19.9 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 8687

Krasniqi, ‘pronareve’ të tokës: Prishni gjykimin!

0

MinirKrasniqi-prizrenGjylete dhe Ajtene Kulaku rregullisht marrin pjesë në seancat gjyqësore të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ato edhe pse në moshë të shtyrë gjatë tërë kohës dëgjojnë rrëfimin e dëshmitarëve, që kanë blerë tokën e tyre tashmë kontestuese.

Gjylete dhe Ajtene Kulaku në vitin 2001, kanë shitur një pjesë të tokës kontestuese me Komunën e Prizrenit. Blerës i tokës së tyre është edhe drejtori i Administratës së Komunës, Minir Krasniqi.

Ato thonë se toka që kanë shitur nuk është kontestuese, pasi që e kanë fituar me Gjykatë në vitin 1998. “ Në vitin 1998 e kemi fituar tokën. Me 2001 e kemi shitur një pjesë dhe tash nuk e di çka po ndodhë me atë tokë kur ajo është e jona”.

Gjylete dhe Ajtene Kulaku janë ankuar sot te gjyqtari se drejtori i Administratës, Minir Krasniqi iu ka bërë presion që të bëjnë zhurmë në seancën gjyqëtore.” Na tha piskatëni në gjykim. Ne nuk kemi ardhur këtu me piskatë, por me dëgjua, sepse nuk kemi drejt me fol”, u shprehën ato.

Gjyqtari i EULEX-it, Vladimir Mikula, para se të filloi dëshminë këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha, ka kërkuar sqarime rreth rreth këtij rasti. Ai i ka pyetur Gjylete dhe Ajtene Kulaku se a është e vërtet se Krasniqi iu ka thënë që të prishin qetësin e gjykimit? “ Po është e vërtet. Na tha çka po bëni pse s’po piskatni. Na kanë gjet turq e po luajnë me ne. Pse nuk na ka thënë piskatni kur e ka ble tokën por tash”, u shprehën ato.

Drejtori Krasniqi, ndërkaq nuk ka pranuar të flas rreth këtij rasti. /PrizrenPress.com/

Efendi Lutfi Ballëku viztoi VV-në në Prizren

0

Efendi Lutfi Ballëku te VVLëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren priti në vizitë delegacionin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, të kryesuar nga efendi Lutfi Ballëku. Ky delegacion prej VV-së është pritur nga Arbër Rexhaj, Muharren Elezkurtaj, Drita Millaku dhe Artan Abrashi. Ne këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe shoqërore në komunën e Prizrenit.

Kryetari i bashkësisë Islame të Prizrenit Lutfi Ballëku, kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje! vazhdimin e përpjekjeve në përfaqësimin e interesave dhe vullnetit të qytetarëve edhe në institucionet e pushtetit lokal.

Kurse, kandidati për kryetar komune Arbër Rexhaj, informoi për punën dhe përgatitjet e VV-së në Prizren për zgjedhjet lokale, si dhe çmoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame të Prizrenit në kultivimin e frymës për pranim të ndërsjellët dhe bashkëjetesës ndërfetare në Komunën e Prizrenit.

Nderkaq, Drita Millaku në emër të gruas aktiviste, foli për domosdoshmërinë e përfshirjes aktive të gruas prizrenase në politikë, si dhe kërkoi nga Bashkësia Islame e Prizrenit si institucion i respektuar shoqëror, angazhim konkret në këtë drejtim.

Kjo ishte vizita e parë e Bashkësia Islame të Prizrenit bërë VV-së në Prizren. Duke u zotuar në vazhdimin e komunikimit të ndërsjellët, palët u pajtuan për domosdoshmërinë e takimeve më të shpeshta për diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët për qytetarët./PrizrenPress.com/

Gashi: Limaj do të lirohet nesër

0

Limaj-Rrecaj-gjyqNesër do të shpallet aktgjykimi për Fatmir Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij.

“Unë si avokat i Limajt, jam i bindur se nëse trupi gjykues e bazon vendimin përfundimtar në bazë të ligjit, drejtësisë dhe provave, atëherë mund dhe duhet të kemi vetëm aktgjykim lirues”, ka thënë për Indeksonline, avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Mbrojtja pret aktgjykim lirues edhe duke pas parasysh standardet vendore dhe ndërkombëtare për një gjykim të drejtë.

“Ne mbrojtja e Limajt duke besuar në atë se nuk do të ndikoi asgjë tjetër pos ligjit , drejtësisë dhe provave, të qetë dhe pa asnjë frikë nesër presim lirimin e Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Hoxha: Muja nuk ka pasur të drejtë t’ia falë tokën “Gulistanit”

0

Ramadan MujaKëshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale, Ridvan Hoxha, ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai fajësoi Mujën për dhënien e tokës Qendrës Arsimore “Gulistan” dhe Fabrikës së Çokolladës “Kamila”, pa i respektuar procedurat ligjore.

“Nuk është detyrë e kryetarit të ndajë tokën e Komunës. Fillimisht Asambleja Komunale duhet të marrë vendim e pastaj të shkohet me procedurë ligjore”, tha Hoxha.

Këshilltari Ridvan Hoxha ka bërë Kallëzim Penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai tha se këtë e ka bërë për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Prizrenit.

Ai tregoi në gjykim se Asambleja Komunale ka diskutuar në vitin 2009, një kërkesë për dhënien në shfrytëzim të tokës “Gulistanit” në fshatin Nashec. “Kam qenë në dijeni për kërkesën e “Gulistanit” për dhënien e një hapësire për shkollë. Kërkesa e “Gulistranit” nuk i është dhënë këshilltarëve të Asamblesë, por është diskutuar në një seancë. Asambleja ka diskutuar dhe ka aprovuar kërkesën që t’i jepet toka në Nashec. Ne si këshilltarë i kemi dhënë rekomandimet që dhënia e tokës të bëhet sipas procedurave ligjore dhe të gjithë kemi votuar pro dhënies së tokës pozitë e opozitë, por jo në vendin kur është tash, por në fshatin Nashec”, tregoi Hoxha.

Ai tha se kryetari i Komunës, Muja nuk e ka respektuar vendimin e Asamblesë Komunale të Prizrenit. Sipas tij, përkundër vendimit që “Gulistanit” t’i jepet një hapësirë në Nashecë, Komuna e ka ndërruar lokacionin duke ia ndarë në vendin e quajtur “Boka Boka”.

“Kur kam dëgjuar për ndërrimin e lokacionit kam kërkuar qasje në dokumentet zyrtare dhe kontratën për këtë shkollë dhe për Fabrikën e Çokolladës “Kamila”,sepse për këtë ndërrim nuk është diskutuar në Asamble. Personalisht e kam ngritur këtë çështje dhe kam thënë se ka shkelje ligjore me kontratë”, tregoi Hoxha.

Ai tha se si anëtar i LDK-së në Komitetin për Politikë dhe Financa, këtë çështje e ka ngritur edhe me kryesusin e Asamblesë Komunale të Prizrenit, Nijazi Kryeziun. “Kryesuesi i Asamblesë, Nijazi Kryeziu më ka thënë që t’i mbledh faktet dhe pastaj të qesim këtë çështje për diskutim në Asamble, por pasi i kam mbledh faktet është refuzuar kërkesa ime dhe Kryeziu me ka ofenduar duke më thënë se duhet që të shkojë t’i studiojë ligjet. Unë pastaj kam vendosur t’i drejtohem organeve të drejtësisë”, tha Hoxha. Ai tha se Kallëzimin Penal e ka bërë me të vetmin arsye që t’i mbrojë interesat e qytetarëve. “Unë si këshilltar e kam pasur për obligim që t’i mbrojë interesat e qytetarëve, sepse vota e tyre më ka dërguar në Asamble”, tha Hoxha. Dëshmitari Ridvan Hoxha Hoxha, do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Në seancën e sotme në procesin gjyqësore të kryetarit Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka dëshmuar edhe Jetish Avdullahu. Ai është marrë në pyetje rreth një prone kontestuese të Komunës. Avdullahu tregoi se tokën kontestuese e ka blerë në vitin 2001. Tokën e ka blerë në vitin 2001. Prej vitit 2004 deri ne vitin 2010 këtë tokë e kam pasur edhe në hipotekë për një kredi. Kurrë nuk kam pasur probleme për këtë tokë deri sa ka kanë ardhur Policia e Kosovës dhe EULEX-i të interesohen për të. Prej se kanë ardhur policia unë nuk kam ditur asgjë”, tregoi Avdullahu. Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve. /PrizrenPress.com/

Berisha: Mobilizohuni për t’ia siguruar fitoren Bashkimit Demokratik

0

kurill bdKryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, bashkë me anëtarët e tjerë të Kryesisë ka mbajtur takime mobilizuese me strukturat e partisë së tij në lagjen “Kurrilla” dhe “Tusuz” në Prizren. Ai në këtë takim ka prezantuar edhe partnerët e koalicionit SDA dhe Balli Kombëtar, që do e mbështesin kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit. Berisha në këto takime kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë anëtarët, simpatizantë dhe miqtë e BD-së për të zhvilluar një fushatë elektorale dhe demokratike si dhe vizionin e Bashkimit Demokratik ta përcjellin tek të gjithë qytetarët.

“ Lagja “Kurrilla” dhe “Tusuz”, janë dy lagje të qytetit të Prizrenit të cilat vazhdimisht janë rreshtuar drejtë edhe në kohët më të vështira, para lufte gjatë lufte dhe pas lufte dhe jam shumë i bindur që bashkë më të gjithë qytetarët Prizrenit dhe të gjitha komuniteteve do t’i thonë jo qeverisjes së korruptuar e cila po degradon gjithnjë e më shume vlerat qytetare të qytetit tonë”, tha Berisha.

Kryetari Berisha u ndal edhe tek keqpërdorimi i vlerave të luftës së UÇK-së që kohëve të fundit po bëhet nga partia në pushtet për fushatë elektorale.

Ai tha se lufta e lavdishme e UÇK-së është vlerë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe çdo tendencë për përvetësim të këtyre vlerave është jo njerëzore dhe e papranueshme. “ Aq më pak kanë të drejtë të flasin dezertorë e matrapaz dhe ata që po përballen me gjykatat e EULEX për vjedhjen e shtetit të Kosovës, shtet për të cilin u vranë shumë dëshmorë dhe martirë”, tha Berisha.
Kryetari i BD-së takime mobilizuese mbajti edhe në Dragash ku zgjodhi dhe Shtabin zgjedhorë, i cili do të udhëhiqet nga nënkryetaret Fesal Selimi dhe Gazmend Muharremi të cilët garantuan angazhimin e të gjitha strukturave dhe mbështetësve të BD-së në këtë komunë që në zgjedhjet e 3 nëntorit Nexhat Isufi të jetë kryetarë i Komunës së Dragashit, takime të ngjashme mbajti edhe me kryesinë e Bashkimit Demokratik të degës së BD-së në Hoqë të Qytetit ku u tregua gatishmëri për fitoren bindëse që do të kemi më 3 nëntor./PrizrenPress.com/

78 persona nga Rahoveci dhe Malisheva të dyshuar për “Mashtrim në Votim”

0

Zgjedhje-kosove-logoHetues rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me kërkesë të prokurorisë së shtetit, kanë iniciuar 14 raste të mashtrimit në votim me gjithsej 78 persona për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale “Mashtrim në Votim” gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Të gjithë të dyshuarit në kohën e konsumimit të veprës penale kanë qenë në cilësi të vëzhguesve të partive politike apo vëzhgues të pavarur. Personat e dyshuar në këto raste janë nga Komunat e Rahavecit dhe Malishevës.

“Me datën 13 shtator policia i ka përfunduar këto raste dhe ka ngritur kallëzim penal ndaj 78 personave të dyshuar ndërsa shkresat e lëndës i kalojnë Prokurorisë së Shtetit në Gjakovë për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq ditë më parë, policia e Prizrenit i ka arrestuar dhe i ka dërguar në Burgun e Dubravës gjashtë persona të cilët gjykata i ka gjetur fajtor dhe i ka dënuar me nga gjashtë muaj burg për veprën penale “Mashtrim në votim”./PrizrenPress.com/

Arrestohen gjashtë hajdutë të Zhupës

0

PoliciaKS-prangatSot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Prizrenit në bashkë koordinim me Policinë e Nën Stacionit Policor të Sreckës, kanë arritur t’i identifikojnë e më pas t’i arrestojnë gjashtë meshkuj, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkë veprim kanë kryer vjedhje të rëndë në rajonin e Zhupës.

Të dyshuarit janë ndaluar tek “Ralini” përderisa po ktheheshin në qytet me dy vetura të cilat janë sekuestruar ngase dyshohet se të dyja kanë qenë të përfshira në vjedhje.
Krim teknika ka sekuestruar një sasi të metalit të bakrit, një pako me pije alkoolike. Disa shishe me parfume të ndryshme dhe disa vegla për të cilat dyshohet se i kanë përdorë të dyshuarit për thyerje të objekteve.

Ndaj të gjashtëve është shqiptuar masa e arrestit policor për 48 orët e ardhshme ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të më tejme./PrizrenPress.com/

Festohet 100 vjetori i regjisorit Stanley Kramer

0

StanleyKramer-regjisorKëtë muaj, Hollywoodi feston 100 vjetorin e ditëlindjes së producentit dhe regjisorit Stanley Kramer, i cili prodhoi filma dhe trajtoi tema jopopullore të kohës së tij. Ai sfidoi jo vetëm shoqërinë amerikane, por edhe studio të fuqishme filmash, duke u bërë një producent. Stanley Kramer vdiq më shumë se 10 vite më parë, por trashëgimia dhe filmat e tij qëndrojnë.

Stanley Kramer prodhoi filma që tërhoqën vëmendjen e publikut dhe nganjëherë, edhe i zemëruan njerëzit. Bashkëshortja e tij, Karen Sharpe Kramer, kujton natën e shfaqjes së parë të filmit Guess Who’s Coming to Dinner, në vitin 1967.

“Kishte rradhë të tëra njerëzish që prisnin.”

Filmi trajton temën e martesës ndërracore, një temë e rrezikshme në vitet ’60.

“Stanley-t dhe mua na dërgonin letra ku njerëzit shprehnin urrejtje. Na kërcënonin nëpër restorante. Dilnim për të ngrënë jashtë dhe dikush na vinte tek tavolina jonë dhe thoshte ‘ti je Zoti Kramer, i cili bëri filmin Guess Who’s Coming to Dinner? Kujdes, se neve nuk na pëlqen kjo.”

Jan-Christopher Horak është drejtori i Arkivave të Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles.

“Në kohën kur u bë ai film, në 60 deri në 80 përqind të shteteve të Amerikës, kishte ende ligje që ndalonin martesat ndërracore.”

Sidney Poitier ishte një nga aktorët kryesorë të filmit.
Ai dhe aktori Louis Gosset ishin të pranishëm tek ky festim për 100 vjetorin e Stanely Kramerit.

“Ishte një njeri i mrekullueshëm, dhe ndoshta një nga prodhuesit e filmave më të mirë në Amerikë. Ne mësuam nga njëri-tjetri.”

Zoti Kramer trajtoi marrëdhëniet racore edhe para filmit Guess Who’s Coming to Dinner, shpesh fshehtazi, thotë Karen Sharpe Kramer.

Ajo kujton se si u prodhua filmi i tij Home of the Brave.

“Ai e fshihte aktorin e mrekullueshëm zezak James Edwards në dyshemenë e makinës, për ta çuar në punë çdo ditë.”

Zoti Kramer trajtoi probleme të tjera shoqërore, si Holokaustin, në filmin Judgment at Nuremberg, një interpretim i gjyqit të Nurembergut për krimet e Luftës së Dytë Botërore, i cili gjykoi penalisht udhëheqësit e rëndësishëm të nazistëve për gjenocid kundër hebrenjve evropianë. Në atë kohë, kur vendi nuk diskutonte rreth Holokaustit, filmi e habiti publikun.

Ai ishte edhe regjisor i filmit Inherit the Wind, që trajtonte një tjetër temë të debatuar – mësimin e teorisë së evolucionit të Charles Darvinit. Filmi bazohej në gjyqin e famshëm Scopes Monkey, kur një mësues nga Kentucky u hedh në gjyq dhe u shpall fajtor, sepse u përpoq t’i mësonte nxënësve teorinë e evolucionit. Filmi, me aktor kryesor Spencer Tracy, u emërua për katër çmime Oskar, por…

“Ai u kritikua se u përqëndrua shumë tek mesazhi, se mesazhet e tij ishin pak a shumë të qartë, se ai po bënte filma për moralin në vend që të bënte filma të mëdhenj dhe mesazhi i filmave të ishte dytësor.”

Stanley Kramer doli në pension kur ishte në të gjashtëdhjetat, por filmat e tij kanë fituar 16 çmime Oscar dhe tematika e tyre pati një ndikim në mënyrën se si amerikanët mendojnë dhe veprojnë për çështjet që u përshtaten edhe kohëve të sotme.

