11.8 C
Prizren
E diel, 3 Nëntor, 2024

Buxhovi: Eqrem Kryeziu politikan pa prespektivë

Jusuf BuxhoviPublicisti dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi nuk e sheh Eqrem Kryeziun, si një politikan me prespektivë. Ai ka fajësuar LDK-në që ka kandiduar Kryeziun për kryetar të Prizrenit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin.

“Nuk mund të fitohet Prizreni me një kandidat që ka humbur tri parë zgjedhje”, ka thënë Buxhovi. Ai tha se LDK është dashur ta fitojë Prizrenin, por jo me një kandidat siç ishte Eqrem Kryeziu.

“LDK-ja ka përgjegjësi historike, sepse është partia kryesore”, thotë Buxhovi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, pas 20 qershorit 1999, e ka pamjen e një partie politike e jo të një lëvizje, siç e kishte në vitet ’90-ta kur kishte monopol”, tha Buxhovi për emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Buxhovi e ka vlerësuar rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të lideri të saj Ibrahim Rugova, si një lëvizje në krijimin e një pushteti paralel karshi pushtimit serb dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“LDK po e keqpërdor kultin e Rugovës dhe nuk ka kohezion për një Kosovë evropiane…”, tha ai, duke vlerësuar se LDK me këtë format nuk e ka profilin për të marrë qeverisjen e vendit.

Duke folur për figurën politike të Hashim Thaçit, Buxhovi tha se faktori ndërkombëtar te lideri i PDK-së ka parë politikanin e fuqishëm që mund të garantojë stabilitet në vend.

Lidhu me ambiciet e Fatmir Sejdiut për t’u rikthyer në krye të LDK-së, Buxhovi tha se nuk do të dëshironte të komentojë.

Sipas tij, fituese të vetme në zgjedhjet e fundit lokale e sheh AKR-në e Pacollit. Ndërsa, thotë se me votën e tyre qytetarët e Kosovës më shumë kanë shprehur revoltën ndaj subjekteve politike.

Ndërkaq Vetëvendosjen, Buxhovi e e cilësoi si një forcë serioze politike, por ka vërejtje nga konvencat e saj që i bëjnë dëm, siç janë populizmi dhe të tregojë respekt për shtetin e Kosovës.

“Vetëvendosje duhet të heq dorë nga injorimi i simboleve dhe thirrjet për bashkim kombëtar. Nuk duhet të manipulohet me bashkimin kombëtar”, tha ai./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Përfshihet nga zjarri një fabrikë e peletit në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit në Prizren. Rasti është duke u hetuar. "Transit i vjetër Prizren  29.10.2024 –...

Pasi përuruan rrugën gjashtë kilometra në Dragash, Kurti dhe Durmishi hynë në valle

Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i është bashkuar dje edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Kjo rrugë...

Lajmet e Fundit