6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

“Ribalotazhimi” i Ramadan Mujës!

Myrfet ShasivariShkruan: Myrfet SHASIVARI

Ndonëse një masë e qytetarëve të vendit, më 3 nëntor e 1 dhjetor dolën nëpër vendvotime për ta kryer obligimin qytetar, respektivisht për t’i zgjedhë personat të cilët do të menaxhojnë me komunat e tyre përgjatë mandatit të ardhshëm karëvjeçar, ndonëse tanimë përfunduan të gjitha procedurat e këtij procesi, si numrimi i votave dhe publikimi i emrave të fituesve, qoftë për këshilltarët e asambleve dhe kryetarëve të komunave, ndonëse vëzhguesit lokalë dhe ndërkombëtarë, nuk i kursyen fjalët e mira për rrjedhën e votiimit në të dyja raundet, megjithatë, do të futemi edhe në vitin 2014-të, e që procesit zgjedhor të 3 nëntorit të këtij viti, të mos i shihet fundi.

Themi kështu, jo se procesi ankimor mundë të rezultojë edhe me ndonjë akt të rivotimit në ndonjë komunë të caktuar, por më tepër se subjektet politike, për postin e kryetarit, nuk hezituan të nominojnë edhe persona që po përballen me ligjin, kryesisht për keçpërdorim të detyrës. Dhe kur dihet fakti se proceset gjyqësdore të EULEX-it, po ecin me ritmet e hapave të breshkës, atëherë edhe për një kohë të gjatë mundë të mbetet konfuz fati i mandatorit për kreun komunal. Në këtë kontekst, rasti më specifik paraqitet të jetë ai i kreut komunal të Prizrenit Ramadan Muja i PDK-së, i cili në në zgjedhjet e sapopërfubduara, në saje të koalicionit me partitë minorene, arriti të grumbullojë mbi 4000 vota më tepër se rivali i tij nga LDK-ja Eqrem Kryeziu.

Por nga defilimet e garniturës fituese, para mediave apo edhe qytetarëve, fare qartë shihert një “gjysmëngazëllimi”, veçmas në fytyrën e Ramadan Mujës, i cili që nga publikimi i fitores, nuk arriti sëpaku t’i buzëqeshë triumfit.Dhe kjo gjendje e tij shpirtërore, mbase e ka edhe bazën e arsyeshme, pasi që pas dy raundeve të garimit, atij, do t’i duhet që të zhvillojë edhe raundin e tretë, apo një formë të ribalotazhimit, këtë herë me trupin gjykues në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Kësisoji, pas arritjes së një fitoreje të bindshme më 1 dhjetor, ndaj rivalit të tij Eqrem Kryeziu, të cilin arriti ta mposhtë dy herë radhazi në dy proceset e fundit të zgjedhjeve lokale në vend, Ramadan Muja, qysh më 13 dhjetor, sërish do të përbasllet me trupin gjykues, në suazat e procesit gjyqësor, që në Prizren ka filluar qysh në verën e këtij viti ndaj gjashtë zyrtarve komunalë me motivin e keçpërdorimeve të detyrave zyrtare.

Me këtë rast, do potencuar edhe faktin se nga marrja në pyetje e deritanishme e të akuzuarve, Ramadan Muja, në një farë mënyrfe edhe e ka pranuar akuzën se tokat e komunës i ka dhënë në dispozicion të kompanive profitere, duke e anashkaluar miratinin e asambleistëve të Prizrenit, akt ky që nuk përkon me ligjin për qeverisje lokale. Dhe ndonëse këtë procedurë të jashtëligjshme kreu komunal e ka arsyetuar me motive sociale, pasi që, sipas tij, kompanitë turke “Kamilla” dhe “Gylistan” të cilëve edhe u është lënë në dispozicion prona komunale, kanë punësuar një numër personash, megjithatë, mbetet për t’u parë konstatimi i kreut të trupit gjykues përkitazi me këtë çështje, gjykatësit të EULEX-it Vlladimir Mikulla. Pra, nëse vendimi i trupit gjykues do të jetë lirues, vetëm atëherë Ramadan Muja, do të ndjehet fitues i njëmendët në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, në të kuindërtën, ai do të shndërrohet në humbës të shumëfishtë, përkundër faktit se rivalin e tij Eqrem Kryeziun, definitivisht e hudhi jashtë binarëve të politikës.

Ndërkaq që me rastin e dhënjes së fajësisë për Ramadan Mujën nga ana e Gjykatës, humbje, pos Parti Demokratike, e cila e nominoi një kandidat nën akuzë, do të ketë edhe imazhi i proceseve politike në vend te faktori ndërkombëtar, por në aspektin financiar edhe e tërë shoqëria jonë, skajshmërisht e varfëruar.

Më Shumë

Rregullat e Odës në Malësi të Vërrinit

Gëzim Ajgeraj Tregime nga odat e Vërrinit, tregoi, Ahmet Poniku...! Hymja n’kuvend t’burrave -N’kuvend të burrave shkohet veç nëse të thirrin. -Thirrja nuk refuzohet, koftë për të mirë ose...

Bashkimi shkëlqen në derbin e Prizrenit ndaj Junior 06

Bashkimi ka fituar në derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 88:65 (13:17, 19:15, 35:17, 21:16), në javën e tetë të...

Lajmet e Fundit