Thaçi: Përvoja e Shqipërisë drejt NATO-s, e rëndësishme për Kosovën

Thaci-KodheliKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministren e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Thaçi dhe ministrja Kodheli theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes vendeve tona, si dy shtete të pavarura, me orientim të qartë evropian dhe euroatlantik.

“Përvoja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, është e një rëndësie të veçantë edhe për Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, falënderoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e treguar në proceset më të rëndësishme historike për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të dy shtetet, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit