Aktivistët padisin Mujën për shkelje të ligjit

Ramadan Muja 2Grupi i qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, të enjten, ka paralajmëruar ushtrimin e një padie në Prokurorinë Themelore kundër kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, për shkak të vendimit të tij për vetëpezullim të postit, që sipas këtyre aktivistëve paraqet shkelje të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë vlerësuar se Muja ka bërë shkeljen e radhës edhe me emërimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës.

“Padinë ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, e paraqesim në Prokurori për shkak se ai në kundërshtim me dispozitat e LVL-së, pasi që është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, duke vepruar në cilësinë e kryetarit të Komunës, pasi ka pezulluar veten nga pozita e kryetarit, pa asnjë bazë ligjore, ka emëruar si u.d. të kryetarit të Komunës kryesuesin e KK-së, Kujtim Gashi”, ka thënë aktivisti Kastriot Jahaj.

Sipas tij, kjo është edhe një dëshmi se kryetari Muja nuk meriton të qëndrojë në këtë post, pasi që edhe pas dënimit nga gjyqësori ka vazhduar me shkelje ligjore.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ende nuk e ka pranuar vendimin e kryetarit Muja për “vetëpezullim”.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit