18.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8871

Demaçi: Rugova nuk ishte hero

0

Demaci11-21Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte hero dhe nuk ka vdekur për kombin.

Ai tha se Rugova nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz. Demaçi tha se asgjë nuk i ka bërë Rugova dhe nuk ka asgjë personale, por është i prirë ta thotë të vërtetën.

Demaçi tha se Rugova e la popullin e vet në Kosovë, shkoi në Itali, pastaj edhe në Serbi u bëri apel që të ndalet lufta, dhe sipas Demaçit këtij nuk i thonë hero, raporton KosovaPress.

Ai këto komente i bëri me rastin 10 dhjetorit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku foli edhe për Nelson Mandelen, të cilin e cilësoi si hero të njerëzimit.

Buja priti në takim përfaqësues të UNICEF-it

0

Buja-UNICEFMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it, Laila Omar Gad, ku është diskutuar lidhur me rezultatet e dala nga mbledhja plenare mbi planin afat-mesëm të UNICEF-it, si dhe prioritetet për dy vitet e ardhshme, ku përfshihet edhe bashkëpunimi i mëtejme me Ministrine e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Buja dhe shefja e UNICEF-it, Omar Gad, janë pajtuar që të shtojnë bashkëpunumin lidhur me identifikimin e fëmijëve jashtë sistemit shkollorë, fëmijëve të margjinalizuar, përfshirjen e fëmijëve me vështirësi në të nxënë, në shkolla të rregullta, si dhe integrimin e fëmijëve të riatdhesuar në sistemin e arsimit në Kosovë.

Ministri dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, po ashtu kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord që të formojnë grupin e përbashkët punues, i cili do të bëjë mbledhjen e të dhënave në terren, të cilat do t’iu nevojiten politikbërësve gjatë planifikimit, realizmit dhe menaxhimit të projekteve, programeve dhe aktiviteteve të tyre të punës.

Ndërkaq, Omar Gad ka thënë se, përkrahja e UNICEF-it nuk do të mund të ishte realizuar me sukses, sikurse të mungonte bashkëpunimi nga ana e Ministrisë së Arsimit, DKA-të dhe drejtorët e shkollave./PrizrenPress.com/

Nëse nuk betohen u humbet mandati

0

Sadri-FeratiIsh-ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Sadri Ferati, ka thënë të hënën se, pavarësisht deklarimeve të kryetarëve serbë, ata do ta respektojnë legjislacionin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se kryetarët serbë do ta bëjnë betimin sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, në të kundërtën rrezikojnë t’i humbin mandatet e fituara në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe 1 dhjetorit.

“Këtu nuk ka tolerancë. Kryetarët serbë duhet ta bëjnë betimin si të gjithë kryetarët e tjerë konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ata duhet ta nënshkruajnë betimin para asamblistëve dhe aty nuk lejohet asnjë ndryshim për askënd. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë brenda afatit të paraparë, atëherë do t’u humbet mandati i kryetarit”, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se pas konstituimit të kuvendeve komunale gjendja në veri do të fillojë të normalizohet përfundimisht. Ai ka thënë se në kuptimin legal do të ndodhë integrimi, por në kuptimin kualitativ do të duhet kohë.

“Kam një bindje se mund të normalizohet jeta në rast se bashkësia ndërkombëtare do t’i qaset kësaj pune seriozisht. Brenda këtij mandati jam shumë i bindur se gjithçka do të ndryshojë”, ka thënë Ferati. Ai ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, duke u shprehur i kënaqur me fillimin e implementimit të saj. “Kemi fare pak marrëveshje të cilat janë vënë në dispozicion të implementimit me përjashtim të IBM-it dhe pjesën e marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve në veri. Prandaj, deri tani mund të jemi të kënaqur me fillimin e zbatimit të marrëveshjes, por ende jemi shumë larg zbatimit të plotë”, ka theksuar Ferati.

LDK-ja në Prizren, shpreson në pensionimin e Kryeziut

0

EqremKryeziu-ldkEqrem Kryeziu mund të pensionohet shumë shpejt politikisht. Anëtarët e LDK-së janë duke pritur nga ai, që vullnetarisht të tërhiqet nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Ata kanë mirëpritur deklarimin e Kryeziut për pensionim.

Ndonëse nuk kanë pranuar të flasin publikisht me emër, disa nga anëtarët e LDK-së në Prizren, i kanë thënë “PrizrenPress-it”, kanë duke pritur që Eqrem Kryeziu të tërhiqet vullnetarisht nga pozitae kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

“Dje e kemi lexuar deklaratën e tij, dhe shpresojmë se do të veprojë ashtu siç ka deklaruar vetë”.

Eqrem Kryeziu ka deklaruar se ka analizuar humbjen përballë kundërkandidatit të PDK-së, Ramadan Muja. Ai ka paraljmëruar pensionimin e tij politik.

Ndërkaq, anëtarët e LDK-së vlerësojnë se Kryeziu duhet të jep dorëheqje dhe të lëshojë rrugë për reformimin e partisë.

“Ka ardhur koha që LDK-ja të reformohet nga lartë. Rezultati i zgjedhjeve tregoi se me këtë koncept dhe garniturë nuk mund të ecët përpara”

“Ne shpresojmë që edhe Prizreni vitin e ardhshëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshëm ashtu siç po shkon Skenderaj, sepse jemi të bindur se Ramadan Muja do të dënohet për veprimet kundërligjore që i ka bërë gjatë mandiatit të kaluar”. /PrizrenPress.com/

Vehapi, kryetar i të gjithë qytetarëve

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i ri i sapozgjedhur i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në takimin me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Rahovec, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj partie për besimin e dhënë dhe për përkrahje të parezervë në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe balotazhin e 1 dhjetorit.

Gjithashtu, Vehapi i ka falënderuar edhe votuesit e subjekteve të tjera, të cilët e kanë votuar atë, si dhe i ka falënderuar të gjithë qytetarët e komunës për mbarëvajtje të zgjedhjeve. “Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Të tillë edhe e kam marr besimin e qytetarëve në zgjedhjet që sapo i lamë pas. Do të punoj me përkushtim të madh për t’iu shërbyer qytetarëve të komunës sime, si në fshatra ashtu edhe në qytet, sepse ata e meritojnë një shërbim dhe përkrahje më të mirë, sepse janë punëtorë dhe të zellshëm”, ka deklaruar kryetari Vehapi, shkruan Epoka e re.

Ai ka shtuar se me ta bërë betimin si kryetar i ri për mandatin katërvjeçar do ta fillojë punën me intensitet të madh sepse, sipas tij, në komunën e Rahovecit punët paksa janë grumbulluar në lëmenj të ndryshëm.

“Nuk do ta ofendoj askënd. Do të bashkëpunoj me të gjitha subjektet politike. Do të bashkëpunoj me strukturat e PDK-së në Rahovec dhe me ekspertë të fushave të ndryshme. Me një fjalë, do të bashkëpunoj me të gjithë dashamirët e komunës në mënyrë që Rahoveci të ecë drejt përparimit, drejt zhvillimit, drejt integrimit e të mos mbetet me borxhe si deri tani, por t’u krijohet qytetarëve një mirëqenie më e mirë sepse ata e meritojnë këtë. Andaj i lus të gjithë të punojmë së bashku për një Rahovec më të zhvilluar”, është shprehur Vehapi.

Ai e ka falënderuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilin Vehapi e ka quajtur mikun e Rahovecit, i cili ka dhënë dhe do të japë përkrahje në shumë fusha.

Mur: Idetë për entitet të ri politik në Kosovë, s`janë në tavolinë

0

XhonatanMurFunksioni i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk do të jetë i ngjashëm me atë të OJQ-ve, tha drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur.

Por ai shtoi se ky Asociacion nuk do të mund të legjitimohet as si inkuadrim i Serbisë përbrenda Kosovës, transmeton RTK. Sipas tij idetë për një entiteti të ri politik në Kosovë nuk janë në tavolinë

Jahjaga ndanë pikëpamjet nga Kosova në Universitetin Oxford

0

Jahjaga-OxfordPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mbajti sot një fjalë në konferencën “Sfidat e Qeverisjes”, në Shkollën Blavatnik të Universitetit Oxford në Britaninë e Madhe. Konferenca me temën “Qytetarët, pushteti, politika” zgjat dy ditë. Presidentja Jahjaga mbajti fjalën në temën ”Policia gjithëpërfshirëse” dhe u përgjigj në disa pyetje të pjesëmarrësve për zhvillimet në Kosovë.

”Është kënaqësi e veçantë të jesh me ju këtu, sot, në hapjen e ditës së dytë të diskutimit në kohë të duhur të ndikimit të aktivizmit onlajn dhe përparimeve teknologjike në format e ndryshme të qeverisjes dhe qeverisë.

Si një president i tanishëm dhe një oficer i lartë i mëhershëm i forcave të zbatimit të ligjit, unë vij në këtë debat me një bindje mbi ndikimin real që teknologjia ka pasur në mënyrën se si mendojmë për demokracinë, sigurinë dhe posaçërisht përfshirjen, si një nga komponentet më të rëndësishme të ndërtimit të institucioneve stabile dhe legjitime si dhe shoqëri të qëndrueshme. Në forcimin e shoqërisë dhe vënien e themeleve të prosperitetit ekonomik.

Sot, do të doja të ndaj me ju pikëpamjet e mia nga Kosova, shteti më i ri i Evropës, të cilin unë e përfaqësoj, i cili ka kaluar një periudhë të rëndë në historinë e tij të vonshme, e cila periudhë përfshin luftën e viteve 1998-1999 si dhe pastrimin etnik të gjysmës së popullatës së shtetit, intervenimin humanitar të NATO-s, themelimin e protektoratit të KB dhe NATO-s që zgati pothuajse një dekadë si dhe deklarimin e pavarësisë dhe sovranitetit të saj, vetëm 5 vite më parë, në vitin 2008.

Në vend, kjo periudhë nënkuptonte faktin se qytetarët e Kosovës, në një kohëzgjatje prej dy dekadash, përjetuan ndryshime tektonike- nga lufta në paqe, nga diktatura në demokraci, nga ekonomia shoqërore në kapitalizëm dhe treg të lirë.

Kjo po ashtu nënkuptonte rindërtimin e shkatërrimit fizik të shkaktuar nga konflikti, hartimin e një kornize të re politike, ndërtimin e institucioneve të vendit nga pikëfillimi të cilat do t’i përshtateshin realitetit të ri, duke përshirë edhe ato të sigurisë, për ta shmangur mundësinë e krijimit të vakumit të sigurisë dhe potencialit për kaos të cilin e bartte në vete.

Po ashtu nënkuptonte shfaqjen e antagonizmave dhe mosbesimit në mes të komuniteteve etnike dhe tensionit në mes të elitës së dikurshme dhe ardhacakëve të rinj, si dhe presoni që brenda sistemit të ri të akomodohen dhe integrohen të gjithë.

Në mes të këtyre prioriteteve konkurruese në një shoqëri të thyer, e cila sapo kishte dalë nga represioni dhe lufta, po bëhej gjithnjë e më e qartë se që Kosova të gjejë atë stabilitet tepër të nevojshëm politik dhe të shmangë rikthimin në gjendje të mëparshme, e cila gjë është shpesh normë tek shoqëritë e dala nga konflikti, ishte imperative që të ndërtohen institucione me derë të hapur. Institucione të cilat jo vetëm që do të reflektonin përmbajtjen e saj multietnike dhe multikulturore, por edhe të zhvilluara në mënyrë të tillë që të merrnin në konsiderim edhe kontekstin e të kaluarës së saj dhe ambiciet e Kosovës për të ardhmen.

Në të kaluarën, qytetarët e Kosovës kanë jetuar nën një represion të paimagjinueshëm të ushtruar nga aparati shtetëror i Serbisë, që përfshinte një forcë shumë të politizuar dhe brutale të policisë e cila i persekutonte në bazë të përkatësisë së tyre etnike dhe pikëpamjeve të tyre politike. Në të ardhmen, si një shtet i pavarur, Kosova do të kërkojë anëtarësim në Unionin Evropian dhe udhëheqja e të gjitha niveleve ka shprehur qartazi dedikimin e vet për arritjen e parakushteve të lidhura e procesin e anëtarësimit.

Për një gjeneratë e cila është rritur në një botë sikur ajo e Thomas Hobbes-it, plot frikë dhe rreziqe të vazhdueshme, ishte me rëndësi që të përqendrojë këto angazhime në sundimin e ligjit dhe të rifillojë procesin e rindërtimit së bashku me komunitetin ndërkombëtar duke u fokusuar në krijimin e kapaciteteve vendore, forcën e Policisë së Kosovës, si një nga shtyllat e strategjisë dalëse të mbikëqyrësve ndërkombëtarë të Kosovës si dhe një instrument drejt pavarësisë së Kosovës.

Për arsye kontekstuale, nuk ishte sfidë vetëm ndërtimi i një force profesionale policore por edhe ndërtimi i besimit të qytetarëve të Kosovës për këtë institucion dhe uniformën e saj, e cila asocionte me dhunën dhe ishte përdorur si një instrument për represion.

Gjatë rindërtimit të institucioneve të Kosovës ne po ashtu rindërtonim dhe besimin e njerëzve në këto institucione. Ne e dinim se do ta fitonim këtë besim vetëm me ofrimin e sigurisë dhe mundësive të barabarta, pa marrë parasysh etnicitetin dhe gjininë e tyre.

Përgjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm ne kishim fatin që të kemi pranë nesh me mijëra burra dhe gra të cilët punonin nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, të cilët kishin sjellë me vete në Kosovë praktikat më të mira rreth asaj se si të ndërtohet një forcë e aftë dhe e besueshme policore, e cila kishte dëshirë që të besojë në angazhimin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e një vendi më ndryshe dhe gjithëpërfshirës.

Gjatë muajve të parë të ekzistimit, ne kërkuam që të ndërtojmë besim dhe legjitimitet në forcën e policisë si institucion, duke adresuar dhe reflektuar mbi tre principet kryesore që garantonin përfshirjen në bazë të përmbajtjes dhe traditës së Kosovës, dhe me vizion në bazë të kushtetutës së saj: 1) Pajtimin politik, 2) Multietnicitetin dhe multikulturalitetin, 3). Balancin gjinor.

Si në shumë shoqëri të dala nga konflikti, forca policore u shndërrua në institucionin kyç për absorbimin e ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kishin luftuar për pavarësinë e Kosovës, një proces kyç i cili siguroi demilitarizimin e forcave guerile dhe riintegrimin e anëtarëve të saj në jetën civile.

Ajo forcë po ashtu përshinte në radhët e saj ish oficerë policie të cilët kishin shërbyer nën një sistem të udhëhequr nga Jugosllavia socialiste, të cilët kishin përvojë në shërbimin policor, të cilët u ritrajnuan me standardet e reja të policisë, sipas të cilave policia punonte në mbrojtjen dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

Përkundër armiqësive të cilat ekzistonin në mes të grupeve kryesore etnike të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet pranueshmëria nga i gjithë spektri i popullatës së Kosovës, ishte imperative që të rekrutohen pjesëtarë të komuniteteve pakicë dhe të fillohet me patrullime të përbashkëta në rrethe me popullatë të përzier, në mënyrë që të përçohet mesazhi se policia e Kosovës është refleksion i përbërjes etnike dhe kulturore te Kosovës, e cila synon që të kultivojë multietnicitetin si themel të shtetit të ri.

Dhe përfundimisht, pasi që Policia e Kosovës ishte një nga institucionet e para të themeluara në vend, ishte më rëndësi që të tregonte shembull duke rekrutuar numrin më të madh të femrave në këtë shërbim. Angazhimi që të krijonte një balanc gjinor në kuadrin e saj, jo vetëm që ka rrënuar disa nga koncepcionet e gabuara rreth rroleve tradicionale të meshkujve dhe femrave në një shoqëri e cila akoma është patriarkale, por po ashtu ka ngritur besimin ne këtë institucion duke demonstruar se çfarë do të thotë të krijosh një institucion të udhëhequr nga shkëlqyeshmëria e oficerëve e jo nga tradita.

Për këtë arsye, themelet e një strategjie të suksesshme policore e cila i ka sjellë benefite popullit të Kosovës dhe ka shndërruar Policinë e Kosovës në një nga institucionet më të besueshme në vend janë ngulitur thellë në lidhjet në mes të policisë dhe komunitetit si tërësi dhe në kuptimin e faktit se policët janë aty për ti mbrojtur liritë e tyre dhe për ruajtjen e paqes.

Kjo periudhë e re e integrimeve dhe pjesëmarrjes, si kurrë më parë në historinë e njerëzimit, ofron mundësi të reja bashkëpunimi, në të cilën përfshirja dhe diversiteti janë thelbësore.

Në mbarë botën, vende dhe njerëz të cilët historikisht janë ndarë apo janë lënë në margjina nëpërmes mjeteve të shtypjes, traditës shoqërore apo paragjykimeve, po e rimarrin vendin i cili u takon në tavolinë.

Me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, me kohë, e kemi kuptuar këtë mësim të vlefshëm, të cilin përfshirja u solli institucioneve të Kosovës. Kryesorja qëndron në faktin se ky mësim është aplikuar në praktikë gjatë ndërtimit të forcës së Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi në ofrimin e sigurisë dhe lejoi formimin e institucioneve të tjera si dhe në krijimin e ndjenjës së normalitetit në Kosovë, e cila gjë ndihmoi njerëzit të fillojnë rindërtimin e jetërave të tyre. Ofrimi i sigurisë është çështje predominante posaçërisht tek shoqëritë të cilat janë duke kaluar nëpër transformime të mëdha, ato të cilat kanë ngelur në tranzicion dhe kanë tendenca për paraqitjen e fenomeneve negative.

Siguria të cilën forca e policisë ishte në gjendje ta ofrojë krijoi kushtet e nevojshme për pajtim në mes të komuniteteve të antagonizuara.

Kosova është e vendosur të qëndrojë fuqishëm mbi këto parime të përfshirjes. Ne jemi të dedikuar ta mbrojmë traditën tonë të gjatë të multikulturalizmit dhe tolerancës fetare. Jemi të palëkundshëm në dhënien e të drejtave, mundësive dhe përgjegjësive të barabarta aksecilit qytetar. Dhe jemi të vendosur që të krijojmë një shtet në të cilin meshkujt dhe femrat kanë mundësi që ta realizojnë potencialin e tyre të plotë. Vetëm atëherë mund të jemi të sigurt se e kemi vendosur Kosovën – e kjo vlen për secilin shtet – në rrugë të mbarë të zhvillimit dhe përparimit”, thuhet në njoftimin e presidencës./PrizrenPress.com/

Kapen 20 kilogramë marihuanë në Vërmicë

0

DrogaaOficerët doganorë të Kosovës kanë ndaluar 20 kilogramë substancë narkotike gjatë kontrollit në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë.

Mëngjesi i hershëm i së martës ka qenë i suksesshëm për Policinë e Kosovës. Ata kanë kapur 18 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me oficerët doganorë kanë selektuar një automjet me targa të Shqipërisë për kontroll rutinor në Vërmicë. Pasi ishte ndaluar vetura, Dogana ka njoftuar se pasagjerët kishin deklaruar se nuk kanë ndonjë mall për të paraqitur.

Por vetëm pas një ushtrimi të kontrollit në veturën në fjalë, duke përdorur edhe pajisje të sofistikuara, ata kanë arritur të zbulojnë 7 copë me qese me marihuanë.

6 copë të tjera me qese janë gjetur në ulëset e pasme, po ashtu pjesa tjetër është gjetur në pjesë të ndryshme të veturës.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

S’ka plan integrimi të administratave ilegale serbe

0

Mitrovice-VeriuPos Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit, në komunat e tjera me shumicë serbe ka akoma nga dy administrata komunale- një legale dhe një ilegale. Tash pas zgjedhjeve të strukturave të reja politike, përfaqësuesit e legalëve nuk u kanë dhënë garanci nëpunësve për vazhdimin e kontratave pas 1 janarit.

E zyrtarë qeveritarë kanë thënë se pa vende pune mund të mbeten vetëm një pjesë e ilegalëve, me arsyetimin se nuk mund të stërmbushet administrata. Qeveria e Kosovës akoma nuk e ka trajtuar këtë çështje, por pritet të nxjerrë një plan integrimi për ilegalët.

Adriana Hoxhiq nuk është në gjendje t’ua garantojë vendet e punës që kanë të 55 nëpunësit civilë të Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore, të cilën do ta udhëheqë deri në fund të vitit. Ajo nuk di se si do të sillet shteti karshi tyre, tash kur do të konstituohen organet e reja komunale.

Zyra është themeluar në vitin e shkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ka pasur për funksion të ushtrojë pushtetin lokal deri në konstituivin e komunës së re.

Zyrtarisht komuna do të konstituohet me t’u mandatar kryetari i Komunës, të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit. Fitues të zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, sikur edhe në shumicën e komunave të tjera me shumicë serbe, kanë dalë njerëz që kanë drejtuar organet komunale paralele, e që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia i ka organizuar në Kosovë.

Hoxhiq, që s’ka mundur të marrë vota për ta drejtuar komunën e re, vetëm ka mundur të shfaqë shpresën se nëpunësit që ajo i drejton nuk do të mbeten në rrugë. /Koha Ditore/

Odalloviq: Dosja e UÇK-së ekziston në Shkup

0

Velko OdalloviqKryetari i Komisionit për persona të zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq ka deklaruar sot se Komisioni do t’i kërkojë Prishtinës hapjen e arkivave të UÇK-së në Shkup, meqë të dhënat për ta do të mund të ndihmonin zbardhjen e fatit të disa qindra të të zhdukurve nga territori i Kosovës.

Odalloviq këtë deklaratë e dha ne tribunën e “Shoqatës së familjeve të të kidnapuarve dhe të të vrarëve në ‘Kosovë e Metohi’”, raporton Tanjug. Sipas tij, kohë më parë ka marrë vesh se në Shkup ekziston arkivi i UÇK-së. Sipas Beogradit vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur 1750 persona nga Kosova, nga të cilët 529 serbë e joshqiptarë dhe të tjerët shqiptarë.