16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Tahiri: Kam pasur tri tentim-atentate

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për “Epokën e re” në lidhje me kërcënimin që ka marrë nga një qytetar i Dragashit nëpërmjet mesazheve që janë dërguar në celularin e saj.

Ajo ka treguar se ky nuk është kërcënimi i vetëm.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dëshirë dhe as tash që këto çështje të trajtohen nëpërmjet medieve.

“Shumë vite vazhdon ky kërcënim, gati që nga koha kur jam larguar nga LDK-ja”, është shprehur Tahiri, duke treguar se për këtë kërcënim kabineti i saj i ka njoftuar organet e rendit. “Asnjëherë nuk kam pasur dëshirë dhe as tani që këto çështje të trajtohen në medie”, ka thënë Tahiri.

Edita Tahiri, e cila ka kontribuar për shtetndërtimin e Kosovës në shumë pozita udhëheqëse në institucionet e Kosovës, njëherë në postin e ministres, në mandatin e parë të qeverisë Thaçi, tash zëvendëskryeministre, njëherësh kryenegociatore e dialogut teknik në Bruksel, ka treguar se kur ka qenë pjesë e LDK-së ka pasur tri tentim-atentate.

“Kur kam qenë në LDK kam pasur tri tentim-atentate në vitin 2000. Kjo ka qenë arsyeja e largimit për studime në Harvard. E mos të flasim se gjatë okupimit kërcënimi ka qenë i vazhdueshëm”, ka treguar Tahiri.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se, pavarësisht kërcënimeve që ka pasur, ajo nuk do të ndalet për të shërbyer për shtetin e Kosovës. “Këto gjëra nuk më kanë ndalur asnjëherë, sepse Atdheu është para meje”, ka thënë Tahiri.

Më Shumë

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Shtatorja e Tahir Sinanit përurohet në Bajram Curr

Përfaqësues politik të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur...

Lajmet e Fundit