AAK dhe LDD favorizojnë koalicion me LDK-në

Haradinaj-DaciAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), favorizojnë një koalicion me LDK-në për të udhëhequr me vendin.

Liderët e këtyre dy partive janë takuar sërish sot për t`u dakorduar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vazhdojnë me koalicion të përbashkët, duke e ftuar në këtë mënyrë edhe partinë tjetër në opozitë – LDK-në. Në këtë takim, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të parakohshme me qeveri të rrëzuar, transmeton RTK.

Formula e vitit 2004 e qeverisjes ndërmjet AAK-së dhe LDK-së do të ishte koalicioni i duhur për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, me të cilat, siç thuhet, po përballet Kosova. Ky konstatim doli pas takimit që zhvilloi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me Nexhat Dacin. Të dy kryetarët e partive politike thanë se pas zgjedhjeve nacionale do të ishte i mirëseardhur koalicioni AAK-LDK-LDD, ku sipas kësaj formule, Lidhjes Demokratike të Kosovës do t`i takonte posti presidentit, Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër dhe Nexhat Daci kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përsëri theksoi se në zgjedhje nacionale duhet të shkojnë me qeverinë e rrezuar, pasi sipas tij, kjo qeveri i ka shkaktuar probleme të mëdha vendit.

Të dy liderët thanë se bashkëpunimin që kanë pasur në nivel lokal si subjekte politike do ta vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve nacionale që pritet të mbahen këtë verë.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit