15.8 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025
Home Blog Page 8701

I kërkuam falje ambasadores

0

Glauk GonjufcaGlauk Konjufca ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje! ditën kur është ratifikuar marrëveshja me Serbinë nuk e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës. Sipas tij, veprimet e kësaj lëvizje janë të pallogaritshme në krahasim me dëmin që i është bërë Kosovës me këtë marrëveshje.
Konjufca ka shprehur keqardhje për çështjen e ambasadores amerikane dhe për çdo diplomatë të huaj nëse kanë pasur vështirësi atë ditë për të hyrë në Kuvend.

Konjufca ka thënë se këto vështirësi nuk janë krijuar për diplomatët, por për deputetët e koalicionit qeverisës dhe të gjithë ata që janë deklaruar se do ta votojnë marrëveshjen.

Ai ka thënë se i kanë kërkuar falje ambasadores Tracey Ann Jacobson. “Kërkimfalja ka qenë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! Nuk di çfarë të bëj më shumë përpos kërkimfaljes”, ka thënë Konjufca në intervistën për “Epokën e re”.

Kritikat e vendorëve dhe ndërkombëtarëve lidhur me veprimet e fundit të Vetëvendosje!-s, Konjufca i ka vlerësuar tendencë për ta zhvendosur vëmendjen karshi përmbajtjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Në këtë kontekst, Konjufca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! nuk e ka dëmtuar imazhin e Kosovës. “Veprimet e Vetëvendosje!-s nuk e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës. Imazhi i Kosovës është dëmtuar nga kjo marrëveshje e keqe dhe përkrahësit e saj”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se Vetëvendosje! do ta kundërshtojë Projektligjin për amnistinë dhe çdo projektligj tjetër që është derivat i marrëveshjes së 19 prillit.

Vetëlavdërohen

0

Latifi me punetor te shëndetësisEkzekutivi i Rahovecit është vetëlavdëruar për punën që ka bërë në realizimin e projekteve. Kryetari Smajl Latifi dhe drejtorët e tij, kanë vlerësuar pozitivisht të arrituart e tyre. Ata kanë raportuar edhe për punët që janë aktualisht duke u realizuar dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen.

Drejtori i Drejtorisë për Inspektorat Shemsi Ibrahimi, tregoi se një shtëpi banimi në rrugën “Gëzim Hamza-Piktori”, paraqet pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve.Ai kërkoi që pjesa e nxjerrë në pronën publike të largohet.

“Mirëpo, për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të riaftësuar shtëpinë e banimit, pronari i shtëpisë ka kërkuar mbështetje materiale nga ne. Nëse arrijmë të sigurojmë materialin e nevojshëm ndërtimor për përshtatjen e shtëpisë, atëherë ky problem i kahershëm mund të zgjidhet. Ibrahimi po ashtu foli edhe rreth kërkesave të qytetarëve për vendosjen e pengesave në rrugë, me qëllim të rritjes së sigurisë së njerëzve në disa zona urbane”,tha Ibrahimi.

Drejtoreshë e Arsimit Besa Hoxha-Beqiri,në këtë mbledhje ka paraqitur problemin që kanë shtatë shkolla me kulme.“Gjendja nuk është aspak e mirë në këto shkolla”, tha ajo.

Sipas saj, shqetësimi më i mëdha për DKA-në është mungesa e hapësirës shkollore në shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni”.“Nëse nuk është e gatshme shkolla e mesme teknike deri në shtator, atëherë do të ketë vështirësi të mëdha në këtë drejtim”, theksoi Hoxha-Beqiri. Ajo po ashtu kërkoi që të gjendet një zgjidhje për pagesën e dy pagave të mësimdhënësve që pensionohen.
Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, Musa Cena, informoi se projekti përkujtimor “Maja e Shkodranit” ka ngecur dhe “nëse kompania fituese nuk arrin të përfundojë në afat punën, atëherë do të jemi të detyruar të kërkojmë ndërprerjen e kontratës”. Ai tregoi se nga kompania disa herë është kërkuar që punimet të fillojnë. “Por si duket kompania ka vështirësi serioze financiare, prandaj nuk është shprehur e gatshme të fillojë punimet”.

Drejtori i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme Samir Mustafa,ndërkaq informoi Latifin se nga sot nis të operojë kompania e higjienës.“Ne duhet të konsultohemi me Drejtorinë e Financave për heqjen e punëtorëve të mirëmbajtjes nga lista e pagave”.

Kryetari Smajl Latifi, kërkoi angazhim më të madh të drejtorëve për përmbylljen me sukses të disa projekteve, siç janë; “Maja e Shkodranit” , Lumi “Rimnik” , parku në Palluzhë, si dhe në të gjitha projektet të tjera kapitale. “Tenderët që ende nuk janë shpallur, duhet të publikohen sa më parë të jetë e mundur, sepse nuk mund të lejojmë që të hyjmë në sezonin e vjeshtës me projekte të papërfunduara, pasi që mund të dëmtohet cilësia e punimeve. Krahas kësaj duhet të forcohet sistemi i mbikëqyrjes, sepse nga kjo varet i tërë suksesi i projekteve”, tha Latifi.

Ai kërkoi përkushtim edhe për përgatitjen e buxhetit 2014-2016. “Pushimet e verës mund të kenë ndikimin e vet në këtë drejtim. Ne duhet të bëjmë përgatitjen e materialeve për diskutim publik, e më pas edhe në Kuvend. Kësaj çështjeje i ndihmon shumë edhe procesi i debateve me qytetarë që ne po e zhvillojmë tani e sa kohë. Ndërsa, sektori i higjienës dhe i sigurimit duhet të planifikohet në shpenzimet buxhetore për periudhën në vazhdim”, tha Latifi./PrizrenPress.com/

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, paraprijëse e pavarësisë së Kosovës

0

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikutSi sot, 23 vjet më parë, në Prishtinë si një bombë shpërtheu Deklarata Kushtetuese e Kosovës, e njohur ndërkohë si Deklarata Kushteteuese e 2 Korrikut, e cila do t’i paraprij Kushtetutës së Kaçanikut, që do të shpallte pavarësinë e vendit, e cila do të realizohej kati dy dekada më vonë.

Kosova e trazuar më 2 korrik kishte drejtuar sytë nga Prishtina, Kuvendi e delegatët shqiptarë, siç quheshin atëherë deputetët, me shpresën se do të mund ta shpëtonte nga turri gllabërues i Beogradit, që kishte vënë në shënjestër gjithë ç’ishte arritur me dekada. Aspiratat serbe ishin tashmë të hapëta, dhe ato nuk ishin të drejtuara vetëm ndaj Kosovës. Sllovenia e Kroacia ishin më të guximshme në kundërshtimet e tyre ndaj këtyre synimeve të Beogradit, por rezistenca nuk mungoi as në Kosovë. T’i kujtojmë protestat masive më 1988 e 1989, grevën e urisë së minatorëve, Apelin 214 të intelektualëve dhe dhjetëra grupe të rinjsh, që për këto arsye vuanin burgjeve anekënd Jugosllavisë së atëhershme.

Tashmë ishin formuar edhe parti politike shqiptare, alternative të partive deri atëherë me atribute e programe socialiste e tash me programe kombëtare, ishin formuar edhe organizata joqeveritare. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ishte zgjuar dhe po bënte punën si është më mirë në hapjen e horizonte politike. Akademiku. tash i ndjerë, Gazmend Zajmi hartoi një dokument gjashtë pikësh, që do ta pagëzojë Deklarata Kushtetuese, me të cilën bënte shtratin juridik historik të pavarësisë së Kosovës. Delegatët, të cilëve u ishin mbyllur dyert e Kuvendit për aktivitete, nëpër shtëpitë e tyre e analizuan Deklaratën dhe më 2 korrik të vitit 1990, kur forcat e policisë i penguan të futeshin brenda, u ndalën para hyrjes dhe në mënyrë lapidare lexuan tekstin, që do të shqetësonte Beogradin e do të gëzonte shqiptarët. Mbahen në mend skenat para portave të Kuvendit, kur 111 delegatë jo serbë të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Bujar Gjurgjiala, përshëndetën me duartrokitje tekstin e Deklaratës, që e lexoi delegati Muharrem Shabani.

Kishte edhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët i kishte ftuar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Të gjithë që kanë parë regjistrimet televizive të TV Prishtinës atëherë mbajnë në mend Eva Brendlin e verbër me qenin e saj, e shoqëruar nga milicët, duke e larguar nga vendi ku po zhvillohej historia.

Tri ditë më vonë Beogradi me veprime kundërkushteteuese do të merrte institucionet e pushtetit në Kosovë, do të ndalte “Rilindjen” dhe Radio-Televizionin e Prishtinës. Disa nga delegatët do të ndiqeshin penalisht.

Historia pastaj do të shënojë dëbimin e shqiptarëve nga puna dhe rezistencën e tyre fillimisht paqësore, e pastaj me armë, për t’u kurorëzuar me luftën, ndërhyrjen e forcave ndërkombëtare dhe shpalljen e pavarësisë definitive më 17 Shkurt të vitit 2008./Koha/

Rishikimi i EULEX-it, nismë e gabuar

0

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanGjermania i kundërshton kritikat ndaj misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

“Po të isha unë kosovar, do të gëzohesha nëse EULEX-i vazhdon të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt ndërtimit të shtetit ligjor dhe në rrugën drejt BE-së. Ndoshta taksapaguesit gjermanë kanë një mendim tjetër për këtë”, shprehet ambasadori gjerman, Peter Blomeyer në një intervistën për “Kosova Sot”, duke pranuar se kapacitetet e misionit janë të kufizuara, por politika duhet të mos ndikojë në punën e tij.

Sipas ambasadorit gjerman, rishikimi i mandatit të EULEX-itë është formë e gabuar.

Gjetaj nuk kontakton Serbinë

0

GjetajPavarësisht dëshmive për djegie të trupave të shqiptarëve në shkritoret të ndryshme në Serbi, gjatë luftës në Kosovë, Komisioni qeveritar për të pagjeturit në Kosovë nuk ka kërkuar mbajtjen e një takimi me Komisionin e Serbisë për të biseduar në lidhje me këtë çështje.

Mungesa e një iniciative të tillë, nga përfaqësuesit e Kosovës, arsyetohet me hetimet që janë duke u bërë në lidhje me vërtetësinë e dëshmive të dhëna për djegien e trupave në Serbi.

Mirëpo, burime te gazetës Tribuna bëjnë të ditur se hezitimi i anëtarëve të këtij komisioni për të thirrur komision është bërë për shkak të presioneve që mos të ndërmerret një veprim i tillë, për shkak të frikës se mund të ndikojë në dialogun që po zhvillohet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryeministrash.

Frikë nga dasmat

0

ArmaKosovarët kanë nisur sezonin e dasmave që kryesisht zgjat përgjatë muajve korrik e gusht. Me ardhjen e mërgimtarëve shtohen edhe ahengjet familjare.

Bashkë me vallet, kërcet edhe pushka, plumbat e të cilave, shpesh plagosin edhe dasmorë. Vitin e kaluar Policia e Kosovës ka regjistruar numër të madh konfiskimesh të armëve të përdorura në këto ahengje, pavarësisht fushatave vetëdijesuese. Sipas të dhënave zyrtare, edhe këtë vit situata nuk pritet të jetë më ndryshe,shkruan Tribuna.

Vetëm të dielën, më 30 qershor, në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar shtatë armë të llojeve të ndryshme, duke filluar me AK-47 e përfunduar me pistoleta të kalibrave më të vegjël

Bildt viziton sot Kosovën

0

BildtMinistri i Jashtëm suedez, Carl Bildt sot viziton Kosovën, ku pritet të takohet me krerët më të lartë shtetëror.

Vizita e tij ndodh pasi Bashkimi Evropian ka marrë vendim për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.

Bildt dje ka vizituar Serbinë ku ka thënë se hapja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk nënkupton se problemet do të zgjidhen vetë, por ky proces hap një varg mundësish të rëndësishme për Serbinë.

Demolli: Ambasadorja nuk u lëndua nga protestuesit

0

Haki DemolliDeputeti i LDK-së Haki Demolli ka rrëfyer në detaje në Interaktiv për hyrjen e tij në Kuvendin e Kosovës derisa jashtë Parlamentit zhvilohej protesta të enjtën. Ai ka qenë dëshmitar i rastit derisa ka hyrë edhe ambasadorja për të cilën thotë se nuk është lënduar nga preotstuesit.

“Me një të shtyrë të lehtë larguan protestuesit, një vajze ishte kapur te shtyllat e hekurta, dhe rezistoi më shumë, por dhe atë e larguan shumë lehtë. U hap një korridor dhe kaloi ambasadorja me shoqëruesit e saj, pastaj unë dhe më pas edhe Vjollca Krasniqi, kaluam. E pashë që kaloi Fatmir Xhelili edhe Shaip Muja”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se e ka parë foton e publikuar të ambasadores amerikane por ka thënë se gjatë hyrjes në Kuvend nuk ka pasur ndonjë fërkim me protestuesit falë ndërhyrjes se Policisë. Sipas tij, as atë nuk e kishte prekur asnjë protestues. E tëra që i kishin bërë ishte pështyerja/

Ku mbeti Fryma?!!

0

KushtrimSheremeti-lb

Letër e hapur Shpend Ahmetit
Nga Kushtrim Sheremeti

 

I ndëruari Shpend,

Si një mik dhe ish-përkrahës yti në kohën kur ke vendosur të hysh në politikë (koha e para-themelimit dhe udhëheqjes së FER-it), kam vendosur të ta shkruaj këtë letër.

Në kohën kur së bashku me miqtë tu tjerë e themelonit FER-in, mbaj mend disa biseda tona të përbashkëta (në Filikaqa, u knaqaaaa , ku diskutonim për nevojën e angazhimit të njerëzve aktivë në proceset të ndryshimeve politike në këtë vend, si dhe për tregimet tua se si ti dhe FER-i gëzoni përkrahjen ndërkombëtare, për dallim prej disa forcave tjera politike që paralelisht themeloheshin asokohe. Mbaj mend shumë mirë edhe përkrahjen time për ty dhe miqtë tjerë si Fisin apo Puhien, dhe aso kohe isha i lumtur, sepse besoja që njerëz aktivë do të mundoheshin të punonin për të mirën e këtij vendi, që nënkuptonte edhe për të mirën time si pjesë aktive e qytetarëve të Kosovës.

Asokohe kur ti ishe me Frymën e Re (FER), në Prishtinë ishte themeluar edhe një koalicion parazgjedhor në mes të Lëvizjes “Vetëvendosje!” dhe Lëvizjes për Bashkim, e quajtur “Iniciativa Qytetare Lëvizja Vetëvendosje!” . Pas zgjedhjeve ata (LB dhe VV) bënë edhe marrëveshje për grup të përbashkët parlamentar (dhe si grup parlamentar me 14 ulëse në parlament nënkuptonte edhe një vend të nënkryetarit të parlamentit, që LVV edhe sot e gëzon këtë privilegj pikërisht falë kësaj marrëveshjeje). Pas një kohe kjo marrëveshje u prish për shkak të mungesës së gatishmërisë së LVV-së për t’i ndarë financat që i takojnë LB-së për deputetët e vet, edhe pse ligji dhe marrëveshja e parashikon një gjë të tillë.

Shpend,

Pas gjithë kësaj situate që e përshkrova më lart, ti së bashku me Fisin e Puhien dhe disa miq tjerë u shkritë në LVV, edhe pse nuk përkonit me politika të njëjta parazgjedhore. Kjo u reflektua edhe në vendimin e bashkëthemeluesve tjerë të FER-it, si Ilir Deda e Qëndrim Gashi, për të mos vepruar njëjtë si ti. Megjithatë, një pjesë e opinionit më optimist menduan se ju do të sillni frymë të re në LVV, edhe për shkak se, siç thoshe edhe ti, ju keni përkrahje të madhe ndërkombëtare, për dallim prej forcave tjera që atë kohë organizoheshin paralelisht me FER-in për të hyrë në zgjedhje! Ndër ato që premtove kur u shkritë në LVV, ishin vlerat e luftës së pakompromis kundër padrejtësive dhe manipulimeve të ndryshme. Përndryshe, pikërisht këto vlera më shtynë mua që të jem sot pjesë e Lëvizjes për Bashkim.

Por sot, rreth 3 vite pas kësaj kohe, dëshiroj të të pyes ty: ku mbetën ato ideale, ku mbetën ato vlera me të cilat hyre në politikë?!! Cili është ndikimi yt në LVV, si nënkryetar që je?!! Si ndodhi që të tjetërsoheni të gjithë dhe të bëheni edhe ju vetëm edhe një organizatë më shumë në skenën politike në Kosovë?!! Me logjikë të bashkimit të forcave për t’i luftuar padrejtësitë ke thënë se jeni bërë pjesë e LVV-së!!! Fatkeqësisht, e gjitha që unë po shoh është vetëm përshtatja e veprimeve manipuluese, sidomos ndaj atyre që LVV mund t’i kishte pranë, e kjo mënyrë nuk është asgjë tjetër veçse “copy-paste”, ose edhe tejkalim për së keqi, i partive të vjetra që janë në pushtet, por edhe ne opozitë, e të cilat ju me shumë “dashuri” i kritikoni edhe sot e kësaj dite! Sot, edhe pas një kohe të gjatë të hyrjes tënde në LVV, prapë vazhdon keqpërdorimi nga ana e LVV-së i parave që i takojnë LB-së, prapë vazhdon manipulimi me deklarata se vetëm LVV e ka kundërshtuar marrëveshjen mes Thaçit e Daçiqit etj. (Po shpresoj se një ditë nuk do të thoni se vetëm LVV ka për qëllim bashkimin kombëtar, edhe pse në programin tuaj politik nuk shkruan askund që ju angazhoheni për bashkim, por vetëm se lini të nënkuptohet se bashkimi është i dëshirueshëm për ju). E në këtë pikë dëshiroj të të pyes: çka ke bërë ti si nënkryetar i LVV-së që këto veprime të mos ndodhin dhe të mos vazhdojnë?!!

Me uzurpimin e mjeteve financiare që LVV me vetëdije po ia bën LB-së (dhjetra mijëra euro në vit, për katër vite me radhë) Lëvizja Vetëvendosje! po tregon se nuk është aspak e ndryshme nga grupet tjera kur vjen puna te përvetësimi i paligjshëm i financave! “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!”, – tingëllon bukur, apo jo?!! Por sa e besueshme është LVV me këtë sllogan, kur ndërkohë që me shumë zhurmë po vazhdoni t’i “proklamoni” këto “vlera”, paralelisht shpërdorohen mjete financiare ende pa ardhur në pushtet…

Nënkryetari tjetër i LVV-së para ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend deklaroi se i keni publikuar numrat e telefonit të deputetëve që kanë votuar PRO Marrëveshjes (e aty i keni përfshirë padrejtësisht deputetët e LB-së, ndërsa nuk i keni përfshirë edhe deputetët e LVV) duke bërë manipulimin e radhës ndaj ish-partnerit (LB), për shkak se siç e di ti dhe të gjithë tjerët në LVV, por edhe opinion publik, deputetët e LB-së kanë votuar KUNDËR marrëveshjes së tillë me Serbinë, për dallim prej deputetëve të LVV-së që nuk kanë votuar fare, as PRO, as KUNDËR! Pra, keni kërkuar nga qytetarët t’i “bindin” edhe deputetët që kanë votuar KUNDËR, ndërsa nuk keni kërkuar që t’i “bindin” edhe ata që nuk kanë votuar fare. Se vetëm LVV-ja e paska kundërshtuar këtë marrëveshje dhe askush tjetër, – ke deklaruar edhe TI, miku im, para disa ditësh në lajmet e VOA, dhe kjo është edhe një prej arsyeve pse kam vendosur të të shkruaj dhe të të pyes: a ke harruar për KUNDËRSHTIMIN e Lëvizjes për Bashkim, nuk e ke përcjellë fare Parlamentin atë natë të vonë, apo qëllimi i kësaj deklarate ishte diku tjetër?!! Madje nuk mjaftuan këto manipulime, por në ditën e ratifikimit të marrëveshjes shumë të dëmshme për Kosovën dhe popullin tonë, LVV përpos të tjerëve nuk e lejoi as deputetin e LB-së të futet në Parlament dhe të mbajë fjalim e të votojë KUNDËR, me arsyetimin se “kush futet në parlament është kundër kombit shqiptar”! Por pas nja dy orësh deputetët e LVV-së vetë u futën në Parlament pa i penguar askush dhe mbajtën fjalime!!!

Shpend,

Lufta kundër korrupsionit dhe padrejtësive tjera që ndodhin në Kosovë duhet të jetë e pakompromis. Gjithashtu, siç e di mirë edhe ti, Lëvizja për Bashkim edhe me Program angazhohet për bashkim kombëtar, ide të cilën edhe VV të paktën deklarativisht e përkrah. Prandaj besoj se kemi shumë pika me të cilat ti dhe unë vazhdojmë të pajtohemi plotësisht edhe sot kur gjendemi në forca të ndryshme politike, të cilat marrëdhëniet i kanë të ngrira pikërisht për arsyet që i përmenda më lart! Prandaj, po të lutem të ndryshoni qasje dhe t’i përshtatni edhe me vepra deklaratat tuaja për luftë kundër padrejtësive dhe keqpërdorimeve. Këtë lutje e bëj jo vetëm si anëtar i kryesisë së LB-së drejtuar nënkryetarit të LVV-së, por si një mik i cili dëshiron të besojë në ato bisedat me ty, por edhe me miqtë tjerë si Fisi apo Puhia, rreth tre vite më herët, në rrethanat që i përmenda në fillim të kësaj letre.

Dhe për fund, dëshiroj të ta bëj edhe një pyetje: Cila është fryma që ti dhe miqtë tjerë e dërguat në LVV? Apo ju kaploi edhe ju ndonjë frymë tjetër?!!

Gjithë të mirat,

Kushtrimi

Marrëveshja për “Telekomin” ende nuk është arritur

0

Telefonat7-01Në Bruksel, ka vazhduar rundi i pestë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, ku në agjendë janë çështjet e drejtësisë, sigurisë dhe energjetikës.

Në një njoftimin shtypi të Qeverisë theksohet se më 1 dhe 2 korrik pritet të mbahet një takim bilateral me përfaqësues të BE-së për çështjet e “Telekomit”, ku zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, dhe shefi i ART-së, Ekrem Hoxha, do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Pierre Mirel.

“Marrëveshja për “Telekomin” ende nuk është arritur, por ka pasur përparime në aspekte të caktuara, ku përparimi kryesor, ka qenë pajtimi që Kosova ta marrë kodin shtetëror telefonik nga ITU-ja, pajtim ky i cili është arritur në rundin e bisedimeve, të mbajtur më 17 maj 2013”, thuhet në njoftim.