23.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Aktakuzë ndaj nëntë personave

qekiqi gjykatNë Gjykatën Themelore në Prizren është ngritur aktakuza  kundër nëntë personave. Rasti ka të bëjë me përfitim të pasurisë me anë të mashtrimit në qendër të qytetit të Prishtinës.

Akuzat përfshijnë nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të paligjshme, në kundërshtim me nenin 346 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës (KPK); keqpërdorimi i pozitës zyrtare ose autoritetit, në kundërshtim me nenin 339 të KPK të vjetër; mashtrim, në kundërshtim me nenin 261 të KPK të vjetër dhe krim i organizuar, në kundërshtim me nenin 274 të KPK të vjetër. Në mesin e të pandehurve është një ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Hetimet qenë kryer nga hetuesit e Policisë së EULEX-it, të ndihmuar nga Policia e Kosovës dhe nën udhëheqjen e një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore dhe një prokurori nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Prokuroria gjatë hetimeve kishte zbuluar dëshmi edhe për vepra të tjera, duke përfshirë pengimin e të provuarit ose të procedurave zyrtare, në kundërshtim me nenin 394 dhe të kërcënimit gjatë procedurave penale, në kundërshtim me nenin 395 të KPK të tanishëm. Lidhur me këto vepra penale ishin arrestuar pesë qytetarë të Kosovës.

Tre prej tyre gjenden në paraburgim, ndërsa dy të pandehur të tjerë gjenden në arrest shtëpiak. Njëri prej tyre është ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata në Prizren e ka bërë ndarjen e këtij rasti më 23 dhjetor 2013. Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar.

Më Shumë

Zyrapi pyetet për organizimin e logjistikës së UÇK-së dhe për pavarësinë e zonave

Në vazhdim të pyetjeve, avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, u përqendrua të organizimi i logjistikës së UÇK-së e cila sipas saj, bazën kryesore...

Atentat ndaj Donald Trump

Kandidati për president i SHBA-së Donald Trump ishte duke mbajtur një fjalim para popullit amerikan në Pensilvania ku papritur u dëgjuan të shtëna me...

Lajmet e Fundit