15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8717

O populli im…!

0

Taulant selmaniTaulant Selmani

Një ndjenjë e keqe është duke mbizotëruar, një trazim i shpirtit, një ‘sëmundje’ e rëndë interne, të cilës vështirë se po i gjendet ‘kurimi’ dhe filli, e cila çdo ditë e më shumë po na fundos drejt një mjegulline, e që po na e zbeh atë ndjenjën e të qenurit shqiptarë, siç kemi ditur të jemi shekuj me radhë. Shqiptari kurrë nuk e ka pasur zakon të ofendojë vëllanë e tij pse është mysliman apo i krishterë, pse është i pasur apo i varfër, pse është nga fshati apo nga qyteti, pse ka ‘dy ditë shkollë’ ose jo. Toleranca dhe bashkëjetesa gjithmonë kanë qenë karakteristika të shqiptarit, e të cilat na i kanë pasur lakmi gjithë popujt e botës. E tani, kur e gjithë bota mundohet t’i aplikojë këto dy karakteristika, ne po mundohemi t’i zhdukim dhe t’i heqim qafe dhe pikërisht, kur bota po shkon drejt një globalizimi.

O populli im! Pse nuk po i ruajmë traditat tona?! Ku mbeti ajo besa e shqiptarit, që e gjithë bota ja kishte frikën?! Ku mbeti ajo burrëri që na bënte shumë krenarë para syve të botës?! Ku po mbetet ajo vëlladashuria jonë?! Ku është tani toleranca fetare, me të cilën e mahnitëm Romën e Anadollinë, Lindjen dhe Perëndimin?!
Tipare këto, që na bënë superiorë në të kaluarën dhe që bota morri mësim nga ne se si ruhet nderi, fjala e vëllai! Morën mësim se si bashkëjeton një popull që ka të njëjtat tradita, të njëjtën gjuhë, që kanë një komb dhe që ka tri fe, e që mbi të gjitha, nderimi dhe epiteti më i lartë ka qenë të jesh shqiptar.

Por, ku jemi sot o populli im?! Cilët janë ata indikatorë që na e prishën harmoninë?! Çka po ndodh me neve vallë?! Pse gjithë këto kacafytje mes vete?! Oh sa shumë pyetje më vijnë në mendje! Sa shumë mbrapa kemi mbetur! Deri sa bota po zhvillohet, ne jemi të zënë duke u marrë me gjëra koti, si nëpër rrjete sociale, njëlloj edhe në media. Derisa bota sofistikon teknologjinë, industrinë dhe e thjeshtëson jetën, ne merremi me komentime dhe flasim për tema, të cilat as që duhet të merreshin nëpër gojë. Bëhet lajm një ‘hiç’, pa pasur nevojë, i japim dhe i kushtojmë rëndësi të parëndësishmeve, ndërkaq ato primaret i lëmë pas dore. Tha ndonjëri diçka dhe ne patjetër duhet ta komentojmë atë për disa ditë me radhë, duke u bërë lajm kryesor. Nuk e dimë ne që këto trillime dhe këto strategji përdoren për hamendje të publikut dhe shoqërisë, duke ua hequr vëmendjen qoftë nga zhvillimet politike dhe qoftë nga gjërat më me rëndësi.

O populli im, aktualisht ne nuk jemi askund, si popull, si shoqëri, si komb. Nuk jemi askund, derisa çdo ditë është e pamundur të mos dëgjosh lajm nga kronika e zezë se, o u vra dikush, o u gjuajt, o u ther me thikë. Edhe më keq kur këto ndodhin në shkolla, që janë dritaret tona të së ardhmes dhe që na e gjymtojnë ardhmërinë tonë, duke tmerruar nxënës e fëmijë, duke ua futur frikën në palcë, që edhe shkollën mos ta duan më. As shantazhet, presionet e të ngjashmet nuk kanë të ndalur, shkurt e shqip, asgjë nuk po shkon siç duhet.

O populli im, shpresojmë të kthjellohemi në mendime e vepra, shpresojmë ta kthejmë krenarinë e të qenurit shqiptar, të mburremi me njëri-tjetrin gjithmonë, siç po dimë të mburremi me ikonat sportive tonat, të cilët e kanë marshuar botën dhe të cilët te ne po kthehen me suksese të mëdha, me çmime e dekorata, me tituj e trofe. Është ajo shpresa, që na ka mbajtur gjallë gjithmonë, por unë besoj në shqiptarët, besoj në Kosovën, Shqipërinë dhe besoj se në çdo vend ku flitet shqip, do të lulëzojë ardhmëria.

LDK: Eqrem Kryeziu nuk është shkarkuar

0

EqremKryeziu-ldk(E plotësuar) Lidhja Demokratike e Kosovës, në një komunikatë për media, ka hedhur poshtë raportimet në disa media të cilat pohonin se gjatë ditës është shkarkuar Eqrem Kryeziu dhe Dega e LDK-së në Prizren, pas një takimi të mbajtur në Prishtinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të bëjë me dije se lajmi për shkarkimin e kryetarit dhe të Kryesisë së Degës së LDK’së në Prizren është plotësisht i pavërtetë dhe tendencioz”.

“LDK njofton anëtarët, simpatizantët dhe gjithë opinionin se nuk ka ndodhur asnjë shkarkim dhe se shkarkimet arbitrare nuk janë dhe nuk do të jenë asnjëherë mjet i LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka njoftuar se gjatë ditës, lideri i saj Isa Mustafa është takuar me drejtuesit e Degës së Prizrenit dhe së bashku kanë vendosur bëjnë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

“Është marrë vendim që të themelohet Shtabi i Degës, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e Degës dhe do të ndihmohet nga nënkryetari Haki Rugova dhe anëtarët e Kryesisë, z. Anton Quni e z. Naser Osmani, ndërsa do të kryesohet nga z. Hanefi Muharremi.”

“Kjo praktikë po aplikohet edhe në degët e tjera, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zgjedhjet e përgjithshme.”

“Kryetari Mustafa i ka dhënë mbështetje të plotë drejtuesve të Degës së Prizrenit dhe ka kërkuar që të punojnë fort, për ta ndihmuar dhe forcuar fitoren e sigurt të LDK’së në Zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /PrizrenPress.com/

“Shkarkohet” Eqa, Dega e LDK-së me trup koordinues!

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Kryesinë e Degës së LDK-së nga Prizreni prej të cilëve ka marrë mendime të ndryshme për zhvillimet politike në këtë Degë.
Në fakt pas humbjes së Eqrem Kryeziut në garën për kryetar të Prizrenit, Brenda Degës së LDK-së u zgjua një revolt e brendshme kundër Eqrem Kryeziut duke e akuzuar atë si fajtor kryesor për këtë humbje. Aktivistë të kësaj dege, ndër më të zëshmit Aziz Hodaj e deputeti Xhavit Ukaj kanë inicuar mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve të Degës në Prizren për të thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të Degës për ndryshime në kreun e partisë në këtë qytet.

Takimi mbajtur në ora 16 në selinë e LDK-së në Prishtinë, është përshkuar nga një debat I nxehtë e herë herë edhe me tensione të larta.

Burime të gazetës “Botapress” bëjnë të ditur se një “dialog” I ashpër është zhvilluar sidomos në mes të Eqrem Kryeziut e Aziz Hodajt. Kryeziu për më shumë se 15 minuta në fjalën e tij e ka akuzuar Hodajn për përpjekje “puçiste” brenda Degës së LDK-së si dhe për takime të fshehta me njerëz të PDK-së, Nijazi Kryeziun e Kadri Veselin. Hodaj e ka përgenjështruar Eqrem Kryeziun por e ka bërë përgjegjës kryesor për humbjen në Prizren.

Pas gjithë këtij debati, palët janë pajtuar që të formohet një këshill koordinues nga Kryesia Qendrore në përbërje prej Haki Rugovës, Naser Osmanit e Anton Qunit. Gjitthashtu në këtë takim është caktuar Hanefi Muharremi për koordinator të aktivitetit me këshillin koordinues deri në zgjedhjen e një ekipi ekzkekutiv të Degës deri në mbajtjen e Kuvendit të rregullt zgjedhor që parashihet të mbahet në kohën e rregullt të mbajtjes së kuvendeve zgjedhore të LDK-së. Ky ekip ekzkekutiv pritet të zgjidhet në një afat kohor prej dy javësh.

“Praktikisht Eqrem Kryeziu nuk është më kryetar I Degës së LDK-së ndërkaq e gjitëh kryesia e Degës ëshë e shkarkuar” ka bërë të ditur burimi për “Botapress”.

PSDHK: Gjendja e sigurisë në shkolla, pasojë e krizës së vlerave në vend

0

PSHDK-logoKriza në arsimin kosovar është pasqyrim i krizës së përgjithshme në vend. Kështu vlerëson Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) e cila thekson se Kosova po ballafaqohet me degradime të hovshme dhe këto degradime e kanë çorientuar shoqërinë, duke ia tkurrur shpresat dhe ambiciet për një jetë më të mirë.

Për PSHDK-në, rritja e dhunës në shkolla, vrasjet dhe përdorimi i narkotikëve, reflektojnë brishtësinë e institucioneve tona dhe shpërfaqin krizën e thellë të vlerave nëpër të cilat po kalojmë si vend.

“PSHDK-ja, e cila e mbron dinjitetin e personit dhe është e orientuar ka mbrojta e familjes dhe vlerëson se një shoqëri mund të jetë e shëndoshë, vetëm atëherë kur ka arsim dhe edukim të shëndoshë. E edukim të shëndoshë s’mund të ketë, nëse dhuna bëhet përditshmëri në shkollat tona. PSHDK-ja vlerëson se Kosova, duhet të akumulojë gjitha forcat pozitive, që të krijoj një ambient të qetë e mësimdhënës në shkolla, dhe kështu ta kthej edukimin në epiqendër të vëmendjes së nxënësit”, thuhet në një komunikatë për media të këtij subjekti politik.

PSDHK-ja kërkon nga institucionet tona qeveritare dhe komunale, që urgjentisht të ndërmarrin diçka në parandalimin e akteve të tilla dhe njëkohësisht të depolitizojnë arsimin dhe të punojnë maksimalisht për ngritjen e sigurisë brenda shkollave.

Limaj: Kosovës i duhet ndryshimi (Video)

0

limaj krasniqi ne nisme(E plotësuar) Kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka thënë se nga sot po hapet një kapitull i ri për Kosovën.

“Nga sot po ia nisim. Prej sot Kosova ka një alternativë më shumë. Kosovës i duhet ndryshimi dhe ndryshimi është i mundshëm”, është shprehur Limaj.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Nismës për Kosovën”.

“Ju ftoj që të bashkohemi me Nismën sot për të ndryshuar së bashku të nesërmen. Kosova ka nevojë për një guxim të ri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se Kosova nuk është në rrugë të mirë. “Qytetarët janë lodhur. Ne këtu na bashkon vizioni, guximi dhe shpresa për të ndryshuar”, ka thënë Limaj.

http://youtu.be/TkxCuwHJn5c

Partia quhet Nisma për Kosovën, Kryetar i Kryesisë Fatmir Limaj, Kryetar i Këshillit Jakup Krasniqit

Nisma për Kosovën. Kështu do të quhet partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Jakup Krasniqi ka thënë se Kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën do të jetë Fatmir Limaj, derisa Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës do të jetë ai.

Limaj, ndërkaq, në fjalen e tij, tha se tash e tutje Kosova do ta ketë Nismën për Kosovën, një parti e mbështetur në parti dhe një parti ndryshe nga partitë ekzistuese.

Entuziazëm për partinë e Fatmir Limajt, mbushet Salla e Kuqe

Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë është mbushur me simpatizantë dhe anëtarë të ardhshëm të Nismës Qytetare për Kosovën, subjektit më të ri politik në vend që pritet të drejtohet nga Fatmir Limaj, derisa Kryetar i Këshillit Kombëtar të saj do të jetë Jakup Krasniqi.

Salla është mbushur plot me njerëz, derisa ka edhe shumë të tjerë që gjenden për rreth pallatit, në pamundësi për të hyrë brenda.

Ende nuk kanë filluar fjalimet e drejtuesve të këtij subjektit.

Krasniqi premton bashkëpunim më të madh me TKK-në

0

wwwMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka takuar sot anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai i ka uruar ata për detyrën dhe ka shprehur besimin se kontributi i tyre do të jetë i lartë në avancimin edhe më të madh të TKK-së dhe realizimit të një kalendari sa më të pasur dhe me vlera.Ai vlerësoi kontributin e secilit për jetën kulturore në vend.Ministri u ka premtuar atyre bashkëpunim, gjithmonë me vizionin që të zhvillohet arti dhe të respektohet ligji. Ai tha se MKRS-ja në këto tri vite ka rritur buxhetin për TKK-në, buxhet që siguron një repertor sa më të mirë.

Ministri i inkurajoi anëtarët për punë dhe të pandikuar nga çfarëdo qëllimi individual apo grupor. Nga ana tjetër, anëtarët e Këshillit Drejtues falënderuan ministrin Krasniqi për besimin dhe u zotuan për angazhim në zhvillimin e skenës teatrore në vend, e në
veçanti për Teatrin Kombëtar, si institucion përfaqësues i fushës teatrore.

Zyra e Kryeministrit: Asnjë këshilltar i Kryeministrit nuk është intervistuar nga EULEX’i

0

Thaci7-03

Kryeministria e Kosovës ka demantuar raportimet në media se një këshilltar i Shefit të Qeverisë është marrë në pyetje nga EULEX.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se një këshilltar i shefit të Qeverisë është marrë në pyetje nga shefi i EULEX’it.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës reagon ndaj lajmit të pavërtetë të publikuar nga disa portale se kinse javën që shkoi një nga këshilltarët e kryeministrit është marrë në pyetje nga Misioni i EULEX-it. Asnjë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës nuk është intervistuar nga EULEX-i”, thuhet në reagim.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse”, theksohet në reagim.

Këshilltari i Thaçit intervistohet nga EULEX-i

Një nga këshilltarët e lartë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në fund të javës së kaluar, saktësisht sot një javë është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-it.

Kështu kanë bërë të ditur burime të besueshme të Gazetës Blic brenda Misionit Evropian për Sundim të Ligjit.

Sipas këtyre burimeve, ky këshilltar i lartë i Thaçit është marrë në pyetje rreth 9 orë, ku i pranishëm ka qenë edhe avokati i tij.

Zyrtarët të EULEX-it as nuk e kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar marrjen në pyetje të këshilltarit të kryeministrit. Në një përgjigje me shkrim që ia ka dhënë gazetës zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi tha se ky mision “s’ka koment” në lidhje me këtë çështje.

Mirëpo, sipas burimeve mësohet se ky këshilltar i Thaçit është pyetur edhe në lidhje me krimet e luftës.

Kohëve të fundit, mediet kanë raportuar se gjatë muajit mars pritet të ndodhin arrestimet e disa zyrtarëve të lartë të PDK-së e AAK-së nën dyshimin për krime lufte, transmeton Blic.

Poashtu shumë shpejt pritet të themelohet një Tribunal për krimet lufte në Kosovë, ku përpos shqiptarëve, do të gjykohen edhe serbët.

U nënshkrua marrëveshja për zgjerimin e rrugës në Vërmicë

0

Autostrada-KS5-21Ministria e Punëve të Brendshme, e Financave dhe ajo e Infrastrukturës, nënshkruan sot marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit: “Zgjerimi i rrugës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë”. Ky projekt që pritet të filloj së shpejti, parashihet të përufnojë në muajin qershor dhe vlerësohet që do të krijojë letësira në qarkullimin e mallrave dhe evitimin e fuksit të njerëzve në këtë pikë-kalimi kufitar,shkruan rtk

Marrëveshja për zgjerimin e rrugës në pikëkalimin kufitar në Vërmicë e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e Financave dhe ajo e Infrastrukrës, parasheh disa korsi të cilat do të krijojnë lehtësira shumë të mëdha në këtë pikë-kalim i cili është i frekuetnaur shumë, sidomos në seoznin veror. Ky projekt do të krijojë kontroll më efikas ndaj dukurive negative.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se deri më tash ky pikë-kali ka qenë shumë i ngusht për tu kaluar.

