15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8716

Opozita në Rahovec, akuzon pushtetin për shkelje ligjore

0

Rahoveci6-21Opozita dhe KDI akuzojnë pozitën në Rahovec për shkelje ligjore. Sipas tyre, pozita ka bërë shkelje ligjore kur në seancën e fundit të mbledhjes së jashtëzakonshme ka ndryshuar rendin e ditësnë të cilën është futur formimi i Komisionit për intervistimin e kandidatëve për drejtorë të shkollave dhe zgjedhja e 3 delegatëve në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kryesuesi i KK-së, Nahit Elshani mohon se ka bërë shkelje ligjore.

“Në seancën e jashtëzakonshëm nuk duhet shtuar pikat ,pos atyre të parapara”, ka thënë shefi i AAK-së, Fatmir Isak, shkruan KD.
“KDI konsideron që në seancën e 26 shkurtit 2014 ka pasur shkelje ligjore nga Kuvendi Komunal në Rahovec”, ka thënë koordinatori i KD-së, Naim Cahanaj.

Muja ia jep KTAP-së Auditin e brendshëm në kundërshtim me ligjin

0

Ramadan Muja 2Drejtuesit e KTAP-së , parti që është pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren, kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me kryetarin e Komunës, Ramadan Muja dhe kreun e degës së PDK-së, Minir Krasniqin që ky subjekt politik turk të drejtoi Njësinë e Auditit të brendshëm brenda komunës , anis pse një gjë e tillë është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Auditit të brendshëm. Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar kryetari i Degës së KTAP-së Camil Luma.

“N ë kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK-në KTAP-ja do të marrë drejtimin e NJAB-së që funksionon në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës”, kas thënë Luma, shkruan Koha Ditore.

Një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të audititit të brendshëm.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka konfirmuar se ekziston një koalicion parazgjedhor me KTAP-në,por sipas tij nuk është hyrë në kësi detalesh.

“Ne nuk lëshohemi në nivele të marrëveshjeve,për arsye se ne e respektojmë ligjin dhe hapet konkursi për çdo pozitë të nevojshëm “.

Kryeziu: Forma për largimin tim, nuk ka qenë në rregull

0

Eqrem KryeziuDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka gjetur rehati të përkohshme. Që pas rezultatit të zgjedhjeve lokale më 3 nëntor, në këtë degë është kërkuar edhe shkarkimi apo dorëheqja e kryetarit të degës Eqrem Kryeziu. Ky i fundit ka refuzuar një gjë të tillë, ndërsa situata është përkeqësuar aq shumë saqë një pjesë e degës kishte filluar të mbledhë nënshkrimet që kërkonin largimin e Kryeziut.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, për gazetën Tribuna ka thënë se forma që është kërkuar largimi i tij, nuk ka qenë në rregull, prandaj ai tha se ka këmbëngulur që të gjendet një opsion deri në zgjedhjet e reja.

“Janë mbledhur nënshkrime pa i dhënë edhe unë opinionet e mia. Nuk mund të mblidhen nënshkrime pa i shfaqur edhe unë pikëpamjet e mia. Në LDK nuk veprohet pa i dhënë shans edhe mendimit tjetër. Në këto rrethana Isa Mustafa propozoi që jo të shkarkohet kryesia por të themelohet një shtab që do të veprojë në këta ishuj”, ka thënë Kryeziu.

Muja thotë s’ka epidemi

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, të premten ka vizituar nxënësit e shtrirë në repartin infektiv të Spitalit rajonal të Prizrenit, që janë prekur nga sëmundja e parotitit, me ç’rast ka hezituar të përdorë fjalën “epidemi”, ani pse ekspertët e shëndetit publik kanë nënvizuar se bëhet fjalë për virus epidemik.

Muja gjatë paraqitjes para medieve ka bërë të ditur se është fat i keq që në shkollat e Komunës së Prizrenit është shfaqur sëmundja e parotitit, për të shtuar më tej se nuk është përhapur aq shumë.

“Është një rast specifik, ngjarje specifike që ka përfshirë nxënësit e pas 90-ve, të cilët ose janë vaksinuar dhe nuk janë kontrolluar, nuk është përcjellë gjendja e tyre ose vaksinat kanë qenë jo në rregull dhe për fat të keq po e vuajnë nxënësit e sotëm”, ka thënë Muja, shkruan Koha Ditore.

Si do t’i ndalojë ministri Rexhepi vizitat elektorale nga Serbia

0

BajramRexhepi-ministerLiderë të partive politike në Serbi kanë filluar fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen më 16 mars. Por, kjo fushatë ka rrjedhur edhe jashtë kufijve të shtetit serb.

Zëvendëskryeministri në largim i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Progresiste Serbe, ka qëndruar të enjten në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq. Ai, në një tubim me qytetarë në Leposaviq, ka përcjellë mesazhe patriotike dhe politike duke u premtuar serbëve të Kosovës se do t’u garantohet qëndrim i sigurt në shtëpitë e tyre dhe duke u thënë se askush nuk do të guxojë t’i kërcënojë ata.

Por, Vuçiq ka kaluar rregullat e caktuara nga leja e dhënë nga autoritetet e Prishtinës, duke e shfrytëzuar këtë vizitë për të bërë mesazhe politike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë për lajmi.net se Vuçiq ka marrë leje për vizitë në Kosovë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. “Aleksander Vuçiq ka leje për ta vizituar Kosovën konfrom parimeve te Marrëveshjeve të Brukselit”, ka thënë Rexhepi.

Mirëpo, në komentin e tij lidhur me mesazhet elektorale të numrit dy të qeverisjes teknike serbe, Rexhepi thotë se çdo devijim nga karakteri itinerari i vizitës do penalizohet me refuzimin e kërkesës pasuese për vizitë në Kosovë. “Çdo kërkesë shqyrtohet veçanërisht, karakteri i vizitës, dhe në bazë të asaj i jepet ose i refuzohet leja për vizitë”, thotë Rexhepi për Lajmi.net.

Ai thotë se këtë e dëshmon edhe rasti i Ministrit serb pa Portofol, Aleksander Vulin, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Kosovë si pasojë e shfrytëzimit të vizitave paraprake për të bërë mesazhe politike. “Nëse nuk i përmbahen karakterit të vizitës dhe itinerarit, atëherë i refuzohet kërkesa pasuese, siç ka ndodhur disa herë me Aleksandar Vulin”, thotë Ministri Bajram Rexhepi.

Krasniqi: Respekt edhe për ata që u frikësohen ndryshimeve

0

JakupKrasniqi-shkruanJakup Krasniqi ka shfaqur të paktën me shkrim respekt për ata që po i frikësohen partisë së tij. Ai ka shkruar se ka respekt edhe për ata që po u frikësohen ndryshimeve.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Jakup Krasniqi ka vendosur t’i falënderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur për të themeluar Partinë e re “Nisma për Kosovën”.

“Falenderim: Për të gjithë ata që ishin në Themelimin e NISMES për Kosovën; Për të gjithë ata që e mirëpriten NISMEN; Për të gjithë ata që besojnë në NISMEN; Për të gjithë ata që në forma të ndryshme na uruan për NISMEN!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në të njëjtën kohë, Krasniqi ka thënë se ka respekt edhe për ata që po u frikësohen ndryshimeve.

“Respekt për të gjithë ata që mendojnë ndryshe e që me kulturë dhe edukat i shfaqin mendimet e tyre! Respekt edhe për ata që u friksohen ndryshimeve!”, ka shkruar Krasniqi.

“Të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës JU dëshiroj trashegimtarë të shëndetshëm! Fati i priftë vendit tonë!”.

Ashton aranzhon edhe një takim Thaçi-Daçiq

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Zyra e baroneshës Catherine Ashton ka kontaktuar këto ditë kabinetin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi si dhe atë të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq në lidhje me organizimin e takimit të radhës në Bruksel. Sipas njoftimeve ende jozyrtare, Ashton kishte propozuar që takimi i radhës të mbahej më 5 mars.

Kjo datë, sipas burimeve të gazetës, nuk i ishte përgjigjur kryeministrit të Kosovës i cili atë datë do të jetë i angazhuar në shënimin e Epopesë së UÇK-së. Kështu që kabineti i Thaçit kishte sugjeruar datat 3 apo 8 mars për realizimin e takimit të radhës. Ndërkaq pala serbe, sipas kryeministrit Daçiq kishte propozuar që takimi të zhvillohet mes datave 13 dhe 20 mars. Serbia, pritet të organizojë zgjedhjet parlamentare më 16 mars, kështu që edhe ky fakt, është thënë se do të merret parasysh nga baronesha Ashton para se të caktojë datën e këtij takimi.

Dialogu politik midis dy kryeministrave pritet të ketë sërish në qendër të vëmendjes funksionimin e gjykatave në katër komunat veriore të Kosovës.
Në qëndrimin e tij të fundit që ka shprehur në lidhje me vazhdimin e dialogut, kryeministri Thaçi sërish është shprehur optimist se do të arrihet marrëveshja

UÇK-ja nuk ka pasur kampe në Shqipëri

0

Sabit GeciNë 16-vjetorin e plagosjes së tij, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sabit Geci, ka vendosur të flasë.

Eprori i parë i kësaj ushtrie që është dënuar për krime lufte, ka bërë një rrëfim ekskluziv për gazetën Tribuna.

Ai ka folur për të vërtetën e luftës, për krimet e pretenduara, dhe për zhgënjimin që ka me shokët e luftës që tash i thotë se i ka vetëm ish-shokë. Geci është tepër i zhgënjyer me ish-bashkëluftëtarët. Ai është në burg që nëntë vjet. Me një vendim të gjykatës është shpallur fajtor për krime lufte dhe është i dënuar me 15 vjet burg.

Është pjesë e aktakuzës edhe në Grupin e Drenicës. Në pjesën e parë të intervistës për Tribunën, ai ka ftuar që të mos mohohet lufta. Ua ka kujtuar ish-shokëve se nëse Komandanti Legjendar Adem Jashari e ka sakrifikuar gjithë familjen, dhe nuk kanë pse të brengosen për vete këta të tjerët.

Tribuna: Jeni njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe i pari i dënuar për krime lufte. Pse ke vendosur tash të bësh intervistë?
Geci: Nuk është që kam dashur të flas shumë. Kam qenë njeri praktik. Unë ju njoh juve. Kam folur pak por nuk është që kam dashur të jem shumë në media.

Tribuna: Ku keni qenë gjatë luftës?
Geci: Kryesisht në Drenicë. Mandej një kohë kam qenë edhe në Shqipëri për t`u shëruar pas plagosjes.

Tribuna: Çfarë raportesh keni pasur me Adem Jasharin?
Geci: Të lutem, ai për ne ka qenë dhe mbetet Komandant yni. Me Komandantin jemi nip e dajë, por me të na ka lidhur ideali i çlirimit. Kushdo që ka qenë pranë nesh në atë kohë, mund të dëshmoj se raportet e mia me komandantin përherë kanë qenë në nivelin më të lartë. Për këtë mund t’i pyesni: Sahit Jasharin, Nuredin Lushtakun, dajtë e Komandantit, si Jetullah Gecin, Xhevahir Gecin, Sejdi Gecin, Ilaz Dergutin, Zenun Kodrën, Fadil Kodrën, Sylejman Selimin dhe Rexhep Selimin. Këta e dinë më së miri për raportet tona me Komandantin. Të flasin këta e jo unë.

Tribuna: Ish-shokët nuk po flasin?
Geci: Raportet e mia me Komandantin Adem Jashari kanë qenë përherë të mira, raporte bashkëluftëtarësh të lidhur me besa-besë e të pandashëm deri në rënien e tij heroike.

Tribuna: Kur u nis lufta?
Geci: Aksionin e parë me Komandantin, me Sahit Jasharin dhe Jakup Nurën e kemi bërë në vitin 1989, për të vazhduar më vonë aksionin tjetër të të njëjtit vit me pjesëmarrës: Komandantin, Sami Lushtakun, Hamzë Jasharin dhe Bali Osman Gecin, Jetullah e Xhevahir Geci, Jakup Nurën, unë… ka edhe ndonjë që s’më kujtohet emri.

Tribuna: Çfarë marrëdhëniesh keni pasur me Hashim Thaçin gjatë luftës?
Geci: Kam pasur marrëdhënie të mira.

Tribuna: Po më intereson për udhëheqësit tash të partive të dala prej lufte. Ku ka qenë Jakup Krasniqi atëherë?
Geci: Jakup Krasniqi është këtu në Prishtinë, dhe është mirë që ta pyesni atë, por me sa më kujtohet, ai para luftës ka qenë ilegal, i burgosur politikë, në prag të luftës, më vonë, u angazhua në UÇK.

Tribuna: E Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk kanë qenë në atë kohë?
Geci: Ramush Haradinaj në luftë ka ardhur ndër të parët. Për luftën dhe heroizmin e familjes Haradinaj mund të flas me vite, për politikë nuk më intereson. Fatmiri e Hashimi e këta të tjerët kanë ardhur vonë, kur unë veç kam qenë i plagosur rëndë.

Tribuna: Ku ka qenë Kadri Veseli në atë kohë?
Geci: Në vitin 1989, kur ia pata dhënë një snajper Jakup Nurës, më sa më kujtohet ai ishte së bashku me Kadri Veselin.

Tribuna: A e qartësojmë mënyrën se si ka rënë komandanti legjendar Adem Jashari. Ju jeni njeriu ndoshta më kompetent për të treguar gjithçka rreth asaj ngjarjeje. Flitet shumë. A ka pasur hezitim të shokëve për ta ndihmuar? A ka pasur dështim taktik të UÇK-së?
Geci: Nuk jam unë më kompetenti. Unë kam qenë i plagosur dhe pa vetëdije. Sot 16 vjet, më 28 shkurt unë jam plagosur. Rrethimi ka ndodhur dy-tre ditë pas plagosjes sime. Të gjithë shokët tregojnë se çfarë rrethimi ka pasur Llausha dhe Prekazi. Ka qenë teknikisht e pamundur që t`i shkohet në ndihmë. Kështu thonë ish-shokët dhe unë u besoj. Shumë njerëz po e fshehin realitetin por nuk është mirë. Komandanti e ka pritur ditën e rënies. 48 orë përpara e kanë lajmëruar prej Llaushe dhe i kanë thënë se po na qitet një rreth i tmerrshëm. Fjalët e tij kanë qenë: Le të vijnë se këtë ditë mezi po e presim. Që sa vite jemi mundu për këtë ditë.

Tribuna: Teknikisht po thoni se ka qenë e pamundur t`i ndihmohet?
Geci: S`ka pasur kurrfarë mënyre.

Tribuna: Sikur të kishit qenë më shëndet të mirë, a do t`i shkonit ju në ndihmë?
Geci: Nuk kam qejf me e lavdërua veten. Por shokët e dinë për shembull se në ofensivën e Likoshanit, të gjithë më kanë thënë ‘mos shko se është e pamundur për shkak të rrethimit’, por unë kam hyrë. E kam marr vëllanë tim Nuhiun, tani dëshmor dhe një shok timin dhe Avni Nurën, dajë imi.

Nuk besoj në drejtësi

Tribuna: Flasim tash për kohën e pasluftës. A i dini të gjitha akuzat që ju ka bërë UNMIK-u e pastaj edhe EULEX-i?
Geci: Edhe pa m’i ngritur akuzat, e kam ditur se po më përgatisin. Sepse më vinin njerëzit dhe më tregonin për atë që po ma flasin. Kurrë nuk më ka interesuar me u marrë me akuzat. As para e as pasi që janë bërë. Unë kur e kam rrokë pushkën me luftu, kam menduar që kam me vdesë. Pas përfundimit të luftës, mua nuk më ka interesuar as çka po bëhet më mua e as me familjen time. Komandanti e ka sakrifikuar gjithë familjen. Nëse ai e ka sakrifikuar gjithë familjen, kush jam unë që të brengosem për veten time?!

Tribuna: Do të flasim më vonë për këto, por ende kemi çfarë të flasim për Sabit Gecin. Thuhen shumë gjëra për ju? A është e vërtetë se jeni njeriu më i rrezikshëm i UÇK-së?
Geci: Qëllimi ka qenë që me më arrestuar. Më të rënda se këto që kam qenë i rrezikshëm në luftë janë do gjëra tjera që i kanë fol për mua. E di që qëllimi ka qenë që me i largu njerëzit prej meje. Janë frikësuar që populli ka me më mbështet. M`i larguan ish-shokët. Tash ata po tuten edhe emrin me ma përmend. Që dhjetë vite jam në burg. Asnjë personalitet nuk ma ka përmend kurrë emrin. Unë u dënova për 15 vjet për do gjëra të montuara. Vetë prokurori hoqi dorë prej pretendimit se kam bërë vrasje në Shqipëri. Askush nuk flet. Serbi për 40 shqiptarë të vrarë dënohet me tetë vjet.

Tribuna: A është e vërtetë se keni qenë autoriteti i vrazhdë i UÇK-së. Thonë se edhe vetë njerëzit e UÇK-së janë frikësuar prej Sabit Gecit?
Geci: Unë jam natyrë e butë. Nuk e besoj. (Qeshet).

Tribuna: A e ke arrestuar Gjergj Dedën dhe një grup tjerë të deputetëve të parlamentit paralel të Kosovës në vitet e 90-ta? Dedaj ka folur në media dhe ka thënë se është maltretuar?
Geci: Ai mundet me ba spektakël e me mendu që të fiton politikisht diçka, por ai edhe të tjerët e dinë se nuk kanë qenë të arrestuar. Ata janë shoqëruar nga ne nëpër pozicionet e UÇK-së. Qëllimi ka qenë që t`u tregohet se kush jemi dhe çfarë po bëjmë. Ne në Drenicë luftonim, e ata (politikanët e rezistencës paqësore v.j.) mbanin zgjedhje. Do të thotë ne u kemi ndihmuar ta realizojmë pikërisht qëllimin që kanë pasur në atë vizitë. Ta kuptojnë kush jemi dhe çfarë po bëjmë.

Tribuna: Pse kurrë nuk ke pranuar të flasësh para prokurorëve dhe hetuesve? Pse asnjëherë nuk i ke ftuar ish-bashkëluftëtarët që të dëshmojnë kundër akuzave që të janë bërë?
Geci: Po të gjithë këta ish-shokët e mi i kam pas në aktakuzat ndaj meje. Mirëpo kur them ish-shokët, i kam një milion arsye që t`i quaj ish.

