26.8 C
Prizren
E enjte, 12 Shtator, 2024

Afat shtesë për rrënimin e vilave në Prevallë

Prevalla 2Në fshatin Prevallë të Prizrenit, është  shtyrë për katër ditë  faza e dytë e rrënimit të villave.Pronarët kanë protestuar me arsyetimin se ato mund të legalizohen. Ata kanë  kërkuar nga inspektorët që edhe njëherë të rishikojnë dokumentacionin që  disponojnë.

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Sadik Paçarizi, ka lëshuar një dokument për (mos)prishjen e  disa vilave.

Njëri nga pronarët e vilave pretendon se dokumenti dëshmon se vila e tij është e ndërtuar  brenda pjesës së urbanizuar .

Ky dokument ka befasuar kryeinspektorin Bedri Halimi. Ai tha se për lëshimin e këtij dokumenti,  duhet të mmerren masa ndaj Paçarizit.

Drejtori i Urbanizmit,Sadik Paçarizi, ndërkaq tha se dokumenti  ka qenë vetëm një informatë, që pronari ka kërkuar.

” Dokumenti përmbanë vetëm një informatë dhe asgjë tjetër”.

Gjatë aksionit të sotëm në Prevallë, pati edhe një të ndaluar nga njësiti special i PK-së.

Drejtori Rajonal i Policisë,Nexhmi Krasniqi, apelon tek pronarët e vilave, të mos pengojnë punën e institucioneve, pasi në këto raste do të ketë zero tolerancë.

Duke parë se pronarët e 25 vilave, kanë filluar të prishin vetë objektet e tyre, inspektoriati i Ministrisë  së Mjedisit Hapësinor, iu ka lënë afat atyre edhe 3 – 4 ditë.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, tregoi se  për fshatin turistik Prevalla nga MMPH, janë dërguar 20 kallëzime penale.Prej tyre, janë ngritur katër aktakuza./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ish-kitaristi i Guns N’ Roses interpreton himnin e Kosovës

Himni i Republikës së Kosovës është interpretuar nga ish-kitaristi i grupit Guns N’Roses, Ron “Bumblefoot” Thal, në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”, në...

”Dardanët” me reagim të ashpër pas humbjes

Ndonëse entuziasmi ishte i madh dhe pritshmëritë ishin më lartë se asnjëherë, Kosova “zhgënjeu” edhe një herë. Kombëtarja dardane u mposhtë si vendase me rezultat...

Lajmet e Fundit