Edhe ministri i Financave, Besim Beqaj vlerësoi se manxhimi i kufirit është i rëndëishëm andaj ritheksoi se synim i tyre është luftimi i ekonomisë formale.

Ndëra, ministri i Infrastrkturës, Fehmi Mujota theksoi se autostradës moderne i duhet edhe një pikë-kalim modern. Zgjerimi i rrugës në pikëkalimin kufituar pritet të përfunojë në qershor, ndërsa realizimi i tërë projektit arrinë vlerën prej 367 milionë euro.

Gripi i derrave, konfirmohen tetë raste në Kosovë

0

SpitaliFieritNë Qendrën infektive spitalore në Prishtinë, janë shënuar tetë raste, të prekur nga virusi i gripit të derrave AH1N1.

Tre nga këta raste ende janë të shtruar në spital, derisa pesë nga ta janë mjekuar dhe janë liruar, raporton 77news.

Ky virus ditë më parë ishte përhapur në Shqipëri e Maqedoni, ku janë shënuar dhjetëra raste të prekur nga ky virus.

Thaçi: PDK do të fitoj edhe pa Limajn e Krasniqin

0

Thaci14-12Largimi i ish numrit dy dhe tre të PDK-së, Fatmir Limes dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta dëmtoj këtë parti. Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së dhe njëherit kryeministër i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për Kosovapress.

Ai ka thënë se është vullnet i secilit që të zgjedh orientimin e tij politikë.Thaçi nuk ka dashur të flas për zyrtarizimin e partisë së Krasniqit e Limajt, dukë përsëritur se PDK nuk është e asnjë individi apo personi të caktuar. “Është në opinionin dhe vullnetin e secilit që të merr orientimin e vet politik”, ka thënë Thaçi për Kosovapress.

Kryeministri i Kosovës është i bindur se edhe pas largimit të Limajt dhe Krasniqit , Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë partia numër një në vend.

“E theksoj se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.

“PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programin e vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.

Mustafa takon “puçistët” e Eqës

0

Isa Mustafa LDKLideri i  LDK-së, Isa Mustafa do të takohet sot me “puçistët” e kryetarit të Degës së Prizrenit, Eqrem Kryeziut. Takimi mbahet në zyre të LDK-së në Prishtinë, ora 16:00.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se Isa Mustafa, ka ftuar anëtarët e Kryesisë dhe kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren,Eqrem Kryeziu për të biseduar rreth përçarjeve që ka ndodhur në këtë subjekt politik.
“ Sot në ora 16:oo jemi ftuar në një takim nga kryetari Isa Mustafa. Do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Prizren”,tregon burimi brenda LDK-së për PrizrenPress.

Një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në Prizren, kërkojnë largimin e Eqrem Kryeziut nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ata fajësojnë Kryeziun për humbjen e zgjedhjeve në këtë qytet.

“Besojmë se në këtë takim do të sqarohen edhe pakënaqësitë që ekzistojnë në Degën tonë”,tregon burimi. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë vizitës së fundit në Prizren i ka dhënë përkrahje kryetarit të Degës në Prizren, Eqrem Kryeziut. Ai i ka thënë se Kryeziu ka bërë një punë të mirë në këtë degë të LDK-së.

Mustafa po ashtu ka kërkuar që të heqin dorë nga peticioni, nëndegët dhe anëtarët e Kryesisë, të cilët kërkojnë largimin e Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

“LDK-ja nuk funksionon me peticione…”, kishte thënë Mustafa./PrizrenPress.com/