6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8844

Nikoliq: Njohja e Kosovës do t’i vihet kusht Serbisë

0

TomislavNikoliq-presidenti serbisePresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, e ka pranuar se njohja e Kosovës herët a vonë do t’i vihet kusht Serbisë. Në një intervistë për B92, Nikoliq, ka thënë se shteti i tij përballet me tri dilema, dhe njëra prej tyre përfshin edhe Kosovën.

“Ne nuk kemi një kërkesë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, por diplomatët flasin se ky do të jetë kusht pa të cilin nuk mund të ecim përpara. Mua më lëndon neutraliteti i Bashkimit Evropian, sepse ne nuk mundemi të jemi në pozicion të njëjtë – Serbia si anëtare e OKB-së dhe Kosova e vetëshpallur e pavarur”, ka thënë Nikoliq, transmeton KTV-ja.

Dilema tjetër, sipas tij, janë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.

“Martirët”, hapin festivalin “Një botë”

0

Martiret-filmÇështja e të drejtave dhe lirive të njeriut mbetet njëra nga çështjet më shqetësuese gjithandej botës, kurse në Kosovë për ta sensibilizuar opinionin në respektimin e të drejtave universale të individëve ka kohë që organizohet festivali “Një botë”, kushtuar filmave dokumentarë për të drejtat e njeriut. Sipas organizatorëve është thënë se në të ardhmen ky festival do të ketë emrin “Një botë Kosova”.

Filmi dokumentar “Martirët”, i realizuar nga regjisori shqiptar Samir Kumbaro dhe me skenar të historianit Uran Butka, ka hapur edicionin e dymbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të filmit dokumentar për të drejta e njeriut, “Një botë”, që do të mbahet nga data 23 deri më 28 dhjetor të këtij viti, në Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Ky festival synon t’i promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe demokracinë në vend, por edhe të nxisë debate kuptimplote për çështje si të shoqërisë civile, politikave të jashtme, politikave ambientale e kështu me radhë, është thënë nga organizatorët e këtij festivali.

Do të jenë gjithsejtë 34 filma dokumentarë të cilët do të shfaqen në kuadër të programit të këtij festivalit, tashmë tradicional. Dokumentari “Martirët”, që ka zgjatur 46 minuta, ka shtjelluar një temë për një gjyq special në Shqipëri, ku në të janë dënuar një grup intelektualësh që kishin kryer studimet universitare në vende të huaja por që nuk pajtoheshin asesi me idenë e ideologjisë komuniste. Kryetari i trupit gjykues, gjenerali Koçi Xoxe dënoi me vdekje edhe kunatin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës, ministrin e jashtëm të vitit 1944, Bahri Omani, me akuzën si “kolaboracionist”.

Grabovci: Mos e luani rolin e bllokuesit

0

AdemGrabovci6-05Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se është e domosdoshme që të enjten të miratohen në lexim të dytë Projektligji për Buxhetin dhe Raporti Qeveritar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka shprehur optimizëm se Kuvendi do t’i miratojë këto dy dokumente. “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre dy dokumenteve, Projektligjin për Buxhetin e vitit 2014 dhe Raportin Qeveritar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, besoj fuqishëm se do të përkrahen edhe nga pozita dhe opozita”, ka deklaruar Grabovci.

Në këtë kontekst, Grabovci u ka bërë thirrje edhe deputetëve opozitarë ta përkrahin Projektligjin për Buxhetin e vitit 2014. “Kërkoj nga kolegët opozitarë që të enjten të votojnë në favor të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2014. Në këtë drejtim të gjithë kemi përgjegjësi sepse buxheti nuk është i Qeverisë dhe pozitës, por është i të gjithëve”, ka thënë Grabovci, duke i vlerësuar si joparimore kritikat e opozitës karshi buxhetit dhe privatizimit të PTK-së. “Nuk është mirë të bëhet fushatë për çështje të kësaj natyre. Ne fushatën mund ta bëjmë në forma të tjera. Po ashtu duhet të garojmë me ide, programe, vizion, vlera, kurrsesi të luajmë me një ndërmarrje e cila është kaq e rëndësishme, siç është PTK-ja”, ka thënë Grabovci.

Ai ka thënë se Projektligji për Buxhetin është hartuar në përputhje me kërkesat dhe rekomandimet e deputetëve.“Buxheti nuk i përket vetëm një subjekti politik apo një koalicioni qeverisës, por është buxhet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe opozitën. Karshi këtij buxheti kemi përgjegjësi si pozita ashtu edhe opozita. Prandaj nuk dëshiroj që askush ta luajë rolin e bllokuesit apo bojkotuesit, por duhet të vijnë në seancë dhe ta japin votën e tyre”, ka thënë Grabovci.

Flora Brovina e Hydajet Hyseni kundër Hashim Thaçit

0

FloraBrovina-HydajetHyseniSpektri politk shqiptarë shprehen kundër vendeve të rezervuara për minoritetet duke e cilësuar këtë kërkesë të partive politikë të komuniteteve pakicë jo demokratike dhe kundër kushtetuese. Të gjitha partitë politke janë deklaruar kundër ndryshimeve kushtetuese me theks edhe ndaj kërkesës, që kanë të bëjnë me vendet e rezervuara, ndërsa në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese ka dalë të jetë kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Ndonëse jo decidivisht, kryeministri duke kërkuar ndryshime kushtetuese për reformën e mirëfilltë zgjedhore në njëfarë mënyre kjo dërgon edhe tek ndryshimet që kanë të bëjnë me vendet e rezervuara për komunitetet pakicë, shkruan Bota Sot.

Hydajet Hyseni, deputet i PDK-së, thotë se ende nuk kanë kërkesë të shkruar e të arsyetuar nga kryeministri me këtë edhe për përcaktimin kushtetuese për vendet e rezervuara, por thekson Hyseni se pavarësisht se ende nuk ka kërkesë konkrete për këtë do të jem kundër vendeve të rezervuara.

“Unë jam i prirur që të mos pajtohem me tendencën për ta politizuar deri në absurd çështjen e përfaqësimit të minoriteteve në mënyrën se si po bëhet. Andaj do ta pres propozimin dhe do ta lexoj, por në parim nuk jam dakord për një prirje të tillë”, tha Hyseni.

Flora Brovina, deputete e GK të PDK-së, personalisht shprehet kundër vendeve të rezervuara për komunitetin pakicë.

Sipas saj nuk mund të tejkalohet pakoja Ahtisari, ka qenë një kompromis i dhimbshëm i cili duhet të tejkalohet.

“Natyrisht se unë mendoj se Pakoja Ahtisarimjafton për minoritetet dhe është një e arritur e jona me shumë dhimbje, dhe në qoftëse ne e kalojmë këtë dhe bëjmë dicka përtej Ahtisari, është dicka e tepruar”, tha Brovina./BS/

Mund të ketë aktakuzë kundër Jakup Krasniqit

0

Jakupkrasniqi10-6Prokuroria ka dy rrugë, ta akuzojë Jakup Krasniqin për krime luftë, ose ta tërheq akuzën kundër tij, Sylejman Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit.

Paralajmërimin se mund të ketë një aktakuzë nga prokurori Maurizio Salustro, e ka marrë avokati i Krasniqit Mexhid Syla, i cili vazhdon të jetë i bindur se nuk ka asnjë provë për një veprim të tillë.

Syla për më shumë këtë proces e sheh si të dyshimtë, shkruan Koha Ditore.

Këtë e bazon në faktin se pse Krasniqi nuk është ftuar për intervistë, ani pse shumë moti motrat nga Mitrovica e kanë deponuar dëshminë në prokurori.

“Prokurori atë ditë na ka thënë se do të reagojë shumë shpejt, ose do t’i pushojë hetimet apo të kundërtën, ta ngrit një aktakuzë”, ka thënë Syla.

