7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Si do t’i ndalojë ministri Rexhepi vizitat elektorale nga Serbia

BajramRexhepi-ministerLiderë të partive politike në Serbi kanë filluar fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen më 16 mars. Por, kjo fushatë ka rrjedhur edhe jashtë kufijve të shtetit serb.

Zëvendëskryeministri në largim i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Progresiste Serbe, ka qëndruar të enjten në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq. Ai, në një tubim me qytetarë në Leposaviq, ka përcjellë mesazhe patriotike dhe politike duke u premtuar serbëve të Kosovës se do t’u garantohet qëndrim i sigurt në shtëpitë e tyre dhe duke u thënë se askush nuk do të guxojë t’i kërcënojë ata.

Por, Vuçiq ka kaluar rregullat e caktuara nga leja e dhënë nga autoritetet e Prishtinës, duke e shfrytëzuar këtë vizitë për të bërë mesazhe politike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë për lajmi.net se Vuçiq ka marrë leje për vizitë në Kosovë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. “Aleksander Vuçiq ka leje për ta vizituar Kosovën konfrom parimeve te Marrëveshjeve të Brukselit”, ka thënë Rexhepi.

Mirëpo, në komentin e tij lidhur me mesazhet elektorale të numrit dy të qeverisjes teknike serbe, Rexhepi thotë se çdo devijim nga karakteri itinerari i vizitës do penalizohet me refuzimin e kërkesës pasuese për vizitë në Kosovë. “Çdo kërkesë shqyrtohet veçanërisht, karakteri i vizitës, dhe në bazë të asaj i jepet ose i refuzohet leja për vizitë”, thotë Rexhepi për Lajmi.net.

Ai thotë se këtë e dëshmon edhe rasti i Ministrit serb pa Portofol, Aleksander Vulin, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Kosovë si pasojë e shfrytëzimit të vizitave paraprake për të bërë mesazhe politike. “Nëse nuk i përmbahen karakterit të vizitës dhe itinerarit, atëherë i refuzohet kërkesa pasuese, siç ka ndodhur disa herë me Aleksandar Vulin”, thotë Ministri Bajram Rexhepi.

Më Shumë

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit