18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8732

27 shkurti, Dita “D” për Ramadan Mujën

0

Ramadan MujaMëngjesi i 27 shkurtit mund të jetë moment i rëndësishëm sa i përket të ardhmes politike të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Në këtë datë planifikohet që të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Mujës dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, në disa raste të ndryshme.

Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura gjatë javës së kaluar, në dy raste ka përmendur 27 shkurtin si datë të mundshme për shpalljen e aktgjykimit. /Koha Ditore/

Qeveria serbe akuzon policinë e Kosovës

0

Policia ne gjakoveZyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën ka akuzuar të shtunën policinë e Kosovës për diskriminim, pasi pretendon se forcat e rendit i ndaluan pelegrinëve serb që të vizitojnë varrezat në Gjakovë.

Sipas tyre një grup i serbëve të shpërngulur kishin shprehur dëshirë që të vizitojnë varret e familjarëve të tyre, ndërsa policia e Kosovës ua ka ndaluar këtë gjë.

“Serbëve në Kosovë, për të satën herë u kufizohet liria e lëvizjes, u ndalohet që të vizitojnë varrezat dhe shtëpitë e tyre”, citon agjencia Beta komunikatën e qeverisë serbe.

ZyYra për e qeverisë së Serbisë, thuhet se i ka bërë apel bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë për këtë incident, dhe t’i krijoj kushtet për lirinë e lëvizjes së serbëve, transmton REL.

“Serbët janë sot i vetmi popull në Evropë, i cili nuk mund t’i vizitojë varrezat dhe kishat e veta. Derisa kjo praktikë të mos ndërpritet, në Kosovë nuk do të ketë kushte për një jetë të përbashkët dhe pajtim, për të cilën gjë qeveria e Serbisë po preokupohet”, thuhet në këtë komunikatë.

Një grup prej rreth 120 pelegrinë, që thonë se janë të zhvendosur nga Gjakova, sipas medieve serbe, thuhet se kanë kërkuar siguri nga policia e Kosovës për t’i përcjell gjatë vizitës në Gjakovë.

Sipas agjencisë beta, policia e Kosovës ka refuzuar këtë detyrë.

“Jemi rreth 120 veta, dhe gjendemi në Kosovë, dhe po udhëtojmë në drejtim të Manastirit të Deçanit, edhe pse jemi lajmëruar mbrëmë se as policia e Kosovës, as KFOR-i dhe as EULEX-i, nuk mund të na garantojnë siguri”, citon beta, udhëheqësin e këtij asociacionit të shpërngulurisht nga Gjakova, Gjokica Stanojeviq.

Frika e komunistëve nga “libri i rrezikshëm”

0

Libri i rrezikshëmKomunistët e Ferizajt kishin mbajtur 14 mbledhje për “Katërmbëdhjetë autorë” para se Gjykata e Prizrenit të nxirrte verdiktin për ndalimin dhe djegien e librit të poetëve ferizajas në vitin 1986.

Ky është vetëm njëri prej kujtimeve të këqija që i ka mbetur shkrimtarit dhe publicistit Bardh Frangu, poezitë e të cilit ishin pjesë e antologjisë së botuar në maj të vitit ‘85 në shtëpinë botuese “Ramiz Sadiku” në Prizren.

Komunistët e Ferizajt kishin mbajtur mbledhje nëpër të gjitha bashkësitë e qytetit, ku qytetarët njoftoheshin për “rrezikun e grupit të organizuar” të autorëve të vargjeve poetike, shkruan Koha Ditore.

“Shumë interesante. E mbaj mend si rast, 14 mbledhje, 14 autorë”, kujton Frangu, teksa kthehet në ngjarjet e mesit të viteve ‘80. “Thoshin se ky është libër ‘i rrezikshëm prej këtyre autorëve të organizuar e ju duhet të tregoheni vigjilentë dhe të organizuar’. Do të thotë këso pallavrash politike”.

Në fakt, brezi i poetëve ferizajas ishte i organizuar rreth klubit lokal letrar “De Rada”. Në mesin e tyre kishte poetë që në vitet tetëdhjetë ishin përndjekur prej regjimit jugosllav. Autorët Afrim Demiri, Bardh Frangu, Biser Mehmeti, Borisav Bojkoviq, Fitnete Tuda, Gani Bytyçi, Ismet Aliu, Jovan Sariq, Kemail Aliu, Menduh Leka, Sami Vranovci, Shqipe Azemi, Xheladin Rexhepi dhe Ymrane Abdullahu, të renditur në libër sipas alfabetit, kishin shkruar vargje për “Hasan Prishtinën”, “Në Shtëpinë e Lidhjes”, “Përpjekjen”, “Numërimin në status”, “Minatorin”, “Kullën”, “Odat”, “Zemërimin e poetit”, “Plagën”, apo edhe për “Radion e prishur”, “Një lule” dhe shumë poezi me motive të tjera. Në libër janë edhe poezitë e një serbi dhe të një romi.

“Perandoria” e Ukë Rugovës

0

uk rugovaUkë Rugova prej kohësh shoqërohej dhe bënte biznes me njerëz të dyshimtë. Miku i tij Izet Beqiri dyshohet se në Itali i ka takuar një rrjeti trafikantësh të drogës. Rugova në Kosovë ka shumë biznese.

Një prej tyre e lidh atë me Astrit Haraqinë dhe Bardhyl Sejdiun, djalin e Fatmir Sejdiut. Ndërsa Florian Petani, po ashtu i dyshuar si pjesë e rrjetit, në Kosovë ka ndërtuar një pasuri të madhe, shkruan Koha Ditore.

Katër vetura i janë konfiskuar atij, ndërsa është pronar i një shtëpie të shtrenjtë në periferi të Prishtinës. Rugova dyshohet se është udhëheqës i këtij grupi.

Tahiri: Serbia s’mund të organizojë zgjedhje në Kosovë

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, u është kundërpërgjigjur paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të Beogradit se Serbia do të organizojë zgjedhje parlamentare edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë për Epokën e re, Tahiri ka thënë se marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013, e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë fund ndërhyrjeve të shtetit serb në punët e brendshme të Kosovës. “Marrëveshja e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve definitivisht i ka dhënë fund çfarëdo ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se janë të përcaktuara qartë proceduarat se si qytetarët me dy shtetësi mund të votojnë jashtë vendit. “Qytetarët serbë, të cilët mund të kenë dy shtetësi, të Kosovës dhe Serbisë, sipas Konventës së Vjenës, kanë të drejtë të votojnë për zgjedhje parlamentare”, është shprehur Tahiri. Ajo ka thënë se marrëveshja e 19 prillit i ka dhënë një dimension të qartë integrimit të veriut të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për krijimin e Gjykatës Themelore dhe Zyrës së Prokurorisë në veri të Kosovës. “Këta dy mekanizma juridikë do të veprojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe në kuadër të sistemit unitar të drejtësisë së shtetit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Veteranët e UÇK-së: Qeveria Thaçi po luan me ne

0

Veteranet-protestaMegjithëse Hashim Thaç tha se nuk kishte qenë në llogorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ai mebtet vetran i kësaj ushtrie. Por, kolegët e tij nga lufta, veteranët e UÇK’së ndihen të mashtruar nga ai pasi që Qeveria Thaçi ende nuk e ka përfunduar projektiligjin për veteranët dhe as që ka ndarë buxhetë për ta, shkruan zëri.

Madje, komisioni i caktuar për verifikimin e veteranëve, në krye me Agim Çekun, një trasnfer i brendshëm i koaliciont qeveritar, i ikur nga Behegjet Pacolli te Hashim Thaçi, nuk e ka kryer punën, konstatojnë ata.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK’së krejt ë këtë situatë e quan lojë dhe madje ka ka lyp dorëheqjen e Agim Çekut.

Sot varroset komandant “Mixha”

0

mixhaMuharrem Dina i njohur si Komandant ‘Mixha’ varroset sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Ai ka ndërruar jetë dje në moshën 71 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Nga ora 10 deri në orën 12 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren do të bëhen homazhe, në orën 12:00 mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

 

PDK i frikësohet shkuarjes në opozitë

0

PDK-logo8-07Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është ndjerë goxha në siklet pasi për më shumë se tri orë është dashur t’i dëgjojë vërejtjet dhe kritikat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të partisë për zhvillimet e brendshme në parti. Por, rezultati i zgjedhjeve në disa komuna si dhe largimi i Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga partia kanë qenë dy pikat me të nxehta të debatit.

Për këta të fundit madje është kërkuar që Këshilli ta votojë largimin e tyre pasi është vlerësuar se ata kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të partisë. Sokol Bashota, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Klinës, ka paralajmëruar se komoditeti që ka përfshirë PDK-në gjatë qëndrimit në pushtet mund t’i kushtojë shumë lehtë me kalim në opozitë.

“E dini të gjithë se LDK i ka humbur zgjedhjet kur iu ka rritur mendja me pushtetin. Nëse dikush ndihet shumë komod me pushtet dhe e harron subjektin politik, të jeni shumë të sigurt se do ta kemi fatin sikurse në disa komuna”, ka thënë Bashota.

Ai ka kërkuar edhe marrjen e masave ndaj Limajt dhe Krasniqit. “Në PDK ka lëvizje regresive. Nëse ne nuk i studiojmë ato qartë, unë besoj se ato do të vijnë duke u zmadhuar dhe dihet pastaj fati i subjektit tonë. Duke mos dashur që partinë ta shoh në opozitë, dëshiroj që të shprehemi qartë para elektoratit tonë për lëvizjet e fundit”, ka thënë Bashota, duke shtuar se Limaj e Krasniqi kanë qenë njerëzit më të privilegjuar nga partia./tribuna/

Arrihet marrëveshje për energjetikë Kosovë-Serbi

0

kds rrymaOperatorët për transmetimin e energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Serbisë (EMS) kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Europiane të Energjisë, Dirk Buschle. Në një intervistë për portalin Euractiv.rs, Buschle ka bërë të ditur se dokumenti i nënshkruar është obligues për të dy palët.

Kjo marrëveshje, sipas Buschle, e cila është nënshkruar më 12 shkurt, e bërë në mes të dy kompanive nga Kosova dhe Serbia, është shumë e rëndësishme.

“Kur ne flasim nga pikëpamja e integrimit në BE dhe për normalizimin e marrëdhënieve, ai është një koncept abstrakt, por kur të kemi parasysh se çfarë mund të bëhet në mënyrë specifike, ndoshta kjo marrëveshje në mes të dy kompanive që veprojnë në mënyrë të arsyeshme, është shembulli më i mirë si bëhet normalizimi i marrëdhënieve”, ka thënë Buschle.

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare edhe në Prizren

0

gjuhaDita botërore e gjuhës amtare është shënuar sot edhe në Prizren, në organizim të Gjykatës Themelore dhe Programit për Sundimin Efektiv të Ligjit nga USAID.

Përveç, zyrtarëve të USAID-it dhe Gjykatës Themelore të Prizrenit, pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe nxënës të komuniteve nga shkollat e Prizrenit.
Përfaqësuesi I USAID-it, Mark Hog, tha me këtë rast se ‘respektimi i përdorimit të gjuhëve nëpër institucione do të ketë prioritet.
Komisioneri për gjuhë,Sllavisha Mlladenoviq, tha se “prej se është themeluar Zyra për monitorimin e përdorimit të gjuhëve vitin e kaluar ka pasur 12 ankesa”.

“ Nuk janë pak për faktin se viteve të kaluara nuk ka pasur ankesa dhe që dëshmojnë ka raste kur në tërësi nuk po rrespketohet ligji për përdorimin e gjuhëve nëpër institucione të ndryshme”,transmeton TVO.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Skënder Çoçaj tha se në Gjykatën themelore të Prizrenit gjuhët respektohen

Edhe Shpresa Emra thanë se në institucionin ku punon gjuhët rrespektohen në tërësi. Ajo tha se vetë I njeh të tri gjuhët që fliten në Prizren dhe ndonëse seancën e fillon në gjuhën shqipe e flet edhe gjuhën turke e boshnjake.