gjatë këtyre momenteve persona anonim kanë arritur të vërejnë një gjë të tillë, ku dhe kanë lajmëruar rastin, përderisa zëvendës kryeministri dhe udhëtarët e tjerë në avion nuk kanë qenë në dijeni.
Burimet e Indeksonline mësojnë se falë lajmërimit të shpejtë Behgjet Pacolli i kishte shpëtuar incidentit.

Serbia i frikësohet Shqipërisë së Madhe

0

CekuMarrëveshja ushtarake, e nënshkruar para disa ditësh në mes Ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, sipas ekspertëve serbë të sigurisë, “është një hap drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe një rrezik potencial për rajonin”.
Sipas Radomir Milasinovicit, dekan i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë është vetëm një fazë drejt “realizimit të projektit perëndimor të Shqipërisë së Madhe”.

Ekspertët serbë të sigurisë vlerësojnë se paraqitja e përbashkët e forcave të armatosura të Kosovës dhe Shqipërisë do të mund të lëkund rajonin.

Një nga argumentet për këtë ata përmendin edhe gjendjen numerike të ushtrive të dy vendeve, e cila sipas tyre mund të arrijë në 20 mijë ushtarë të armatosur.

Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosvës ka kufizuar numrin e pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës në 2.500 ushtarë aktivë dhe 800 rezervistë.

Ndërsa vlerësimet për forcën e ushtrisë së Shqipërisë janë të ndryshme, por më së shpeshti përmendet numri prej 13 mijë ushtarëve.

“Marrëveshja është një punë e imtë që po zbatojnë mentorët e shqiptarëve, SHBA dhe Gjermania, me qëllim të futjes së Turqisë në Ballkan”, thotë Milasinovic.
“Ushtritë e bashkuara të Shqipërisë dhe Kosovës janë një forcë që meriton respekt. Serbia, duke mos braktisur parimin e mbrojtjes së sovranitetit, duhet të jetë e vetëdijshme se në anën tjetër të kufirit ka përballë fqinjët armiqësorë.

Gjendjen e sigurisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë –Shqipëri, e vlerëson shqetësuese edhe gjenerali serb në pension, Radovan Radinovic.

“Kosova pothuaj se nuk ka fare kufi jugor, kurse bashkimi i territoreve ku jetojnë shqiptarët është qëllimi të cilin politikanët në Tiranë dhe Prishtinë pothuaj nuk e fshehin fare. Në këtë kontekst duhet parë edhe këtë marrëveshje.

Edhe pse Marrëveshja e Brukselit garanton se në veri të Kosovës nuk do të mund të vendosen forcat e armatosura të Kosovës, sipas Radinovicit është shqetësues qëndrimi indiferent i Serbisë. Sipas tij, Serbia do të duhej qoftë edhe verbalisht t’i kundërvihet akteve të tilla.

Ish kryeshefi i Gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë, Branko Kërga thotë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Tiranës për Kosovën me shumë ka një domethënie propagandistike, “sepse me këtë synon të tregojë se Kosova mund të bëjë edhe marrëveshje të kësaj natyre”.
“Megjithatë nuk duhet harruar se paraqitja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ushtarak për Serbinë paraqet kërcënim serioz për sigurinë”, ka thënë ai.

Qytetarët kundërshtojnë “amnistinë”

0

Qytetaret ne pprishtinePas një tubimi të paralajmëruar nga qytetarët në mediet sociale dhe pas diskutimeve për projektligjin e ri të propozuar nga Qeveria e Kosovës qytetarët shqyrtuan projektligjin për amnistinë.Në tubim u tha që ky projektligj nuk dallon aspak nga ai i kaluari i cili ra më datën 4 korrik 2013 pasi 21 deputetë e votuan kundër, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga “Tubimi i qytetarëve”.

Neni 3 i cili po pretendohet që është hequr nga projektligji i ri në fakt është shkrirë në një nen, bashkë me nenin 5 të ligjit që nuk u miratua dhe kësisoj u krijua një nen 3 i ri. Projektligji i cili po propozohet nga Qeveria e Kosovës është po aq i dëmshëm sa ai i kaluari. I vetmi ndryshim ka të bëjë me veprat penale në të cilat janë humbur jetë ose ka pasur lëndime njerëzore, ndërkaq nenet që lidhen me politikanët e Kosovës dhe korrupsionin e tyre janë inkorporuar sërish në projektligjin e ri,trasmeton Orainfo.

Sipas një komunikate, pas shterrimit të diskutimeve me qytetarë në tubimin e sotëm demokratik, në mes të sheshit, i cili nuk u ndal as nga tentimi i Policisë së Kosovës u vendos:

1. që tubimet të vazhdojnë edhe netëve në vazhdim për t’i njohur qytetarët e Republikës me situatën e re në mënyrë që ditën kur do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për ta miratuar këtë projektligj, pjesëmarrja në protestë kundër miratimit të projektligjit në fjalw të jetë masive.

2. që nga nata e sotme, 6 korrik 2013, ora 21:00, qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin para Kuvendit të Republikës së Kosovës për të qëndruar aty deri në ditën e votimit të projektligjit në Kuvend.

Nga ky tubim, u është kërkuar deputetëve që kanë votuar kundër të vazhdojnë të votojnë kundër, atyre deputetëve të cilët nuk kanë votuar apo që kanë abstenuar të votojnë kundër, ndërkaq ata që kanë votuar për, të mendojnë mirë dhe të votojnë sipas interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra gjithashtu të votojnë kundër.

Ftohen qytetarët, që të fillojnë të mblidhen në sheshin para Kuvendit për të qëndruar aty deri në ditën e votimit. Ata të cilët kanë obligime të solidarizohen duke qëndruar nga disa orë në ditë sipas mundësive, ndërsa të tjerët që kanë mundësi, të ofrojnë ndihmë logjistike, e cila do t’ua lehtësonte protestuesve qëndrimin natën dhe ditëve të nxehta.