18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8733

Haradinaj: Kryeministri Thaçi duhet të japë dorëheqje

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj insiston që zgjedhjet parlamentare duhet mbajtur sa më parë në Kosovë, i bindur se Qeveria e Hashim Thaçit e ka humbur shumicën në Kuvend dhe bllokada institucionale nuk kapërcehet.

Në një intervistë për Top Channel, ai ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Thaçi, sepse nuk i ka numrat në Kuvend dhe rrjedhimisht vendimet e Qeverisë nuk janë legjitime më.

“Është normale të reflektosh mbi një gjendje të krijuar, është e arsyeshme, morale dhe kërkohet kur humb shumicën në Parlament.”

“Duhet ta pyesësh Parlamentin, nëse do vazhdosh më tutje. Kjo do të thotë, ose të japësh dorëheqje, ose t’i kërkosh Parlamentit se si do të vazhdojë më tej situata me qeverisjen, duke qenë se nuk e ke më shumicën.”

“Vendimet e Qeverisë së sotme nuk janë legjitime në vazhdim, sepse nuk ka shumicën politike të detyrueshme nga Kushtetuta e vendit.”

Haradinaj ka deklaruar për Top Channel që zgjedhjet parlamentare do të duhej të mbaheshin në muajin prill.

“Do të ishte mirë që të mbahen në prill të këtij viti. Pra, të vendoset brenda këtyre ditëve që brenda atij muaji të mbahen zgjedhjet, pasi kështu do të ishte mirë për Kosovën. Do të përfitonim kohë dhe, në një farë mënyrë, gjendjen që po shkon në përkeqësim e ndalim menjëherë me shpalljen e zgjedhjeve”.

Doktoratura, ndryshime kriteresh për interesa personale

0

RektoriatiPas shpalljes së konkursit fillestar, ndryshimet e para të kritereve të bëra nga Senati më 22 nëntor të 2013, kishin vendosur kritere eliminuese si: notën mesatare; gjuhën angleze si dhe intervistën, kritere që nuk kishin qenë fillimisht. Anëtarët e Senatit të universitetit pranojnë se mund të kenë shkelur ligjin, por kanë respektuar vendimet e senatit.

Ndërsa, në ndryshimin e dytë të kritereve për doktorata, Senati me 21 janar të këtij viti, ka vendosur të largojë kriterin eliminues, të gjuhës angleze, si dhe rekomandon që tu ipet hapësirë asistentëve të njësive përkatëse.

Kandidatë të cilët i janë nënshtruar këtij konkursi për doktoraturë, kanë hezituar të flasin para kamerave, por edhe pas ankesave të bëra dhe vendimit të dytë për ndryshim të kritereve, ata sërish shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre, të gjitha këto vendime janë marrë me qëllime të caktuara, për eleminimin dhe favorizimin e kandidatëve të caktuar.

Në anën tjetër, pavarësisht nëse ka qenë i ligjshëm apo i kundërligjshëm vendimi i dytë për ndryshimin e kritereve të doktoratave, Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore, Tahir Arbneshi, anëtarë i Senatit të UP-së, thotë se është dashur të votojë dhe të respektojë vendimet e Senatit.

”Krejt çka mund t`iu them unë është se unë punojë në bazë të vendimeve të Senatit. Të dy vendimet i ka nxjerrë Senati, ku edhe unë jam pjesë e Senati dhe kam votu pro këtyre vendimeve. Kam menduar se kam votuar drejt”, thote Arbneshi, transmeton RTK.

I pyetur se a keni vepruar drejt, kur konkursi ka dal ne shtator dhe gjatë rrugës janë ndryshu kriteret dhe a mendoni që keni bëre shkelje ligjore ai pergjigjet se ndoshta kane bere.

”Ndoshta kemi bë shkelje ligjore por kështu kanë qenë rrethanat dhe kemi dashur te plotësojme numrin e studentëve të kërkuar me konkurs. Nuk jam jurist dhe nuk mundem te përgjigjigjem kësaj pyetjeje”, thote ai.

Për ndryshimet e bëra për herë të dytë të kritereve të konkursit për doktorata, gjatë ditës, RTK ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Sekretari i Përhershëm i Rektoratit, Esat Kelmendi si dhe nga ministri i arsimit, Ramë Buja, por ka qenë e pamundshme.

