6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8846

PDK-ja në Prizren, uron Krishtlindjet

0

PDK-dega PrizrenKryetari i PDK-së në Prizren,Minir Krasniqi ka uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, me rastin e festës së Krishtlindjeve

“Sot, në këto ditë feste, kur në gjithë botën po kremtohet festa, urojmë që në këtë ditë të gëzuar të mbretërojë, paqja e Krishtlindjeve edhe tek shqiptarët e besimit katolik, në Kosovë dhe më gjerë”.

“Partia Demokratike e Kosovës, dëshiron që festa e Krishtlindjeve, sikurse dhe festat tjera, të na shërbejnë, si shembull i fitimit të plotë të lumturisë dhe të begatoj paqë të përhershme dhe harmoni mes nesh”.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren uron që kjo festë të na shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes veti për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejtë sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë”/PrizrenPress.com/

 

Muja uron Krishtlindjet

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetaret e besimit katolik me rastin e festës së Krishtlindjës.

“Kjo festë bashkë me të mirat që bartë brenda vetës, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë ne.Lindja e Krishtit, uroj qe të sjellë, shëndet, të mira dhe lumturi në familjet tona”./PrizrenPress.com/

Betohet Begaj

0

RagipBegaj-IQPM

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj bashkë me 31 anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës , solemnisht ka dhënë betimin , dyke marrë zyrtarisht edhe detyrat për të qeverisur këtë komunë. Mbledhja e parë solemne, është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i KK-së, Aziz Thaçi.Në këtë ceremoni  të dhënies së betimit të kryetarit Begaj dhe anëtarëve të KK-së, morën pjesë, disa ish kryetar  të Komunës së Malishevës, përfaqësues të institucioneve shtetërore në Malishevë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, si  OSBE, KFOR-LMT, KDI, OJQ lokale, përfaqësues të Bashkësisë Islame në Malishevë, dhe qytetar të tjerë të Komunës së Malishevës.

“Ishte vullneti i juaj që ne sot të betohemi para juve. Betimi nuk është diçka e thjeshtë por është përgjegjësi e jona para Zotit dhe para qytetarëve të Malishevës, se do të punojmë drejtë dhe vetëm për interesin e qytetarëve të Malishevës”, tha Begaj.

“Unë dhe ju e morëm besimin nga ato familje që dhanë më të dashurit e tyre për lirin e këtij vendi, morëm besimin nga invalidë dhe veteranë  të UÇK-së, nga familjet që ende nuk dinë për fatin e të zhdukurve të tyre.Morëm besimin nga qytetarë me aftësi të kufizuara nga njerëz të moshës edhe 90 vjeçare, edhe nga familjet skamnore të cilat kanë kushte të vështira jete, nga intelektual e mësimdhënës  nga studentë e në përgjithësi nga kategori të ndryshme të qytetarëve të Malishevës”

“ Prioritet i yni do të jetë arsimi, infrastruktura shkollore do të përmirësohet,  si dhe synim i yni do të jetë edhe ndërtimi i shkollave të reja. Nuk do të mjaftojë  kjo por kërkoj nga ju dhe ata që kanë përvojë të gjatë në arsim që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë përmirësimit të cilësisë në shkollat tona dhe luftimit  të të gjitha dukurive devijante që dëmtojnë shoqërinë tonë”.

“Shëndeti i qytetarëve të Malishevës është detyrë e jona primare.Obligim i yni është të kemi një angazhim maksimal në nivelin lokal në bashkëpunim me nivelin qendror në mbrojtjen e jetës së qytetarëve  nga ethet hemorragjike.Prandaj, ju lutëm më ndihmoni që me kohë, ne së bashku me ekipet e ndryshme dhe me qytetarë të marrim të gjitha masat  dhe të përpiqemi që të përmirësojmë kushtet dhe shërbimet në të gjitha njësit shëndetësore si me kuadro ashtu edhe me investime në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore”.

“Do të kemi kujdes të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe degëve të saja, kërkoj ndihmën tuaj  që të ju ndihmohet të gjithë atyre që punojnë në krijimin e të mirave materiale vendore, të mbështeten ata fermer,  perimtar, pemëtar  me kapacitet dhe mundësit që ka komuna e Malishevës,  por në mënyrë të drejtë dhe të mos lihet mundësia e përfitimit e atyre që shpeshherë kanë përfituar pa të drejtë, për këto lëmi do të kërkohen edhe donacione nga niveli qendror por edhe nga donator të jashtëm”.