Tribuna: Nuk i ke më shokë?
Geci: I kam ish-shokë. Dhe të lutem nëse ndonjëherë në intervistë kam harru me e përmend këtë fjalën ish, ta kesh parasysh që unë gjithmonë atyre u drejtohem me ish-shokë. Unë nuk i kam armiq sepse është kundër parimeve të mia. Nëse dikë e kam mik njëherë, kurrë nuk e bëj armik. Miqësinë mund ta ndërpres siç e kam ndërprerë me këta, por armiq nuk i kam.

Tribuna: Kush janë ata ish-shokë?
Geci: Të gjithë. Secili prej tyre tutet me ma përmend edhe emrin thuajse jam faqezi. Nuk e di pse tuten? Çka kanë bërë këta që tuten kaq shumë?! Unë i kam pas shokë. Mirë që e përmendin e bëjnë deklarata politike për të tjerët, për Fatmirin ose Ramushin, por dua që të tregojnë publikisht pse po tuten me më përmend? Nëse ata dinë diçka më shumë se unë, le të dalin e të tregojnë.

Tribuna: Pse nuk i ke thirrë me dëshmu? Në aktakuzën tënde janë përmendur Kadri Veseli, Daut Haradinaj e shumë të tjerë? Pse nuk i ke ftuar që të dëshmojnë?
Geci: Ka qenë gabim i madh i imi.

Tribuna: Kush ka qenë në aktakuzën tënde?
Geci: Paj për shembull në aktakuzë e kam Daut Haradinajn. Një matrapaz ka bërë një dëshmi të rreme. Daut Haradinaj ka qenë shumë i ri në Luftë. As atë e as Kadri Veselin kurrë nuk i kam pa në Shqipëri. Po një matrapaz në dëshminë e tij thotë se t’u u mundu më ma hjek kokën, Dauti ma ka pre dorën. Sipas tij Fatmir Limaj e ka urdhëruar Dautin që mos me ba vrasjen. Unë e njoh këtë dëshmitar…

Tribuna: Pse nuk i ke ftuar që të dëshmojnë këta që janë përmend?
Geci: Nuk kam dashtë me ja dhanë kënaqësinë prokurorit që t`i ketë këta njerëz përballë. Unë nuk kam fol kurrë as me prokurorin e as me hetues. Nuk ia kam dhënë kënaqësinë me më marrë në pyetje as mu e as atëherë shokët, tash ish-shokët e mi. Në jetën time me asnjë prokurorë e asnjë polic hetues nuk kam pranuar të flas. Me kanë ardhur si mjek, e në çfarëdo lloj forme. Më thoshin ‘preke hartën ku po do me jetu nëse bashkëpunon?’ Unë e preksha Dubain edhe ju thosha në Dubravë, se Dubrava është më e mirë se Dubai juaj. Më pati thënë një hetues: Ndihmona se të ndihmojmë. I pata thënë tregomë kur ke me i çu 100 kilogram, ju ndihmoj pa problem. Por mos pritni që unë me ju ndihmu në montazhet e juaja. Shokët s’i kam pru me dëshmua për alibinë time por edhe sikur t’i kisha ftu, unë jam i bindur se drejtësi nuk ka.

Tribuna: Pse je kaq mosbesues ndaj drejtësisë?
Geci: Për shkak të përvojës që kam pasur me prokurorin e parë që më ka arrestuar. Ai ka qenë britanik. Nuk kam pranuar të flas as me të. Erdhi një paradite dhe më tha që nesër lirohesh z. Geci. Pasdite kontaktova me avokatin tim dhe i thashë që prokurori erdhi e më rrejti. Pas një dite, avokati më tregoi që prokurorin e kishin largu prej këtu. Ai i kishte thënë avokatit se kam dashur ta lirojë Sabitin por më kanë thënë se duhet me mbajt gjithqysh. Bëji të fala Sabitit dhe thuaji se kish me ndejt gjatë në burg.

Tribuna: Pse nuk ke folur me prokurorët? Çka ke me fsheh?
Geci: Unë nuk mendoj se ka drejtësi.

Arsyet e heshtjes

Tribuna: Nëse ke hesht për më i mbrojt shokët, ata nuk kanë vlerë më shumë se ti. Nëse nuk po flet për ta mbrojtur veten, tashmë të kanë dënuar. Pse nuk po flet? Pse nuk duhet folur?
Geci: Çka me fol?! S`ka kush çka me fol se nuk ka çka të flitet. Unë kam dëshmuar te prokurorët e Hagës për Limajn, por dëshmia ime nuk u ka kry punë. Këta të duan veç nëse shpif e flet të pavërteta. Ata gjejnë matrapazë dhe ish-bashkëpunëtorë të UDB-së.

Tribuna: Tash a po flet me prokurorët?
Geci: E falënderoj EULEX-in nga zemra që nuk kanë ardhur kurrë që pesë vjet me më marrë në pyetje. M`i kanë dhanë 15 vjet në burg por kurrë nuk kanë provuar me më marrë në pyetje. Më kanë lënë rehat. Nuk më kanë maltretuar.

Tribuna: Duhet të flasim pak për çështjet për të cilat jeni akuzuar. A ka pasur kamp në Kukës, Canhas?
Geci: Jo bre. Kurrë nuk ka pas kamp. Jo në Kukës por askund në Shqipëri. Këta po bëjnë kampe, burgje, shtëpia të verdha e të kuqe. Kur dyshon për dikë se ka ardhur me mision në vendet ku grumbulloheshin ushtarët, natyrisht se e merr në pyetje. Por mua nuk më ka ndodhur me e intervistuar askënd. Po e them ka qenë normale por nuk më ka ndodhur as mua e as atyre. Janë disa matrapazë që kinse po dëshmojnë sa që pernime ndalem edhe mendoj: Sikur të kisha qenë vetëm sa gjysma e asaj si më përshkruajnë ata, qysh beson gjykata që të njëjtët kishin me qenë ende gjallë. Në çdo proces ka montime. Nganjëherë më duket që as që e dinë këta të EULEX-it se po gënjehen e mashtrohen. Shiheni se si ka përfunduar ai Zogaj që ka qenë dëshmitarë i mbrojtur. A dha kush përgjegjësi për te? Franqesko Flori po akuzohet në vendin e tij për korrupsion në Kosovë.

Tribuna: A keni bërë transplant të organeve? A janë transplantua zemra dhe veshka në Shqipëri?
Geci:…(Qeshet)… Unë kam qenë i plagosur. Më kanë bërë operacion. Kurrë në jetë nuk kam përjetuar dhimbje më të madhe sesa kur më kanë bërë operacion pa anestezion. Nuk kemi pas anestetik dhe janë detyruar me më bë operacion me vetëdije të plotë. Shpëtim Robaj, i ndjeri ka qenë anesteziolog i parë. Edhe i ndjeri Sami Beqiri më ka operuar herën e dytë, prapë pa anestezion. Edhe Bajram Rexhepi është mundu me ma zgjat këmbën. Pa anestezion më ka operuar. Paramendo, ne që nuk kemi pasur anestezion, paskemi qenë aq ekspertë sa me transplantim të organeve (qeshet). Kur kam qenë në operacion pas lufte në Slloveni, mjekët kanë qesh me ata që shihnin se çfarë ka ndodhë në trupin tim. Më erdhi inati shumë. Iu thash, nëse me kishit bërë ju operacion nën hijen e një lisi, pa kurrfarë mjeti, pa anestezion, me një sharrë, çekiç e daltë, besoj që edhe më keq më kishit operuar. Unë kurrë nuk ua harroj atyre djemve. Arben Grazhdani dhe Cen Bytyqi janë dy ortopedët që kurrë nuk i harroj.

Tribuna: A e njeh një person me nofkën “Kasapi”?
Geci: Jo.

Tribuna: Nuk e ke parë kurrë në Shqipëri një person të tillë?
Geci: Jo.

Tribuna: Sa ke qëndruar në Shqipëri? Çfarë ka qenë aktiviteti yt atje?
Geci: Unë në Kukës kam qenë krejt dy herë. Shërimin e kam bërë në një pjesë tjetër të Shqipërisë, por mendoj kur kam qenë i palëvizshëm. Gjatë gjithë luftës kam qenë dy herë në Kukës. Njëherë me ushtarë e komandant Kapuçit, pasi që kam pas shumë respekt për të. Edhe një herë pata shkuar në Kukës për me ia dhanë një uniformë vëllait. Ai ka qenë merakli uniformash. Një amerikan ma pati dhuruar një të tillë dhe unë ia pata çuar vëllait në Kukës.

Në numrin e nesërm lexoni:
A ka vendosur Geci të bashkëpunojë me Tribunalin Evropian?
Çfarë selamesh ka ai për ish-shokët?
Pse është hidhëruar me kryeministrin Hashim Thaçi?
Pse nuk ka besuar kurrë që shokët e tij janë aq frikacakë?
Kë e fton Sabit Geci që të mos i druajë të vërtetës për luftën e UÇK-së?
A është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për çdo krim të pretenduar për UÇK-në?

Nisma për Kosovën e bën interesante skenën politike në vend

0

Limaj ,nismaAnalisti politik, Shpend Kursani, ka thënë se “Nisma për Kosovën” e themeluar edhe zyrtarisht të premten do ta dëmtojë Partinë Demokratike të Kosovës, por ka thënë se do të jetë e vështirë të dihet se sa për qind të votave do t’i marrë kjo nismë. Ndërsa opinionisti, Ilir Ibrahimi ka thënë se “Nisma” do ta bëjë edhe më interesante skenën politike në vend.

Kursani mendon se me largimin e Limajt dhe të tjerëve që po apostrofohen nga PDK-ja, dhe duke ia shtuar kësaj problemet mbarëshoqërore me ekonomi, arsim, dhe rezultatet e dëmshme me Serbinë, me doemos do të ketë ndikim negativ ne rezultatin e PDK-së, së paku në uljen e votave nga ajo çka PDK-ja ka marr në zgjedhjet e kaluara qendrore.

AI ka thënë se do të jetë e vështirë që Limaj synon që ta marrë rolin e Ilir Metës që e ka në Shqipëri, për faktin se strukturat organizative në Kosovë dhe në Shqipëri dallojnë.

“Partia e Fatmir Limajt nuk do ta ketë nivelin e luksit të, apo të fuqisë së Fatmir Limajt në përcaktimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, për shkak se strukturat organizative partiake të Kosovës dallojnë shumë nga ato të Shqipërisë në këtë aspekt. Për dallim nga Shqipëria ku janë 2 parti të mëdha të cilat varen nga një partner tjetër i vogël, në Kosovë nuk ka parti të mëdha të cilave do t’iu kryente punë vetëm një parti e vogël”, ka thënë ai, për Gazetën Blic.

Megjithatë, sipas tij, Nisma për Kosovën mund të ndikojë edhe në përcaktimin e koalicionit, por siç shprehet ai, në fund të fundit janë ndërkombëtarët ata që vendosin për gjithçka.

Ndërsa, opinionisti Ilir Ibrahimi thotë se “Nisma për Kosovën” e themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi do ta bëjë edhe më interesante skenën politike në vend.

Ai ka thënë se Nisma vjen si rezultat i pakënaqësisë së këtyre dy personaliteteve brenda PDK-së, dhe si rezultat irënies së ndikimit të tyre brenda këtij subjekti.

“Nëse nisemi nga kjo premisë atëherë nuk mund të themi se kjo nismë është diçka e re, por është vetëm një organizim i dy personaliteteve që kanë qenë aktivë në politikë për një kohë të gjatë por që tani po kërkojnë ta ri gjejnë ndikimin e tyre politik përmes një subjekti tjetër nga ai ku kanë qenë deri tani. Ky motiv sipas mendimit tim, është pika më e dobët e kësaj lëvizjeje sepse ata do ta kenë vështirë të bindin elektoratin se po sjellin diçka të re dhe se nuk e kanë vetëm për interesa të personale”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Ilir Ibrahimit duke pasur parasysh që si Limaj si Krasniqi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në politikën kosovare në 20 vitet e fundit, atëherë është e pritshme që ata si udhëheqës të një subjekti politik do të kenë një ndikim në këtë skenë. Këtë ndikim ai thotë se e sheh pikë së pari te elektorati i PDK-së ku edhe do të synojë të mbledh vota ky subjekt.

“Por mendoj se më e shumta që do të mund të arrijnë ndaj këtij subjekti është që ta bëjnë atë partia e dytë pas LDK-së por assesi nuk mendoj se do të mund të marrin aq shumë përkrahje sa të bëhen një subjekt politik që do të arrinte ndonjë përqindje të lartë. Arsyeja pse mendoj se ky ndikim nuk do të jetë aq i madh lidhet me konstelacionin aktual politik në Kosovë pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë se në këto zgjedhje ndryshimi ndërmjet partisë së parë dhe të dytës (PDK dhe LDK) është ngushtuar dukshëm dhe në zgjedhjet e përgjithshme pritet një garë e ashpër për vendin e parë. Prandaj, sipas tij, duke pasur parasysh që Nisma do të mund të tërhiqte më së shumti votues nga PDK, që do të mund të ndikonte në humbjen e primatit të kësaj partie, si dhe duke ditur faktin se votuesit e PDK-së dhe të LDK-së nuk e shohin njëri- tjetrin shumë pozitivisht, atëherë do të mund të shohim efektin e radhitjes së elektoratit pas atij subjekti që ka shansin më të mirë për të fituar.

“Në këtë rast kjo do të nënkuptonte që ai votues i PDK-së që do të mund të votonte për Nismën, vetëm për ti mos mundësuar fitoren kundërshtarit tradicional –LDK-së, do të radhitej pas PDK-së”, tha ai.

