14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8865

Arrestohet pasi gjuan me kallash afër shtëpisë së ish bashkëshortes në Prizren

0

kallash123Një prizrenas, të cilin policia e ka prezantuar vetëm me inicialet I. G është arrestuar pasi që qëlloi më armë zjarri afër shkollës së fshatit Malësi e Re, veprim ky të cilin e përsëriti edhe afër shtëpisë së ish bashkëshortes, duke shkelur kësisoj vendimin e gjykatës, që ia ndalonte atij lëvizjet rreth shtëpisë bashkëshortes me të cilin ishte ndarë.Pas një infromacioni për të shtëna nga arma e zjarrit në fshatin Malësi e Re, një patrulle policore së bashku me hetues dhe ekipe të krim teknikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë hetimit kanë konstatuar se i dyshuari me inicialet I. G. nga Prizreni kishte shkuar në këtë fshat, tek shtëpia e ish bashkëshortes për ta marrë djalin e tij, meqë djali jetonte me nënën, dhe pasi nuk e kishte gjetur në shtëpi, i njëjti ka shkuar në shkollë dhe e ka takuar.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se i dyshuari ia kishte dhënë djalit armën e zjarrit të llojit kallashnikov me të cilin djali kishte shkrepur disa fishekë në ajër dhe më pas që të dy ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas i dyshuari ka shkuar rreth 200-300 metra larg shtëpisë së ish bashkëshortes dhe ka shkrehur disa fishekë të tjerë në ajër. Krim teknikët e policisë kanë sekuestruar tetë gëzhoja të fishekëve në dy vendngjarje të cilat do t’i kalojnë prokurorisë në cilësi të provës materiale.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se më vonë ky i dyshuar dhe një tjetër person që ishte në shoqëri me të janë arrestuar, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit në kërkim të armës, mirëpo ajo nuk është gjetur,shkruan Zeri.

Prokurori më pas ka vendosur që dy të dyshuarit të mbahen nën masën e arrestit për 48 orë. Vlen të theksohet se i dyshuari ka shpërfillur edhe urdhrin e gjykatës i cili ia ndalonte të dyshuarit t’i afrohet shtëpisë së ish bashkëshortes. Një grup hetimor po punon për gjetjen e armës.

Nuk arrihet marrëveshje për gjyqësorin!

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Takimi i njëzetë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Çështja e gjyqësorit ishte fokus i këtij takimi, ndërsa Thaçi para fillimit të këtij takimi shpresonte që do të arrihej marrëveshje, mirëpo pas përfundimit të takimit ai ka thënë se ka pajtueshmëri që të jetë një sistem unik i gjyqësorit, mirëpo nuk ka marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për këtë çështjen.

“Ishte një dialog konstruktiv dhe kishte pajtim të plotë që të ketë një sistem të vetëm të drejtësisë në Kosovë. Por, nuk ka marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar Thaçi.

Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për Serbinë, sepse në bazë të rezultatit të këtij takimi, Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton do ta përpiloj raportin i cili të martën do të dorëzohet para Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me qëllim që të mund të fillojnë negociatat për për anëtarsim të Serbisë në BE.

Të parët nga takimi ka dalë delegacioni i Kosovës, i cili menjëherë është nisur drejt airoportit, prej nga do të arrijnë në Prishtinë. Ndërkaq që Delegacioni serb dhe baronesha Ashton kanë mbetur më gjatë brenda ndërtesës ku po mbahej takimi./Zeri/

“Ec Ma ndryshe”: Mos i parkoni veturat në trotuare!

0

vetura ne trotuarOrganizata Joqeveritare “Ec Ma ndryshe”, ka filluar sot aktivitetin sensibilizues për largimin e veturave nga trotuaret para shkollave në qytetin e Prizrenit.

Zyrtarja Fjolla Gashi, tha se ky aktivitet është rezultat i bashkëpunimit me shumë grupe të qytetarëve që kontaktohen nga OJQ “Ec Ma ndryshe”.“Përmes shpërndarjes së fletushkave po mundohemi që së pari të ngrisim vetëdijen e qytetarëve për këtë problem”.

“Kërkesa për zhbllokimin e trotuareve,do t’i dorëzohet edhe institucioneve përkatëse komunale”,tha ajo,transmeton TV Prizreni

Gashi shprehu besimin se një gjë e tillë do të përkrahet nga pushteti lokal i Prizrenit. Sipas saj, përmbyllja e aktivitetit do të bëhet përmes përpilimit të një kërkese bashkërisht me të rinjtë, e cila do të dërgohet tek drejtoritë komunale për marrjen e masave gjithëpërfshirëse në ndalimin e kësaj dukurie.

Ndërsa, qytetarët e mirëpresin këtë aktivitet. Ata thonë se ky aktivitet duhet të mbështetet edhe nga institucionet lokale.

Aktiviteti është duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës– Planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”, ku të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar lidhur me zhbllokimin e trotuareve nga automjetet gjegjësisht nga vozitësit e pandërgjegjshëm.

Ky aktivitet do të vijojë me shpërndarjen e fletushkave vetëdijesuese nëpër makina, institucione komunale, polici, prokurori, shkolla të mesme dhe fillor./PrizrenPress.com/

Paçarizi: Vendimet tona kishin qëllim rritjen e punësimit në Prizren

0

sadik-pacariziDrejtori i Urbanizmit të Prizrenit, Sadik Paçarizi ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore të “Rastit Muja”. Ai ka thënë se toka për ndërtimin e Fabrikës së Çokollatës “Kamila” dhe shkollës “ Mehmet Akif”, është dhënë për shfrytëzim për të rritur punësimin në Prizren.

“ Me këto vendime jemi munduar që ta zbutim papunësinë ,pasi që tek Fabrika e Çokolatës janë punësuar 100 persona”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe gjashtë drejtorë të tij, akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Paçarizi ka mohuar se me këto vendime është bërë shpërdorimi i detyrës. Ai tha se vendimi për dhënjën në shfrytëzim të tokës për Fabrikën e Çokollatës nuk është votuar në Asamblenë Komunale për shkak se nuk kanë dëshiruar që investitori të ikë nga Prizreni.

Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, sipas avokatit mbrojtës të Mujës, Ruzhdi Berisha, pritet të përfundojë në këtë fundvit.

“Kjo është edhe dëshirë e kryetarit të trupit gjykues i cili nga sot do të intensifikojë seancat”./PrizrenPress.com/

Bashota: Hajredin Kuçi është diletant politik

0

Bashota-KuciKryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka thënë se po e pret reagimin e Kryetarit të PDK’së në lidhje me kërkesën e tij publike për t’i përjashtuar nga partia Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin.

Ai ka thënë se pret edhe nga Kryesia e PDK’së dhe udhëheqja që t’ua tregojnë derën zyrtarëve të saj që punuar kundër PDK’së dhe ndikuan në humbjen e disa komunave.

“Duhet të ndahet shapi prej sheqerit. Ata të cilët nuk e dëshirojnë PDK’në nuk kemi nevojë t’i mbajmë me zor”, thotë Bashota, në një intervistë për Gazetën Express.

“Duhet të mblidhet Kryesia dhe me marrë një vendim dhe me u pozicionu karshi tyre”, ka shtuar ai.

Bashota një ditë më herët doli me një letër publike drejtuar Hashim Thaçit nga i cili kërkojë të merren masa ndaj Limajt e Krasniqit, të cilët dolën hapur kundër PDK’së në zgjedhjet lokale.

Limaj e Krasniqi kanë ndikuar në disa komuna që PDK përfundimisht të largohet nga pushteti. Direkt kanë ndikuar në Malishevë, ndërsa kanë përkrahur kundërshtarët e PDK’së edhe në Lipjan, Suharekë dhe qytete të tjera.

Pas gjithë këtyre veprimeve të Limjat e Krasniqit, sipas Bashotës, thirrje e Kuçit për kthimin e Limajt e Krasniqit në PDK ishte veprim diletant.

“Ajo thirrje për mendimin tim është një diletantizëm politik. Nuk bëhet thirrje edhe më tutje, kur nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit për kthimin e tyre në PDK, pavarësisht dëshirave apo ambicieve të tyre në të ardhmen në raport me PDK’në”, ka thënë ai.

Bashota pret reagim të PDK’së ndaj të gjithë atyre që punuan kundër kolegëve partiak dhe jo nënshtrim ndaj tyre.

“PDK’ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. Qëndron ende me më shumë votues si total. Puna e tyre ka reflektuar në disa komuna që ato sot mos t’i kemi. Unë mendoj se nuk janë vetëm këta të dy por ka edhe të tjerë me të cilët do të merremi më vonë. Mirëpo, duhet të theksojmë se ka edhe të tjerë që ndikuan në këtë rezultat”.

Bashota ka thënë se Limaj dhe Krasniqi edhe nëse dëshirojnë të kthehen në PDK s’duhet pranuar për shkak të dëmit që i kanë shkaktuar Partisë së Thaçit.

“Realisht, unë jam për të mos i pranuar më në PDK si rezultat i dëmit që ata i kanë bërë partisë. Për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme nacionale nuk humbim asgjë nëse i tregojmë se njerëzit që janë destruktivë në parti nuk e kanë vendin në PDK”, ka shtuar ai.

MPB kundër EULEX-it

0

Polici-EulexMinistria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur nga një prokuror i EULEX’it kundër 11 pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Në këtë reagim, MPB thotë se është njoftuar përmes medieve për ngritjen e kësaj aktakuze e cila lidhet me sjelljen e Policisë ndaj disa serbëve në janar të këtij viti.

MPB thotë se EULEX nuk a përfillur punën e Inspektoratit Policor të Kosovës, institucion i mandatar për të hetuar sjelljet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Pa dashur të interferohet në punën dhe pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se përgjegjësia në rastin në fjalë është individuale në rast së ka fakte, por assesi përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet tërë grupit që ka qenë në detyrë”.

“Pa vënë në pikëpyetje ekspertizën dhe profesionalizmin e hetuesve të EULEX’it, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se mosbesimi i treguar ndaj Inspektoratit të Policisë së Kosovës dhe marrja e rastit nga EULEX-i, pa përfillur IPK-në si institucion i mandatuar për të hetuar të gjitha rastet ku dyshohet se pjesëtarët e PK-së janë të përfshirë në vepra penale, ka zbehur kredibilitetin e gjithë-përfshirjes institucionale të të gjithë mekanizmave të thirrur për hetimin e rasteve në situata të tilla si kjo e fundit”.

“Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush”.

“Ministria e Punëve të Brendshme si institucion përgjegjës për zbatim të ligjit mbështet përpjekjet e misionit të EULEX-it për të mbështetur në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, por në të njëjtën kohë do të kujdeset për ruajtjen e imazhit të Policisë së Kosovës si institucion me besimin më të lartë të qytetarëve të Kosovës dhe sidomos do të kujdeset për ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të Njësisë Special Operative si njësia me vitale në Policinë e Kosovës e cila ka dëshmuar profesionalizmin e saj përgjatë këtyre viteve duke menaxhuar shume situata sfiduese në mbrojtje të rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

Emërohen tre prorektorë në Universitetin e Prizrenit

0

UPZ-prorektorët

Tre prorektorë të rinj kanë filluar punën në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Prof. dr. Fahredin Shabani, është emëruar u. d. prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, prof. dr. Bekim Berisha, prorektor për Buxhet e Financa dhe Infrastrukturë, prof. dr. Nuran Malta, prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë.

Prof. dr. Zahadin Shemsedini, u. d. Rektor i UPZ-së, prorektorëve iu uroi marrjen e detyrave të reja duke u dëshiruar suksese. Ai tha që menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e universitetit i presin punë të mëdha për çuarjen përpara të këtij universiteti.

Prorektorët e emëruar u zotuan se do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e detyrave të tyre./PrizrenPress.com/

10 vjet kreativitet me Krenare Rugova

0

Krenare RugovaKësaj radhe Krenare Rugova do ta prezantojë koleksionin pranverë/verë 2014 të inspiruar nga siluetat dhe glamuri ikonik i veshjeve të viteve 1950’ta.

I prezantuar në format modern, ky koleksion paraqet një dokumentar kinematik nëpërmjet veshjeve të punuara nga materiali i manipuluar, i krijuar në forma skulpturale përmes modelimit të materialit, kontrastit të ngjyrave dhe precizitetit përmes transparencës. “Cinematiqué” është koleksioni i siluetave klasike femërore megjithatë shumë moderne, të hijezuara me ngjyra kontraste të ndritshme me pëlhura luksoze të manipuluara për të krijuar volum dhe lëvizje, shkruan Epoka e re.

Koleksioni është i punuar nga materiale të cilësisë shumë të lartë për të arritur paraqitje. Veshjet, në formë grafike, do të reflektojnë glamurin e viteve të ’50 ta. Prerjet si dhe kombinimi karakteristik i formave të lartpërmendura nxjerrin në pah forma dhe stilin e sofistikuar. Nëpërmjet këtij koleksioni të paraqitur si dokumentar kinematik kreatorja do ta prezantojë zhvillimin e krijimtarisë së saj për 10-vjetorin e brendit – KRENARE RUGOVA.

Edukimi për artet e bukura – lëmi i modës, përvoja shumëvjeçare dhe suksesi profesional i veprimtarisë brenda këtyre 10 viteve kanë bërë që kreatorja Rugova ta krijojë brendin më të njohur në fushën e modës në Kosovë.

Koncepti i Krenare Rugovës është të ofrojë veshje që janë në trend, funksionale, si dhe komfore të inspiruara nga fusha të ndryshme të artit. Qëllimi kryesor është të krijohet një dizajn bashkëkohor dhe i unifikuar, por në të njëjtën kohe cilësor dhe me imazh brendimi të caktuar në secilën veshje. Veshjet që paraqesin një përzierje të inspiruar nga kultura në Paris dhe New York (ku i kreu studimet) çdoherë të inkorporuara me detaje të bukura të kulturës tradicionale.

Prezantimet e kaluara të kreatores Rugova

2011: Në maj ka prezantuar koleksionin: Vjeshtë-Dimër “KROMOZOMET” te statuja Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, sheshi në qendrën e qytetit të Prishtinës.

Në dhjetor ka prezantuar koleksionin: Pranverë-Verë “HARMONIA E FILIGRANVE” në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

2012: Në maj është paraqitur me koleksionin: Vjeshtë-Dimër “POEZIA GRAFIKE” në hapësirën e Monumentit të Unionit “Vëllazërim Bashkimi” në Prishtinë.

Në dhjetor ka prezantuar koleksionin: Pranverë-Verë “VIVID” në Modelariumin e Fakultetit te Arkitekturës në Prishtinë

2013: Në maj ka prezantuar koleksionin: Vjeshtë-Dimër “YRNEK” / në hapësirën e djegur të Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Të gjitha prezantimet “Fashion Show” janë ilustruar si ngjarje kulturore me standarde të larta profesionale dhe me performanca të mrekullueshme të standardit të lartë organizativ, hapësira dhe lokacione të transferuara dhe të paraqitura në performancë spektakulare si nga aspektet vizuale, video, muzikë, hostingun ngjarjes, etj.

Po ashtu, ajo ka fituar mirënjohje prej të pranishmëve nga fusha e artit dhe kulturës, e po ashtu edhe medieve.

Krasniqi: S’merrem me kërkesat e PDK-së për përjashtim

0

Jakupkrasniqi10-6Ish-sekretari i Partisë Demokratike dhe Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi nuk ka dashur t’i komentojë kërkesat e disa zyrtarëve të kësaj partie për përjashtimin e tij dhe të Fatmir Limajt nga PDK-ja.

“Nuk dua të merrem me kërkesa të tilla. Mendoj se demokracia është një sistem tjetër dhe secili njeri ka të drejtë ta ketë mendimin tij politik”, ka thënë Krasniqi, pas përfundimit të tryezës se mbajtur në Kuvendin e Kosovës me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Bujanit, citon Epoka e re.

Krasniqi nuk ka pohuar e as nuk e ka mohuar ndarjen e rrugëve me PDK-në. “Unë e kam thënë mendimin tim. Unë jam shumë i qartë, kush është i paqartë është punë tjetër”, ka deklaruar Krasniqi.

Gjenden eshtra dhe rroba të viktimave në Rashkë të Serbisë

0

Varreze masiveSot, rreth orës 12:20 ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it, pas gërmimeve të bëra në lokacion ku dyshohet që mund të ketë trupa të viktimave të vrarë, në Rashkë të Serbisë, kanë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë.

Udhëheqësi i eksperteve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se pas punës së vazhdueshme të gërmimit, sot rreth orës 12:20, në afërsi të një objekti kemi gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas Gerxhaliut, gërmimet do të vazhdojnë ende në këtë lokacion, ndërkohë pritet që të rrëzohet edhe një objekt nën themelet e të cilit dyshohet që ka ende mbetje të trupa të viktimave.