20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Qendra e Studentëve të UP me konvikt të ri

Konviktet-prQendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ pritet të bëhet edhe me një konvikt të ri. Drejtues të Qendrës bëjnë të ditur për Radio Kosovën se, me ndërtimin e konviktit të ri do të rriten kapacitetet edhe për 400 shtretër. Kërkesa për ndërtimin e konviktit të ri është bërë para një muaji dhe pritet leja nga Komuna e Prishtinës për fillimin e ndërtimit.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka kërkesa të mëdha nga studentët për të banuar në konvikte, madje janë sa dyfishi i kapaciteteve që aktualisht i ka qendra. Për këtë arsye kjo qendër ka bërë kërkesë që të ndërtohet edhe një konvikt i ri. Drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën se, projekti është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe vetëm janë duke pritur dhënien e lejes nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës.

“Kemi filluar procedurat administrative. E kemi bërë kërkesën në Drejtorinë për Urbanizëm dhe po presim përgjigjen për leje, në mënyrë që me Ministrinë të fillojnë procedurat për ndërtimin e konviktit”, tha Sfishta.

Ai bëri të ditur se konvikti i ri – që është në plan të ndërtohet, parashihet të ketë rreth 400 shtretër. Kërkesa për dhënien e lejes së ndërtimit është bërë para një muaji. Ndërkohë, sa i përket procedurave të dhënies së lejes për fillimin e ndërtimit të konviktit, zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk u përgjigjën për këtë çështje. Megjithatë, studentët shprehen të kënaqur me kushtet aktuale në konvikte, duke theksuar se ka kërkesa të ndryshme.

“Jam në vitin e tretë të studimeve dhe jam banore në konvikt. Ka kërkesa të ndryshme”, tha një studente konviktore.
Në bazë të kërkesave të studentëve, drejtori i Qendrës Studentore, theksoi se gjatë këtij viti është paraparë që të ndërrohet inventari në tri konvikte.

“Kemi menduar dhe kemi planifikuar që gjatë këtij viti të ndërrohet inventari pothuajse komplet në tri konvikte të meshkujve 1, 2 dhe 4, që është shumë e nevojshme. Gjithashtu mendojmë se duhet të intervenohet edhe në nyjat sanitare në banjat e konviktit 5, i cili ka kapacitetin më të madh”, shtoi Sfishta.

Ndërkohë, pritet që shumë shpejt të përurohet edhe amfiteatri në Qendrën Studentore, i cili është vonuar deri tani, për arsye buxhetore. Ky amfiteatër do t’u shërbejë studentëve për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, i cili ka 590 vende.

Më Shumë

Plagoset me armë zjarri një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i...

Caktohet muaji për rimeçin mes Usyk dhe Furyt – tjetër përballje spektakolare na pret këtë vit

Tyson Fury dërgoi mesazhe të përziera për një revansh të mundshëm me Oleksandr Usyk, duke pranuar se nuk e di se çfarë do të...

Lajmet e Fundit