9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8860

Vdiq ‘Lorenci i Arabisë’ në moshën 81-vjeçare

0

Piter O’ToolePiter O’Toole, aktor i cili fitoi famë botërore si “Lorenci nga Arabia” në filmin me të njëjti emër në vitin 1962, vdiq sot në një spital të Londrës në moshën 81-vjeçare.

O’Tool, i cili për çmimin Oscar është dominuar tetë herë, në vitet e ’70 fitoi betejën kundër kancerit, kurse vdiq në spitalin Welingron pas sëmundjes së gjatë e të rëndë, njoftoi agjenti i tij.

Pronarët e vilave në Prevallë, ankohen në EULEX

0

Prevalla7-12Pronarët e vilave të ndërtuar në vitet ’80-ta në Prevallë kanë kundërshtuar aksionin e Minisitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për rrënimin e objekteve të tyre.

Ata kanë bërë të ditur se këto vila nuk janë të jashtëligjshme,ngase janë ndërtuar në përputhje me rregullat e caktuara në kohën e pushtetit jugosllavë.

Edhe pronarët e vilave të reja të ndërtuara pas 2006 në kuadër të projketit “Fshati Turistik Prevallë”, kanë theksuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për pengimin e aksionit të rrënimit.

“Të hënën lëndën do ta paraqesim në EULEX. Kjo situatë është bërë e padurueshme dhe prej mllefit nuk mundem që të përmbahem më”, ka thënë Arsim Alija nga Ferizaj,pronar i një vile të ndërtuar në vitet ’80 në Prevallë.

” I kemi dërguar shkresa MMPH-së dhe për më shumë se 10 ditë asnjë përgjigje nuk kemi marrë”/Koha Ditore/

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Mujës

0

Ramadan MujaNë Gjykatën Themelore të Prizrenit , edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Në këtë seancë parashihet të dëshmojë drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrës, Avni Ademaj.

Një prokuror i EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

 

LDK-ja s’ka para për t’i paguar vëzhguesit zgjedhorë

0

LDK-logo5-23Rreth 80 vëzhgues të të LDK-së në Dragash, ende nuk janë paguar për punën që kanë bërë në procesin zgjedhor të 3 nëntorit.  Zëdhënësi i Degës së LDK-së , Qamil Kolloni tha se janë paguar vetëm gjysma e vëzhguesve, nga 160 sa kanë qenë të angazhuar.

“Për të tjerët nuk është e mundur që të paguhet ky kompenzim, por që janë duke u bërë përpjekjet për të gjetur mjetet për të zgjidhur këtë problem”,transmeton KD.

Edhe Zeni Krasniqi përgjegjës i zyres ka bërë të ditur se Kryesia është në krkim të zgjidhjes së këtij problemi,por nuk ka saktësuar kohën se kur do të bëhet kjo. /PrizrenPress.com/

 

Opozita kundër ulëseve të rezervuara

0

KuvendiKosoves5-27Kërkesa e minoriteteve, për t’ua vazhduar mandatet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës edhe për dy mandate të tjera, ka ndarë pozitën dhe opozitën sa i përket kësaj çështje.

Partia më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ende nuk ka një qëndrim të qartë dhe zyrtar rreth vazhdimit të mandateve të rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë për “Epokën e re” se ky subjekt politik ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar, ndonëse ka shprehur mendimin e tij personal pro vazhdimit të këtyre mandateve edhe për një legjislaturë. “Deri më tash nuk ka pasur ndonjë debat në Kryesinë e PDK-së për atë se çfarë vendimi do të duhet të merret sa u takon vendeve të rezervuara. Unë mund të jap vetëm mendimin tim personal. Mendoj se të paktën edhe një mandat do të duhej të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Mendoj se kjo i shërben interesit shtetëror të Kosovës që të gjitha komunitetet të integrohen jo vetëm në institucione, por të integrohen edhe në ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës. Por, në PDK deri më tash nuk ka pasur debat për një gjë të tillë”, është shprehur Hoxhaj. Ai ka treguar se një praktikë e tillë nuk është në dëm të Kosovës. “Pra, mendimi im është se do të jem në favor të saj që edhe një mandat të ketë vende të rezervuara. Besoj se kjo nuk e dëmton, përkundrazi e forcon fuqishëm interesin e Kosovës. Kosova është ndërtuar në tri parime themelore si shtet: demokracia, multienticiteti dhe sekularizmi, prandaj shtylla e një Kosove multietnike, përveç një akti të tillë, do të mbështetet edhe më tutje”, ka thënë Hoxhaj.

