9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8803

Krasniqi dhe Limaj drejt finalizimit të partisë së re

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj janë tashmë në fazën finale për krijimin e subjektit të ri politik në Kosovë.

Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të afërta të këshillit nismëtar për themelimin e subjektit të ri, të paralajmëruar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Sa i përket lajmeve në media për takimet e shpeshta të dy protagonistëve për formimin e partisë së re me funskionar të PDK, burimi i njëjtë i konsideron si të pa baza.

“Fatmir Limaj nuk është takuar asnjëher me kryeministrin Thaçi ose me ndonjë funksionar të lartë të PDK-së. As në të ardhmen nuk pritet ndonjë takim ose unifikim me partinë e cila sot udhëheq me egzekutivin. Rrugët tani më janë ndarë, dhe subjektit politik i paralajmëruar kohë më parë është në fazën finale”, deklaroi burimi.

Gjithashtu pritet edhe publikimi i emrit të ri të partisë. Ky subjekt i ri do të nisë menjëherë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, kryeminstri i Kosovës në një intervistë televizive, Duke folur për çarjet në PDK dhe marrëdhëniet me Fatmir Limaj Thaçi ka thënë se ai takohet me Limajn.

“Fatmir Limajn e kam mik të vjetër”, ka thënë Thaçi. Por, ai ka mohuar të jetë takuar me Limajn për të debatuar për problemet e brendshme në parti. (INA)

Në Shqipëri ndryshon ligji për Kulturën

0

Mirela Kumbaro FurxhiQeveria e Shqipërisë ka miratuar të mërkurën propozimin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Sipas ministrës së Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi, këto ndryshime kanë qenë të domosdoshme pas problematikave të hasura nga moszbatimi i vetë dispozitave të ligjit vite më parë.
“Në media dhe në ministri janë bëre mal ankesat nga subjektet artistike dhe nga grupet e interesit në fushën e artit dhe kulturës. Ka Zhgënjim që ish-Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë hartimit të ligjit për artin dhe kulturën, nuk ka reflektuar asnjë mendim të dhënë nga grupet e interesit. Mjafton të hapni arkivat e diskutimit të ligjit në vitin 2010 dhe nuk do të gjeni asnjë gjurmë nga mendimet e grupeve të interesit, të cilat nuk u pasqyruan në ligj.”, ka deklaruar ministrja e kulturës së shtetit shqiptar.

Pjesa më e madhe e kritikave, ministrës Mirela Kumbaro Furxhi i referohen përgjithësisht kreut të IV të ligjit, i cili parashikon krijimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e krijuar në formën e personit juridik publik, me statusin e institucionit Qendror në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve siç është Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, apo Teatri Kombëtar.

“Ky institucion ka objekt të veprimtarisë menaxhimin e fondit publik për mbështetjen financiare të projekteve të paraqitura nga personat fizik e juridik, privat, që kanë objekt veprimtarie artin dhe kulturën. Sot është aprovuar në qeveri propozimi që, të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe veprimtarinë e këtij institucioni, të shfuqizohen. Këto kompetenca do t’i kalojnë Ministrisë së Kulturës. Këtë procedurë Ministria e ka ndjekur gjithmonë dhe në paralel e mbivendosje me Qendrën, në fjalë e cila vetëm ka shfaqur probleme me menaxhimin e këtij fondi të destinuar për financim për projektet kulturore.”, ka thënë ajo.

Më pas, ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka theksuar se si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, lidhur me parashikimet e bëra në nenin 1 të projektligjit, në zbatim të politikave të orientuara ndaj të rinjve do të propozohet të ndryshojë emërtimi i Teatri te Komedisë, ku në vazhdimësi është kërkuar nga vetë komuniteti i artistëve për të bërë një gjë të tillë.

“Teatri i Komedisë, do të propozohet që të titullohet “Kujtim Spahivogli”, ku një emërtim për këtë teatër kërkohet dhe nga vetë komuniteti i artistëve. Ai është një vlerësim i merituar pas vdekjes që i bëhet figurës së Kujtim Spahivoglit, “Artist i popullit”, si personi që ideoi, krijoi dhe drejtoi “Teatrin e të Rinjve” pranë Institutit të Lartë të Arteve.”, ka theksuar ministrja Kumbaro Furxhi.

