25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Hoti insiston, Limaj dhe Krasniqi janë në PDK

RexhepHoti-pdkNë zgjedhje lokale dolën kundër partisë së tyre duke mbështetur iniciativat qytetare.

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi shpesh herë haptazi fajësuan lidershipin e partisë për diktat por edhe për epilogun e zgjedhjeve lokale.

E në zyrat e partisë ata nuk janë parë moti.

Por anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së Rexhep Hoti thotë se përkundër pakënaqësisë së tyre, të cilën e quan evidente, ata vazhdojnë të jenë pjesë e PDK-së, transmeton KlanKosova.

“Limaj dhe Krasniqi janë në PDK. Unë flas me fakte jo me spekulime. Ata as nuk kanë formuar parti të re, as nuk janë dorëhequr nga funksionet e as nuk kanë qenë pjesë e iniciativave qytetare, të cilat i kanë mbështetur. Edhe Jakupi edhe Fatmiri janë aq të mëdhenj sa me bë aventura të tilla, po e quaj në thonjëza”, theksoi Hoti si mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Edhe Iniciativa Qytetare e Malishevës është PDK. Ata janë njerëz që e kanë themeluar partinë, ata janë PDK”, konstatoi ai.

Anëtari i këshillit drejtues i PDK-së tha se ekipi drejtues i partisë duhet ta merr iniciativën për tu ofruar përgjegjësinë që i takon Krasniqit dhe Limajt, kur u pyet për idenë e Hajredin Kuçit për t’i “rehatuar” të dytë në pozitat që i kishin më herët.

“Hajredin Kuçi është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PDK. Unë mendoj se ata duhet të kthehen aty ku kanë qenë. Nëse Limaj dhe Krasniqi do të dëshironin pozita brenda udhëheqjes së partisë, unë mendoj se PDK-ja ka zemërgjerësi për tu ofruar ato. Madje edhe në ato pozicione që i kishin”, përfundoi Hoti.

Më Shumë

Totaj: Ndërtimi i shtegut drejt Kalasë ruan trashëgiminë kulturore dhe rrit zhvillimin turistik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri të ditur se vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë...

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit