4 C
Prizren
E premte, 13 Dhjetor, 2024

Qytetarët kundërshtojnë “amnistinë”

Qytetaret ne pprishtinePas një tubimi të paralajmëruar nga qytetarët në mediet sociale dhe pas diskutimeve për projektligjin e ri të propozuar nga Qeveria e Kosovës qytetarët shqyrtuan projektligjin për amnistinë.Në tubim u tha që ky projektligj nuk dallon aspak nga ai i kaluari i cili ra më datën 4 korrik 2013 pasi 21 deputetë e votuan kundër, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga “Tubimi i qytetarëve”.

Neni 3 i cili po pretendohet që është hequr nga projektligji i ri në fakt është shkrirë në një nen, bashkë me nenin 5 të ligjit që nuk u miratua dhe kësisoj u krijua një nen 3 i ri. Projektligji i cili po propozohet nga Qeveria e Kosovës është po aq i dëmshëm sa ai i kaluari. I vetmi ndryshim ka të bëjë me veprat penale në të cilat janë humbur jetë ose ka pasur lëndime njerëzore, ndërkaq nenet që lidhen me politikanët e Kosovës dhe korrupsionin e tyre janë inkorporuar sërish në projektligjin e ri,trasmeton Orainfo.

Sipas një komunikate, pas shterrimit të diskutimeve me qytetarë në tubimin e sotëm demokratik, në mes të sheshit, i cili nuk u ndal as nga tentimi i Policisë së Kosovës u vendos:

1. që tubimet të vazhdojnë edhe netëve në vazhdim për t’i njohur qytetarët e Republikës me situatën e re në mënyrë që ditën kur do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për ta miratuar këtë projektligj, pjesëmarrja në protestë kundër miratimit të projektligjit në fjalw të jetë masive.

2. që nga nata e sotme, 6 korrik 2013, ora 21:00, qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin para Kuvendit të Republikës së Kosovës për të qëndruar aty deri në ditën e votimit të projektligjit në Kuvend.

Nga ky tubim, u është kërkuar deputetëve që kanë votuar kundër të vazhdojnë të votojnë kundër, atyre deputetëve të cilët nuk kanë votuar apo që kanë abstenuar të votojnë kundër, ndërkaq ata që kanë votuar për, të mendojnë mirë dhe të votojnë sipas interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra gjithashtu të votojnë kundër.

Ftohen qytetarët, që të fillojnë të mblidhen në sheshin para Kuvendit për të qëndruar aty deri në ditën e votimit. Ata të cilët kanë obligime të solidarizohen duke qëndruar nga disa orë në ditë sipas mundësive, ndërsa të tjerët që kanë mundësi, të ofrojnë ndihmë logjistike, e cila do t’ua lehtësonte protestuesve qëndrimin natën dhe ditëve të nxehta.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon dominimin në Superligën e hendbollit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, vazhdon me bilanc maksimal në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma në kryeqytet, Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës me rezultat...

Vogëlushi Rigon Berisha nga fshati Buqe i Dragashit vuan nga një sëmundje e rëndë – Apel për ndihmë

Voglëushi Rigon Berisha nga fshati Buqe i  Dragashit, po përballet me një betejë të vështirë kundër një tumori në kokë. Trajtimi i tij është i...

Lajmet e Fundit