Me këtë ndryshim, sipas saj synohet që ky institucion të shndërrohet në një institucion që përveçse përfshin fuqishëm kontributin e rinisë, gjithashtu do të sjellë edhe zhvillimet më të fundit bashkëkohor në fushën e artit skenik.

“Kemi përgatitur një formë të re dhe të detajuar aplikimi, shoqëruar me një udhëzues të qartë, me një pikë kontakti për informacionet dhe shpjegimet e nevojshme. Me afate të qarta, për propozime, për përzgjedhje dhe për shpallje të fituesve me dy thirrje në vit.”, ka thënë në fund ministrja e Kulturës në Shqipëri Kumbaro Furxhi, /KultPlus.com

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare akademiku Eduard Sulstarova

0

79177Ka ndërruar jetë më moshën 78-vjeçare akademiku Eduard Sulstarova. Ai vunate prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Sulstarova ka qenë Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave.

Ai është themelues i Institutit të Sizmiologjisë. Homazhet për Sulstarovën do të zhvillohen ditën e nesërme në mjediset e Akademisë së Shkencave.

Donika Gërvalla: Zyrtarë të Qeverisë aktuale në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës

0

Donika GërvallaDonika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të Qeverisë aktuale.

Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke u vazhudar hetimet.

“Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë Donika, në Rubikon të KTV’së.

“Përmenden në dosjen hetimore”, ka shtuar ajo.

Donika ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës i ka vrarë UDB (Sigurimi Shtetëror i Serbisë).

“Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB’së”, ka thënë ajo.

“Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet”, ka thënë ai.

Donika ka folur edhe për skenën politike.

Ajo ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.

“Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika.

“Qeveria që udhehqë Kosovën është partner i papranueshëm për BE’në”, ka shtuar ajo.

Donika ka thënë, po ashtu, se Veriu i Kosovës po shitet nga Qeveria aktuale.

Aktakuzë ndaj nëntë personave

0

qekiqi gjykatNë Gjykatën Themelore në Prizren është ngritur aktakuza  kundër nëntë personave. Rasti ka të bëjë me përfitim të pasurisë me anë të mashtrimit në qendër të qytetit të Prishtinës.

Akuzat përfshijnë nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të paligjshme, në kundërshtim me nenin 346 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës (KPK); keqpërdorimi i pozitës zyrtare ose autoritetit, në kundërshtim me nenin 339 të KPK të vjetër; mashtrim, në kundërshtim me nenin 261 të KPK të vjetër dhe krim i organizuar, në kundërshtim me nenin 274 të KPK të vjetër. Në mesin e të pandehurve është një ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Hetimet qenë kryer nga hetuesit e Policisë së EULEX-it, të ndihmuar nga Policia e Kosovës dhe nën udhëheqjen e një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore dhe një prokurori nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Prokuroria gjatë hetimeve kishte zbuluar dëshmi edhe për vepra të tjera, duke përfshirë pengimin e të provuarit ose të procedurave zyrtare, në kundërshtim me nenin 394 dhe të kërcënimit gjatë procedurave penale, në kundërshtim me nenin 395 të KPK të tanishëm. Lidhur me këto vepra penale ishin arrestuar pesë qytetarë të Kosovës.

Tre prej tyre gjenden në paraburgim, ndërsa dy të pandehur të tjerë gjenden në arrest shtëpiak. Njëri prej tyre është ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata në Prizren e ka bërë ndarjen e këtij rasti më 23 dhjetor 2013. Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar.

Afat shtesë për rrënimin e vilave në Prevallë

0

Prevalla 2Në fshatin Prevallë të Prizrenit, është  shtyrë për katër ditë  faza e dytë e rrënimit të villave.Pronarët kanë protestuar me arsyetimin se ato mund të legalizohen. Ata kanë  kërkuar nga inspektorët që edhe njëherë të rishikojnë dokumentacionin që  disponojnë.

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Sadik Paçarizi, ka lëshuar një dokument për (mos)prishjen e  disa vilave.

Njëri nga pronarët e vilave pretendon se dokumenti dëshmon se vila e tij është e ndërtuar  brenda pjesës së urbanizuar .

Ky dokument ka befasuar kryeinspektorin Bedri Halimi. Ai tha se për lëshimin e këtij dokumenti,  duhet të mmerren masa ndaj Paçarizit.

Drejtori i Urbanizmit,Sadik Paçarizi, ndërkaq tha se dokumenti  ka qenë vetëm një informatë, që pronari ka kërkuar.

” Dokumenti përmbanë vetëm një informatë dhe asgjë tjetër”.

Gjatë aksionit të sotëm në Prevallë, pati edhe një të ndaluar nga njësiti special i PK-së.

Drejtori Rajonal i Policisë,Nexhmi Krasniqi, apelon tek pronarët e vilave, të mos pengojnë punën e institucioneve, pasi në këto raste do të ketë zero tolerancë.

Duke parë se pronarët e 25 vilave, kanë filluar të prishin vetë objektet e tyre, inspektoriati i Ministrisë  së Mjedisit Hapësinor, iu ka lënë afat atyre edhe 3 – 4 ditë.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, tregoi se  për fshatin turistik Prevalla nga MMPH, janë dërguar 20 kallëzime penale.Prej tyre, janë ngritur katër aktakuza./PrizrenPress.com/

Gazetari me letra

0

DerhemiEda_110209_smShkruan: Eda Derhemi

Ju ka rënë në sy juve denduria e publikimit të letrave të hapura në gjashtë muajt e fundit? Mua më ka bërë DerhemiEda_110209_smpërshtypje sasia e madhe e botuar nëpër gazetat tona në kartë dhe online gjatë 2013-ës. Provova të shënoj çfarë gjeta në një dy-ditësh (fund tetori) në faqen online të Respublica-s, faqe që përfshin në pasqyrën e vet edhe raportim për materialet – në këtë rast, letrat – e disa gazetave më në zë në kryeqytet; sigurisht, veç një pjesë të tyre. Në ato dy ditë qarkulluan: Alma Lame kryeministrit turk Erdogan, Arben Rrozhani Saimir Pirgut, akademikët e artit dhe shkencave shqiptare kryeministrit grek Samaras, familjet letër prefektit të Shkodrës për heronjtë e Vigut, Elisa Spiropali Denion Mejdanit, e Artur Dojaka presidentit Papulias. Por ka edhe plot prej shkruesve të letrave të hapura që janë njerëz krejt të panjohur, me halle e ide reale, që na trokasin nëpër media për herë të parë me këtë intensitet. Sikur Elvira Dones dhe Ismail Kadare t’u kishin shkruar përkatësisht Berlusconit dhe Lulzim Bashës këto dy ditë, do t’u takonte shumë më pak vesh publik sesa në erën kur u shkruan dhe kur letrat e hapura ishin ende të rralla. Duket sikur “letra e hapur” tek ne së fundmi ka marrë formën e një zhanri gazetaresk shumë më të fuqishëm se të themi “letër redaksisë”, që është zhanri i njohur ku mund të klasifikonim “letrën” për gazetën.

Por, sado të shumta, disa prej letrave të hapura lexohen fort, disa madje përpihen prej mijëra lexuesve, sidomos ato botuar në gazetën “Dita”. Nga sa vë re, interesi vjen jo gjithnjë për hir të risisë që sjellin, sesa për faktin që nënkuptojnë dialog dhe bëjnë pjesë në një kategori që shpesh perceptohet nga lexuesit si zënkë apo ushqen “thashethemin” më kollaj se një artikull i zakonshëm. Është kështu, sidomos kur letra e hapur i ngjan vërtet “letrës”, dhe qëllon që të marrë edhe përgjigje nga i adresuari, duke i dhënë komunikimit natyrën e vërtetë të zënkës që ndiqet më me qejf kur bëhet pjesë e publikes sepse kthehet në “gallatë”.

