13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

PDK i frikësohet shkuarjes në opozitë

PDK-logo8-07Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është ndjerë goxha në siklet pasi për më shumë se tri orë është dashur t’i dëgjojë vërejtjet dhe kritikat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të partisë për zhvillimet e brendshme në parti. Por, rezultati i zgjedhjeve në disa komuna si dhe largimi i Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga partia kanë qenë dy pikat me të nxehta të debatit.

Për këta të fundit madje është kërkuar që Këshilli ta votojë largimin e tyre pasi është vlerësuar se ata kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të partisë. Sokol Bashota, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Klinës, ka paralajmëruar se komoditeti që ka përfshirë PDK-në gjatë qëndrimit në pushtet mund t’i kushtojë shumë lehtë me kalim në opozitë.

“E dini të gjithë se LDK i ka humbur zgjedhjet kur iu ka rritur mendja me pushtetin. Nëse dikush ndihet shumë komod me pushtet dhe e harron subjektin politik, të jeni shumë të sigurt se do ta kemi fatin sikurse në disa komuna”, ka thënë Bashota.

Ai ka kërkuar edhe marrjen e masave ndaj Limajt dhe Krasniqit. “Në PDK ka lëvizje regresive. Nëse ne nuk i studiojmë ato qartë, unë besoj se ato do të vijnë duke u zmadhuar dhe dihet pastaj fati i subjektit tonë. Duke mos dashur që partinë ta shoh në opozitë, dëshiroj që të shprehemi qartë para elektoratit tonë për lëvizjet e fundit”, ka thënë Bashota, duke shtuar se Limaj e Krasniqi kanë qenë njerëzit më të privilegjuar nga partia./tribuna/

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Lajmet e Fundit