Krasniqi të premten është intervistuar nga EULEX nën dyshimin për krime lufte. Dyshimet bazohen në dëshminë e dy motrave nga Mitrovica të cilat e kanë implikuar Krasniqin si pjesëmarrës në dhunimin e integritetit trupor gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Evropianët shqetësohen me qasjen e Thaçit ndaj EULEX-it

0

EULEX-kosovePërpjekja e Qeverisë së Kosovës që prej qershorit të vitit të ardhshëm t`ia heqë kompetencat ekzekutive EULEX-it, po i shqetëson zyrtarët evropianë.

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për përfundimin e këtij misioni dhe deklaratat e kryeministrit por edhe zyrtarëve tjerë të qeverisë sa herë që ka ndonjë ndjekje të EULEX-it për krime lufte, po vlerësohen si përpjekje të drejtpërdrejta të Qeverisë së Kosovës që të heqë qafe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, shkruan “Tribuna”.

“Qeveria po e ndërlidh dhe po përpiqet që procesin e ristrukturimit të EULEX-it ta përdorë për ta hequr qafësh misionin”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian në kushte anonimiteti.

Ky diplomat, që vjen nga njëri prej shteteve më të fuqishme anëtare të BE-së, ka thënë se shtetet anëtare që e mbështesin pavarësinë e Kosovës janë kategorike që misioni i BE-së për sundimin e ligjit t`i mbajë kompetencat ekzekutive në luftën kundër korrupsionit por edhe në ndjekjen e krimeve të luftës.

Misioni i EULEX-it pritet që pas autorizimit që do të marrë në janar nga shtetet anëtare, të nisë ndryshimin e prezencës së vet.

Plaçkitja kufitare

0

Kolona ne Kufi te mal te zizQytetarët që duan të udhëtojnë me dokumentacion të Kosovës përmes Serbisë për në vendet e treta dhe anasjelltas, duhet të përgatiten paraprakisht se do të ballafaqohen me policët kufitarë serbë. Autoritetet e këtij shteti po u kërkojnë para kosovarëve vetëm për t’ua dhënë fletën e cila ua lejon qarkullimin nëpër Serbi. Dokumenti i vetëm që një qytetar i Kosovës mund ta paraqesë para autoriteteve serbe kur udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë në ndonjë shtet tjetër, është letërnjoftimi si dokument identifikimi.

Sipas Marrëveshjes për lëvizje të lirë që është arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, kosovarët kur duan të hyjnë në Serbi, duhet të paraqesin letërnjoftimin e tyre të cilin Policia e Serbisë e njeh si dokument ku i merr të dhënat personale dhe i vendos në një fletë të bardhë të formatit A4,shkruan Tribuna.

Këtë fletë qytetari i Kosovës mund ta përdorë pastaj si dokument që ia lejon qëndrimin dhe qarkullimin nëpër Serbi. Dokumenti në fjalë vlen vetëm brenda territorit të Serbisë, pasi autoritetet kufitare ia marrin përdoruesit atë sapo qytetari të dalë nga shteti serb

Kallashi i Lirisë

0

UCK-kallashiShumë luftëra u bënë me kallashnikov. Kreatori i tij, Mikhail Kallshnikov, vdiq sot. Me këtë armë luftoi edhe UÇK. Rrustem Mustafa dhe Rexhep Selimi thonë se “kallashi” ishte arma më e përhapur që u kishte rënë në dorë, e jo pse e kishin zgjedhur vetë atë.

Ndoshta Mikhail Kalashnikov, që vdiq sot në Rusi në moshën 94 vjeçare, mund të ketë qenë i sinqertë kur ka thënë se në vend të armës së njohur të zbuluar prej tij, do të kishte dëshiruar ta krijonte një vegël më të dobishme për njeriun, për shembull – një kosë të barit.

“Do të kisha preferuar ta krijoja një makinë të cilën do ta përdornin njerëzit dhe e cila do të mund t’i ndihmonte bujqit në punë e tyre- për shembull një kosë të barit”, kishte thënë ai.

Por, ja që ai krijoi një armë me të cilën u bënë shumë luftëra dhe statistikat tregojnë se kjo armë ka vrarë më së shumti njerëz në planet ndër të gjitha armët tjera.

Shumë luftëra, frontale e guerile, janë bërë me këtë armë.

Një nga to është edhe lufta e drejtuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Pas lajmit për vdekjen e rusit të njohur, dy ndër figurat më të njohura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi dhe Rexhep Selimi rrëfejnë për lajmi.net ndjenjat ndaj kësaj arme.

Ish Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, thotë se AK-47 ka qenë arma e cila u ka rënë më së shpeshti në dorë ushtarëve të UÇK’së.

Por, ai nuk duket shumë i lidhur me këtë.

Remi: Ndjenja ime është të mos dëgjoj kurrë më për AK-47.Remi: Ndjenja ime është të mos dëgjoj kurrë më për AK-47.

“Me vdekjen e ideatorit, dëshiroj që të vdesë edhe arma AK- 47”.

“AK 47 ishte arma më e afërt që na ka rënë në dorë neve si ushtarë të UÇK’së, e jo që e kemi dashur”.

“Po flas për ndjenjën time … Dhe ndjenja ime është që unë të mos dëgjoj më asnjëherë për këtë armë”, thotë Komandant Remi për lajmi.net.

Drejtuesi tjetër i UÇK’së, Rexhep Selimi, thotë se asnjëherë nuk do t’i thotë “Falemnderit” Mikhail Kalashnikovit.

“Nuk dua t’i them ‘falemnderit’ personit që e ka zbuluar kallashnikovin, për shkak se UÇK’në nuk e ka armatosur ky person.”

“Vetëm Republikës së Shqipërisë duhet t’i themi ‘falemnderit’ për këto armë, pasi që ka prodhuar kallashnikovë për ne”.

Rexhep Selimi: Vetëm Republikës së Shqipërisë duhet t’i themi faleminderit për këto armë.Rexhep Selimi: Vetëm Republikës së Shqipërisë duhet t’i themi faleminderit për këto armë.

“Ka qenë arma më e përhapur, jo pse ne e kemi zgjedhur, por sepse kjo armë është prodhuar në Poliqan të Shqipërisë. Për këtë arsye, kjo armë ka qenë më popullore në Shqipëri, e si rrjedhojë kjo armë është përdorur edhe nga UÇK”.

“UÇK nuk e ka zgjedhur kallashnikovin por Poliqanin, që ka qenë prodhuesi ndër më të mëdhenjtë në rajon të kësaj arme”.

“Sikur Shqipëria do të kishte mundësi të prodhonte ndonjë armë tjetër, edhe UÇK do të përdorte atë”.

“Por, unë personalisht nuk e kam përdorur këtë armë gjithmonë, por e kam përdorur një markë zvicerane”, ka thënë Rexhep Selimi për lajmi.net.

Kosova përcaktuese për Serbinë drejt BE-së

0

BesnikMustafajIsh-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka thënë se shqiptarët e Kosovës duhet të jetë të kënaqur me të arriturat e tyre për pesë vjet shtet.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, gjatë një debati të organizuar nga Fakulteti për Media dhe Komunikim, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti Juridik në Kolegjin UBT, me temën “Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan”, ka folur për të arriturat e shqiptarëve në shtetet e rajonit ku ata jetojnë.

Mustafaj ka thënë se Kosova për pesë vjet shtet ka arritur një klasë politike shumë serioze. “Ne jemi sot faktorë, sepse merremi me veten. Kërkohet një kohezion më i madh, kërkohet një sinkronizim më i madh, kërkohet një lloj programimi më i qartë se çfarë është aspiratë e përbashkët dhe se çfarë është veçanti për secilin shtet ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Mustafaj, shkruan Epoka e re.

Sipas tij, ajo që e bën Kosovën shtet të rëndësishëm, është se Kosova për herë të parë është përcaktuese për fatin e Serbisë drejt Brukselit. “Sa realist është ky lloj përcaktimi, është një gjë që do analizë. Por, sa do çojë në njohjen reale ky proces i evropianizimi të Serbisë në njohjen nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, është një proces i filluar, është më mirë sesa kur nuk kishte filluar”, ka thënë Mustafaj.

Sa i përket integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, Mustafaj ka thënë se shqiptarët kanë mundësi të mjaftueshme për të ardhmen e tyre në Bruksel.

Ai ka shprehur besimin se ka ende potenciale që duhen shfrytëzuar për të qenë shqiptarët e bashkuar në Bruksel. “Pas kësaj është e mundur të ndërtohen dhe realizohen ëndrrat e tjera të shqiptarëve”, ka thënë Mustafaj.

Bislimi: Mund t’i bashkohem Limajt dhe Krasniqit

0

XhevatBislimi-pdk“Duke parë e duke bërë”, kështu është përgjigjur veprimtari i PDK-së nga Vitia, Xhevat Bislimi, i cili tani sa kohë është i pakënaqur me PDK-në, i pyetur nëse do t’i bashkohet partisë së re e cila është paralajmëruar se do të themelohet së shpejti nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Bashkëpunëtorë të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, tashmë po hulumtojnë “të pakënaqurit” në radhët e PDK-së nëpër komunat e Kosovës, që do të mund tu bashkoheshin në subjektin e ri politik nëse do ta formojnë një ditë.

Në grupin që po bën hulumtimin e anëtarësisë për partinë e re nëpër komuna, sipas burimeve të publiku.net, është edhe aktivisti i PDK-së Xhevat Bislimi. Por, Bislimi i pyetur për këtë, ka mohuar se është pjesë e atij grupi, ndërsa ka shtuar se: “nuk ka nevojë të mblidhet anëtarësi për partinë e z. Limaj pasi ka boll të tillë, sepse numri i të pakënaqurve brenda PDK-së është mjaft i madh.”

“Nuk është e vërtetë që jam angazhuar me grupin që përmendni ju dhe në momentin që do të angazhohem, ajo do të bëhet publike, por pres që PDK të ulet dhe të mbledhë veten, për të shoshitur përgjegjësinë e secilit”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se: “PDK ka nevojë për një riorganizim, ose një Kongres të jashtëzakonshëm. Po presim nga kryetari i PDK-së, se a do të ndërmerr masa, apo dëshiron të vazhdojë në këtë anarki dhe kaos që është krijuar”.

Bislimi, veçanërisht ka shprehu pakënaqësinë e tij me “prurjet e reja” në PDK.

“Do të shohim, në qoftë se nuk bëhet një organizim i mirëfilltë, nuk kthehen të gjitha ato forca të shëndosha të PDK-së, nëpër degë, të gjithë ata që pa dëshirën e tyre janë detyruar të largohen. Pra, nëse nuk tërhiqen këto ‘prurjet e reja’ që e kanë bërë lëmsh partinë, atëherë do të shohim”. Bislimi nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai pas viti të ri, t’i bashkohet zotit Limaj dhe subjekti të tij “Iniciativa Qytetare për Kosovën”.

“Do ta shohim pas vitit të ri bashkërisht edhe me degën e PDK-së në Viti dhe qendrës në Prishtinë dhe me të gjithë ata që nuk mund të vazhdojnë me këtë politikë aktuale të PDK-së”, ka thënë veprimtari Xhevat Bislimi

Kryesia e Degës së PDK-së në Viti në koordinim me organet qendrore të partisë, kishte propozuar fillmisht ish deputetin e Kuvendit të Kosovë Xhevat Bislimi për kandidat për Komunën e Vitisë për zgjedhjet e fundit komunale, po më pas emri tij ishte fshirë. Që nga ajo ditë, Bislimi është i zemëruar shumë, sidomos me kreun e PDK-së dhe nuk lë rast pa kritikuar atë.