8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8801

Bajrami: Kosovës i mjaftojnë 120 deputetë

0

arsim bajramiProfesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka folur për rritjen eventuale të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se numri prej 120 deputetësh në legjislativin e vendit, është numër i mjaftueshëm dhe në përputhje me numrin e popullsisë së Republikës së Kosovës.

Bajrami tha për Telegrafin se edhe shtetet të cilat kanë numër më të madh të banorëve se Republika e Kosovës, si p.sh. Republika e Sllovenisë, në Parlamentin e saj kanë numër më të vogël të deputetëve sesa Parlamenti i Kosovës.

“Çfarëdo rritje e numrit të deputetëve, do ta prish ekuilibrin në Kuvend. Ky ekuilibër është vendosur mirë në atë që njihet si ‘diskriminim pozitiv’, ku pakicave iu është mundësuar një përfaqësim dinjitoz në legjislativin e vendit. Cilado rritje e numrit të deputetëve do ta prish këtë ekuilibër. Dhe, e quaj të panevojshme çfarëdo ndërhyrje në këtë drejtim. Çdo rritje e numrit të ligjvënësve do të kishte edhe implikime buxhetore, do të ndikonte në procesin e vendimmarrjes, do ta rriste shumicën e kualifikuar, do ta rriste shumicën e dyfishtë dhe do ta ndërronte komplet procesin e vendimmarrjes”.

Sipas tij, numri prej 120 deputetëve është numër që i përgjigjet numrit të votuesve dhe numrit të partive politike.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar për media se Kuvendi i ardhshëm duhet t’i ketë 135 deputetë, 20 për pakicat, pesë për diasporën dhe 110 për t’u fituar në zgjedhje!

MASHT-i riemërton shkollën në Mamushë

0

shkolla ne mamusheMinistri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) Ramë Buja ka nënshkruar vendimin për riemërtimin e Shkollës Fillore të Mesme  dhe të Ulët në Mamushë nga “Haxhi Ymer Lutfiu” në SHFMU “Anadollu”.
Çështja e riemërtimit të kësaj shkolle ka mbetur e pazgjidhur që nga viti 2011.Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka raportuar për këtë problem në qershor të vitit 2013.

Në bazë të vrojtimeve gjatë monitorimit është parë se komuna e Mamushës përdor emrin “Anadolu” për këtë shkollë, derisa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në dokumentet zyrtare i referohet si ShFMU “Haxhi Ymer Lutfiu”.

Drejtori Ekzekutiv Hajrullah Çeku thotë se muaj më parë ka kërkuar informata nga MASHT-I për rrjedhën e procesit.

“Dje jemi njoftuar se ministri Buja ka vepruar në këtë drejtim në përputhje me kërkesën e Komunës së Mamushës”,tha Çeku/PrizrenPress.com/

“Tusuzi” pa ujë

0

uji 3Rreth 200 familje të lagjes “Tusuz” në Prizren, po përballen që një kohë të gjatë me mungesë të ujit.

Banorët shprehën të shqetësuar për këtë problem jetësor. Ata tregojnë se për këtë problem janë takuar edhe me përgjegjësit e Kompanisë së Ujësjellësit “Hidroregjioni- Jugor”.
“Kemi kërkuar që të zgjidhet ky problem i ujit”, shprehen njëzëri banorët e “Tusuzit”.

Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjionit- Jugor”,Besim Baraliu thotë se është i njohur me shqetësimin e këtyre banorëve. Ai shpreh besimin se qysh në muajin e parë të pranverës do të ketë furnizim normal në këtë lagje pas zbulimit të disa burimeve të reja.

Sipas tij, kompania ka bërë një zgjidhje momentale për të përmirësuar furnizimin në këtë lagje nga dita e djeshme,pas vënies në funksion të një pompe për shpërndarjen e ujit në këtë zonë .

Ai po ashtu përmenden edhe faktin se borxhet e konsumatorëve edhe në këtë lagje janë të larta.

“Prandaj, apeloj që të përmbushen detyrimet ndaj kompanisë për shkak të shpenzimeve të shumta që bënë kompania jo vetëm në këtë lagje për të pasur një furnizim sa më normal me ujë/TV Prizreni/
.

N’12 protestojnë veteranët

0

UCK-rreshtVeteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të protestojnë të premten në ora 12 para Qeverisë së Kosovës. Veteranët kërkojnë që të miratohet ligji për vlerat e luftës dhe të ketë një ligj për veteranët.

Xhevdet Qeriqi, kryetar, ka thënë se vendimi për protesta është marrë pas një takimi që kanë pasur me veteranët e luftës, gjendja e të cilëve sipas tij vazhdon të rëndohet.

Protesta sipas tij do të mbahet si rezultat i injorimit që i është bërë veteranëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se disa herë ka dërguar shkresa zyrtare të kryeministri i Kosovës për të diskutuar gjendjen e rëndë të veteranëve, por që asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Ne kemi vendosur si kryesi e Këshillit, pas kërkesave të shumta të veteranëve të luftës, kemi marrë vendim që ditën e nesërme të protestojmë para Qeverisë së Republikës së Kosovës. Andaj fillimisht dua të dërgojë një mesazh bashkëluftëtarëve të mi, që ta duan familjen e tyre, të mendojnë për fëmijë te tyre sepse kanë kaluar 15 vite me mashtrime, kështu që kërkojë edhe pse që është kohë e shkurtër të na përkrahin maksimalisht në këtë drejtim. Protesta do të mbahet para qeverisë së Republikës së Kosovës duke filluar nga ora 12:00”, ka thënë Qeriqi, raporton Kosovapress.

Qeriqi u ka bërë thirrje të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së që nesër të dalin sa më masovikisht në protestën e organizuar nga ta.

“Po kërkesat tona janë miratimi i ligjit të luftës edhe brenda atij ligji janë beneficionet që u takojnë veteranëve të luftës, kërkesa e jonë është duam ligj për veteranët e luftës”, tha ai.

Në kërkim të të drejtave të tyre, para tre vjetësh veteranët patën hyrë në një grevë urie që ka zgjatur 61 ditë, por kjo grevë ishte ndërprerë pas premtimeve se veteranët do të kenë ligjin dhe beneficionet që iu takojnë atyre.

Shumë aplikacione refuzohen

0

AgimCeku5-30Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve dhe pjesëmarrësve të luftës së UÇK-së, Agim Çeku, është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi në Zonën Operative të Shalës, duke thënë se në Brigadën 141 “Meh Uka” të kësaj zone tashme ka përfunduar ky proces.

Çeku ka bërë me dije për “Epokën e re” se në këtë brigadë një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë aplikuar për njohjen e statusit të veteranit nuk u është pranuar statusi i veteranit, pasi nuk kanë mundur të verifikohen se kanë qenë luftëtarë të UÇK-së nga komandantët e kësaj brigade. “Procesi në Zonën Operative të Shalës po shkon sipas pritjeve tona. Deri tani ka përfunduar verifikimi i Brigadës 141. Në përgjithësi ky proces ka shkuar mirë. Një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve askush nga zinxhiri komandues nuk ka mundur t’i vërtetojë se kanë qenë luftëtarë të UÇK-së. Pra, janë klasifikuar veteranët e kësaj brigade dhe disa, fatkeqësisht, janë të zhgënjyer, sepse nuk ka mundur askush ta vërtetojë se kanë qenë pjesë e luftës”, ka thënë Çeku. Ai ka paralajmëruar se ky proces do të përmbyllet gjatë pranverës, pasi është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, nevojitet pak kohë derisa të verifikohen të gjitha aplikacionet. “I kemi thirrur të gjithë komandantët e niveleve të ndryshme, ku secili komandant duhet ta shikojë me kujdes secilin aplikacion. Ne do të bëjmë çmos që ky proces të përfundojë sa më shpejt, duke shpresuar se edhe në Kuvend sa më shpejt do të kalojnë plotësimi dhe ndryshimi i ligjit për vlerat e luftës. Ky proces është një nga prioritetet e qeverisë dhe komisionit. Besoj shumë se do ta kryejmë brenda pranverës ashtu siç ka thënë edhe kryeministri”, është shprehur Çeku.

Ai ka shfaqur shpresën se edhe Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet amendamentimin e Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave Civile dhe Familjeve, në mënyrë që të miratohet para datës 10 mars. “Besoj se deri me këtë datë ky ligj do të amendamentohet, sepse ajo është pengesa kryesore që e ka vonuar këtë proces kaq shumë. Besoj se parlamenti këtë çështje do ta ketë si prioritet dhe shumë shpejt do të aprovohet”, ka deklaruar Çeku. Mirëpo përfaqësuesit e veteranëve janë skeptikë se procesi i verifikimit të kategorive të dala nga lufta do të përmbyllet në pranverë të këtij viti.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë për “Epokën e re” se veteranët nuk janë në dijeni se kur mund të përfundojë ky proces. “Realisht ne nuk e dimë se kur do të përfundojë ky proces, sepse ata kanë premtuar shpesh se ky proces do të përmbyllet këtë muaj apo në muajin tjetër dhe kjo nuk ka ndodhur. Pra, u bënë 15 vjet që ne nuk kemi ligj për luftën e UÇK-së, që është një fatkeqësi shumë e madhe”, ka theksuar Xhemajli. Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën e veteranëve që Ligji për Vlerat e Luftës të amendamentohet para datës 10 mars. “Dhjetorin e kaluar ne ua kemi dërguar një letër të hapur të gjitha institucioneve të Kosovës, duke përfshirë Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës. Kemi kërkuar prej tyre që deri më 10 mars të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Vlerat e Luftës në mënyrë që të njihet lufta e UÇK-së me ligj, tek pastaj të bëhet edhe ligji për benificionet e veteranëve”, është shprehur Xhemajli, duke shtuar se për veteranët është e mirëseardhur që ky proces të përmbyllet sa më shpejt. “Veteranët e luftës jetojnë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sociale dhe shoqërore. Po ashtu, tash kanë filluar të shfaqen më të madhe te veteranët edhe problemet shëndetësore. Një numër i konsiderueshëm i veteranëve asnjëherë prej se ka përfunduar lufta nuk e ka ndier dorën e shtetit”, ka thënë ai.

Xhemajli ka bërë me dije se nëse deri më 10 mars nuk ndodh plotësim-ndryshimi i Ligjit për Vlerat e Luftës, OVL-UÇK-ja mund të ndërmarrë veprime konkrete. “Për të drejtat e veteranëve vetëm një herë ka pasur protestë në vitin 2010. Kështu që, pas datës 10 mars veprimet tona do të jenë shumë konkrete, jo vetëm deklarative, siç ka ndodhur deri më tash”, ka thënë Xhemajli.

Bisedime për telekomunikacionin në Bruksel

0

Edita TahiriDelegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri njëherësh udhëheqëse për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, mori pjesë në takimin e parë të grupit për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së dhe ku u diskutua Drafti i Planit të Aksionit i prezantuar nga ana Bashkimit Evropian.

Në kuadër të diskutimeve për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin, diskutimi është përqendruar rreth përcaktimit të një afati optimal për marrjen e kodit telefonik shtetëror për Republikën e Kosovës duke pasur parasysh procedurat e ITU-së, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Është diskutuar edhe për modalitetet rreth marrëveshjes e cila rregullon një herë e përgjithmonë edhe problemin e koordinimit të TV dhe Radio frekuencave si dhe vendosen afatet kohore për ndërprerjen e ndërhyrjeve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë në këtë sektor.

Mark Levy, autori francez më i lexuar në botë

0

MarkLevy-autor francezMarc Levy është autori më i lexuar francez gjerësisht në botë, me mbi 30 milionë libra të shitura në 13 vjet në të gjithë botën. Kjo u njoftua nga redaktorët, Robert Laffont, Versilio dhe Pocket.

Autori i “Amici miei, miei amori” (2006), i lindur më 16 tetor 1961 në Paris, botoi romanin e tij të parë në Francë në janar të vitit 2000. Komedia romantike “Se solo fosse vero”, e cila ishte edhe filmi i ngjashëm nga Mark Waters, u prodhua nga regjisori Steven Spielberg në vitin 2005. Që atëherë, librat e shkrimtarit, i cili ka jetuar në Nju Jork për disa vite, janë përkthyer në 48 gjuhë.

Romani i tij i ardhshëm, titulli i të cilit ende nuk është njoftuar, do të dalë në Francë më 24 mars, njoftoi ANSA.

PE miraton rezolutën për Kosovën

0

Parlamenti_Evropian5-22Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën për Kosovën, e cila ka dalë në bazë të raportit vjetor të raportueses Ulrike Lunacek.

Parlamenti ka votuar me 485 vota për dhe 94 kundër.

Lunacek ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian është duke penguar zhvillimin e Kosovës, ndërsa kosovarëve ua krijon ndjenjën se janë qytetarë të klasës së dytë.

Rezoluta bën ftesë që të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga Kosova po ashtu kërkohet që sa më shpejt të miratojë reformën zgjedhore.

I raportojnë Begajt

0

Begaj ne EkzekutivinKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e dytë me drejtorët e Ekzekutivit. Ai është njoftuar për gjendjen aktuale të drejtorive dy ditë pas marrjes së detyrave.

Begaj ka kërkuar nga drejtorët e rinj, që të punojnë në vazhdimin e punëve dhe projekteve aktuale, sikur edhe planifikimi për të ardhmen.

“Unë kërkoj nga ju që të punoni si dhe të bëhen planifikimet dhe planet e punës nga ana juaj, dhe nuk kam asnjë dyshim në suksesin tonë si qeveri komunale”.

Ndërkaq, drejtorët kanë njoftuar për pranim- dorëzimin e detyrave, si dhe për gjendjen në të cilën e kan gjetur në drejtorit e tyre./PrizrenPress.com/

 

Nijazi Kryeziu apo Kujtim Gashi?

0

Prizren-Asambleja komunalePartia Demokratik e Kosovës(PDK) në Prizren ende nuk është përcaktuar për emrin e kandidatit për kryesues të Kuvendit Komunal. Kryesia në mbledhjen e fundit, ndërkaq ka propozuar dy emra për këtë pozitë atë të Nijazi Kryeziut dhe të Kujtim Gashit. Zëdhënësi i PDK-së,Samir Hoxha thotë se Kryesia shumë shpejt do të përcaktohen për njërin nga dy emrat e propozuar.

“Kryesia e PDK-së ka propozuar dy emra për kryesues të Kuvendit, mirëpo ende nuk është përcaktuar se cili prej tyre do të jetë kandidat me 22 janar”.

Kuvendi Komunal në Prizren, do të mblidhet me 22 janar për të zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e komiteteve. Përveç subjektit politik që është në pozitë që ka lakuar emrat e dy kandidatëve të mundshëm,opozita ende nuk ka dal me ndonjë emër që do të jetë kundërkandidat për kryesues të Kuvendit.

Zëdhënësi i PDK-së Samir Hoxha thotë se PDK-ja në fund të javës do të përcaktohet për njërin nga dy emrave të propozuara.

“Në fund të javës do mbahet një takim i Kryesisë së Degës, ku edhe do të vendoset për njërin nga këta dy të propozuarit. PDK-ja do të jetë unike për të mbështetur njëri nga dy emrat”./PrizrenPress.com/