6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8845

Deda: Hashim Thaçi drejton korporatën kriminale të Kosovës

0

IlirDeda-KIPREDIlir Deda, dikur këshilltar i Bajram Rexhepit, e ka graduar Qeverinë e Hashim Thaçit edhe me një vlerësim më të lartë sa i përket krimit dhe korrupsionit.

Për dallim prej herës së parë, ish-udhëheqësi i FER’it, tash ndërmarrjen e ka zëvendësuar me korporatë të përbashkët kriminale.

“z. Thaçi është në krye të kësaj korporate kriminale në Kosovë. Dhe, kjo është ajo që kam thënë edhe më vonë se kjo është tragjedia nacionale e Kosovës që Shteti jonë është i zaptuar, në momentet kyçe të shtet ndërtimit”, ka thënë Deda, në një intervistë për Gazetën Express.

Drejtori aktual i KIPRED’it përsëri ka thënë se do ta përkrahë një parti politike që është në opozitë.

E bashkë me te është edhe Lulëzim Peci, ish-ambasador i Kosovës në Suedi dhe ish-Zyrtar Ndërlidhës në Beograd.

Deda para vetës kanë dy parti, LDK’në dhe Vetëvendosjen, të cilat thotë se duhet të jenë bashkë ne Qeverinë e ardhshme.

Ish-Këshilltari Kryesor i Presidentes Jahjaga parashikon se nëse preket Kushtetuta, atëherë duhet të ndërrohen edhe simbolet shtetërore dhe të emërtohet Kosova si Shtet i Shqiptarëve dhe pakicave.

Deda flet edhe për aksionin e vitit 2005, kur, sipas tij, UNMIK’u kishte planifikuar arrestimin e më shumë se 100 politikanëve.

EULEX së shpejti me vendim për Krasniqin

0

Jakupkrasniqi10-6KTV-ja merr vesh se Prokurori, pas intervistimit, e ka njoftuar Krasniqin se shpejt do të dalë me një vendim për ngritje aktakuze ose pushim hetimesh. Por, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit sepse dy motrat, dëshmitare të mbrojtura, përmendin emrin e tij gjatë dëshmive në rastin ndaj Sylejman Selimit dhe tre të tjerëve.

Megjithatë, ato kanë qenë kontradiktore në dëshminë e tyre, sepse nuk kanë qenë në gjendje të përshkruajnë Jakup Krasniqin, ku njëra dëshmitare thotë se ai kishte mjekër.

Për zhvillimet e fundit, KTV-ja ka kërkuar sqarim nga Prokuroria Speciale, por përgjigjja e tyre ka qenë se ‘nuk kanë koment për këtë’.

Marguerite Duras, Gruaja dhe vera

0

duras2-320x298Kurrë më parë, para se ta takonte, nuk e kishte menduar se një ditë do ta kishte provuar atë dëshirë. – Dëshira e tij për të ishte e plotë? – Ishte e mrekullueshme. Ana Debered ngriti drejt Shovenit vështrimin e munguar. Zëri iu hollua, gati si prej fëmije. – Do të doja të kuptoja pse ishte kaq e mrekullueshme kjo dëshirë që i erdhi një ditë. Shoveni vazhdonte të mos e vështronte. Zëri i tij ishte i rëndë, pa timbër, një zë i shurdhët. – Mos u mundoni të kuptoni. Nuk kuptohen gjërat në këtë pikë. Kishin mbetur vetëm disa minuta para se Ana Debared, një nga personazhet më interesante të letërsisë së Marguerite Duras, në librin “Moderato Cantabile”, të shihte për herë të fundit burrin që për javë të tëra në një cep të një kafeneje të zakonshme të qytetit, e shoqëroi në biseda të çuditshme me një gotë verë.

Teksa përpiqej t’i thoshte me pak fjalë gjithë ato çfarë kishte ndier kur merrte rrugën çdo ditë me të birin, për ta çuar në kursin e pianos, vetëm për të parë atë, Ana ndiente se s’mund t’i thoshte dot fjalët e duhura. Ka momente kur fjalët e duhura ikin, treten bashkë me ankthin që të ka pushtuar trupin. Kështu ndihej Ana, kjo grua që Duras e krijoi më 1958-n, por duket kaq e ndier dhe e plotë gati gjysmëshekulli më vonë. Një roman i shkurtër, ku ndihet nervi i Marguerite Duras, karakteri dhe dëshira e saj për t’iu kundërvënë të përditshmesh, gjërave të zakonshme në jetë, ka ardhur në shqip nën përkthimin e Mirela Kumbaros, e cila të fton të jetosh në atë qytezë të vogël të Francës, për të ndjekur rrugëtimin e një gruaje drejt pasionit. Ana është e shoqja e një drejtori të njohur fabrikash në qytet. Çdo ditë ajo shoqëron të birin në mësimin e pianos. Një ditë ajo dëgjon historinë e vrasjes së një gruaje nga i dashuri. E ulur në kafenenë ku pret që i biri të mbarojë mësimin, ajo flet me zotërinë pranë saj, mbi këtë ngjarje, teksa kthen një gotë verë. Ai është Shoveni dhe është një punëtor i thjeshtë. Pothuajse çdo ditë ajo hyn në këtë bar, me shpresën se në tavolinën bri saj do të jetë ai. Teksa pinë verë, ata përpiqen të rikrijojnë historinë tragjike të çiftit që kishte tronditur qytetin. Bisedat mes tyre, të cilat të ngjasojnë si përsëritje janë në një farë mënyre dhe rutina e jetës në provinca të tilla, ku çdo gjë duket si një përsëritje.

Është kjo jetë e shumë arsye të tjera që e shtyjnë Anën të përsërisë gotat e verës për të vazhduar më gjatë bisedat me këtë burrë të panjohur, që padashur kishte nisur ta ndryshonte. Ana nuk e përmend dashurinë deri në fund të librit, dhe pse Duras e vizaton në fjalët e saj, se është kjo ndjenjë që ka pushtuar këtë grua, por që në fund duhet të vendosë, e duhet të mundë “frikën”. Vetëm pak para se të linte përgjithmonë këtë bar, ajo kreu atë që ai nuk arriti dot ta bënte më parë. Bëri drejt tij, aq afër, saqë buzët e tyre të mund të prekeshin. Buzët mbetën mbi njëra-tjetrën, por ajo sërish kishte frikë, deri sa doli prej barit, përmes një grupi burrash që rrinin te banaku, duke u gjendur përballë me perëndimin, brenda dritës së kuqe që shënjonte fundin e asaj dite. “Moderato Cantabile” është një libër jo vetëm për pasionet e pamundura, por dhe për ndarjen e shoqërive. Fëmija, edhe pse nuk ka emër, është një ndër personazhet e spikatura në novelë, i cili me fjalët dhe ankesat e tij të shkurtra jep jetën tjetër të së ëmës. Ai është i talentuar në piano, por kokëfortë, e nuk pranon urdhrat e mësueses, zonjushës Zhiro. Marrëdhënia e tyre aq komplekse është dhe një kritikë e Duras mbi mënyrën sesi duhet të imponohen rregullat. Marrëdhënia nënë bir ndihet në të gjithë novelën. Ai është i pranishëm në çdo takim të saj me Shovenin, dhe pse nuk është pranë saj në bar, por jashtë duke luajtur. E vetmja ditë kur ai nuk është pranë saj, është dita e fundit kur ajo shkon në kafene.

Në këtë qytet buzë detit, muzika vjen si një element që e plotëson më shumë tablonë sentimentale që po ngjyroset ngadalë. “Moderato Cantabile” është një novelë që të bën ta duash Duras. Letërsia e mirë nuk ka nevojë për rreshta pa fund për ta kuptuar. Një nga pyetjet që kritikët kanë ngritur shpesh pas leximit të këtij libri, është: “Përse Duras, një grua e lirë, duhet të zbulojë vetminë e fshehur të një gruaje si Ana? Dhe në fund, pasi e ka njohur me ndjenjën e pasionit dhe dashurisë, e bën ta fshehë sërish këtë ndjenjë dhe të kthehet në shtëpi tek i shoqi? Dhe pse Duras është shprehur gjithnjë se në librat që shkruan nuk është jeta e saj, brendësia e personazheve të kujton shpesh brendësinë e shkrimtares në momente të ndryshme të jetës. E kuqja është simboli që Duras ka zgjedhur për këtë novelë, të cilën e vendos shpesh në të kuqërremtën e qiellit apo në ngjyrën e trikos që pronarja e lokalit thur me dorë teksa sheh dy të panjohurit që janë përfshirë në biseda… E kuqe është dhe vera që Ana pi, duke e lënë veten të helmatiset siç ia kishte ënda. E kuqe është dhe Ana në fund të novelës, brenda saj… Nëse në kapitujt e parë të librit Ana pi vetëm, një gotë verë a dy, në kapitujt e tjerë ajo nuk resht së piri verë, duke e parë atë si një çlirim, ndaj brengave dhe jetës së saj. Vetë Duras ka qenë e alkoolizuar në periudha të ndryshme të jetës, ndaj përshkrimet që u bën momenteve të Anës duke pirë verë, janë tepër të realizuara.

Ky libër tregon më së qarti stilin e Duras. I vështirë dhe gati-gati i padepërtueshëm në fillim, me shprehje të shkurtra dhe shpesh në dukje të pakuptimtë, libri vijon dhe të përfshin në të papritura, duke ecur menjëherë nga një situatë e zakonshme, drejt të jashtëzakonshmes. Libri është shkruar në kohën e shkuar, dhe në të nuk ka asnjë konflikt. Duras i sjell personazhet e gjalla, pa paragjykime, dhe na bën ta njohim Anën, këtë grua franceze të fundviteve ‘50, me gjithë kompleksitetin e saj, dhe në fund do të duam ta ndryshojmë historinë, dhe të mos e lëmë të ikë përgjithmonë nga ai bar… Marguerite Duras ka lindur më 4 prill 1914 dhe u nda nga jeta më 3 mars të vitit 1996. Ajo konsiderohet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme franceze, e cila me shkrimet e saj dha një frymë bashkëkohore në letërsinë franceze.

Ajo është autore e një sërë romanësh dhe novelash, e njohur më së shumti në shqip për librin e saj “Dashnori”, ku tregohet historia e një biznesmeni kinez me një vajzë adoleshente, e cila në fund bëhet shkrimtare. “Moderato Cantabile” është realizuar dhe film nën regjinë e vetë Duras më 1975-n, ndërsa në shqip është sjellë nga shtëpia botuese “Pegi”. Duras ka qenë edhe skenariste. Më 1959-n ajo realizoi skenarin e filmit “Hiroshima non amour”, nën regjinë e Alain Resnais. Në librat që shkruan ajo u rri larg personazheve, duke i përshkruar në distancë veprimet e tyre.

Në jetën e saj private, Duras ishte një grua e përfshirë nga pasione të mëdha, një prej të cilave ishte alkooli. Një nga historitë e saj të njohura të dashurisë është me Yann Andrean. Ai ishte 30 vjet më i vogël se ajo, megjithatë kjo nuk e pengoi të ishte deri në fund të jetës pranë saj. Dashuria e tyre pati ulje ngritje, dhe momente kur Yann vendosi të ndahej prej saj. Por vitet e fundit, kur ajo kishte nevojë për të, ai u kthye sërish tek ajo, duke u kujdesur gjatë kohës që ajo vuante nga kanceri. Gjithë jetën e tij me Duras ai e ka përshkruar në një libër me kujtime. Një libër me letra dashurie dhe gjithë çmenduritë e bukura të një gruaje që e deshi aq shumë një burrë. Duras vdiq në Paris më moshën 81-vjeçare./Alda Bardhyli-shqip/

Ujë afër LSHP-së

0

uji 3Në afërsi  të  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është zbuluar edhe një burim i ujit.

Kryeshefi  Kompanisë së Ujësjellësit  “Hidroregjioni- Jugor”,Besim Baraliu, tha se ky burim ka sasi të konsiderueshëm të ujit.

“ Falë hulumtimeve të shumta kemi arritur që të zbulojmë këtë burim të ujit”.

“Ujë i gjetur nga ky burim,do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e lagjes ‘Tusuz’”,tha ai,transmeton TV Prizreni.

Miftar Hajdarit, pronar i Ndërmarrjes Shërbyese “Burimi”, e cila ka qenë e angazhuar në shpimin e burimit të ujit, tha se punimet janë realizuar deri në 40 metër thellësi.

“Sasia e ujit arrin në 30 litra për sekond”

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni- Jugor” në Prizren, kohët e fundit ka intensifikuar angazhimet në gjetjen e sa më shumë burimeve për të përmirësuar gjendjen e furnizimit të konsumatorëve me ujë të mjaftueshëm./PrizrenPress.com/

Shpallet konkursi për projektet kulturore-artistike 2014

0

MKRS-objektiMinistria e Kulturës, para së gjithash, do të mbështesë projektet kulturore-artistike të cilat janë në përputhje me politikat e saj kulturore dhe të cilat duhet të realizohen brenda vitit 2014.

Ministria e Kulturës e Kosovës ka shpallur konkurs për projektet kulturore-artistike të vitit 2014. Pjesë e konkursi mund të jenë projektet individuale dhe grupore nga të gjitha fushat e artit siç janë festivalet, bienalet, panairet, ekspozitat dhe manifestimet tjera me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Drejtori i Departamentit për Kulturë në MKRS, Kamuran Goranci ka njoftuar se përmes këtij konkursi, Ministria e Kulturës, synon të mbështesë projekt-idetë me karakter profesional, të cilat i respektojnë standardet krijuese evropiane e botërore pastaj ato me karakter promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendorë në skenën artistike ndërkombëtare dhe stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative.

Përveq këtyre do të mbeshteten projekt- idetë me karakter tradicional, përmes të cilave do të promovoheshin vlerat e trashëgimisë sonë kulturore; inovativ, të cilat, me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre, paraqesin risi për ambientin tonë krijues; kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik si dhe ato me karakter praktik, përmes të cilave do të evidentoheshin dhe formësoheshin kapacitetet krijuese profesionale.

Sipas njoftimit, nga ky konkurs përjashtohen projektet filmike, të cilat mund të gjejnë shprehje në kuadër të konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe botimet, të cilat mund ta shfrytëzojnë hapësirën në kuadër të konkursit të Këshillit të librit për botimin e librave.

Ministria e Kulturës, para së gjithash, do të mbështesë projektet kulturore-artistike të cilat janë në përputhje me politikat e saj kulturore dhe të cilat duhet të realizohen brenda vitit 2014, thuhet në njoftim.

Në vijim mund të gjeni të dhënat plotësuese për konkursin

http://www.mkrs-ks.org/?page=1%2C114

Mustafa: LDK, orientimi i veprimit nacional në Kosovë

0

LDK-Mustafa-BeqiriThemelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është akti më i rëndësishëm i rreshtimit politik e kulturor të popullit të Kosovës në skenën e politikës globale, është akt i refuzimit të sistemit komunist dhe i nisjes pa dilemë në udhën e gjatë, por të pakthyeshme në familjen e vendeve të lira dhe demokratike euro-perëndimore. Kështu ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e 24- vjetori të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shtuar se formimi i LDK shënoi kthesë të madhe në historinë e Kosovës dhe i hapi rrugë demokracisë.

“LDK–ja ishte busulla e veprimit dhe mendimit nacional e politik në Kosovë duke qenë përherë një shembull i demokracisë dhe i pluralizmit të brendshëm partiak”, është shprehur Mustafa, transmeton Kosovapress.

Ai ka përmendur shumë personalitete të LDK-së të cilët punuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Gjatë fjalimit të tij, Mustafa ka përmendur edhe angazhimet për të rinjtë, e për fuqizimin e rolit të gruas.

Mustafa ka komentuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale, për të cilat thotë se LDK doli fituese në këto zgjedhje.

LDK në këto zgjedhje ka dal fituese në Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Istog, Fushë-Kosovë, Suharekë, Viti dhe, në koalicion me AKR-në, në Mitrovicë, por ka humbur kryeqytetin duke pasur për kandidat liderin e saj, Isa Mustafën, dhe duke u renditur e dyta me 191 mijë e 362 vota apo 224 ulëse.

LDK-ja prej fillimit e deri më 2007 ishte forca kryesore politike në Kosovë. Në zgjedhjet nacionale që pasuan në dhjetor 2010, LDK fiton 27 mandate deputetësh dhe për herë të parë kalon në opozitë. Në zgjedhjet e fundit lokale, moto e kësaj partie ishte “ Sot komunën, nesër Kosovën”.

LDK u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh. Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i partisë që prej themelimit dhe deri në janar 2006, kur edhe u nda nga jeta.

Pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova, njëherësh edhe president i Kosovës, në janar 2006, LDK-ja udhëhiqet nga Fatmir Sejdiu. Pas zgjedhjeve të 2007, LDK hyn në koalicion me partinë e saj rivale PDK, koalicion ky që prishet pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të Kosovës. Në Kuvendin e partisë që u mbajt në nëntor të vitit 2010, kryetar i LDK-së me shumicën e votave të delegatëve zgjidhet Isa Mustafa.

LDK e VV bojkotojnë Kuvendin për shkak të PTK-së?

0

KuvendiKosoves5-27Buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë këtë të enjte para ligjvënësve, bashkë me ndryshimin që ka bërë Qeveria ku si amendament ka futur edhe privatizimin e PTK-së. LDK-ja dhe Vetëvendosja kanë deklaruar sërish se do ta bojkotojnë seancën kur t’i vij koha votimit të buxhetit të licat e quajnë si kundër-kushtetues me ndërhyrjen që ka bërë qeveria.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se nëse leximi i dytë i buxhetit shqyrtohet bashkë me amendamentin 8, që ka të bëjë me shitjen e 75% të aksioneve të PTK-së atëherë ata nuk do të qëndrojmë në sallë, transmeton KTV. Ai sërish ka thënë se nëse buxheti si i tillë arrin të marr votat e deputetëve, LDK-ja do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

Edhe Vetëvendosje thotë se do të ndërmarr të gjitha masat brenda seancës për të penguar votimin e këtij buxheti bashkë me amendamentin për privatizimin e PTK-së.

Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka thënë se dokumenti i buxhetit përmban amendamentin e shitjes së PTK-së, por ka kërkuar nga deputetët arsyeshmëri që buxheti të kalojë. Ai ka thënë se PDK-ja nuk do të angazhohet për t’i bindur deputetët të votojnë pro këtij buxheti, por pret që ata të vlerësojnë vetë meqë, siç tha ai, buxheti nuk është as i PDK-së as i LDK-së por i qytetarëve të Kosovës.

Dyshohet edhe për 40 lokacione me varreza masive

0

Varreza masive12-23Ende nuk duhet fati i 1721 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë ndërkaq, së fundmi, pesë trupa janë gjetur në Rashkë të Serbisë gjatë gërmimeve të bëra nga ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it, në një vend ku dyshoj për varrezë masive.

Drejtori i Departamentin të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu në një bisedë për publiku.net tha se, aktualisht janë në pritje të analizave të ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Beograd për të bërë më pas identifikimin e trupave.

Sa i përket se cilave pjesë të Kosovës mund ti takojnë ata trupa, Gërxhaliu tha:

“Nëse bazohemi në deklaratat e Veçeriç ku ai përmend, Gjakovën, Regjionin e Drenicës e kështu me radhë”,tha Gërxhaliu duke iu referuar deklaratave të Bruno Veceric , prokuror i shtetit të Serbisë për krime lufte i cili patë deklaruar gjithashtu se, në Rashkë mund të ndodhen 250 trupa nga lufta e fundit në Kosovë.

Sa i përket kësaj shifre që prokurori Veçeriç kishte dhënë, Gërxhaliu shprehet i rezervuar:

“Nuk mund të japin konkluza të tilla përderisa të gjenden eshtrat”.

Sa i përket rolit të EULEX-it, i cili ka qenë i angazhuar gjatë gjithë kohës në gjetjen e personave të zhdukur, Gërxhaliu e vlerëson lartë angazhimin e ekipeve të EULEX-it.

“Sa i përket punës së EULEX-it, sidomos pas vitit 2010, mund të them se është punuar shumë në këtë aspekt dhe kjo punë ka qenë e përbashkët ku të dyja palët kemi qenë këmbëngulëse”.

Të njëjtën gjë, Gërxhaliu nuk ka mundur ta thotë për palën serbe e cila kohë pas kohe ka neglizhuar punën për arsye të ndryshme.

Sa i përket planeve që ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it kanë për vitin e ardhëm, Gërxhalu ka përmendur 40 vende ku dyshohet për varreza me trupa nga lufta e fundit në Kosovë dhe të cilat ata planifikojnë ti hapin gjatë vitit të ardhshëm.

“Më i përmendur këtu është regjioni i Mitrovicës për të cilin kemi relativisht shumë informata për disa vende dhe për të cilat duhet të planifikohet që të punohet për vitin e ardhshëm. Ka punë mjaftë për tu zhvilluar”.

Ndërkaq, sa i përket ndërprerjes së përkohshme të punimeve në Rashkë, Gërxhaliu ka thënë se, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, punimet janë ndërprerë për një kohë. Ai ka thënë ka thënë se ata kanë kërkuar që të bëhet rrënimi i objektit ky dyshohet të jenë eshtra të tjerë të trupave të rënë nga lufta e fundit në Kosovë.

Osman Hajdari, shef i asambleistëve të BD-së

0

Osman Hajdari ZBOsman Hajdari është emëruar shef i Grupit Parlamentar i Bashkimit Demokratik. Hajdari premtoi se me përgjegjësi do të përfaqësojë votuesit dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.

“I gjithë përcaktimi ynë publik do të jetë në përputhje me programin e BD-së dhe interes e qytetarëve”.

Në mbledhjen e Kryesisë së Bashkimit Demokratik, është diskutuar edhe rreth zgjedhjeve të fundit lokale, ku një komision i veçantë pas analizës tre javore raportoi para Kryesisë për aktivitete e partisë.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha tha ndërkaq se Bashkimi Demokratik me mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka hedhur një hap të rëndësishëm në Komunën e Prizrenit dhe Dragashit ku është identifikuar si forcë serioze politike.

“Mbi këtë forcë ky subjekt politik, do të angazhohet edhe më fuqishëm në të ardhmen si opozitë konstruktive për të mbrojtur interes e qytetarëve”.

Kryesia e Bashkimit Demokratik ka diskutuar edhe për angazhimin në vazhdimësi që duhet të bëjë me strukturat e partisë për shtimin e bashkëpunimit me qytetarët për krijimin e hapësirës sa më të madhe për të gjithë.

“Tashmë po dihet se viti 2014-të do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare, por në Prizren duhet të ndodhë edhe ajo që pritet që të veprojë ligji dhe drejtësia në raport me të pandehurin Ramadan Muja, i cili në pranverë ka mundësi që qyteteti i Prizrenit të shkojë në zgjedhje të parakohshme”.

“Prandaj duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi Bashkimi Demokratik shton dinamikën e organizimit me qëllimin që në një të ardhmen të jetë forca e parë politike në Komunën e Prizrenit dhe Dragashit”./PrizrenPress.com/

 

Kompletohet Asllanaj

0

SaliAsllanaj-ldkKryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, ka emruar nënkryetarin dhe 10 drejtorë të Ekzekutivit. Ai tha se si kryetar ka përzgjedhur emrart më të mirë për të qeverisur Suharekën.

“ I kam zgjedhur më të mirët, dhe më punëtorët”, tha Asllanaj.

Nënkryetar i Komunës së Suharekës, është emruar Rexhep Kuçi.Ai është nënkryetar i Degës së LDK-së në Suharekë.Kuçi një kohë të gjatë ka qenë drejtor i Qendrës Rehabilituese “Handikos”.

Kuçi, ka një karrier të bujshme politike në LDK dhe një mandat ka qenë kryesues i Kuvendit të Komunës së Suharekës gjatë kohës kur ky subjekt politik ka udhëhequr komunën.

Prej 10 drejtorëve të emruar, sot kanë filluar punën vetëm shtatë prej tyre. Të tjerët nesër pritet të fillojnë punën e tyre. /PrizrenPress.com/