14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8864

Poprzan dhe Kaçinari, muzika përtej barrierave

0

Poprzan dhe KaçinariNë qytetin që është simbol i muzikës,Vjenë, bëhen bashkë njerëz që diku tjetër nuk mund të takonin kaq lehtë njëri-tjetrin. Në rastin e duos Catch-Pop String Strong bëhet fjalë për takimin mes violonçelistes Rina Kaçinari nga Kosova dhe violistes Jelena Poprzan nga Serbia. “Catch-Pop String-Strong”. Është një emër i pazakonshëm dhe po aq i veçantë sa dy artistet që po dridhin skenën e muzikës austriake me tingujt dhe me muzikën e tyre të egër.

Dashuri dhe egërsi. Këto janë dy fjalët esenciale që karakterizojnë muzikën e tyre. Rinës dhe Jelenës nuk u bën shumë përshtypje që të tjerët i referohen simbolikës paqësore të punës së tyre, ato thonë se muzika është përtej çdo barriere. Për to, në plan të parë qëndron pasioni ndaj muzikës që e krijojnë.

Më 12 dhjetor dueti ka performuar në Hotel Graçanica, ku sollën një performancë të shkëlqyer, e cila u prit jashtëzakonshëm nga publiku në sallë, ndërkaq (sonte) më 14 dhjetor do të performojnë në Hamam Jazz Bar në Prishtinë. Në intervistën për “Zërin” Rina Kaçinari dhe Jelena Poprzan thonë se kulturat prej nga vijnë janë shkrirë në tingujt e muzikës.

“Ne përfaqësojmë Austrinë dhe nuk mendojmë për dallimet mes kulturave sepse ajo që bëjmë është muzikë dhe muzika është ajo që na lidh. Në muzikën tonë ka dashuri dhe asgjë tjetër pos dashurisë dhe bukurisë” ka thënë Kaçinari. Poprzan ndërkaq thotë se mund të jetë e vështirë kur arti ka të bëjë mes kulturave të ndryshme, por që në rastin e tyre kjo nuk ka ndonjë rol:

“Ështe vështirë kur arti ka të bëjë me këtë, por ne mund të tregojmë që është shumë normal bashkëpunimi mes artisteve që vijnë nga shtete të ndryshme. Nuk ka rëndësi se nga vijmë kur bëjmë muzikë. Ajo që ne bëjmë është shumë e pastër dhe nuk ka të bëjë me çështje politike. Mirëpo, kur në publik kemi njerëz nga ish-Jugosllavia ata duken të kënaqur për faktin që ne bashkëpunojmë, sidomos njerëzit që kanë përjetuar konfliktet mes këtyre shteteve. Kjo ndoshta mund të jetë një mënyrë që mund të ndryshojmë, p.sh., opinionin e njerëzve rreth këtyre çështjeve politike edhe pse ky nuk është qëllimi ynë”, thotë Jelena Poprzan për Zërin.

Koncertet e duos Poprzan dhe Kaçinari janë organizuar nga Ambasada Austriake në Prishtinë. Të enjten kanë mbajtur edhe një ligjëratë në Akademinë e Muzikës, ku me muzikantët e rinj kosovarë kanë shpalosur artin e tyre: “ Kemi takuar shumë të rinj, të cilët studiojnë muzikën dhe jemi ndier shumë mirë, pasi që këta student patën mundësinë të dëgjojnë dhe të mësojnë diçka të re, që mund të mos e kenë pasur mundësinë ta shohin më parë” u shprehen ato.

Rina dhe Jelena janë takuar rastësisht në një concert në Graci. Të dyja kanë emigruar në Austri në kërkim të mundësive më të mira për arsim dhe punësim. Pas disa perfomancave së bashku në një kuartet vjenez, ato janë bërë bashkë nën emrin e grupit që mbajnë sot.

Në muzikën e tyre janë gërshetuar njohuritë nga muzika klasike me elemente të muzikës folklorike skoceze apo ballkanike, por edhe me përzierjen e tingujve rok, pop dhe xhaz, pastaj me frymëzime nga Brecht, Bah dhe Weil. Të gjitha këto përzier edhe me kompozimet personale. Krijimet e tyre muzikore përpos tingujve të zhanreve të ndryshme të muzikës, përziejnë edhe gjuhën. Në koncertin e mbajtur në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes ato kanë performuar në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze.

Dueti ka performuar deri më sot në skena të ndryshme botërore, dhe pas vetes mbajnë edhe çmime të shumta, siç është çmimi i parë në janar të këtij viti në Munih të Gjermanisë, çmimi i parë në Austri dy vite më parë dhe vendi i tretë në festivalin internacional të Austrisë këtë vit.

Ramadan Muja betohet me 24 dhjetor

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të jepë betimin për mandatin e ri katërvjeçar me 24 dhjetor të këtij viti. Në të njëjtën seancë, betimin do ta japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ramadan Muja për të tretën herë më radhë betohet si kryetar i Prizrenit.Ai në zgjedhjet e fundit ka dalë fitues përballë kundërkandidatit të LDK-së, Eqrem Kryeziut.

Muja ka premtuar se edhe në mandatin e tretë do të vazhdojë të punojë për t’ia përmisuar jetën e qytetarëve të komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Policia në Prizren, arreston një hajn

0

PoliciaKS-prangatArlind B. është arrestuar nga Policia në Prizren për shkak të dyshimit të bazuar se ka konsumuar elemente të veprës penale të vjedhjes. Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari kishte hyrë në një shtëpi në rrugën ‘Beteja e Koshares’, ku kishte vjedhur gjësende të arta në vlerë rreth 2000 euro.

Vjedhja është denoncuar në polici, ndërkaq i dyshuari ka përfunduar prapa grilave. Prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalim, ndërsa grupi hetimor po punon për ndriçimin e rasteve tjera që mund të jetë i përfshirë ky i dyshuar.

Ndërkaq, në Malishevë, policia ka arritur ta ndalë një automjet të llojit Golf II i cili pas hetimeve të kryera menjëherë pas rastit, rezultoi se ishte vjedhur pak orë më parë në Rakovinë të Gjakovës.

“Vetura e vjedhur ishte vërejtur në një rrugë të Malishevës dhe pasi policia kishte tentuar t’i afrohet veturës, ngasësi dhe dy persona tjerë ishin larguar me shpejtësi të madhe duke u përpjekur t’i ikën patrullës. Kurse, patrulla ka filluar ndjekjen dhe duke e parë se të dyshuarit do të kapeshin nga policia, të njëjtit me shpejtësi e kanë braktisur veturën dhe kanë kapërcyer muret e oborreve në Lagjen e” Matoshve “ në Malishevëduke u larguar në drejtim të panjohur. Vetura e braktisur është sjell në stacion dhe është informuar pronari”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Daci: S’e kam ndërmend të pensionohem

0

Daci-lddLideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionet as në politikë e as në shkencë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, në të cilat koalicioni AAK-LDD humbi katër komuna.

Ai ka thënë se nuk ka arsye ta marrë një vendim të tillë, përderisa thotë se shëndetin mendor, intelektual dhe fizik i ka në fuqinë e duhur. “Nuk pensionohem derisa të më pensionojë Perëndia. Shëndeti mendor, intelektual dhe fizik është në fuqi të duhur saqë nuk kam asnjë arsye të dezertoj”, ka thënë Daci në një intervistë për “Epokën e re”.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se koalicioni AAK-LDD është fituesi më i madh i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Sipas Dacit, ky koalicion ka marrë rreth 28 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2010-s. “Koalicioni AAK-LDD në këto zgjedhje është fituesi më i madh nga të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Ky koalicion në këto zgjedhje ka fituar 27 mijë e 662 vota më tepër se në zgjedhjet e vitit 2010”, është shprehur Daci.

Ai ka thënë se është e padrejtë që koalicioni AAK-LDD të quhet humbës i zgjedhjeve, pavarësisht se ka pësuar humbje në katër komuna. Ai fajin për humbjen e këtyre komunave ua ka lënë kandidatëve. “Është e ngutshme dhe emotive që krejt koalicioni ose AAK-ja ta rëndojë vetveten që ka humbur. Komunat që janë humbur, ato janë humbur prej kandidatëve të cilët kanë kandiduar për kryetarë të komunës. Sa kam informacione, ka pasur dilema edhe brenda AAK-së se a duhet të shkojë një anëtar i AAK-së për të tretën herë për kryetar komune, apo duhet të ketë ndryshime. Por, ka dominuar ideja të vazhdohet edhe për një mandat të tretë”, është shprehur Daci.

Ai ka bërë me dije se koalicioni AAK-LDD do ta vazhdojë rrugëtimin e përbashkët edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u shprehur i bindur se ky koalicion do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme. “Koalicionin AAK-LDD pas zgjedhjeve nacionale e shoh pjesë të qeverisjes, në veçanti liderin e koalicionit, z. Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Daci.

Hashim Thaçi shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0

Thaci_-_Enver_Hasani_422997Megjithëse largoi nga posti dy presidentë vendi deri tani, Gjykata Kushtetuese e drejtuar nga Enver Hasani nuk po arrin që Kryeministrin Hashim Thaçi ta bind që të e zbatoi një vendim të saj.

Kjo gjykatë kishte vendosur kohë më parë në favor të punëtorëve të fabrikës së gypave në Ferizaj të privatizuar për një kompensim prej 25 milionë eurosh, por vendim ky që Qeveria Thaci ende nuk e ka zbatuar, megjithëse neni 116 i Kushtetutës së Kosovës specifikon që të gjitha evndimket e Gjykatës Kushtetuese janë të pa kontestueshme në zbatim.

Ky vendim nuk u zbatua kurrë dhe punëtorët ende nuk i kanë marr kompensimet e tyre të ligjshme, sipas vendimit në fjalë.

Së fundi,. Për ta zbatuar këtë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk u ndal vetëm me punën e saj në nxjerrjen e tij, por shefi i saj, Enver Hasani i ka shkruar edhe një letër Kryeministrit Thaçi, shkruan Zëri

Regjistrimet në Universitetin Prishtinës, nga 4 mijë deri në 10 mijë euro

0

UP-rektoratiStudentë që paguajnë deri në 10 mijë euro para të gatshme për tu regjistruar në Universitetin e Prishtinës, e kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë.

Këto janë deri tash detajet zbardhura nga operacioni i arrestimit të disa mësimdhënësve e drejtuesve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Publik në Kosovë.

Drejtues të organizatave studentore, asistentë universiteti e profesorë dyshohen nga Prokuroria e Shtetit se janë pjesë e një kriminaliteti të regjistrimit të studentëve në këmbim të paravere dhe të shitjes së notave në vlera deri në 600 euro për notë, shkruan Koha Ditore,

Deri tash 11 persona janë arrestuar për këto veprime dhe hetimet pritet të shkojnë dhe më lart, deri te ish-drejtuesit kryesor të Universitetit Publik të Prishtinës.

Fituesja e Eurosong 2013, kumbarja e Festivalit në RTSH

0

77735Fituesja e Festivalit Europian 2013 do të jetë kumbarja e edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, që do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Danimarka Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, e cila fitoi Festivalin Europian të këtij viti me këngën “Only Teardrops”. Emilie do të jetë e ftuara speciale e festivalit shqiptar. Ajo do të ngjitet në skenë e shoqëruar nga grupi i saj, për të sjellë për publikun shqiptar këngën që i dha fitoren dhe e çoi Eurosongun në vendin e saj, në Danimarkë, ku do të shkojë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë. Fituesi do të përzgjidhet mes 16 këngëve, të cilat do të këndohen të gjitha live, shoqëruar nga orkestra, që për të tretin vit interpreton 100% drejtpërdrejt nga salla e Pallatit të Kongreseve.

Të ftuarit “Big”

Më pak se dy javë na ndajnë nga edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Një edicion që do të ketë më pak këngë se çdo herë tjetër, vetëm 16, por sipas organizatorëve, kjo nuk do të thotë se festivali do të jetë më i varfër. Tashmë gjithçka është drejt përfundimit. Skema se si do të funksionojë festivali është e qartë.

Është hedhur shorti mes këngëtarëve për radhën e të kënduarit përgjatë dy netëve të para. Dy netët e para do të këndohen nga tetë këngë. Por nuk mbaron këtu. Në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, apo siç thuhet rëndomë “Big”, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti. Nuk bëhet fjalë për dublime të këngëve konkurruese, siç ka ndodhur në ndonjë edicion të shkuar, por për një risjellje të këngëve të njohura, të kënduara përgjatë viteve në skenën e Festivalit të RTSH-së. Kështu, pas çdo kënge konkurruese, këngëtari në garë do të vijojë të mbetet në skenë, për të pritur një tjetër këngëtar. Tashmë janë përcaktuar të gjitha kombinimet e këngëtarëve. Të gjithë artistët që do të ngjiten në skenë janë nga ata që kanë lënë gjurmë në historinë e Festivalit, fitues çmimesh, apo emra shumë të dashur për publikun. Mjafton të përmendim emrat si Rovena Dilo, Eranda Libohova, Altin Goci, Flaka Krelani, Juliana Pasha, tenori Kastriot Tusha, Elton Deda, Kejsi Tola, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Kamela Islami, për të besuar se festivalit nuk do t’i mungojë spektakli, por edhe nostalgjia që do të sjellin këngët e nxjerra nga arkivat e këtij eventi.

Prezantuesit

Ndërsa zakonisht drejtuesit e festivalit mbeten për në minutën e fundit, këtë vit emrat janë zbuluar herët. Për të krijuar një lloj qëndrueshmërie në prezantim, çka i ka munguar historikisht këtij festivali, për të dytin vit rikthehet gazetari Enkel Demi. Ai vjen i shoqëruar nga një tjetër bukuroshe, një ikonë e modës, por jo më në Shqipëri, por në Kosovë.

Bëhet fjalë për Diellza Kolgecin, e cila alternon profesionin e saj prej avokateje me botën e modës dhe të spektaklit. Këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët artistikë të Festivalit do të jenë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari, skenaristë Alda Bida ndërsa regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos. Skenografia e festivalit në RTSH është realizuar nga Adnan Kastrati. Juria që do të gjykojë këngët gjatë netëve të festivalit mbahet ende e fshehtë, për të shmangur ndërhyrjet e mundshme për votimin në natën finale.

Duetet

Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhulën;
Flaka Krelani me Saimir Brahon;
Rovena Dilo me Klodian Kacanin;
Mira Konçi me Luiz Ejllin;
Juliana Pasha me Marjeta Billon;
Kastriot Tusha me Herciana Matmujën;
Elton Deda me Rezarta Smajën;
Kejsi Tola me Renis Gjokën;
Redon Makashi me Xhejn dhe Enxhi Kumrija;
Eneda Tarifa me Grupin LYNX;
Eranda Libohova me Xhejs Jorgaqin;
Kamela Islami me Orges Toçen./bw/

Krasniqi dhe Limaj shpallin partinë e re politike

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Brenda këtij muaji do të shpallet formimi i partisë së re nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Lajmi u publikua nga agjencia e lajmeve Ina nga Shkupi, dhe sipas burimeve të saj, Limaj e Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre të enjten kanë vendosur për themelimin e subjektit të ri politik.

“Janë bërë përgatitjet e para dhe se lider i subjektit të ri do të jetë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ndërsa në radhët e partisë së re do të aderojnë politikanë të njohur të skenës politike, akademikë dhe personalitete tjera publike dhe nga baza e partive tjera”, theksoi për agjencinë Ina një nga nismëtarët për themelimin e subjektit të ri.

Gjithashtu pritet edhe publikimi i emrit të ri të partisë.

Ky subjekt i ri do të nisë menjëherë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm.

Gashi: Aktakuza e Salustros, e pabazuar

0

TomeGashi5-31Sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është mbajtur seanca e dytë, në rastin e aktakuzës kundër ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, Ismet Haxhës, Shefki Hysenit dhe Nexhat Qubrelit, të akuzuar për vepra penale të krimeve të luftës.

Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, ka thënë se mbrojtja në këtë rast ka kërkuar që të hedhet poshtë aktakuza.

“Mbrojtja ka kërkuar që të hedhet aktakuza e prokurorit Salustro, si e pabazuar dhe pa asnjë provë, e cila do të vërtetonte maltretimin fizik të dy të dëmtuarve kinse të kryer gjatë periudhës së luftës 1998 dhe 1999 në Vaganicë të Mitrovicës dhe në Likovc të Drenicës”, ka thënë për “Epokën e re” Gashi, duke shtuar se gjyqtari nuk ka përcaktuar se kur do të vendosë nëse do të hedhë poshtë këtë aktakuzë me vendim, apo që sipas Gashit çështja do të shkojë në gjykim kryesor.

Hoti insiston, Limaj dhe Krasniqi janë në PDK

0

RexhepHoti-pdkNë zgjedhje lokale dolën kundër partisë së tyre duke mbështetur iniciativat qytetare.

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi shpesh herë haptazi fajësuan lidershipin e partisë për diktat por edhe për epilogun e zgjedhjeve lokale.

E në zyrat e partisë ata nuk janë parë moti.

Por anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së Rexhep Hoti thotë se përkundër pakënaqësisë së tyre, të cilën e quan evidente, ata vazhdojnë të jenë pjesë e PDK-së, transmeton KlanKosova.

“Limaj dhe Krasniqi janë në PDK. Unë flas me fakte jo me spekulime. Ata as nuk kanë formuar parti të re, as nuk janë dorëhequr nga funksionet e as nuk kanë qenë pjesë e iniciativave qytetare, të cilat i kanë mbështetur. Edhe Jakupi edhe Fatmiri janë aq të mëdhenj sa me bë aventura të tilla, po e quaj në thonjëza”, theksoi Hoti si mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Edhe Iniciativa Qytetare e Malishevës është PDK. Ata janë njerëz që e kanë themeluar partinë, ata janë PDK”, konstatoi ai.

Anëtari i këshillit drejtues i PDK-së tha se ekipi drejtues i partisë duhet ta merr iniciativën për tu ofruar përgjegjësinë që i takon Krasniqit dhe Limajt, kur u pyet për idenë e Hajredin Kuçit për t’i “rehatuar” të dytë në pozitat që i kishin më herët.

“Hajredin Kuçi është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PDK. Unë mendoj se ata duhet të kthehen aty ku kanë qenë. Nëse Limaj dhe Krasniqi do të dëshironin pozita brenda udhëheqjes së partisë, unë mendoj se PDK-ja ka zemërgjerësi për tu ofruar ato. Madje edhe në ato pozicione që i kishin”, përfundoi Hoti.