Mirëpo ndryshe mendojnë përfaqësuesit e partive opozitare për këtë çështje. Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Haki Demolli, ka thënë për “Epokën e re” se vazhdimi i mandateve të rezervuara për minoritete është diskriminues për shqiptarët. “Në parim jam kundër vazhdimit të mandateve të rezervuara. Edhe subjekti im politik është kundër vazhdimit të kësaj praktike. Në esencë çështjen e shtimit apo vazhdimit të mandateve të rezervuara e shoh si një çështje diskriminuese. Ndonëse në njërën anë ka një diskriminim pozitiv për minoritetet, në anën tjetër ka diskriminim për popullatën shumicë dhe për përfaqësuesit e tyre. Kjo popullatë, konkretisht shqiptarët, do të kenë një numër më të vogël të përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Demolli. Ai ka thënë se edhe në këtë rast duhet të veprohet ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës. “Pra, të jemi të qartë, ne jemi kundër vazhdimit të këtyre mandateve dhe ndryshimit të Kushtetutës në këtë drejtim. Tekefundit, kjo çështje është e rregulluar me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës dhe parashihet që pas kalimit të dy legjislaturave të shkohet vetëm me vende të garantuara e jo me ato të rezervuara”, është shprehur Demolli.

Qëndrim edhe më të ashpër për këtë çështje ka Lëvizja Vetëvendosje!, e cila, qysh prej se është diskutuar për këtë çështje në takimet e liderëve, është shprehur kundër. Lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti, të dielën në mbledhjen e dymbëdhjetë të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve t’i thonë “jo” vazhdimit të mandateve të rezervuara. “Prej shkurtit të vitit 2013 vumë bazat e strategjisë për bllok opozitar që sërish hasi në vesh të shurdhër. Edhe sot u bëjmë thirrje subjekteve të tjera dhe të gjithë deputetëve. U thoni JO ulëseve të rezervuara sepse kështu i thoni PO demokracisë. U thoni JO çetnikëve të Listës Serbe sepse kështu i thoni PO Republikës dhe historisë së saj. I thoni JO qeverisë Thaçi sepse kështu i thoni PO popullit dhe ardhmërisë së fëmijëve tuaj”, ka thënë Kurti.

Edhe partia e Ramush Haradinajt nuk ka qartësuar nëse është pro apo kundër kësaj çështje. Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka mohuar se ky subjekt politik të jetë pajtuar që minoriteteve t’u vazhdohet mandati i vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. “AAK-ja dhe kryetari Haradinaj ka qëllimin, vizionin dhe platformën e qartë politike, që nuk ka të bëjë me njërin apo tjetrin subjekt politik dhe puna jonë nuk bëhet as për nevojat e njërit e as për dëshirat e tjetrit subjekt apo lider politik në Kosovë. AAK-ja nuk është dakorduar me askënd që minoritetet t’i kenë të rezervuara edhe për dy mandate ulëset në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Epokën e re.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë se ka marrë përkrahjen e shumicës së partive, në përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje!, për të vazhduar me ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur se edhe dy mandate të legjislativit janë të domosdoshme për integrimin e komuniteteve. “Nuk po flas me emra konkretisht, por nga shumica e partive politike kemi marrë përkrahje, e cila ka qenë përkrahje korrekte dhe konkrete. Siç kemi thënë, që një integrim të jetë i fuqishëm, konsiderojmë se dy mandate janë të nevojshme”, ka thënë Rashiq.

Dyshohet edhe për dy varreza masive

0

Arsim GerxhaliuDrejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për “Epokën e re” tregon se si zbuluan varrezën masive me shqiptarë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Rashkë të Serbisë. Ai ka thënë se që nga viti 2002 kanë dyshuar për këtë varrezë masive.

Në këtë varrezë, e cila është zbuluar javën e kaluar, sipas Gërxhaliut, dyshohet të jenë varrosur deri në 450 persona. Ai ka bërë me dije se për shkak të temperaturave të ulëta tani për tani është e pamundur të bëhet zhvarrimi i mbetjeve mortore në këtë varrezë.

“Temperaturat gjatë ditës kanë qenë -12 gradë celsius. Edhe po ta rrënonim atë ndërtesë, momentalisht nuk mund të punohet për shkak të ngricave. Tani nuk mund të punohet me vegla të mëdha, por me vegla të dorës. Kur të punosh me vegla dore, duhet të biesh në dy gjunjët për të punuar. Dheu atje është pothuajse akull”, ka thënë Gërxhaliu.

Se kur do të bëhet zhvarrimi i këtyre mbetjeve mortore, Gërxhaliu ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të takohen me autoritetet e Serbisë për të diskutuar për këtë çështje. “Këtë javë do të takohemi për ta bërë strategjinë për të ecur tutje. Pra, do të dakordohemi se di do ta organizojmë punën”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Ai ka thënë se në zbulimin e kësaj varreze nuk ka pasur kurrfarë ndikimi dialogu Kosovë – Serbi, konkretisht Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të dy shteteve, e cila është arritur me 19 prill të këtij viti.

Gërxhaliu ka thënë se në Rashkë të Serbisë dyshohet edhe për dy lokacione për varreza masive. “Kur ta kontrollojmë këtë varrezë do ta kemi përafërsisht numrin se sa njerëz gjendën në të. Edhe në ato dy vende të tjera nga incizimet satelitore kemi gjetur lëvizje të dheut”, është shprehur Gërxhaliu.

Ashton nesër raporton për bisedimet Kosovë-Serbi

0

ashtonPërfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashto, në fillim të mbledhjes së Këshillit për çështje të përgjithshme para shefave të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Europian do të paraqesë raportin e hollësishëm mbi përparimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit, të ndërmjetësuar po prej saj. Sipas paralajmërimit, ajo do të propozojë edhe kornizën negociuese. Shefat e diplomacisë të vendeve të Bashkimit Europian gjatë takimit dyditësh, që do të nisë nesër, do të diskutojnë edhe rreth raportit mbi punën e EULEX-it në Kosovë, e po asht edhe rreth saktësimit të datës për fillimin e negociatave midis Serbisë e BE-së për asociimin e kësaj të dytës.

Mediet e Beogradit raportojnë me optimizëm se pavarësisht nga rrjedha e bisedimeve me Kosovës, Serbisë do t’i caktohet data e fillimit të negociatave për aderim në BE. Ato citojnë deklarat e kryenegociatorit serb, kryeministrit Ivica Daçiq, i cili shprehet se Serbia po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit. “Raporti i Ashtonit s’mund të jetë ideal nëse nuk arrihet marrëveshja me Prishtinën rreth gjyqësorit në Kosovë, por nuk do të jetë negativ, meqë pala serbe nuk është fajtore për mungesën e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq.

“Duke pasur parasysh implementimin e Marëveshjes së Brukselit, mund të presimn që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet më 20 dhjetor, që është më pak reale, por gjithsesi me 21 janar të vitit ë ardhshëm, citon Tanjug ministrin pa portofol të Qeverisë së Serbisë, Branko Ruzhiq.

Vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së zyrtarisht do të komunikohet të martën, por atë duhet ta konfirmojnë edhe shefat e shteteve anëtare të BE-=së, që do të mblidhen më 19 e 20 dhjetor në Bruksel në një takim rezimues për vitin 2013.

Prezantohet bashkëpunimi civilo-ushtarak

0

FSK12-16Ministria për Forcën e Sigurisë sot prezanton projektet në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak, të realizuara nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në periudhën 2010 – 2013. Në këtë prezantim do të paraqitet edhe broshura që promovon projektet më të rëndësishme që janë realizuar në bashkëpunim me komunat, komunitetet, OJQ-të, dhe shoqërinë civile.

Në përurimin e Broshurës së CIMIK-ut nga MFSK-FSK, do të marrin pjesë Ministri i FSK-së, Agim Çeku, zëvendësministri, Muhamet Latifi, komandanti i FKS-së gjenerallejtënant, Kadri Kastrati, zëvendësministri Bejtush Gashi, zëvendësministrja Jasmina Vasic, sekretar i përgjithshëm, Shkelzen Sylaj, Gjeneralmajor, Rrahman Rama, gjeneralbrigade, Zymer Halimi, Haxhi Shala, komandanti i BMO-së, kolonel Ilaz Dërguti si dhe oficerë të lartë të FSK-së, dhe përfaqësues të Departamenti për bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU-së).

Po ashtu, do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave në të cilat BCU-ja ka zhvilluar aktivitet, përfaqësues të lartë të NAT-it, Ambasadës amerikane, atashe ushtarakë, kryetari i komisionit parlamentar për mbikëqyrje të FSK-së, Ahmet Isufi, përfaqësues nga ky komision si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe shoqërisë civile.

“Shkolla” e keqqeverisjes

0

SmajlLatifi-rahovecSmajl Latifi

Mbase dikush do të mendojë se ky reagim vjen si rezultat i humbjes së pushtetit dhe është reaksion i natyrshëm i një të dëshpëruari. I siguroj se kjo nuk është mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit tim si ish-ushtar i vendit tim dhe aktualisht i angazhuar në jetën publike (kryetar i degës së AAK-së). Reagimi im është i natyrshëm dhe vjen si rezultat i degradimit alarmant të vlerave njerëzore e morale që duhet të kenë politikanët.Pushteti në Kosovë është kthyer në mjet përfitimi për interesat e ngushta dhe jo siç në fakt ky mjet do të kishte kuptim, të përdoret në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Lufta për marrjen e besimit me votë është kthyer në një varg betejash të të “fortëve”, qoftë edhe duke e blerë atë, ashtu që të përgatisin bazën e mirë që më pas të demtojnë interesat e vetë atyre që bien në grackën e kësaj mësymjeje të pashpirt të njerëzve të etur për përfitime, që udhëhiqen nga lakmia dhe vrapojnë derë më derë, duke joshur e manipuluar njerëzit me halle të shumta.

Nuk pati reagim të shtetit për mungesën e subvencioneve për bujqit për vite me radhë, ndërsa pati reagim pikërisht gjatë fushatës zgjedhore. Vreshtarët e Rahovecit u mbështetën me mjete financiare (500 € për hektarë), pikërisht në prag të zgjedhjeve. A nuk do të thotë kjo se u joshën ( u blenë) votat e rahovecianëve të vyeshëm e punëtorë, pikërisht për efekte zgjedhore? Kjo do të ishte vepër penale në çdo shtet me demokraci të konsoliduar, ndërsa tek ne heshtet.

Në fakt vreshtarët e Rahovecit “u shpërblyen” nga djersa e tyre dhe jo nga buxheti i shtetit, sepse ata vetë prodhojnë sasi të mëdha të të mirave materiale, që në fakt i shërbejnë ekonomisë së përgjithshme të Kosovës.Ky është edhe mesazhi më i keq, që mirëfilli buron nga “shkolla” e dobët e udhëheqjes aktuale në vend. Kjo qeverisje aspak e moralshme, ndërhyn në jetën e njerëzve me të vetmin qëllim: përfitimi nga një grup i ngushtë interesi, apo një klani, që vjen si rezultat i një udhëheqjeje që karakterizohet me mungesë të moralit politik dhe për pasojë aplikon edhe strategjinë e dëmtimit të shumanshëm të vlerave institucionale.

Një “shkollë” që mjete pune ka shantazhin, joshjen, presionin dhe dëmtimin e vlerave morale, edukative dhe ato të traditës së mirë që kanë njerëzit tanë të ndershëm. Aq më keq, kur krejt kjo bëhet në mënyrë institucionale dhe duke e përdorur pushtetin shtetëror. Institucionalizimi i së keqes, si rrugë dhe metodë pune, po bëhet për të zhvatur atë që nuk është e jotja, por e të gjithë qytetarëve. Kjo “shkollë” politike do të varfërojë qytetarin, duke i shfrytëzuar burimet e mëdha ekonomike në interes të grupit të caktuar politik.

Procesi zgjedhor është kthyer në arenë ku zhvillohen beteja të ashpra, shpesh pa parime, duke mos ju lënë hapësirë; vlerave, cilësive, programeve dhe vlerësimit real të kandidatëve. Procesi zgjedhor nuk po iu shërben qytetarëve për të bërë vlerësime reale, por vlerësime jo të drejta të cilat ndodhin, ngaqë propaganda në duart e atyre që i kanë mbërthyer dhe i paguajnë fort, po e bën punën e vet në llogari të atyre që e përdorin shtetin për veten e tyre. Kjo quhet “kapje e shtetit nga grupet e interesit”.

Për të gjithë është e njohur se, besimi i popullit fitohet me punë, me nder dhe përkushtime dhe jo me para, me dëshmi të luftimit ndaj të keqes dhe jo duke e mbjellë atë, me dëshmi të ngritjes cilësore të vlerave të mëdha qytetare dhe jo duke i tjetërsuar ato, me hapje të shtigjeve për ndryshime të mira cilësore të gjendjes së përgjithshme ekonomike shoqërore dhe jo e kundërta.

Krimi ndaj votuesve dhe “blerja” e votës
Qytetarët janë të kërcënuar nga maskarada e madhe që bën pushteti shtetëror. Realiteti flet për paradokse të shumta që ndodhin në Kosovë. Në Kosovë mund të fitojë garën zgjedhore edhe ai që bën shumë për këtë vend, mund ta fitojnë garën zgjedhore edhe ata që nuk kanë bërë asgjë, por edhe ata që i bënë dëm këtij vendi dhe nuk japin garanci, se përsëri nuk do t’i bëjnë dëm. Ndodh që fitohet gara edhe nga ata që nuk janë aspak të përgatitur për ta fituar atë, madje nuk janë të gatshëm as për t’i hyrë me vullnet asaj. Imponimi është mjet pune për t’i përgatitur të tillët, që të dalin qesharak, jo dinjitoz dhe pa vullnet, vetëm e vetëm që të shtinë nën kthetra pushtetin si vlerë për ta shndërruar atë në antivlerë. Ndodh në Kosovë të fitoj garën ai që e detyrojnë të “sakrifikoj” Prishtinën për t’u kthyer në Rahovec, sepse mund t’i shërbejë dikujt për ta mbajtur për hunde, në mënyrë që të jetë një urë lidhëse e depërtimit të lojës së madhe me ndjenjat e qytetarëve që presin me të drejtë: punë, zhvillim, ardhmëri më të mirë në komunën e tyre. Në filozofinë e qeverisjes së keqe krijohen edhe mekanizma që ia kanë marrë dorën për të gatuar dhe zbatuar plane sa djallëzore, aq edhe të sofistikuara, përplot skenarë, se si të ruhen interesat e atyre që jetojnë në kurriz të popullit. Me kujdes të madh ata vazhdojnë me terapinë e gjumit. Premtimet pa mbulesë, mashtrimet e njëpasnjëshme, shpërdorimet e shumta janë opiumi që iu jepet përditë qytetarëve tanë.

Vota në Rahovec u ble me subvencione, me para të gatshme, por edhe me para të pista të krimit të organizuar. Vota u ble nga keqbërësit e Kosovës, të cilët me veprimet e veta tentojnë t’ia shpërlajnë trurin e qytetarit të thjeshtë. Qytetari i vendit është në rrezik nga keqbërësit që asnjë respekt nuk kanë ndaj shtetit, ndaj pasurisë së madhe që ka Kosova dhe nga ata që s’kanë asnjë respekt ndaj popullit të saj.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që qytetari i Rahovecit të keqpërdoret dhe të fyhet kaq keq. Qytetari i Rahovecit u përball me fushatën sistematike të ndrydhjes së vullnetit të tij nga qeveria e Kosovës. Kjo lloj ndërhyrjeje në vullnetin e njerëzve është vetëm një dëshmi e një tregimi të gjatë që reflekton turpin e madh të atyre që bënë veprime të shumta kundër interesit të tyre.

Nëse Hashim Thaçi, kryeministër i vendit nuk e shkel zyren e kryetarit të një komune të Kosovës (Rahovecit) dhe vjen me dhjetëra herë vetëm në kohë fushate në mbështetje të kandidatit të vet partiak, me makina zyrtare për të bërë pazar me vullnetin e njerëzve, atëherë çfarë i thonë kësaj?! Nëse z. Thaçi deklaron publikisht qindra miliona euro për kandidatët e tyre të dashur dhe pa kurrfarë turpi, thotë se unë e kam kuletën e shtetit, atëherë çfarë shkolle e qeverisjes është kjo dhe çfarë mesazhi po ju dërgon qytetarëve të vendit?! Veçse, një kryeministër jo i denjë që fyen qytetarët e vet të varfër, duke ju tundur kuletën në prag të zgjedhjeve, atëherë kur i duhet atij për interesa personale e grupore. Për këtë dikush duhet të paguajë.

Nëse paratë e shtetit harxhohen duke dëmtuar përditë vlerat qytetare, duke ia humbur rolin dhe kuptimin qeverisjes si vlerë dhe mundësi e madhe, atëherë për çfarë vlerash të luftës flasim? Nëse, lëshimet ndaj Serbisë vijnë njëra pas tjetrës dhe të gjitha këto arsyetohen si sistem vlerash dhe respekt ndaj tyre, atëherë çfarë Kosove të re po ndërtojmë?! Respekti ndaj të rënëve si vlerë dhe simbole të krenarisë, nuk ndërtohet kurrë duke i gënjyer dhe mashtruar sistematikisht të gjallët, të cilët sot dhe nesër paraqesin potencial për ruajtje, promovim dhe avancim të tyre.
Na del qartë se Republika e Kosovës ka një Kryeministër të papërgjegjshëm që keqadministron me funksionin e tij të rëndësishëm shtetëror. Ai dhe qeveria e tij, duhet t’ju kërkojnë falje qytetarëve për mënyrën e sjelljes me pasuritë publike.
Kur besimi blihet, duke harxhuar milionat e popullit, duke investuar në çoroditje të vlerave, në ngatërrim të qëllimshëm të tyre, pashmangshëm qeverisja e sotme, nesër ka për të korrë furtunë, sepse po mbjell të keqen në viset tona.
Ne do të punojmë shumë që kjo të ndodhë sa më natyrshëm.

Mbetet për të vazhduar me punë, duke e ngritur lartë nivelin e organizimit, duke iu përkushtuar edhe më tej punës me nder, me përgjegjësi, duke çmuar lartë vlerat e mëdha që janë në masën e njerëzve të këtij vendi.
Qytetari i vendit në të ardhmen do të marrë vendim për ndryshimin e gjendjes së vet, që do të ndodh vetëm duke e përmbysur pushtetin që përmbys vlerat, pushtetin që keqpërdor dhe vjedh pasurinë e vendit dhe të popullit të vet. Krejt kjo duhet të ndodhë, për t’i dhënë kuptim, rol dhe mundësi qeverisjes që i jep forcë, mundësi dhe rritë Kosovës dhe popullit tonë.

Ne do të punojmë që pushteti komunal dhe ai qendror të ngritet në themele të reja dhe të forta. Do të punojmë që në Kosovë të ndërtohet sistemi i vlerave në institucione dhe në qeverisje për t’i shërbyer qytetarit të vendit, si pasuria më e madhe që kemi.

Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërviten në Shqipëri

0

heronjet-ert1Shqiptari.eu sjell emrat e 52 luftëtarëve kosovarë që u stërvitën në Shqipëri. Nga kjo listë, asnjëri prej tyre nuk është sot personalitet publik, e as nuk mbanë ndonjë funksion të lartë shtetëror.

Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës të stërvitura në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohje. Në fakt dëshmitarë dhe organizator të kohës e kanë sqaruar jo pak atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj, emra dhe njerëz, që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori, sipas shpjegimit të tyre, pavarësisht këputjeve apo ndërprerjes së vazhdimësisë.

Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë nga e majta, apo edhe në mungesë të një kundërvënie të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar, por që janë dy heronjë të jashtëzakonshëm kombëtar, Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari, si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.

Janë këta dy që do të bëhen bartës të zhvillimeve të jashtëzakonshme historike të luftës.

Por, e majta pavarësisht tregimeve të shumëfishta, nuk ka mundur ta shmang Adem Jasharin, të cilin e konsideron si njëlloj heroi eponim të UÇK-së, duke e quajtur madje edhe baba edhe themelues, e edhe komandant legjendar të saj.

Por, e vërteta është më ndryshe. Ishin institucionet e Kosovës, të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë, andaj nisur nga kjo dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn.

Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj./Shqiptari.eu

Lista zyrtare e emrave:

Grupi parë:

Sali Çekaj
Zahir Pajaziti
Ahmet Hoxha
Bashkim Leci
Zymer Lulaj
Kadri Gubetini
Ismet Çerkini
Artan Gjini
Arsen Hamiti
Fatmir Racaj
Ibush Metushi
Agron Tushi
Fatmir Fejzullahu
Hysni Mehmeti
Afrim Zena
Hysen Agushi
Vehbi Zeqiri
Besim Shehu
Ramiz Ramadani
Halil Halili
Rustem Teneqja
Ahmet Zeqiri
Rexhep Luma
Minush Luma
Sedat Osmani
Ramadan Pajaziti
Shemsi Krasniqi
Remzi Mehmeti
Selami Hasani
Agim Demnika
Ekrem Matoshi
Sami Hasani
Sami Vishi
Azbi Veliu
Ali Guri
Musa Shabani
Ajet Shala
Sejdi Sula
Milazim Myftari
Shaip Haziri
Fadil Begu
Mefail Vishi
Shemsedin Sulejmani
Milaim Gerbeshi
Rexhep Ilazi
Islam Visoka
Ilmi Topalli
Ylber Topalli
Xhevat Qerimi
Bashkim Thaçi
Bajram Kadriu
Shefqet Brajshori