Tribunali do të prezantohet si gjykatë speciale

Gjykata-qekiqiGjykatë Speciale. Ky do të jetë emri që do të mbajë mekanizmi që do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së që do të mund të akuzohen si rezultat i një hetimi trevjeçar për dyshimet e ngritura në raportin e eurodeputetit Dick Marty. Shtetet kontribuuese të EULEX-it gjatë gjithë kësaj jave po diskutojnë për modalitetet që do të ketë mekanizmi gjykues, e që sipas të gjitha gjasave, nuk do të quhet Tribunal.

Heqja e këtij emri është arritur si rezultat i mbështetjes së disa shteteve të fuqishme që druajnë se krijimi i Tribunalit në formën çfarë është paraqitur me anë të një draft-statuti të hartuar nga ekspertët evropianë, do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Gjykata Speciale ka vazhduar të jetë temë e debatit gjatë kësaj jave, ndërkaq që ditët në vazhdim pritet të vendoset nëse emrit do t`i shtohet edhe adresa e EULEX-it.

Megjithatë, sipas një zyrtari evropian të akredituar në Kosovë, gjasat më të mëdha janë që Gjykata Speciale të mos ketë kurrfarë shtese tjetër. Një zgjidhje e tillë, sipas të njëjtit zyrtar, është kreative dhe do t’u mundësonte të gjitha palëve të interesuara që ta bëjnë interpretimin që u përshtatet, qoftë si Gjykatë Speciale e Kosovës, e BE-së, apo e EULEX-it../tribuna/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit