14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Smajl Latifi: Jam i gatshëm që para Prokurorit të flas për blerjen e votave në Rahovec

SmajlLatifi-rahovecEnde pa mbushur një mandat të plotë, Smajl Latifi u detyrua ta lëshoi karrigen e Kryetarit të Rahovecit.

Atë në zgjedhjet e fundit lokale e mundi deputeti i PDK’së, Idriz Vehapi.

Por, Smajl Laifi i AAK’së mendon që atë në fakt e mundi Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministria e Bujqësisë.“Ka pasur blerje të votave me anë të subvencioneve që u janë dhënë vreshtarëve në komunën tonë. Çuditërisht ato subvencione u janë dhënë vetëm nga e marta e deri të premten para ditës së votimit”, thotë Smajl Latifi për Express.

Ai thotë se ka pasur familje vreshtarësh që kanë përfituar nga kjo, siç e quan ai, blerje e votave nga ana e Kryeministrit Thaçi, deri në 10 mijë euro.

Ai thotë t’i ketë përmbledhur disa nga faktet publike që ai ka në një shkrim, por ende nuk ka bërë kallëzim penal e asnjë denoncim tjetër në organet e ndjekjes.

“Unë deri tash kam fol për blerjen e votave në Rahovec. Nuk kam bërë kallëzim penal në Prokurori, por kam bërë kallëzim penal publik, duke folur, siç po e bëjë edhe tash në Express”, thotë ai.

I vetëdijshëm për pasojat që mund të ketë nga këto deklarime, Smajl Lattifi thotë ende nuk është intervistuar nga asnjë prokuror, edhe pse këtë veprim do ta mirëpriste.

“Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’ia tregoi faktet që kemi”, thotë Latifi për Express.

Më Shumë

Lajmet e Fundit