1.8 C
Prizren
E hënë, 4 Mars, 2024

Poprzan dhe Kaçinari, muzika përtej barrierave

Poprzan dhe KaçinariNë qytetin që është simbol i muzikës,Vjenë, bëhen bashkë njerëz që diku tjetër nuk mund të takonin kaq lehtë njëri-tjetrin. Në rastin e duos Catch-Pop String Strong bëhet fjalë për takimin mes violonçelistes Rina Kaçinari nga Kosova dhe violistes Jelena Poprzan nga Serbia. “Catch-Pop String-Strong”. Është një emër i pazakonshëm dhe po aq i veçantë sa dy artistet që po dridhin skenën e muzikës austriake me tingujt dhe me muzikën e tyre të egër.

Dashuri dhe egërsi. Këto janë dy fjalët esenciale që karakterizojnë muzikën e tyre. Rinës dhe Jelenës nuk u bën shumë përshtypje që të tjerët i referohen simbolikës paqësore të punës së tyre, ato thonë se muzika është përtej çdo barriere. Për to, në plan të parë qëndron pasioni ndaj muzikës që e krijojnë.

Më 12 dhjetor dueti ka performuar në Hotel Graçanica, ku sollën një performancë të shkëlqyer, e cila u prit jashtëzakonshëm nga publiku në sallë, ndërkaq (sonte) më 14 dhjetor do të performojnë në Hamam Jazz Bar në Prishtinë. Në intervistën për “Zërin” Rina Kaçinari dhe Jelena Poprzan thonë se kulturat prej nga vijnë janë shkrirë në tingujt e muzikës.

“Ne përfaqësojmë Austrinë dhe nuk mendojmë për dallimet mes kulturave sepse ajo që bëjmë është muzikë dhe muzika është ajo që na lidh. Në muzikën tonë ka dashuri dhe asgjë tjetër pos dashurisë dhe bukurisë” ka thënë Kaçinari. Poprzan ndërkaq thotë se mund të jetë e vështirë kur arti ka të bëjë mes kulturave të ndryshme, por që në rastin e tyre kjo nuk ka ndonjë rol:

“Ështe vështirë kur arti ka të bëjë me këtë, por ne mund të tregojmë që është shumë normal bashkëpunimi mes artisteve që vijnë nga shtete të ndryshme. Nuk ka rëndësi se nga vijmë kur bëjmë muzikë. Ajo që ne bëjmë është shumë e pastër dhe nuk ka të bëjë me çështje politike. Mirëpo, kur në publik kemi njerëz nga ish-Jugosllavia ata duken të kënaqur për faktin që ne bashkëpunojmë, sidomos njerëzit që kanë përjetuar konfliktet mes këtyre shteteve. Kjo ndoshta mund të jetë një mënyrë që mund të ndryshojmë, p.sh., opinionin e njerëzve rreth këtyre çështjeve politike edhe pse ky nuk është qëllimi ynë”, thotë Jelena Poprzan për Zërin.

Koncertet e duos Poprzan dhe Kaçinari janë organizuar nga Ambasada Austriake në Prishtinë. Të enjten kanë mbajtur edhe një ligjëratë në Akademinë e Muzikës, ku me muzikantët e rinj kosovarë kanë shpalosur artin e tyre: “ Kemi takuar shumë të rinj, të cilët studiojnë muzikën dhe jemi ndier shumë mirë, pasi që këta student patën mundësinë të dëgjojnë dhe të mësojnë diçka të re, që mund të mos e kenë pasur mundësinë ta shohin më parë” u shprehen ato.

Rina dhe Jelena janë takuar rastësisht në një concert në Graci. Të dyja kanë emigruar në Austri në kërkim të mundësive më të mira për arsim dhe punësim. Pas disa perfomancave së bashku në një kuartet vjenez, ato janë bërë bashkë nën emrin e grupit që mbajnë sot.

Në muzikën e tyre janë gërshetuar njohuritë nga muzika klasike me elemente të muzikës folklorike skoceze apo ballkanike, por edhe me përzierjen e tingujve rok, pop dhe xhaz, pastaj me frymëzime nga Brecht, Bah dhe Weil. Të gjitha këto përzier edhe me kompozimet personale. Krijimet e tyre muzikore përpos tingujve të zhanreve të ndryshme të muzikës, përziejnë edhe gjuhën. Në koncertin e mbajtur në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes ato kanë performuar në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze.

Dueti ka performuar deri më sot në skena të ndryshme botërore, dhe pas vetes mbajnë edhe çmime të shumta, siç është çmimi i parë në janar të këtij viti në Munih të Gjermanisë, çmimi i parë në Austri dy vite më parë dhe vendi i tretë në festivalin internacional të Austrisë këtë vit.

Më Shumë

Arrestohen katër të dyshuar për vrasje në tentativë në Rahovec

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar, të dielën në Rahovec, katër të dyshuar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer...

Podolski bën pasuri marramendëse me qebapa

Lukas Podolski mund të përfshihet lehtësisht në listën e gjatë të futbollistëve botërorë, por prej disa vitesh edhe ndër ata që janë të aftë...

E përsosur je

Lajmet e Fundit