Zhorzh Sand, gruaja e salloneve letrare

0

George_Sand_by_NadarZhorzh Sand është pseudonimi i Amantinë Oror Lysil Dypë, romanciere, autore dramatike dhe kritike letrare franceze. Krijimtaria e saj është shumë e pasur. Romanet e saj të para si “Indiana”, publikuar në vitin 1832, trajtojnë marrëdhëniet shoqërore dhe ngrenë lart revoltën e grave, duke shfaqur edhe ndjenjat e bashkëkohëseve të saj, diçka e pazakontë për atë kohë që ndau opinionin publik nga ai i elitës letrare. Më pas, Sand ngre në romane çështje sociale, duke mbrojtur punëtorët dhe të varfrit dhe duke imagjinuar një shoqëri pa klasa e konflikte, si te veprat “Mopra” (1837) dhe “Mullixhiu i Angibosë” (1845).

Më vonë tërhiqet nga mjedisi rural dhe shkruan romane të idealizuar me tema nga fshati si “Pellgu i Djallit” (1846), “Fadeta e Vogël” (1849), “Fransua Shampi” (1850) etj. Përveç romanit, Sand ka lëvruar edhe gjini të tjera si autobiografia, “Historia e jetës sime” (1855) dhe romani historik “Konsuelo” (1843) ku përmes figurës së një këngëtareje italiane ajo shpalos peizazhin artistik europian të shekullit XVIII, ose “Bukuroshët e Bua Doré”, (1858) ku përshkruhen aventurat dhe peripecitë e shumta dashurore në kontekstin e kundërshtive fetare nën sundimin e mbretit Luigji XIII. Pavarësisht se kritikohej mjaft nga figura të njohura letrare te kohës si Sharl Bodëler, apo Zhyl d’Orevili, Sand ishte në qendër të jetës intelektuale të kohës, duke pritur në pronat e saj në Nohant ose në Palezo, personalitete të ndryshme si muzikantët Franz List dhe Frederik Shopen; shkrimtarët Honore dë Balzak, Gustav Flober, piktorin Eugjen Delakrua, duke u dhënë këshilla dhe kurajë. Megjithëse nëpërmjet letërkëmbimit, ajo mbante lidhje të ngushta me shkrimtarin Viktor Hygo. Ajo u shqua edhe për një angazhim politik aktiv duke filluar nga viti 1848, duke nxitur Aleksandër Rolë në fillimin e publikimit të tre gazetave ndër të cilat Kauza e Popullit, Buletini i Republikës etj. Zhorzh Sand lindi në Paris më 1 korrik të vitit 1804. Tre vitet e para të jetës i

kalon në një shtëpi të vogël. Familja shpërngulet në Madrid dhe pas ca kohe kthehet përsëri në Nohant te gjyshja e Amantinës. Më 16 shtator 1808, i ati vdes pas një rënie nga kali. Amantina rritet në Nohant, në fillim me të ëmën dhe pastaj me gjyshen. Më vonë gjyshja kujdeset për të dhe merret me arsimimin e saj, ku i gjen edhe një mësues privat, i cili kishte mësuar edhe të atin e saj. Sand mbeti gjatë gjithë jetës shumë e lidhur me Nohant dhe fshatin ku mund të marrë arratinë nga e përditshmja dhe të gjejë frymëzim. Temat nga jeta në fshat i gjejmë në shumë romane të saj.

Në vitin 1817, gjyshja e saj e dërgon në një kuvend për t’u arsimuar më tej, ku kalon tre vjet nga dimri i viteve 1817-1818 deri në pranverë të vitit 1820. Pas vdekjes së gjyshes, e ëma e thërret në Paris, por marrëdhëniet e tyre acarohen dhe në fillim të vitit 1822, e ëma ia beson të bijën një familjeje me pesë vajza. Aty ajo njeh Fransua Dydëvo me të cilin martohet në shtator të atij viti dhe shkojnë jetojnë në Nohant. Më 30 qershor 1823, sjell në jetë djalin e saj Moris. Gjatë një udhëtimi në Pirenej, njihet me Oreljë dë Sez me të cilin ka një marrëdhënie platonike. Nga viti 1826 deri në 1831, qëndron kryesisht në Nohant. Gjatë viteve 1827-1828 ka një lidhje me Stefan Azhason. Më 13 shtator 1828, sjell në jetë të bijën Solanzhë. I shoqi fillon të pijë, krijon marrëdhënie me shërbëtoret dhe në dhjetor 1830, çifti grinden.

Amantina do të jetojë shumicën e kohës në Paris, ku merr edhe të bijën, ndërkohë që Morisi qëndron në Nohant dhe i shoqi i paguan Amantinës një shumë prej 3 000 frangash sipas kontratës. Më 4 janar 1831, Amantina largohet nga Nohant dhe shkon në Paris ku futet në një shoqëri të vogël të rinjsh të dhënë pas letërsisë romantike. Aty kalon një jetë prej bohemësh duke frekuentuar teatrot, muzetë dhe bibliotekat. Madje, mban veshur edhe një kostum burrash më praktik dhe më pak të kushtueshëm. Krijon lidhje me të riun Zhyl Sando dhe të dy fillojnë karrierën si gazetarë në Figaro. Shkruajnë edhe një roman së bashku që botohet me pseudonimin J. Sand. Veprën e parë të saj “Indiana”, publikuar më 19 maj 1832 dhe të gjitha veprat e saj i boton me pseudonimin Zhorzh Sand. Tre muaj pasi botoi librin “Indiana”, përfundon librin tjetër Valentina gjatë verës së vitit 1832. Të dyja këto vepra e bëjnë të njohur. Më 1833 ndahet nga Zhyl Sando dhe lidhet me Prosper Merime për një kohë të shkurtër. Të dyja këto lidhje e zhgënjejnë. Më 10 gusht 1833, vjen libri “Lelia”, një vepër lirike, alegorike, origjinale dhe shumë e suksesshme. Gjatë vitit 1833 njihet dhe lidhet me poetin francez Alfred dë Myse. Ndahet pas një udhëtimi në Itali dhe rilidhet me të, megjithëse marrëdhënia Sand – Myse vazhdon të mbetet e trazuar derisa ndahen përfundimisht në mars të vitit 1835. Kjo lidhje shërbeu si frymëzim për “Letra të një udhëtari”, kurse për Mysenë,

“Rrëfimi i një fëmijë të këtij shekulli”. Pas vdekjes së Mysesë, Sand boton “Ajo dhe Ai”, ku tregon historinë e tyre. Në vitin 1835, Sand njihet me një avokat të famshëm i cili e mbron në divorcin me të shoqin. Ky avokat e frymëzon për personazhin e Simonit në romanin me të njëjtin titull. Ndahet prej tij në 1837 dhe po atë vit, mësuesi i djalit të saj bëhet një nga të dashurit e saj të shumtë. Më 28 gusht 1836, shkon në Zvicër ku e pret Franz List, të cilin e kishte njohur nëpërmjet Mysesë. Lidhja e tyre mbetet miqësore. Sand takohet me kompozitorin polak, Frederik Shopen në 1836 dhe jeton me të për dhjetë vjet. Lidhja e tyre ishte shumë e ndërlikuar. Në fillim ishin miq, pastaj të dashur dhe pasi Shopeni sëmuret, lidhja e tyre bëhet gati si marrëdhënia nënë – bir. Marrëdhëniet jo të mira të çiftit me fëmijët e saj çuan drejt ndarjes së tyre. Sand lidhet me demokratët dhe në 1848 gëzohet për rënien e mbretit Luigj – Filip dhe për fundin e Monarkisë së Korrikut. Megjithatë, nuk i pëlqen lëvizja e Komunës së Parisit dhe pas dhunës së revoltave kthehet në Nohant. Për shkaqe financiare detyrohet të shkruajë për teatër. Në Nohant, ushtron edhe funksionin e mjekut dhe ndërkaq udhëton shumë nëpër Francë. Mban lidhje miqësore nëpërmjet letrave me shkrimtarin Gustav Flober, dhe njihet edhe me Teofil Gotje, Sënt – Bëv, vëllezërit Gonkur, etj… Nuk ndalet së shkruari derisa vdes më 8 qershor të vitit 1876, në moshën 71 vjeçe./shqip/

Kuvendi kremton Ditën e Demokracisë

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe këtë vit, me një sërë aktivitetesh, kremton Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Që në orët e mëngjesit, Kuvendi hap dyert për qytetarë, të cilët do të kenë mundësi ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Kurse, prej orës 9:30 në oborrin e Kuvendit mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, hapjen e të cilit do ta bëjnë drejtues të Kuvendit, të OSBE-së dhe të shoqërisë civile.

Siç bën të ditur RTK, në orën 11.00 mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për esenë në temën “Sa dëgjohet zëri im?”, ndërsa në orën 13.00 organizohet tryeza “Rrjetet sociale – mundësi e komunikimit më të mirë të klasës politike me qytetarë”, në të cilën do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.