Leart Zogjani, 3D artisti kosovar në faqen IMDb

LeartZogjani-artistArtisti kosovar nga fusha e efekteve pamore, Leart Zogjani, është renditur në faqen e njohur të bazës së dhënave të filmave në internet, IMDb.com, për punën e tij si 3D artist.

Në profilin e Zogjanit në IMDb është paraqitur puna e tij në efektet pamore të filmit nga Zelanda e Re me titull A.R.A, punë kjo që ka bërë që të bie në sy talenti dhe aftësia e tij në botën e artit tre dimensional.

Përfshirjen në këtë projekt Zogjani ia atribuon artistit Besi Zeka dhe thotë se ishte ai që e ndihmoi të bie në kontakt me me filmbërësit.

Filmi A.R.A synon të shfaqet në Festivalin e e Filmit në Kanë këtë vit, gjë që e bën arritjen e artistit kosovar edhe më të bujshme.

“Puna në një film ndërkombëtar ka një rëndësi të jashtëzakonshme për mua në aspektin profesional. Aq më tepër, Festivali i Kanës, jo vetëm se mundëson që puna ime të shfaqet para audiencës botërore, po edhe krijon hapësirë shtesë për projekte të tjera ndërkombëtare në këtë lëmi”, ka thënë Zogjani për KosovaLive360.

IMDb është burimi më i njohur i filmave, artistëve, televizionit dhe botës së argëtimit në botë, i cili ofron informacione mbi arritjet kryesore në këto fusha.

Zogjani shprehet optimist për të ardhmen e tij në fushën e efekteve pamore, duke thënë se me gjithë entuziazmin e tanishëm, do të mundohet që ky të mos jetë suksesi i tij i fundit.

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit