8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8800

Vepra e dramaturgut Jeton Neziraj, inskenohet në Stamboll

0

drama e nezirajt“Yue Madeleine Yue” u shfaq premierë nga trupa e aktorëve të teatrit Bo Sahne dhe siç ka njoftuar qendra Multimedia, është me gjasë drama e parë shqipe që luhet nga një teatër profesionist në Turqi

Tragjikomedia “Yue Madeleine Yue” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj është shfaqur të enjten mbrëma premierë në teatrin Bo Sahne të Stambollit, ka bërë të ditur qendra Multimedia në Prishtinë.

Drama kosovare është përkthyer në gjuhën turke nga Senem Cevher dhe është inskenuar për publikun turk me titullin “Büyük ?ehir” .
Shfaqja është prodhim i aatiyatro, dhe vjen me regjinë e Arif Akkaya. Në të luajnë aktorët: At?lgan Gümü?, Bekir Çiçekdemir, Berkin Özuyan?k, Esin Do?an, Nur Eraslan e ?eyla Halis.
“Yue Madeleine Yue” (Büyük ?ehir) do të qëndrojë në repertorin e teatrit Bo Sahne edhe në muajt në vazhdim, por ajo do të shfaqet edhe në skena të teatrove tjera nëpër Turqi.

“Yue Madeleine Yue” është me gjasë drama e parë shqipe që luhet nga një teatër profesionist në Turqi, ka njoftuar qendra Multimedia.
“Yue…” është shkruar në vitin 2011. Në qendër të saj është një familje rome e kthyer me forcë nga Gjermania në Kosovë. Të ndodhur në një realitet të ri, atyre tani u duhet të ballafaqohen me sfidat e shtetit të sapolindur. Vajza rome, Medlin, një ditë bie në një gropë të hapur nga një kompani ndërtimi. Dhe derisa vajza e mbetur në koma, lufton me vdekjen, babai i sajë, në përpjekje për të kërkuar drejtësi, ballafaqohet me zyrtarë byrokratë, biznesmenë, policë e punëtorë ambasadash.

Kjo është një dramë politike për pasluftën kaotike në Kosovë, por, para së gjithash, është një dramë për romët e padëshiruar në Evropë. Larg atyre stereotipeve për romët, larg atij ekzotizmit që përcjellë zakonisht temat rome, “Yue Medlin Yue” është një dramë intelegjente që shqyrton në mënyrë të shkëlqyeshme procesin emocional nëpër të cilin sot kalojnë me mijëra rom të Evropës, të cilët u nënshtrohen proceseve të dhunshme të ri-atdhesimit.

“Yue…” për herë të parë është prodhuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, me regji të Blerta Nezirajt, kurse ka pasur premierën botërore në teatrin austriak “Volkstheater”, ku është dhënë në kuadër të festivalit “Die Besten aus dem Osten: Folge 10”, me datë 24 dhe 25 shkurt 2012. Pos në Kosovë, kjo dramë është vënë në skenë edhe vitin që shkoi, nga Lucerner Theater. Deri më tash, “Yue Madeleine Yue”, është përkthyer në anglisht, frëngjisht, turqisht, gjermanisht dhe kroatisht./KultPlus.com

Ja lista e nominimeve kryesore për çmimet “Oscar 2014”

0

59191Lista me nominimet në kategoritë kryesore të çmimeve Oscar, që do të jepen më 2 mars në Dolby Theater, në Hollivud.

FILMI MË I MIRË
– “12 Years A Slave”
– “Dallas Buyers Club”
– “Capitaine Phillips”
– “Gravity”
– “Philomena”
– “American Bluff”
– “Her”
– “Nebraska”
– “Le loup de Wall Street”

REGJISORI MË I MIRË
– Alfonso Cuaron, “Gravity”
– Steve McQueen, “12 Years A Slave”
– Alexander Payne, “Nebraska”
– David O. Russell, “American Bluff”
– Martin Scorsese, “Le loup de Wall Street”

AKTORI MË I MIRË
– Chiwetel Ejiofor, “12 Years A Slave”
– Matthew McConaughey, “Dallas Buyers Club”
– Christian Bale, “American Bluff”
– Leonardo DiCaprio, “Le loup de Wall Street”
– Bruce Dern, “Nebraska”

AKTORJA MË E MIRË
– Cate Blanchett, “Blue Jasmine”
– Sandra Bullock, “Gravity”
– Judi Dench, “Philomena”
– Amy Adams, “American Bluff”
– Meryl Streep, “Un été à Osage County”

AKTORI MË I MIRË NË NJË ROL TË DYTË
– Barkhad Abdi, “Capitaine Phillips”
– Bradley Cooper, “American Bluff”
– Michael Fassbender, “12 Years A Slave”
– Jonah Hill, “Le loup de Wall Street”
– Jared Leto, “Dallas Buyers Club”

AKTORJA MË E MIRË NË NJË ROL TË DYTË
– Sally Hawkins, “Blue Jasmine”
– Jennifer Lawrence, “American Bluff”
– Lupita Nyong’o, “12 Years A Slave”
– Julia Roberts, “un été à Osage County”
– June Squibb, “Nebraska”

FILMI MË I MIRË I ANIMUAR
– “Les Croods”
– “Moi, moche et méchant 2?
– “La reine des neiges”
– “Ernest et Célestine”
– “Le vent se lève”

FILM MË I MIRË I HUAJ
– “La Grande Bellezza” (Italie)
– “La chasse” (Danemark)
– “Alabama Monroe” (Belgique)
– “L’image manquante” (Cambodge)
– “Omar” (Palestine).

KDI kërkon nga asamblistët që të mos i mbajnë dy pozita publike

0

NaimCahani-kdiInstituti Demokratik i Kosovës(KDI) kërkon nga asamblistët që mbajnë dy pozita publike të japin dorëheqje nga njëra prej tyre.

Përfaqësuesi i KDI-së,Naim Cahanaj thotë se asamblistët me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale, e kanë të ndaluar t’i gëzojnë dy pozita publike.

“Ligji e specifikon qartë se drejtorët komunal, institucioneve dhe ndërmarrjeve nën autoritetin e Komunës dhe nëpunësit civil të Administratës së Komunës nuk mund të jenë anëtar të Kuvendit të Republikës së Kosovës apo Kuvendit të Komunës ku ata punojnë”, shprehet Cahanaj.

Sipas tij, një numër i asamblistëve të Prizrenit, gëzojnë edhe nga një pozitë tjetër publike.

“KDI kërkon që asamblistët të respektojnë ligjin dhe të japin dorëheqje nga njëra pozitë”.

Cahanaj tregon se KDI është duke i mbledhur të gjitha të dhënat për këtë cështja dhe se do të kërkojë sqarim dhe interpretim nga MPL-ja rreth vlefshmërisë të votës së këtyre asamblistëve.

“Në ligj nuk është i specifikuar vlefshmëria e votës së as që ushtrojnë edhe një pozitë publike. Logjikisht vota e këtyre asamblistëve duhet të jetë jo i vlefshëm pasi që ata me ligj e kanë të ndaluar t’i ushtrojnë dy pozita”.
“KDI është duke i marrë të gjitha të dhënat e asamblistëve që ushtrojnë dy pozita publike dhe do t’i dërgoj në MPL për të interpretuar votën e tyre që shfrytëzojnë”. /PrizrenPress.com/

 

Avokati i Mujës, mbron edhe Jenuzin

0

SalimJonuziAvokatit Ruzhdi Berisha i ka dal punë për të mbrojtur kryetarët e dy komunave, Prizrenit dhe Dragashit. Ai që nga fillimi i procesit gjyqësor është angazhuar për të mbrojtur kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, i cili nga Prokuroria e EULEX-it, akuzohet për keqpërdorim të detyrës. Në kë të proces, Berisha ishte angazhuar pas dorë heqjes së kolegut të tij, Engjjëll Cetta.

Ende pa e përfunduar procesin gjyqësor të Ramadan Mujës,avokati Ruzhdi Berisha është “ngarkuar” edhe me një lëndë të një kryetari tjetër të Komunës, Salim Jenuzit.

Fillimisht Jonuzi ishte përcaktuar për një avokat tjetër, mirë po për shkak problemeve shëndetësore dhe trajtimit mjekësor jashtë vendit, është detyruar të angazhojë “avokatin e Mujës”, Ruzhdi Berishën.

Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi dhe ish -kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, të mërkurën është shtyrë për muajin shkurt.

Kryetari i Dragashit Salim Jenuzi, nuk ka arritur të shmang mospërfshirjen në konteste gjyqësore. Ndaj tij dhe ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, të cilën e menaxhon AKP-ja. Sipas aktakuzës së prokurorisë, Jenuzi ka urdhëruar drejtorin e Urbanizmit që të bartë pronën shoqërore në sipërfaqe prej 29.727 hektarësh, prej ndërmarrjes shoqërore në pronësi të Komunës.

Pastaj këto patundshmëri u janë dhënë në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike personave fizikë, blegtorëve. Sipas Prokurorisë , me kë to veprime Jenuzi e Rifaj u kanë mundë sur përfitim të kundërligjshëm material personave fizik,blegtorë ve në dëm të ndërmarrjes shoqërore”Sharr Prodhim”. /PrizrenPress.com/

Thaçi riformaton Qeverinë

0

Thaci5-21Kryeministri Hashim Thaçi po diskuton me partnerët e koalicionit për riformatim të Qeverisë, pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka vendosur t’i zëvendësojë disa ministra e zëvendësministra, të cilët nuk kanë pasur performancë të kënaqshme dhe kanë qenë të përfshirë në skandale të ndryshme. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri” brenda qeverisë, sipas të cilave reformatimi po ndodh me qëllim të përmirësimit të imazhit të ekzekutivit./Zëri/

Republika, mbetet e mbuluar

0

logo republika e kosovesLogo e Republikës së Kosovës ka mbetur e mbuluar në fletët e nënshkruara të betimit nga asamblistët dhe kryetarët e zgjedhur të veriut. Burime të gazetës kanë shpjeguar se pavarësisht përpjekjes së zyrtarëve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe disa zyrtarëve evropianë që menjëherë pas nënshkrimit, mbulesa (stikeri v.j.) të hiqet nga fletët e nënshkruara të betimit, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sipas disa zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë proces, mbulesa që është vendosur mbi logon e Republikës ka qenë aq mirë e ngjitur për letrën e betimit, saqë e vetmja mënyrë për ta hequr atë ka qenë shqyerja e letrës.

Në fakt, zyrtarët e MAPL-së, sipas burimeve të gazetës, kanë planifikuar që të kërkohet ndihmë profesionale në heqjen e këtyre mbulesave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Si rezultat i kësaj, fletët e votimit kanë mbetur me logo të mbuluar dhe janë arkivuar. Kosova dhe Serbia kanë diskutuar me ditë të tëra në Bruksel për mënyrën se si do të bëhej betimi i asamblistëve dhe kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit/tribuna/

Qeveria e do në krye të Gjykatës se tenderëve të dyshuarin për korrupsion

0

Hysni HoxhaQeveria e Kosovës nuk heq dorë nga vënia në krye të Gjykatës së Tenderëve, një njeri të dyshuar për korrupsion. Për herë të dytë ka propozuar, Hysni Hoxhën, për Kryesues tëOrganit të Shqyrtues të Prokurimit.

Po synon që edhe për një mandat të vendosë në krye të këtij institucioni, ani se Hoxha po ndiqet penalisht për veprime që lidhen me punën e tij, shkruar Koha Ditore.

Në gushtë Prokuroria ka nisur një hetim për një tender kundër Hoxhës. Prokuroria dyshon se Hysni Hoxha, Arben Gjukaj dhe Hasan Pruthi i janë nënshtruar presionit të Sami Lushtakut për t’i dhënë një tender mbi gjashtë milionë eurosh kompanisë së nipit të tij, Milazim Lushtaku, për sigurimin fizik të objekteve të KEK’ut. Tenderi konsiderohet i paligjshëm.

Ndërkohë, Hoxha ka udhëhequr OSHP në pesë vitet e fundit.

Qeveria e Kosovës në dhjetor ka miratuar listën për anëtarë të OSHP’së. Hysni Hoxha është propozuar për Kryesues, Ekrem Salihu, Tefik Sylejmani dhe Vjollca Kurtishaj për anëtarë.

Por, një muaj më herët Kuvendi i Kosovës kishte votuar kundër kësaj përbërje. Ata nuk kishin marrë vota të mjaftueshme për t’i bërë gjyqtarë në OSHP.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë sqarime se pse ka propozuar njerëzit e njëjtë për anëtarë të OSHP’së.

Hajredin Kuçi ka thënë se këtë cështje duhet ta sqarojë stafi i Zyrës së Kryeministrit.

Sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi ka thënë se ai ka kryer vetëm punët teknike derisa ka treguar se propozimet e emrave kanë ardhur nga stafi politik./Koha ditore/

 

Takimi i Prizrenit dhe domethëniet e tij

0

Agim NeshoShkruan: Agim Nesho

Më 11 janar të dyja qeveritë shqiptare u mblodhën në Prizren, duke realizuar tashmë një praktikë të njohur vice-president-agim-nesho-shkoder-albania+1152_12893408132-tpfil02aw-31254europiane, atë të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si kusht për realizimin sa më shpejt të integrimit në Bashkimin Europian.

Në një rajon si Ballkani, ku tensionet etnike, urrejtja, dhuna dhe ndasitë kanë qenë të pranishme ndër shekuj, ky bashkëpunim sjell një risi në marrëdhëniet midis shteteve dhe ndihmon ndjeshëm në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe stabiliteti politik në rajon.

Bashkëpunimi dhe integrimi rajonal është një kusht i domosdoshëm për:

– Zhvillimin ekonomik të vendeve, rritjen e kapaciteteve të investimeve të huaja, krijimin e një tregu më të madh të punës dhe vëllimit të shkëmbimeve tregtare, etj.

– Bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Pavarësisht përpjekjeve pozitive ku bashkëpunimi mbetet peng i marrëdhënieve tradicionale historike midis shteteve, problemeve etnike, ngarkesave dhe paragjykimeve si dhe voluntarizmit për të krijuar fuqi rajonale.

Kështu, Serbia bashkëpunon në partneritet strategjik me Republikën Srpska – si pjesë konstituive e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës – me të cilën ka vendosur një partneritet strategjik dhe mbledhje të rregullta midis dy qeverive, me Maqedoninë apo Malin e Zi, por e ka të vështirë ose të pamundur ta shtrijë këtë bashkëpunim më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët e Maqedonisë kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjet e përbashkëta me qeverinë serbe, ndërsa Shqipëria dhe Republika e Kosovës e realizojnë këtë bashkëpunim nën simbolikën e shtet-formimit të kombit shqiptar. Këto karakteristika të këtij bashkëpunimi rajonal tregojnë se filozofia e këtij bashkëpunimi dhe vlerat e tij mbeten më shumë të pranuara në retorikën e përpunuar të qeverive të këtyre vendeve, ndërsa në praktikë funksionojnë nën presionin dhe filozofinë e së shkuarës.

Takimi i dy qeverive të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Prizren është një fakt historik dhe jo një ngjarje historike “që historia ua kish lënë qeveritarëve të sotëm ta realizonin”. Ky takim vjen në mënyrë të natyrshme pas ngjarjeve dhe veprimeve bashkëpunuese midis dy pjesëve të kombit që nga konflikti në Kosovë në vitet ‘97-‘99, hapja e kufijve shqiptarë për popullin e Kosovës gjatë katastrofës humanitare të vitit 1998 dhe deri tek integrimi i dukshëm në kulturë, shkencë, arsim etj. Ai ishte një akt më shumë në atë integrim të nevojshëm dhe të natyrshëm që dy shtete, pjesë të një kombi, duhet të kryejnë.

Aktorët kryesorë të kësaj ngjarjeje, dy kryeministrat e shteteve përkatëse, kanë të drejtën e vlerësimit dhe përgëzimit për realizimin e këtij bashkëpunimi. Por edhe midis tyre, Kryeministri Thaçi dallohet si shtetar me vizion dhe politikan me eksperiencë. Autor dhe realizues i marrëveshjes së Brukselit me kryeministrin Daçiç, ai e ka modeluar këtë ngjarje për të rritur popullaritetin dhe ekuilibruar Lëvizjen Vetëvendosja në platformën e saj nacionaliste. Ai është i aftë të shfrytëzojë aleancat strategjike me partnerët natyralë edhe në aspektin politik, siç organizoi takimin e Prizrenit gjatë zgjedhjeve lokale. Deklarata e tij, se këtë partneritet strategjik do ta shtrijë edhe me fqinjët e tjerë të rajonit, tregon një vizion evropian. Kryeministri shqiptar duket se është i kënaqur me simbolikën e takimit dhe idenë se është në rrugën e rilindësve të kombit, si një rilindas i vetëshpallur. Ai ishte i kujdesshëm në përcaktimin e takimit si një veprim që nuk komprometon angazhimet ndërkombëtare dhe ndryshimin e kufijve. Kryeministri Rama meriton vlerësim në realizimin e këtij bashkëpunimi, për më tepër që, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, ky mbetet i vetmi veprim në politikën e jashtme që zgjon interes, në tërësinë e veprimeve pa vizion dhe strategji të qartë.

Mbledhja e parë e qeverive të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë duhet të përshëndetet dhe përkrahet, por suksesi i saj duhet të përcaktohet nga:

– Suksesi i realizimit të marrëveshjeve dypalëshe në të gjitha fushat prioritare të bashkëpunimit të evidentuar në Deklaratën e Përbashkët të Qeverive. Krijimi i rrjetit infrastrukturor midis dy shteteve, marrëveshjet e interkonjeksionit energjetik, angazhimet në fushën e arsimit, kulturës, etj., do të jenë prova e këtij suksesi.

– Simbolika të përdoret në funksion të optimizmit qytetar dhe jo si rikthim në projektet historike kombëtare të tejkaluara. Ajo nuk duhet të kalojë caqet e mirëkuptimit mbarëkombëtar që ky bashkëpunim është në funksion të mirëqenies së kombit shqiptar, të qytetarëve të tij për një jetë më të mirë, të nxitjes së procesit të integrimit evropian, etj. Theksimi i simbolikës krijon shpresa të mbingarkuara tek hapësirat e tjera të kombit shqiptar, për një përpjekje për bashkim kombëtar, ku ata e shikojnë veten të munguar në këtë proces. Deklarimet e shqiptarëve të Maqedonisë janë një fakt domethënës në këtë proces.

– Krijimi i një strategjie kombëtare për rolin e faktorit shqiptar në rajon. Ky projekt nuk mund të përmblidhet në programin e një qeverie, por duhet zgjeruar me kontributin e përbashkët të opozitës, shoqërisë civile, institucioneve akademike, që ky projekt të ketë një vazhdimësi dhe të prodhojë rezultate konkrete./mapo/

Mos humbisni

Çitaku: BE të jetë e thuktë në vlerësime, të ketë trajtim fer për Kosovën

0

Vlora CitakuuGjatë vizitës së saj në Bruksel, Ministrja ?itaku pati një prezantim publik në Qendrën per Politika Europiane (European Policy Centre – EPC) ku foli për të arriturat dhe sfidat në procesin e liberalizimit të vizave para një publiku të përfaqësuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së, gazetarëve dhe shoqërisë Civile.

Në prezantimin e saj të titulluar: “Përafrimi i Kosovës me BE-në: hapat e ardhshëm drejt liberalizimit të vizave” foli edhe për agjendën evropiane të vendit, kontekstin në të cilën janë bërë zhvillimet e fundit në integrimin evropian, përfshirë zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet rajonale.

Fokusi i prezantimit të Çitakut ishte për rëndësinë e liberalizimit vizave për qytetarët e Kosovës në një kohë sa më të shkurtër. Ministrja Çitaku foli për punën dhe rezultatet e shumta të arritura nga gjitha institucionet e përfshira në adresimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave për Kosovës duke përshkruar arritjet në secilin nga blloqet që përfshijnë procesin e riatdhesimin, riintegrimin e personave të riatdhesuar, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe çështje të azilit, si dhe të drejtat themelore të ndërlidhura me lirinë e lëvizjes.

Ministrja Çitaku foli për rëndësinë e përshpejtimit të dinamikës nga ana e Komisionit Evropian. Ajo tha që “presim nga ana e BE-së të jetë e thuktë në vlerësime, por të sigurohet që të ketë trajtim fer për Kosovën. Ngritja e volumit të shkëmbimeve do të jetë me përfitim për procesin e reformave evropiane. Ne kemi përmbushur shumë nga kërkesat e këtij procesi, dhe për këtë presim misionet vlerësuese nga ana e Komisionit Evropian në mënyrë që të përmbyllet i gjithë procesi sa më shpejt”.

AAK e gatshme për zgjedhje, me apo pa reformë

0

ArdianGjini-aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshiron reformë zgjedhore, por kjo parti shprehet e gatshme të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme edhe pa të.

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, duke folur në Emisionin Infomagazinë të Klan Kosovës, bëri të ditur se partia e tij do të dëshironte që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më së largu deri më 21 shtator.

Sipas tij, siç raporton lajmi.net, kërkesat e Ambasadorëve në Kosovë për përfundimit të reformës zgjedhore janë të drejta dhe duhet të zbatohen.

“Pozicioni i AAK’së për këtë është se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhet pa reforma zgjedhore, pasi që duam të kemi zgjedhje sa më të mira”.

“Ne dëshirojmë që të kemi së pari reformë e pastaj zgjedhje, mirëpo nëse nuk ndodhë reforma, atëherë ne jemi gati”.

“Shpresojmë që edhe forcat tjera politike të kuptojnë që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje pas 3 apo 4 muajve sepse shkojnë në dëm të vendit”.

“Nëse të gjithë aleatët tanë thonë se zgjedhjet pa reformë janë të dëmshme, atëherë ne duhet ta kuptojmë se kjo është e vërtet”.

“Ne mendojmë që më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbahen më 21 shtator, pasi që është matja e kohës verore, dita më e gjatë, moti më i mirë për të votuar e kështu më radhë”.

Gjini ka kritikuar subjektet tjera politike se janë pro reformave zgjedhore, por nuk kanë bërë asgjë që ato të ndodhin.

“Edhe partitë tjera politike tjera, PDK e LDK po kërkojnë reforma para zgjedhjeve, mirëpo nuk po bëjnë asgjë për të këtë punë”.

“Ka vullnet te partitë politike që të ndodhin reformat para zgjedhjeve, mirëpo po duket që ka hezitim që të shtyjnë reformat në partitë e tyre”.

Nënkryetari i AAK’së ka premtuar ndryshime brenda partiake, duke folur edhe për prurje të reja.

“Kemi takime të përditshme me degët nëpër të gjithë Kosovës”

“Mund të ketë edhe reforma brenda partisë, por aktualisht janë duke ndodhur vendime të rëndësishme për ndryshime në parti për të parë se ku kemi gabuar dhe çfarë duhet përmirësuar për të hyrë në zgjedhjet e radhës”.

“AAK premton se do të ketë prurje të reja dhe njerëz të ri në këtë parti”.

“Premtojmë prurje të reja, mirëpo nuk dëshiroj të përmend emra njëherë. Ne kemi problem që t’i bindim njerëz të rëndësishëm nga shoqëria civile sepse ata kanë të ardhura të mira, ndërsa ne në AAK, nuk kemi paga”.

Ardian Gjini gjithashtu ka folur edhe për akuzat publike të bëra nga persona të ndryshëm drejtuar AAK’së dhe liderit, Ramush Haradinaj, duke e lidhur atë me veprime kriminale të pasluftës në Kosovë.

Ai tha se AAK’së nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm t’i padisë ata persona që, sipas tij, kanë shpifur.

“Neve na mbesin vetëm 2 apo 3 veprime: e para është se ne do të veprojmë ose të prodhojmë ide politike, e dyta është që të shohim vetën dhe e treta është t’i drejtohemi drejtësisë”.

“Nuk kemi rrugë tjetër, sepse del dikush i cili del në opinion politik dhe bën akuza. Ne duhet t’i ngrisim padi për shpifje”.

“Duket e rëndë çfarë thotë Donika Gërvalla Shëartz, pasi që dihet se e bija e kujt është”, ka thënë Ardian Gjini në Emisionin Infomagazinë të Klan Kosovës.