“Por megjithatë kjo është një analizë shumë e hershme dhe duhet të pritet se çfarë ekipi do të ofrojë Nisma, çfarë programi do të ofrojë, sa i pranueshëm dhe sa tërheqës do të jetë ai për elektoratin kosovar. Gjithsesi skena politike me këtë Nismë bëhet edhe më interesante dhe më e paparashikueshme edhe zgjedhjet e ardhshme do të vazhdojnë të na sjellin surpriza”, tha Ibrahimi. /Gazeta Blic/

Sherr mes akademikëve, Shqipëria-Kosovës: Mos shani Rexhep Qosjen

0

Rexhep QosjaPlot 37 akademikë e profesorë shqiptarë kanë nënshkruar një letër të hapur, përmes së cilës dalin kundër akuzave që kreu i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, ka bërë ndaj akademikut Rexhep Qosja. Në një artikull të messhkurtit, Islami e cilësonte profesorin hipokrit, shpifës, intrigant e përçarës i kombit. Akademikë si Muzafer Korkuti (kryetar i Akademisë së Shkencave), Jorgo Bulo, Arben Puto (historian), Rexhep Meidani (ish-president), Luan Omari, por edhe profesorë si Paskal Milo e Pëllumb Xhufi, i kanë cilësuar akuzat joparimore e model të mjerimit intelektual, ndërsa kanë vënë në dukje se Qosja është personalitet poliedrik. Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, ata shprehin keqardhjen për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor.

Më herët, në artikuj të ndryshëm, por edhe në një intervistë për “GSH” në dhjetor 2012, profesor Qosja ka vënë në pah faktin që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës vazhdon të sundojë një klan i mëhallës dhe i një partie. “Klani, çdo anëtar të pranuar në Akademi e vlerëson me kriterin përkatës: me kriterin e mëhallës dhe të Partisë – të Lidhjes së quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, në të vërtetë ish-Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë!”, theksonte ai. Debati u hap pak ditë më parë, në një diskutim në parlamentin e Kosovës. Pas kësaj, profesorin e akuzuan se ka zgjedhur Josip Broz Titon anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, gjë që miq dhe të njohur të Prof. Qosjes e mohojnë kategorikisht. Më poshtë, “GSH” boton letrën e plotë.

Letra
Publiku shqiptar është bërë këto ditë dëshmitar i një sulmi mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, kundër akademikut Rexhep Qosja, çka ka provokuar një debat edhe në rrjetet sociale, duke marrë trajta të ekzagjeruara, të papranueshme për kulturën e komunikimit intelektual. Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, nuk mund të mos shprehim keq-ardhjen tonë për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik. Ne gjykojmë se “debate” të tilla zhgënjejnë gjithë shqiptarët dhe zhvleftësojnë në sytë e publikut rolin e komunitetit shkencor në proceset e emancipimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare; se ato nuk u shërbejnë proceseve të integrimeve kombëtare, dhe nuk i përgjigjen kërkesës urdhëruese të kohës për bashkimin e gjithë institucioneve dhe forcave të gjalla të kombit për të përballur sfidat e mëdha që qëndrojnë përpara dy shteteve shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë, duke na paraqitur keq edhe në sy të botës.
Duke qenë të hapur për një debat normal, që respekton lirinë e mendimit dhe të drejtën e kujtdo për të shprehur opinionin e vet, ne e shohim me shqetësim transferimin e gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual, si dhe të frymës konfliktuale, që na përçan, në vend që të na bashkojë në këtë epokë të re integrimesh. Akuzat joparimore kundër personaliteteve të jetës sonë kombëtare dhe kulturore, nga çdo anë qoftë, nuk mund të jenë veçse një model i mjerimit intelektual, që nuk e meriton as klasa intelektuale, as publiku.
Prof. Rexhep Qosja është një personalitet poliedrik, protagonist i vijës së parë të intelektualëve që profesionin e tyre si njerëz të dijes e të letrave e përjetojnë si një mision patriotik e qytetar. Kontributet e tij të shënuara intelektuale dhe për çështjen kombëtare, siç e dëshmon një bibliotekë e tërë veprash shkencore, letrare dhe historike, krijuar prej tij, dëshmojnë se prof. Qosja është përfshirë në proceset e jetës sonë këtë gjysmëshekulli që shkoi, jo vetëm me talentin e një krijuesi e shkencëtari të përmasave kombëtare, jo vetëm me përkushtimin e një atdhetari, jo vetëm me njohjen dhe erudicionin e tij të gjerë e të thellë, por edhe me guximin qytetar dhe me shpirtin kritik e antikonformist për të mos u pajtuar me asgjë që dhunon të vërtetën.
Momenti historik që po kalojmë na shtyn t’i bëjmë thirrje ndërgjegjes intelektuale të kombit, për të reflektuar për përgjegjësitë e saj para popullit tonë dhe përpara historisë.