18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gashi i vendosur në ndaljen e degradimit të Prevallës

PrevallaaaMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritur padi penale ndaj tre inspektorëve komunalë të komunës së Prizrenit. Të tre inspektorët, Nexhat Musliu, Enver Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, Dardan Gashi për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degrdimit të mëtjemë të Parkut Sharr.

Të tre inspektorët, gjatë inspektimit të bërë me datë 16 Maj 2013, në vikend shtëpinë e Sylë Morinës, nuk kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e punimeve bazuar në vendimin e MMPH’së, por është urdhëruar të respektojë lejen e lëshuar nga organi kompetent i Komunës së Prizrenit. Me këtë veprim, pronarit i është mundësuar vazhdimi i punëve ndërtimore, me ç’rast ai kishte larguar edhe shiritat e vendosur nga inspetorët e MMPH’së. Gjithë kjo situtë ka shkaktuar që edhe operatorët e tjerë, të cilëve u është lëshuar urdhëri për ndërprerje të punimeve, të vazhdojnë ndërtimet me arsyetimin se te kampshtëpia e Sylë Morinës po vazhdohet me punë.

Sic transmeton RTK-ja, sipas situatës së shkaktuar deri më tani, inspektorët komunalë kanë kryer veprën penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Vendimi i Ministrit Gashi për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në këtë zonë për afat të pacaktuar ka ardhur pas degradimit të pakontrolluar të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektimit të udhëzuesit të MMPH’së që i është dërguar Komunës së Prizrenit për mënyrën e zbatimit të planit urban për këtë zonë.

Ministri i MMPH’së Dardan Gashi është i vendosur në ndaljen e degradimit të fshatit turistik “Prevalla” dhe përmirësimin e gjendjes aktuale duke apeluar tek të gjithë pronarët e objekteve në atë zonë, të respektojnë vendimet dhe ligjet e Republikës së Kosovës, përndryshe, shkelësit do të përballen edhe me dënime me burgim, sipas ligjeve në fuqi.

Më Shumë

Dokumentari për Bekim Fehmiun, në Sarajevo Film Festival

  Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me regji nga Valmir Tertini dhe produksion të shtëpisë kinematografike “Cinemania”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mban premierën boshnjake...

Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit