Çitaku: BE të jetë e thuktë në vlerësime, të ketë trajtim fer për Kosovën

Vlora CitakuuGjatë vizitës së saj në Bruksel, Ministrja ?itaku pati një prezantim publik në Qendrën per Politika Europiane (European Policy Centre – EPC) ku foli për të arriturat dhe sfidat në procesin e liberalizimit të vizave para një publiku të përfaqësuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së, gazetarëve dhe shoqërisë Civile.

Në prezantimin e saj të titulluar: “Përafrimi i Kosovës me BE-në: hapat e ardhshëm drejt liberalizimit të vizave” foli edhe për agjendën evropiane të vendit, kontekstin në të cilën janë bërë zhvillimet e fundit në integrimin evropian, përfshirë zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet rajonale.

Fokusi i prezantimit të Çitakut ishte për rëndësinë e liberalizimit vizave për qytetarët e Kosovës në një kohë sa më të shkurtër. Ministrja Çitaku foli për punën dhe rezultatet e shumta të arritura nga gjitha institucionet e përfshira në adresimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave për Kosovës duke përshkruar arritjet në secilin nga blloqet që përfshijnë procesin e riatdhesimin, riintegrimin e personave të riatdhesuar, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe çështje të azilit, si dhe të drejtat themelore të ndërlidhura me lirinë e lëvizjes.

Ministrja Çitaku foli për rëndësinë e përshpejtimit të dinamikës nga ana e Komisionit Evropian. Ajo tha që “presim nga ana e BE-së të jetë e thuktë në vlerësime, por të sigurohet që të ketë trajtim fer për Kosovën. Ngritja e volumit të shkëmbimeve do të jetë me përfitim për procesin e reformave evropiane. Ne kemi përmbushur shumë nga kërkesat e këtij procesi, dhe për këtë presim misionet vlerësuese nga ana e Komisionit Evropian në mënyrë që të përmbyllet i gjithë procesi sa më shpejt”.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit