18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Një armatë pas Krasniqit e Limajt

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Tashmë disa deputetë të partisë së kryeministrit, Hashim Thaçi, kanë ndarë mendjen që t’i bashkohen partisë së re të Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt, e cila për pak ditë do të zyrtarizohet.

Në mesin e atyre që do t’i thonë lamtumirë PDK-së, janë kryesisht shokët e burgut të Krasniqit, por edhe të Limajt, deputetët, kryetarë komunash, por edhe njerëz të dëshmuar jashtë politikës.
Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet diçka e tillë, burime të gazetës të afërta me Limajn thanë se këto dy figura publike do të bartin pas vetes një numër të madh të të pakënaqurve të PDK-së.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, dy ish-figura të larta të PDK-së dhe njëherësh themelues të kësaj partie, tashmë kanë hequr të gjitha dilemat se do të kthehen ndonjëherë në “shtëpinë e tyre të vjetër”.

Burimi i Zërit, i afërt me Limajn ka shpjeguar se njerëzit të cilët aktualisht janë në PDK hezitojnë të deklarohen publikisht se do të jenë pjesë e partisë së re të Krasniqit dhe Limajt për faktin se gjatë kësaj kohe mund të përballen me lloj-lloj shantazhe.

“Nuk mund të flasim publikisht me emra se kush prej deputetëve edhe emrave eminentë do të jenë pjesë e partisë së re, pasi që ekziston frika për ndonjë shantazh të mundshëm”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, në mesin e emrave më të përfolur se do të jetë në partinë e re, është deputeti Hydajet Hyseni, i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë, porse ka deklaruar se “për momentin s’kam asgjë për të thënë. Të shohim”, ishte përgjigja e tij.

E ndërkaq, Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik, emri i të cilit është lakuar se do të jetë pjesë e partisë së re, ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me Limajn dhe Krasniqin për t’i hequr qafe, siç ka thënë ai “hajnat nga pushteti”, porse ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të shkrihet apo i bashkohet partisë së re./Zëri/

Më Shumë

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

Sindikata publikon fotografitë dhe emrat e policëve të rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës ka kujtuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e...

Lajmet e Fundit