18.2 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025
Home Blog Page 8659

Në Malishevë diskutohet planifikimi i Zyrës së Prokurorimit

0

Malisheve-senaca14Kuvendi Komunalnë Malishevës ka diskutuar të hënën për planifikimin e Zyrës së Prokurimit për vitin fiskal 2013. Menaxheri i Zyrës së Prokurimit, Elmi Paçarizi, tha se planifikimi në këtë Zyrë bëhet në harmoni me buxhetin komunal të miratuar nga KK dhe me prioritetet e kryetarit të Komunës, për investimet kapitale”.

Sipas tij, deri më tani është realizuar gati nëntëdhjetë për qind e planifikimit. Ai i është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të KK të Malishevës, si dhe ka dhënë sqarimet për paqartësitë eventuale. /PrizrenPress.com/

Nga sot regjimi i vizave me Kosovën

0

Kosove-vizatNga sot nis regjimi i vizave për hyrje në Republikën e Kosovës për shtetasit e 87 vendeve të botës që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përjashtuar ato shtete të BE-së.

Regjimi i vizave për këto shtete vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili a hyrë në fuqi dhe do të jetë i plotfuqishëm deri në fillim të vitit 2014.

Ndërkaq qytetarët e këtyre 87 shteteve do të mundë të pajisen me viza në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll të Turqisë, ndërsa për vizat emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton KTV..

Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë si në vijim: Viza hyrëse – 40 euro, Viza transite – 30 euro, Viza transite ajrore – 25 euro dhe Viza afatgjate – 50 euro.

Në këtë projekt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbështetje të fuqishme konkrete edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, ku përmes bashkëfinancimit ka filluar të bëhet implementimi i Qendrës së Vizave.

Fuele: Dyert e BE-së për Ballkanin janë të hapura

0

Fyle5-29Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se pranimi i Kroacisë në BE dëshmon se dyert e bllokut janë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Hyrja e Kroacisë është dëshmi e re e fuqisë transformuese të politikës së zgjerimit”, ka thënë Fuele në një videomesazh për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se ky është mesazh i qartë se të gjitha vendet e rajonit kanë perspektivë evropiane me kusht që zbatojnë reformat në fushën e sundimit të ligjit, ndërtojnë parime demokratike dhe mbrojnë të drejtat e njeriut.

“Nuk ka rrugë të shkurtra dhe as formula magjike”, ka thënë Fuele, transmeton REL.

Nga sot, Kroacia është bërë anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian.

Krasniqi: Sjellja e Vetëvendosjes, papjekuri politike

0

Kuvendi-krasniqi-kurtiKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të hënën se sjelljen e lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka konsideruar si “puq”, por më shumë një papjekuri politike.
Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në pyetjen e gazetarëve se si është ndje kur i është marrë mikrofoni, Krasniqi tha,  sic transmeton Indeksonline, se e tëra është reflektuar edhe në publik.

Konjufca u kërkon falje ambasadorëve

0

GlaukKonjufcaLëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar falje të gjithë diplomatëve të huaj, të cilët e kanë ndjerë vetën në siklet nga turma e njerëzve, dhe që ndoshta si efekt anësor e kanë pësuar në protestën 27 qershorit.

Kërkimfaljen e bëri deputeti Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën, transmeton KTV. Ai ka pranuar se ndoshta atë ditë mund të jenë bërë edhe gabime.

“Pikërisht ka qenë rasti i ambasadores amerikane, por edhe ndonjë ambasadori tjetër të cilët nëse kanë përjetuar ndonjë situatë të pakëndshme, ne iu kërkojmë falje. Por, duke e analizuar dëmin e marrëveshjes, na është dukur e arsyeshme të veprojmë në atë mënyrë dhe nuk po them se nuk ka pasur edhe ndonjë gabim”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i ka quajtur veprime të papjekura dhe të pa matura ato të Vetëvendosjes, për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci veprimet e Vetëvendosjes nuk mund të quhen ndryshe veçse veprime me elemente të uzurpimit apo grushtetit. “Unë nuk kam nevojë ta emërtoj atë ajo e ka emrin e vet” ka thënë Grabovci.

Nëndegët e LDK-së kërkojnë nga Mustafa, marrëveshje për kandidatin për kryetar të Prizrenit

0

LDK-logo5-23Mbi 20 nëndegë të LDK-së në Prizren, kërkojnë nga lideri i tyre, Isa Mustafa, që të përzgjidhet me marrëveshje kandidati për kryetar të Prizrenit. Ata propozojnë që të mbahet një Kuvend, i cili do të nxjerrë një kandidat të pakontestueshëm nga askush. “Kërkojmë edhe nga Kryesia e LDK-së në Prizren, që emërimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, të dalë me marrëveshje gjithëpërfshirëse duke dëgjuar edhe zëri i të gjitha nëndegëve”, thuhet në kërkesën e nëndegëve të LDK-së në Prizren, dërguar liderit të tyre Isa Mustafa.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë, dje ka emëruar një numër të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës. Edhe pse LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit, Kryesia në Prishtinë, nuk ka bërë emërimin i asnjërit prej tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë.

Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.

Kryetari i LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj ka thënë se Nijazi Ademaj është propozuar për kryetar të Prizrenit, pasi që Dega e LDK-së në Prizren, nuk ka përfillur kërkesën për të dalur me një kandidat të përbashkët. “Po është e vërtet që LDK-ja në Zhur ka dal me kandidatin e vet për kryetar të Prizrenit. Kryesia ka propozuar që Nijazi Ademaj të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Prizrenit”, ka thënë Vezaj për “PrizrenPress”.

Burimet e “PrizrenPress-it”, bëjnë të ditur se arsye kryesore pse nuk është emëruar dje kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, ka qenë mospajtimet që kanë dal në mes Degës së Prizrenit, Zhurit dhë nëndegëve të tjera të LDK-së. “kandidati i pakontestueshëm do të unifikon dëget dhe nëndegët dhe kërkesat e elektoratit të LDK-së”, vlerësojnë përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com /

 

Më poshtë ju sjellim nënshkrimet nga nëndega e LDK-së në Prizren, dërguar krytarit të LDK-së, Isa Mustafa:

LDK-nenshkrimett1

LDK-nenshkrimet2

 

 

 

 

 

 

Gashi i vendosur në ndaljen e degradimit të Prevallës

0

PrevallaaaMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritur padi penale ndaj tre inspektorëve komunalë të komunës së Prizrenit. Të tre inspektorët, Nexhat Musliu, Enver Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, Dardan Gashi për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degrdimit të mëtjemë të Parkut Sharr.

Të tre inspektorët, gjatë inspektimit të bërë me datë 16 Maj 2013, në vikend shtëpinë e Sylë Morinës, nuk kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e punimeve bazuar në vendimin e MMPH’së, por është urdhëruar të respektojë lejen e lëshuar nga organi kompetent i Komunës së Prizrenit. Me këtë veprim, pronarit i është mundësuar vazhdimi i punëve ndërtimore, me ç’rast ai kishte larguar edhe shiritat e vendosur nga inspetorët e MMPH’së. Gjithë kjo situtë ka shkaktuar që edhe operatorët e tjerë, të cilëve u është lëshuar urdhëri për ndërprerje të punimeve, të vazhdojnë ndërtimet me arsyetimin se te kampshtëpia e Sylë Morinës po vazhdohet me punë.

Sic transmeton RTK-ja, sipas situatës së shkaktuar deri më tani, inspektorët komunalë kanë kryer veprën penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Vendimi i Ministrit Gashi për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në këtë zonë për afat të pacaktuar ka ardhur pas degradimit të pakontrolluar të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektimit të udhëzuesit të MMPH’së që i është dërguar Komunës së Prizrenit për mënyrën e zbatimit të planit urban për këtë zonë.

Ministri i MMPH’së Dardan Gashi është i vendosur në ndaljen e degradimit të fshatit turistik “Prevalla” dhe përmirësimin e gjendjes aktuale duke apeluar tek të gjithë pronarët e objekteve në atë zonë, të respektojnë vendimet dhe ligjet e Republikës së Kosovës, përndryshe, shkelësit do të përballen edhe me dënime me burgim, sipas ligjeve në fuqi.

Ymeri: Marrëveshja Thaçi –Daçiç, e ka kthyer Kosovën, para shpalljes së Pavarësisë

0

Visar Ymeri ne BukoshDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri ka vlerësuar se marrëveshja marrëveshja Thaçi –Daçiç , e ka kthyer Kosovën, politikisht para shpalljes së Pavarësisë. “Ne jemi munduar në të gjitha ligjërimet tona, qoftë në Kuvend, emisione televizive dhe debate të tjera, t’i bëjmë të qarta dëmet e mëdha që kjo marrëveshje po i sjell vendit, para se të provojmë ta ndalojmë atë”, tha Ymeri, në një takim me qytetarët e fshatit Bukosh të Komunës së Suharekës.

Ymeri ka treguar edhe efektet e para të dëmshme të kësaj marrëveshje. Ai përmendi heqjen e logos së Republikës së Kosovës nga dokumentet zyrtare, emërimin i Nenad Gjuriqit për komandant rajonal,që sipas tij, ka qenë një ish -polic të Millosheviçit, si dhe zgjedhjet lokale, të cilat u shpallën nga Ivica Daçiç, ende pa u shpallur nga institucionet e Kosovës. “Kur t’i mbledhim këto fakte vijmë në konkludimin se Kosova ngadalë por sigurt po bie në varshmëri ndaj Serbisë, sepse tani çdo gjë po vendoset në koordinim me Serbinë”, tha Ymeri.

Ai po ashtu foli edhe për karakterin e marrëveshjes duke sqaruar që ratifikimi ishte i njëanshëm.“Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e ratifikon marrëveshjen, që tregon se nuk ka karakter ndërkombëtar”, tha Ymeri.

Ai foli edhe për dy çështje shumë negative që derivojnë nga marrëveshja,që sipas tij, janë Ligji për amnisti, që amniston një grup shoqëror, e liron atë përveç nga ndjekja penale edhe nga hetimi, si dhe rishikimi i buxhetit për ta akomoduar të ashtuquajturin Fondin Zhvillimor për Veriun.

“ Po krijohet një buxhet paralel nga i cili do të financohet Asociacioni i komunave serbe, e duke e varfëruar edhe më tepër buxhetin e varfër të Kosovës. Pas fjalës së tij ai u përgjigj në shumë pyetje të qytetarëve”, tha Ymeri.

Leonard Shala, kryetar i Qendrës Vetëvendosje! në Suharekë, në këtë takim foli për mobilizimin dhe strukturën e VV-së në këtë komunë dhe ndikimin e forcuar të saj në jetën politike dhe shoqërore./PrizrenPress.com/

AKA me 3 korrik shpall rezultatet e akreditimit të programeve

0

Studentet kosovarAgjencia Kosovare e Akreditimit tashmë ka përmbyllur procesin e vlerësimit për institucionet e arsimit të lartë në vend dhe pritet që rezultatet të shpallen më 3 korrik.

Zyrtarë të agjencisë bëjnë të ditur se në vlerësim janë përfshirë rreth 26 institucione private dhe publike. Ndërkohë, pas publikimit të rezultateve universitetet publike dhe private do të shpallin konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Vendimet e Agjencisë për akreditimin dhe ri-akreditimin e programeve do të publikohen më 3 korrik, kur edhe do të mbahet mbledhja e Bordit të Agjencisë.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, Ferdie Zhushi Etemi, tha për Radio Kosovën se çdo gjë ka shkuar mirë gjatë procesit të vlerësimit në institucionet e arsimit të lartë. Në prag të shpalljes së konkursit nga ana e institucioneve për pranimin e studentëve të rinj, Zhushi-Etemi, bëri të ditur për maturantët se të gjitha programet e akredituara nga agjencia e akreditimit ofrojnë cilësi.

”Mund të ketë dallime në cilësi të këtyre programeve, mund të ketë programe që janë me të vërtetë shumë të mira e cilësore, por mund të kemi të fushës së njëjtë edhe programe që kanë arritur kriteret por duhet edhe më tutje të bëhet diçka në përmirësimin e tyre. I ftoj maturantët që të kenë qasje, të shikojnë e të informohen”, deklaroi ajo.

Zhushi Etemi, bëri të ditur se në vlerësim janë përfshirë rreth 26 institucione private dhe publike. Ndërsa ende nuk janë në listë për akreditim institucionet e reja në themelim.

“Momentalisht kemi 23 institucione private, kemi tri Universitete Publike që tashmë funksionojnë, në themelim e sipër janë institucionet e reja të cilat nuk i kemi në listë për shkak se nuk e kanë kaluar procesin e vlerësimit të jashtëm. Atyre do tu duhet kohë që të përgatiten, nuk startojnë nga zero por tashmë janë njësi të UP-së të cilat qeveria ka marrë vendim që t’i ngrejë në nivel të institucioneve të pavarura dhe në të ardhmen kjo ofertë do të zgjerohet”.

Ajo që e shqetëson më shumë kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, është se shumë oferta nga këto institucione janë klasike. Sipas saj, studentëve ju duhen programe aktuale, për shkak se mundësitë e punësimit janë më të mëdha nëse programet janë interdisiplinare.

Ndërkohë, universitetet publike dhe kolegjet private, ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të shpallin konkursin për pranimin e studentëve të rinj, pasi presin rezultatet e Agjencisë së Akreditimit.

Projekti “Brezovica” rrezikon shkatërrimin e vlerave natyrore

0

Brezovica-teleferiketOrganizata joqeveritare “Ec ma ndryshe”, ka reaguar ndaj projektit “Brezovica”, duke thënë se është e papranueshme që në mënyrë institucionale shkatërrohen pyjet që janë nën mbrojtje ligjore. Ky projekt, sipas saj edhe pse si projekt zhvillimor, lehtësisht mund të degjeneroj në shkatërrimin e shekullit të vlerave natyrore.

Drejtues të kësaj organizate thotë se kanë pranuar njoftimin e një grupi të qytetarëve në lidhje me Projektin respektivisht Master Planin për Brezovicën, ku shqetësimi i tyre ka të bëj me rrezikun që ky Projekt të dëmtoj vlerat natyrore në Parkun Kombëtar “Sharri”.

“Interesi publik në këtë rast është i lartë, meqë në hartimin e Master Planit janë të kyçur direkt Qeveria e Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë, të cilët nëse vihen në zbatim të këtij plani rrezikojnë shkatërrimin e vlerave të rralla natyrore të maleve të Sharrit. Ne bazë të analizave të deritanishme, projekti “Brezovica” edhe pse në opinion paraqitet si projekt zhvillimor me interes nacional lehtësisht mund të degjeneroj në shkatërrimin e shekullit të vlerave natyrore”, deklaron Elmedina Baxhaku, monitoruese nga organizata joqeveritare ”Ec ma ndryshe”.

Projekti “Brezovica” parasheh realizimin e investimeve në rreth tre mijë e pesëqind hektarët e territorit me vlera të rëndësishme natyrore të PK “Sharri”, që me vendim të Kuvendit të Kosovës është shpall interes nacional.

Vlerësimi i ekspertëve të kësaj fushe është se projekti “Brezovica” duhet të ndalet në zonën A me qëllim të parandalimit të shkatërrimit të natyrës. Turizmi mund të zhvillohet në zonat B, C, D dhe E, që nënkupton modernizimin e Qendrës ekzistuese turistike (zona B) dhe zgjerimin e ndërtimin e kapaciteteve të reja turistike në zonat C, D dhe E.

EC Ma Ndryshe konsideron se është e papranueshme që me një anë të investohen miliona euro nga buxheti i Kosovës për ruajtjen dhe mbëltimin e pyjeve të reja, derisa në anën tjetër në mënyrë institucionale shkatërrohen pyjet e gatshme, më të vlefshme dhe më të ruajtura në Kosovë, madje që janë nën mbrojtje ligjore. /PrizrenPress.com/