Një model klasik i letrës së hapur (si duhet të ishte), e famshme për përmbajtjen dhe formën e vet, është ai i letrës “Akuzoj!” të Emil Zolasë për presidentin francez, lidhur me çështjen Dreyfus. Do thosha që, ndër letrat e hapura klasike dhe të fuqishme shkruar vitet e fundit në Shqipëri, për nga natyra e fortë akuzuese dhe lëvizjes që i bëhet opinionit publik, është ajo që E. Dones i drejton Silvio Berlusconit. Letra të hapura me natyrën e “letrës”, ndër letrat e hapura të muajve të fundit kam hasur edhe nga qytetarë që raportojnë probleme lokale të zonave ku jetojnë dhe që mund të jenë probleme edhe për të tjera komunitete, të burgosur që ankohen për korrupsion dhe keqtrajtime nëpër burgje, gra që shkruajnë për mungesa minimale të ndihmës sociale dhe që kërkojnë zgjidhje nëpër institucionet përkatëse, madje edhe lexues që u shkruajnë redaktorëve të gazetës me vërejtje a komente ndaj shkrimeve.

Por sasia e letrave është shumë më e madhe dhe shumë prej tyre e kapërcejnë nevojën për të qarë publikisht një hall madhor të autorit, për të hapur një diskutim publik apo ofruar publikisht një zgjidhje. Ka ndër shkruesit e letrave njerëz të njohur që kërkojnë të tërheqin vëmendje publike për çështjen që trajtojnë, e që shpesh mund të ishin shkruar në formë artikulli apo eseje. Por duke iu drejtuar presidentit, kryeministrit apo ish-kryeministrit, shkrimi bën më shumë bujë, edhe kur mesazhi në fakt s’u thotë gjë të re as të adresuarve, as publikut, dhe as synon t’i bindë këta për gjësend. Tregues i thjeshtë i letrave që duhet të ishin shkruar në fakt si artikuj, është se atyre, për nga përmbajtja e vet, normalisht nuk mund t’u jepet përgjigje e hapur ose “e mbyllur”, dhe i adresuari/marrësi nuk ka nevojë hiç “t’i hapë”, se letrat as i tregojnë e as i propozojnë diçka të re ose ia prekin pozitën. Në raste të tilla, siç them, autori, i njohur ose jo, kërkon të krijojë vëmendje ndaj vetes më shumë se sa të shpalosë botërisht një kritikë (a lavd) të panjohur ose të paevidentuar mirë ndaj marrësit të letrës apo të hapë një diskutim publik të rëndësishëm. Nuk jam e sigurt nëse ky transformim i zhanrit për arsye centripetimi të vëmendjes publike të ketë vlerë pozitive, pra ta nxitur e përmirësojë debatin, apo në fakt zhvlerëson efektin e zhanrit vetë. Por besoj se do ish pa kuptim sikur çdo kritikë ndaj personave publikë të formësohej më shpesh si letër e hapur sesa si analizë gazetareske në formë artikulli.

A kanë lidhje letrat e hapura të 2013-ës me rritjen e shpejtë të komentuesve online? A mund të themi se kjo ringjallje e gazetarisë në formë epistolare bashkë me interesin e shumëfishuar të komentuesve anonimë online, është fytyra shqiptare e “gazetarisë qytetare” (citizen journalism) që shfaqet si alternativë e tradicionales “gazetari profesionale”? Bashkë me masivizimin e teknologjisë elektronike, ka në fakt në mediat shqip një gjallërim të gazetarisë “nga poshtë”, ose që në mënyrë përshkruese mund të quhej “pjesëmarrëse”, kryesisht nga masivizimi i versioneve online të mediave dhe hapja e tyre pa kontroll ose me kontroll minimal seleksionues ndaj komenteve. Një studim akademik (Ohio State University) që krahasonte përmbajtjen e opinioneve dhënë nga komentuesit online dhe opinioneve shkruar nga komentues në formën “Letër redaksisë” (Letter to the editor), i konsideron të dyja format si shprehje të demokratizimit të komunikimit dhe përfundon se komentet e lira online shprehnin “më shumë ekuilibër, si në gjerësinë ashtu edhe tonin e opinioneve”, dhe “vështrim më kritik ndaj institucioneve”, sesa letrat drejtuar redaksisë. Arsyet potenciale me të cilat studimi shpjegonte këtë gjetje ishin anonimati i postimeve të komenteve, komentimi pa kontroll censurues dhe mosha më e re e komentuesve online. Unë nuk e njoh këtë studim, ndaj nuk mund ta kritikoj në mënyrën si ndërton hipotezat dhe argumentet e veta, por në qoftë solid nga ana shkencore, pa dyshim që ai nuk parashikon dhe as shpjegon dot situatën në Shqipëri. Me sa duket, bëhet fjalë për kampione studimi me natyra të ndryshme. Ndryshe nuk mund të shpjegoheshin me të njëjtat tri arsye dy shfaqje të kundërta të dukurisë që analizohet.

Nuk mund të mos shohësh me interes demokratik që qytetari i zakonshëm sot e thotë të vetën, i fushës ose jo, i aftë të artikulojë idenë ose jo, i përgjegjshëm apo psikopat, më pak apo më shumë subjektiv, kritik apo konformist, dashamir apo dashakeq. Por gazetaria epistolare e 2013-ës vjen kryesisht nga persona të njohur ose nga qytetarë të mesëm me aftësi shprehëse relativisht të larta, dhe nuk duket që të jenë, bashkë me komentet masive online, shprehje e pjesëmarrjes aktive në sferën publike dhe e rritjes së mendimit kritik të komunitetit si i tërë. Masa poshtë që shkruan shqipe të keqe, abuzon si gjuhën e shkruar ashtu edhe dialektin e folur, shan nga nëna gazetarin, shkruan se e urren apo e adhuron atë dhe jo për artikullin vetë, shprehet kryesisht nëpër komente shkrimesh, dhe jo me letra të hapura. Nëse do kishte një përmirësim të cilësisë së të kuptuarit të ngjarjeve dhe shprehjes së ideve masive nëpër komentet e pafiltruara online, duhet të ishim të gjithë krenarë për një rizgjim të “sferës publike”dhe për efektin imediat të demokracisë dhe mediave demokratike. Por unë nuk e shoh këtë. Kur lexon komentues që thonë “Çfarë thua, o pis”, “Ik o i fëlliqur, o plehrë e Saliut!”, “Rama është vjedhajduti i parë.  Kryevjedhajdut.” ose “Pirdh, pirdh, se lirohesh!”, e ndien lehtë që çlirimi dhe emancipimi në këtë rast nuk janë aspak të lidhur. Zhvillimi emancipues parakuptuar nga dukuria e “përmbajtjes së prodhuar nga përdoruesi” (“user generated content” ose UGC), në këtë rast konsiston në një lloj llumi pa formë. Por, nga na tjetër, a ka fitim në lënien e lirë të këtyre komenteve? A kanë nevojë lexuesit që, ndërsa provojnë lirinë dhe zërin e vet, paraprakisht të derdhin gjithë vrerin duke artikuluar e negociuar panjohjen e vet, të mposhtin tabutë në proces, ta fëlliqin virtualitetin para se ta kuptojnë atë, që të imunizohen kështu ndaj ndotjes së komunikimit? A u mësohet gjë nga kjo praktikë, apo përkundrazi kjo u përforcon modele të violencës në komunikim? Unë vazhdoj të vëzhgoj e interesuar si zhvillohet ky dimension kulturor (ose jokulturor) i yni.

Por çfarë e ushqen këtë pasion kolektiv të shkrimit të letrave të hapura, me apo pa lidhje me komentet e shtuara, dhe pse është përforcuar pikërisht kohët e fundit? Mund të jetë ndezur nga një eksitim njerëzor dhe rritje e papritur në shpresa për ndryshim, në dëshirën për të marrë pjesë madje për protagonizëm të munguar ose të drejtuar në një kah të ri politik? Ndryshimi i pushteteve pas 8 vjetësh, ideja se Edi Rama vjen me yrysh ideologjik e institucional dhe një lloj besimi për të avancuar shoqërisht, hapësira sado e vogël që iu hap njerëzisë pas tërheqjes jo krejt të pritur të Berishës nga llozha qendrore publike shqiptare (për të kaluar në fb), perceptimi i atmosferës politike si e majtë pra që fuqizon masën nga poshtë, nostalgjia për “fletërrufenë revolucionare” që fle diku brenda shqiptarëve, madje edhe hyrja në skenë e gazetës “Dita” në vetvete, mund të kenë qenë faktorë të zgjimit të një aktivizmi publicistik sasior e në forma të reja.

Të gjitha këto janë përsiatje të miat ndërsa mendoj se si shfaqet e çfarë e ushqen ndryshimin që vërejta. Tani që letrat e hapura janë rralluar, analiza e bazës që i krijoi do ishte edhe më interesante. Besoj që do ishte një temë perfekte vjetore për një student (a grup studentësh) të komunikimit të analizonte letrat e botuara, organin që i ka tërhequr, përmbajtjen dhe arsyet.
Mos humbisni

Arrestohen dy persona në Suharekë, për dhunim të vajzave të mitura

0

PoliciaKS-prangatDy persona nga Suhareka janë arrestuar nga policia, pas dyshimit se kanë dhunuar dy vajza të mitura.

“Hetuesit rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren pas raportimit të një rasti nga kolegët e Suharekës, kanë arrestuar dy meshkuj të moshës së re me arsyetimin e bazuar se të  njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të dhunimit të kryera ndaj dy të miturave, njëra në moshën 16 vjeç”, tha zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

“Hetuesit rajonal dhe krim- teknika kanë mbledhur prova materiale në vendin e ngjarjes, të cilat do të dërgohen në laboratorin e policisë për ekzaminim”. “Dy të arrestuarit,  me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nën masën e arrestit policor”/PrizrenPress.com/

Refki Gegaj, zgjidhet kryesues i Kuvendit në Suharekë

0

Refki GegajRefki Gegaj nga radhët e LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Suharekë. Ai në rundin e tretë të votimit ka marrë 14 vota për, 8 kundër dhe 1 abstenim .

Gegaj kundërkandidat në votim ka pasur Nadire Hoxhën nga AAK-ja. Tetë anëtarët e PDK-së, ndërkaq nuk kanë marrë pjesë në votime. Ata pas propozimit të dy emrave kanë bojkotuar punimet e Kuvendit.

Refki Gegaj në dy rundet e para nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë kyresus i Kuvendit. Ai fitoi në rundin e tretë të votimit.

Kuvendi i Suharekës në këtë mbledhje ka formuar edhe dy komitetet obligative të Kuvendit./PrizrenPress.com/

Shtyhet gjykimi ndaj Salim Jonuzit

0

SalimJonuziProcesi gjyqësor ndaj kryetarit të Dragashit, Salim Jonuzi dhe ish -kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, të mërkurën është shtyrë për muajn shkurt.

Fatmir Jëlliqi, avokat mbrojtës i të dyshuarit Lulzim Rifaj, konfirmoi për “PrizrenPress”, se shtyrja është për shkak mungesës së kushteve për të mbajtur seancën. “Seanca është shtyrë për 14 shkurt “, tha Jëlliqi.

Kryetari i Dragashit Salim Jonuzi, sikurse disa homologë të tij, nuk ka arritur të shmang mospërfshirjen në konteste gjyqësore. Ndaj tij dhe ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, të cilën e menaxhon AKP-ja.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, Jonuzi ka urdhëruar drejtorin e Urbanizmit që të bartë pronën shoqërore në sipërfaqe prej 29.727 hektarësh, prej ndërmarrjes shoqërore në pronësi të Komunës. Pastaj këto patundshmëri u janë dhënë në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike personave fizikë, blegtorëve./PrizrenPress.com/