Një muaj më parë, përkatësisht në janar të këtij viti, ministri Ramë Buja, para se të merrej vendimi i dytë nga Senati, pati deklaruar në media se ndryshimet e kritereve të konkursit për doktorata, nuk kanë qenë as të logjikshme, as normale dhe as juridike.

BE: Kosova po rrezikon afatet ligjore

0

BE-flamujt evropianBashkimi Evropian dhe Kosova janë marrë vesh që është e rëndësisë parësore që Kuvendi të sigurojë emërimin sa më të hershëm të Komisionit të Pavarur për Media, përmes një procesi të hapur dhe transparent që garanton emërimin e njerëzve kompetentë e pa përkatësi politike. Ky emërim do të jetë i nevojshëm që KPM-ja të kryejë monitorimin e zgjedhjeve nëse Kosova futet në një proces të zgjedhjeve.

Përfaqësues të autoriteteve kosovare dhe të Bashkimit Evropian janë takuar në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të fundit në fushën e komunikimeve elektronike, shoqërisë informative dhe politikave audiovizuele, punën dhe mirëqenien sociale, arsimin, shkencën dhe novacionin si dhe mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.

Jacobson e Cliff refuzuan ftesën e Thaçit?

0

Thaci-FSKKryeministri Hashim Thaçi ka vizituar të premten strukturat drejtuese të FSK’së të cilët i ka njoftuar për vendimin e Qeverisë që kjo trupë të transforomohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Thaçi gjatë vizitës së tij ka shfrytëzuar rastin për të ngrënë edhe drekë me pjesëtarët e FSK’së.

Aty kanë qenë të ftuar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tracey Ann Jacobson dhe ai britanik Ian Cliff, por nuk kanë marrë pjesë, transmeton Express.

Televizionet e vendit kanë transmetuar pamje të karrigeve të zbrazëta që ishin rezervuar për Jacobson dhe Cliff. Por nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesmarrjes së dy diplomatëve në këtë eveniment.

Për dorëheqjen nga pozita e Kryeparlamentarit vendos javën tjetër

0

JakupKrasniqi-kuvendKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me dorëheqjen e pozitës së Kryeparlamentarit.

Në një prononcim për lajmi.net, Krasniqi ka përgënjeshtruar raportimet se do të japë dorëheqje nga pozita e të parit të legjislativit.

Sipas tij, vendimi për dorëheqje nga kjo pozitë do të bëhet konform interesit dhe rrethanave që janë të krijuara në vend, ndërsa siguron se asnjëherë nuk do ta vë interesin e tij para institucionit të cilin ai e udhëheq.

“Do ta shikojmë, dhe vendimin do ta marrim konform interesit dhe rrethanave që janë krijuar në Kosovë”.

“Akoma nuk e kam kumtuar qëndrimin tim, por besoj që nga fundi i javës tjetër, por tani nuk e kam.”

“Unë nuk kam thënë se do të jap dorëheqje”.

“Do të shikojmë, po them. Vendimin do ta marrim konform interesit dhe rrethanave që janë të krijuara, e jo konform interesit tim”.

Jakup Krasniqi thotë se do të shikojë edhe vullnetin PDK’së, nëse ata dëshirojnë ta mbajnë këtë pozitë.

“Duhet ta shikoj edhe vullnetin e subjektit politik që e ka të drejtën me Kushtetutë që ta ketë pozitën e Kryeparlamentarit”.

“Tri dritare dhe një varje”, afër premierës

0

Film-Tri dritare dhe një varjeProjekti i fundit filmik i regjisorit Isa Qosja, që shfaqë trajtimin që ia bënë shoqëria kosovare grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës do të jetë i gatshëm për premierë në fund të marsit. Pas përfundimit të xhirimeve filmi do të dërgohet në Gjermani, ku do t’i jepet edhe dora e fundit. Por nuk dihet nëse do të kenë fatin prishtinasit që këtë film ta shohin të parët, pasi që, ende nuk është vendosur nëse premiera e këtij filmi të jepet në Prishtinë apo në ndonjë festival të huaj.

Jeta e femrave dhe grave të dhunuara gjatë luftës nga paramilitarët, ushtarët e policët serb, përkatësisht, mënyra se si i pranon shoqëria ato, trajtohet në filmin më të ri të regjisorit kosovar, Isa Qosja. Të gjitha xhirimet e filmit “Tri dritare dhe një varje”, sikurse dihet tashmë kanë përfunduar, ndërkaq ka mbetur të punohet edhe pak deri në përfundimin e tij.

Qosja, thotë se ky projekt filmik afërsisht në fund të marsit të këtij viti do të jetë i gatshëm për tu dhënë si premierë.

“Ne jemi në fazë të përpunimit tonik, miksit, paramiksit, përpunimit të fotografisë, gjegjësisht korrigjimit të ngjyrave edhe dritave, dhe kjo do të zgjasë diku dy javë. E kemi përcaktuar një termin të tillë (për përfundim të filmit).

Me datën 10 mars duhet të shkojmë në Gjermani në Bavaria film, atje ku e kemi fituar edhe fondin për përpunimin final, ose post produksionin e filmit. Dhe atje do të zgjasë puna dy javë, e pas dy javësh filmi do të jetë praktikisht i gatshëm për të startuar në premierë”, thotë Qosja për “KultPlus”.

Skenarin e këtij filmi e ka bërë skenaristi Zymber Kelmendi, ndërkaq, producent është Shkumbin Istrefi.

Qosja thekson se për të krijuar filmin “Tri dritare dhe një varje”, duke përfshirë skenarin, punën me aktorë, ka marrë kohë rreth dy vite, xhirimet rreth dyzet ditë, ndërkaq, montazhi rreth shtatë-tetë muaj. Në këtë film, me rolet e tyre paraqiten aktorët: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Xhevat Qorraj, Leonora Mehmeti, Selman Jusufi, Syle Kuqi, Basri Shala.

“Gjithsesi është një mesazh i veçantë (që jep filmi), një mesazh i qartë, një mesazh i cili megjithatë do të thotë diçka në nivel të përgjithshëm sepse këndshikimi është krejt tjetër. Nuk flitet nga aspekti i asaj se si ka ndodhur kjo çështje (dhunimi), por flitet nga aspekti si e kemi trajtuar ne një grua të tillë në mesin tonë. Dhe është këndshikim tjetër, dhe ai këndshikim mendojë se është më se i nevojshëm për mjedisin tonë, prandaj, e konsiderojë që është një projekt mjaft i dobishëm në këtë kuptim”, thekson regjisori Qosja.

Thaçi: Është dashur të veprojmë ndryshe

0

PDK-keshilli drejtues(E plotësuar) Këshilli Drejtues i PDK-së është duke vazhduar mbledhjen. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë në KD të PDK-së se ‘duhet të mobilizohemi sot sikur sot pas 45 ditësh 90 ditësh ose 9 muajsh’.

“Ata që i kanë humbur zgjedhjet në komunat e tyre nuk mund ta sjellin disponimin negativ në Këshillin Drejtues. Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur ndryshe. Dobësia ndoshta ka qenë edhe e jona, se kemi shku në shabllon kur i kemi caktuar kryetarët e komunave Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur të shkohet pak më ndryshe, për shkak të ndonjë kandidati kryeneq” ka thënë Thaçi.

Ai ka elaboruar edhe më tej rezultatin zgjedhor të PDK’së duke thënë se dialogu me Serbinë nuk ka ndikuar që PDK mos të fitojë në Fushë Kosovë.

“Problematika qëndron ne kontekstin lokal” ka shtuar ai.

Godet Kadri Veseli: Kemi bërë gabime, dikush nga ne duhet të shkojë në shtëpi

Po vazhdon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK’së. Aktualisht aty po mbanë fjalim Zëvendëskryetari i Parë Kadri Veseli.

“PDK ka gabuar në disa raste dhe PDK nuk është konto e askujt. Ne jemi të vetmit që mund ta zhvillojmë vendin. Sigurisht që PDK ka bërë punë shumë të mëdha por edhe gabime. PDK duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme nacioanale” ka thënë Veseli.

“PDK nuk ka alternativë as politike as qytetareqeverisëse por edhe ne duhet të ndryshojmë shumë . Disa njerëz duhet me shku me pushu duhet të shkojnë në familjet e tyre disa të tjerë duhet të avancohen. Nominimet për deputetë duhet të bëhen në Këshill Drejtues. Rebelët janë të mirësaerdhur në partinë tonë” ka thënë Veseli, raporton Express.

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke mbajtur mbledhje në ambientet e Hotel “Victory” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Epokën e re’, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

I pyetur se çfarë po diskutohet në këtë mbledhje, Musmurati ka thënë se Këshilli Drejtues i PDK-së do të diskutojë për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me proceset politike në Kosovë dhe zhvillimet brenda PDK-së, duke përfshirë edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Rrahje masive në Prizren, shkaku pronës

0

Prizreni5-24Banka shet pompën e benzinës që ishte lënë peng në hipotekë, pasi ish pronari, nuk kishte arritur të pagujë për rreth 1 vit këstin mujorë. Ish pronari dhe pronarët e pompës së benzinës përfshihen në konflikt, ku nga kjo, 4-tër persona janë lënduar, ndërsa janë arrestuar 9- të të tjerë në qytetin e Prizrenit.

Një rrahje masive në mes të anëtarëve të familjes Braha dhe pronarëve të një pompe të benzinës në dalje të qytetit të Prizrenit, ka mundur të përfundojë tragjikisht, por patrulla rajonale e policisë së Kosovës ka ndërhyrë shumë shpejt, duke çarmatosur, një të dyshuar që mbante në dorë një kallashnikov.

Nga kjo rrahje, kanë përfunduar në spital 4 persona, ndërsa janë shoqëruar për në stacionin e policisë 9-të të tjerë.

Siç tregon njëri nga anëtarët e familjes Braha, kjo ka ndodhur nga një mosmarrveshje që ka rrjedhur pas nxjerrjes në shitje të pompës së benzinës e cila ishte në hipotekë në një ndër bankat komerciale, pasi ish pronari për gati një vit , nuk ka arritur të paguajë këstin e kredisë, transmeton RTK.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cështjes dhe po merret me rastin. Katër personat e plagosur janë goditur me shufra hekuri dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetë.

DKA në Suharekë, ndan 150 bursa për nxënës dhe studentë

0

Suhareke-testi maturesDrejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, edhe sivjet ka ndarë bursa për nxënës e studentë. Për dallim nga vitet tjera sivjet janë ndar 150 bursa, prej të cilëve 100 për studentë dhe 50 nxënës.

“Për të përfituar një bursë, ka qenë interesim i madh i kandidatëve, pasi gjatë afatit të konkursit kanë aplikuar mbi 400 kandidatë. Komisioni i formuar për ndarjen e bursave pasi ka analizuar secilin aplikacion veç e veç dhe pasi ka shqyrtuar të gjitha kërkesat më pas sipas kritereve ka ndarë 150 bursa”, njofton Komuna e Suarekës.

Përfitues të burses edhe sivjet janë fëmijtë e dëshmorëve (të cilët pa asnjë kriter janë përfitues), rastet sociale dhe me kushte të vështira ekonomike, si dhe studentët dhe nxënësit me sukses më të mirë. /PrizrenPress.com/

Begaj: Çdo brengë e qytetarit është edhe shqetësim i imi

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të premte, edhe sot ka hapur dyert për qytetarët, duke i dëgjuar hallet dhe problemet e përditshme që kanë banorët e Komunës, qoftë si individ, apo si komunitet, duke ju ofruar kështu ndihmën e institucionit të komunës dhe duke ju dhënë këshillat e nevojshme për çështjet e caktuara. Problemet kryesore të shfaqura nga qytetarët, ishin kryesisht ato socio-ekonomike, problemet me infrastrukturën e përgjithshme dhe një çështje shumë preokupuese ajo për punësim dhe nevojat tjera të ndryshme,

Begaj i ka premtuar qytetarët se do të angazhohet dhe do të mundohet t’i minimizoj problemet dhe brengat e tyre.

“Çdo shqetësim apo brengë e qytetarit të Malishevës është edhe shqetësim i imi i cili më prek jashtëzakonisht shumë, dhe do mundohem të ju siguroj një jetë më të mirë dhe të jem i barabartë me ju”, tha Begaj.

“Do të jem i hapur dhe i afërt me ju çdoherë, dhe së bashku do të ballafaqohemi me problemet”. /PrizrenPress.com/