“Përfundimi i infrastrukturës rrugore në disa lagje të fshatrave të komunës sonë do të ketë kujdes të veçantë si dhe projektet e përbashkëta për lidhjen me komunat fqinje si me Drenasin Klinën dhe Therandën, ku këto lidhje  mund të bëhen vetëm në  bashkëfinancim me nivelin qendror…”/PrizrenPress.com/

 

 

Thaçi: Intervistimi i Krasniqit, bazuar në thashetheme

0

Thaci dhe Jakup krasniqiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjithmonë ka qenë përkrah bashkëluftëtarëve të tij, dhe këtë gjë po e bën sipas tij, edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat po ballafaqohen Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe së fundi edhe Jakup Krasniqi.

Ai ka theksuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u sfidua nga një intervistim përndjekës, bazuar si duket në thashetheme.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë”, ka shkruar Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook.

Piktori Reshat Ameti, për një muaj e gjysmë me tre ekspozita në tre kontinente

0

ReshatAmeti-piktorAnkaraja, Nju-Jorku dhe Hamburgu janë tre qytetet ku janë ekspozuar dhe do të ekspozohen veprat e piktorit të traditës, Reshat Ameti, njërit prej emrave më të spikatur të artit pamort në Maqedoni

Për një muaj e gjysmë piktori nga Gostivari, Reshat Ameti shfaqet në tre ekspozita personale të shpërndara në tre kontinente, në Azi, Amerikë dhe Evropë.

Reshat Ameti, njërit prej emrave më të spikatur të artit pamort në Maqedoni më 12 dhjetor të këtij viti kishte ekspozita personale në Ankara dhe në Nju-Jork, ndërsa më 31 janar të vitit të ardhshëm ai ka ekspozitë personale në Hamburg.

Ekspozita në Ankara u hap në galerinë “Ayisigi Sanay Galerisi” ku pikturat e Ametit u paraqitën së bashku me punimet e piktorëve Bilgaip Kocishta dhe ???k Çuhac?o?lu nga Turqia.

Meqë, në të njëjtën ditë ishte edhe ekspozita në Ankara dhe ajo në Nju –Jork, piktori zgjodhi Nju – Jorkun për të qenë prezent, ndërsa në Ankara ishte pak ditë para hapjes së ekspozitës, ku dhe i dërgoi punimet e tij.

“Isha në Nju Jork, për të marrë pjesë në ngjarjen kulturore tek Studio e Fotografit të njohur botëror Fadil Berisha me titull ‘Art Happening’. Në këtë eveniment kulturor u gërshetuan tre media arti: muzika, piktura dhe fotografia”, thotë piktori Ameti, shkruan gazeta lajm-maqeodni.

Piktura, kuptohet se është prezantuar nga piktori Ameti, fotografia nga fotografi i njohur Fadil Berisha, ndërsa muzika nga çifti Dëshira Ameti- Kërliu dhe Arjan Kërliu.

Ameti aty prezantoi vepra të punuara nga dy cikle stilistike ‘”Gjeometrizmi lirik” dhe “Nga tradita”, ndërsa gjatë mbrëmjes, piktori Ameti ka pikturuar me frymëzimin muzikor. Në këtë ekspozitë u bashkëngjit me një cikël të veprave fotografike edhe fotografi me famë botërore Fadil Berisha.

Ekspozita dhe perfomansa e Reshat Ametit përjetoj një suksese të theksuar, ndërsa rezultati është që atij iu ofrua edhe një ekspozitë tjetër personale në galeritë e Nju-Jorkut, si dhe pjesëmarrje në një ekspozitë kolektive në nivelin botëror.

Në mediumin muzikor vlerat e tyre i paraqiten sopranoja Deshira Ahmeti-Kerliu dhe Arian Kerliu.

Në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor ishin prezent shumë persona të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shoqërore.

Ekspozita e radhës, sërish personale e këtij piktori është më 31 janar, në kuadër të Ditëve Kulturore në Hamburg.

Piktori Reshat Ameti është një ndër emrat më të njohur të pikturës në Maqedoni. Ai ka hap një numër të pafund ekspozitash gati në të gjitha kryeqendrat e Evropës dhe normal edhe në Nju-Jork.

Filmat dhe rilindja afrikano-amerikane

0

ForestWhitaker-aktorNga filmi biografik i regjizorit Lee Daniel ‘The Butler’, rreth një shërbëtori afrikano-amerikan i cili i shërbeu tetë presidentëve të Shteteve të Bashkuara, tek drama historike e Steve McQueen ’12 Years a Slave’, rreth rrëmbimit të Solomon Northrup-it nga liria në skllavëri, filmat me tema afrikano-amerikane po mbizotërojnë sallat e kinemave, dhe po fitojnë lëvdatat e kritikëve. Cila është arsyeja e rritjes së interesit në këto lloj filmash? Të ndjekim naterialin.

Nga vitet ’50 deri në fund të viteve ’80, Cecil Gaines shërbeu si katalizator për ndryshimet sociale duke ndikuar në heshtje tek presidentët të cilëve ai u shërbeu. Roli i Cecilit, i bazuar në shërbëtorin e vërtetë Eugene Allen, nuk ishte një aktivist. Ai ishte një shërbëtor i denjë i cili kërkonte respekt, transmeton VOA.

Forest Whitaker, protagonisti i filmit ‘The Butler’, është përmendur si kandidat për çmim Oscar, ashtu siç është përmendur edhe aktorja mbështetëse Oprah Winfrey dhe regjizori Lee Daniels. Filmi ishte shumi i ndjekur në kinema, gjë që tregon se publikut i pëlqejnë historitë rreth jetës së afrikano-amerikanëve.

Si kandidat për çmim Oscar, është folur edhe për portretizimin e paepur të skllavërisë amerikane të regjizorit Steve McQueen. Filmi i tij, ’12 Years a Slave’, është bazuar në historinë e vërtetë të Solomon Northup rreth rrëmbimit të tij në skllavëri dhe jetës në një plantacion të jugut të Amerikës nën tutelën e një pronari të paskrupullt.

“Të shkosh në plantacionet e jugut dhe të shohësh vendet ku ndodhën disa nga ato gjëra nën rrezet djegëse diellore, dhuna që ai shihte, të krijon një ide se si ka qenë e jeta e tij.”

Chiwetel Ejiofor luan rolin e Northup-it dhe konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për Oscar.

Filmi Mandela: Long Walk to Freedom, rreth jetës së udhëheqësit afrikano-jugor Nelson Mandela, është një film tjetër që mund të jetë shumë i suksesshëm në kinema për shkak të famës së zotit Mandela dhe faktit që ai vdiq pak kohë më parë. Filmi tregon jetën gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut, një tjetër lloj shtypjeje që burgosi udhëheqësin zezak për 27 vjet.

Duke mos marrë parasysh lëvdatat e kritikëve, historiani i filmave nga Universiteti “George Mason” Dexter Gabriel thotë se e ardhmja e filmave rreth përvojës së zezakëve bazohet tek suksesi në kinema.

“Hollivudi dëshiron të bëjë para, dhe ka paragjykime se kush do të shohë filmat dhe cilët filma do të zgjedhin të shohin. Kështu që nuk është entuziast të prodhojë filma që nuk do të sjellin shumë përfitime.”

Filmat si ‘Black Nativity’, bazuar në muzikalin e Broadway-t, tregojnë se filmat afrikano-amerikanë mund të jenë të suksesshëm edhe pa qenë drama historike.

Filmi rreth pajtimit familjar gjatë Krishtlindjeve përfshin aktorë të shquar si Forest Whitaker, Angela Basset, dhe Jennifer Hudson.

Nëse filmat mund të tërheqin publikun, atëherë Hollivudi ka të ngjarë t’i përmbushë kërkesat.

Sejdiu: LDK-ja ka mbetur e pareformuar

0

FatmirSejdiu-ldkIsh-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një ndër themeluesit e LDK-së, Fatmir Sejdiu, flet për 24-vjetorin e themelimit të kësaj partie dhe për ecurinë e saj për këto vite në skenën politike.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Sejdiu kujton ditën e themelimit të LDK-së. Ai ka thënë se ideja dhe synimi i nisur 24 vjet më parë kanë dhënë frytin e vet, kanë krijuar shtetin e Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht. “LDK-ja u bë një lëvizje që i dha vizion, frymë dhe dinjitet rezistencës, për ta krijuar jo vetëm platformën e brendshme të kësaj rezistence, por edhe hapjen e një marrëdhënieje të re, konstante, me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike nga e gjithë bota”, ka thënë Sejdiu. Ai ka thënë se LDK-ja kishte përgjegjësinë kryesore për t’i organizuar shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sejdiu në këtë 24-vjetor të LDK-së kujton liderin e saj historik, Ibrahim Rugovën dhe filozofinë e tij politike. “Politika e LDK-së është filozofi që është krijuar nga shumë intelektualë dhe veprimtarë në Kosovë dhe në botë, nga Evropa e ShBA-ja, po dihet se presidenti Rugova ishte lider i saj. Mbetet gjithnjë në pikën më të ndritshme të saj”, është shprehur Sejdiu.
Sejdiu ka dhënë kritika sa i përket ruajtjes së filozofisë së Rugovës. “Duhet thënë se ka shpërdorime me personalitetin dhe veprën e presidentit Rugova. Komplekset dhe dobësitë nga ato politike, profesionale dhe morale, jo rrallë duke u thirrur në filozofinë e Rugovës, ka të vonuar që tashti duan t’i shërojnë edhe ata që për të gjallë të tij e fyenin dhe e minonin gjithë sa kishin mundësi. Për filozofinë e Rugovës flasin plot njerëz, por nuk po flasin ata që e krijuan bashkë me të. Duket ajo që thashë më lart, po ndikon që ata që duhet të shkruajnë e flasin, presin të shterojnë puset e cekëta të politikës dhe mendimit për këtë filozofi”, ka thënë Sejdiu.

Ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka folur edhe për të ardhmen e kësaj partie. Ai ka thënë se LDK-ja ka mbetur e pareformuar. “Në projektin tim ishin punët në fazën finale, të krijohej programi politik i LDK-së me ndihmën e ekspertëve të partive popullore, për një periudhë afatgjatë, duke e bërë LDK-në parti të qendrës së djathtë në kuptimin e plotë të fjalës. Ata ishin përfshirë plotësisht dhe ekspertët e PP-së me ekspertët e LDK-së kishin filluar punën. Pas largimit tim nuk kam dëgjuar të jetë bërë ndonjë gjë në këtë drejtim”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka treguar se LDK-ja ka probleme që duhet t’i hapë brenda organeve të saj. “Të fillojë një diskutim të gjerë, çfarë do të bëjë në të ardhmen. Rasti i humbjes së Prishtinës, ku LDK-ja gjithnjë ishte e fuqishme dhe pa dilemë forca kryesore që jepte kryetarin e saj, tregon se janë këputur shumë hallka thelbësore të frymës reale politike të LDK-së. Klientelizmi dhe tendenca për të krijuar probleme aty ku nuk ka dhe për t’i fshehur problemet ku ekzistojnë mund të jenë me pasoja serioze në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Unë shoh se spektri politik i Kosovës po ndryshon dhe do të ketë sfida të mëdha për partitë që u projektuan si pronare të pushteteve afatgjata. Ka ngërç dhe mbyllje që duhet kapërcyer dhe shoh gatishmëri të madhe të anëtarësisë që të bëjë këtë”, ka thënë Sejdiu.

Tahiri: Asociacioni nuk do të ketë mandat ekzekutiv

0

Edita TahiriKryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri, tha për RTK-në se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të ketë mandat ekzekutiv por funksion të njejtë si Asociacioni ekzistues.

Tahiri tha se draft-statuti i Asociacionit është hartuar nga Minsitria e Pushtetit Lokal të Kosovës, pas refuzimit që këtë ta bëjë grupi menaxhues.

Aeroporti anulon dy fluturime, për shkak të mjegullës

0

Ajroplanat mjegullZyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë njoftuar se sot (e hënë) anuluar janë, dy fluturime për shkak të mjegullës.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari“, Valentina Gara ka treguar për Telegrafin se sot janë paraparë të realizohet 25 fluturime.

“Sot janë paraparë 25 fluturime. Ndërsa dy anulime janë të konfirmuara deri rreth orës 9 e 30”, tha zëdhënësja Valentina Gara.

Dëshmitarët ia huqën përshkrimit

0

Jakupkrasniqi10-6Avokati Mexhid Syla vazhdon të jetë i bindur se akuzat ndaj kryeparlametarit Jakup Krasniqi për krime lufte, janë plotësisht të pabaza. Dhe si të tilla nuk paraqesin prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimet.

Ish- zëdhënësi i UK’së është marrë në pyetje nga hetues të EULEX para pak ditësh nën dyshimin se ka shkelur kodet e luftës gjatë viteve 1998-1999.

Sipas avokatit Syla ai është marrë në pyetje duke u bazuar në deklaratat e dy dëshmitareve, argumentet e të cilave janë krejtësisht të pabaza.

Në dëshminë e tyre prej 6 faqesh emri i Krasniqit përmendet veç në një rresht, në të cilin dëshmitarja e përshkruan një person me mjekër të paraqitur si Jakup Krasniqi.

Njëri dëshmitar thotë se ky person ia ka rruar flokët, derisa personi tjetër ka deklaruar se i është thënë shkoni e i thoni shkijeve se jam Jakup Krasniqi. “Krasniqi nuk ka pas kurrë mjekër. Dhe në atë kohë ka pas shumë foto e incizime të cilat e paraqesin atë pa mjekër”, ka thënë Syla për Zërin.