11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8996

Bresa vizitoi shoqatat e dala nga lufta

0

bresaKandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prizrenit,Naser Bresa ka vizituar shoqatat e dala nga lufta. Ai gjatë këtyre vizitave është njoftuar nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen këto shoqata.

“Në këto takime u paraqitën edhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen këto kategori”, tha Bresa.

Ai premtoi se me të gjitha forcat që ka struktura e AKR-së, do t’i mbrojë interesat e këtyre shoqatave/PrizrenPress.com/

 

Kastrati në Qëndresë : Votoni Lulëzim Kabashin

0

LulzimKabashi-fshati Kabash-HasKryetari i AAK-së në Prizren,Fatmir Kastrati ka kërkuar nga banorët e fshatit Qëndresëm,që të votojnë kandidatin e koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashin.” Prizreni duhet t’i kthehet prizrenasve. Këtë qytet duhet ta menaxhojë një njeri që din si duhet të qeveriset dhe ky është kandidati për kryetar të Prizrenit nga koalicionit AAK-LDD, Lulëzim Kabashi”, tha Kastrati. Kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, tha ndërkaq se duke marrë parasysh faktin që bujqësia është sektor i rëndësishëm, për gjithë territorin e Prizrenit, në platformën e tij zgjedhore parashihen investime në këtë sektor, që kanë për qëllim stimulimin e fermerëve të komunës së Prizrenit.

Për rajonin e Anadrinisë, Kabashi, premtoi investime në grande për serra, pa kthim apo participim, ofrimin e farërave kualitative të cilat do të rrisin rendimentet bujqësore, pikë grumbulluese të produkteve lavërtare në disa qendra apo fshatra më të medhenjë të Anadrinisë.

Në kuadër të investimeve në sektorin e bujqësisë, Kabashi pohoi se do të krijohen impiante për përpunimin e klasit të dytë dhe të tretë të produkteve bujqësore, duke premtuar edhe investime në blegtori dhe vreshtari. “Gjithashtu, gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, qeverisja lokale do të tregojë kujdes të veçantë për ruajtjen e tokës bujqësore”, tha Kabashi.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, dhe kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga koalicioni AAK-LDD, Lulzim Kabashi, kërkuan nga qytetarët e Qëndresës, që të votojnë koalicionin AAK-LDD, dhe kandidatët për asamblenë komunale, ngase me qeverisjen e këtij koalicioni, qytetarët e komunës së Prizrenit, do ta ndjejnë qeverisjen e mirë./PrizrenPress.com/

 

Kilaj merrë mbështetje në Astrazup dhe Maralisë

0

SONY DSCPartia Demokratike e Kosovës dega në Malishevë, ka vazhduar fushatën në fshatrat Astrazup dhe Marali, prej ku kryetari i ardhshëm i Komunës së Malishevës,Isni Kilaj, ka marrë mbështetje në këto dy fshatra, dhe si rezultat i punës së mirë me qeverisjen e Malishevës dhe investimet në tërë komunën dhe në veçanti në këto dy vendbanime.

Kryetari Kilaj, pasi prezantoi të arriturat e deritanishme, paraqiti para banorëve të këtyre dy vendbanimeve programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, program i cili bazohet në tri shtylla kryesore, infrastruktura, zhvillimi i bujqësisë dhe mbrojtja e ambientit dhe turizmi, ndërsa qyteti i Malishevës, do të jetë një shtylle e veçantë.

Përderisa për banorët e fshatit Astrazup, kryetari Kilaj, premtoi ndërtimin e shkollës së re, rregullimin e ujësjellësit dhe trotuaret përgjatë rrugëve që kanë nevojë, në fshatin Marali, Kilaj ka premtuar ujësjellësin për këtë fshat dhe trotuarin, projekte këto të gjitha të parapara jo thjesht në program, por projekte të realizueshme.

“Për të gjitha këto projekte, tashmë të futura si prioritete, e kanë edhe mbështetjen e plotë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, mbështetje të cilën, sot e përsëriti në Malishevë”, tha Kilaj.

“Unë ju bëj thirrje që masovisht të dilni në zgjedhje dhe të votoni për PDK, për vazhdimin e qeverisjes së mirë, për Malishevën evropiane, sepse dje i besuat prmetimeve tona, ndërsa sot ju i besoni punës sonë, sepse e kemi dëshmuar besimin tuaj, me punën tonë”, tha Kilaj.

Po ashtu kryetari Kilaj, bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje, por edhe për një fushatë të qetë dhe demokratike. “Ne kemi çfarë ti ofrojmë votuesve, ne kemi projekte konkrete e jo fjalë boshe”, tha Kilaj.

 

LDK: Malisheva kurrë më nuk i beson Thaçit

0

LDK-logo5-23Dega e LDK-së në Malishevë, deklarimet e z. Thaçi në Malishevë i konsideron propagandë dhe shpërfaqje të frikës së skajshme për humbjen e PDK-së në Malishevë.

Ai, në një takim të mbajtur në Malishevë, me një grusht njerëzish të PDK-së, deklaroi se kinse kanë kaluar disa veprimtarë të LDK-së në PDK.

I bëjmë thirrje z. Thaçi që të mos i dezinformojë qytetarët e Malishevës. Malisheva kurrë më nuk i beson atij. Malisheva e di se çfarë e konsideron z. Thaçi atë dhe se me çfarë fjalori flet ai për malishevasit.

LDK-ja do ta vijojë punën deri në ditën e zgjedhjeve me të gjithë qytetarët e Malishevës dhe më 3 nëntor do t’ua kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur nga z. Thaçi dhe PDK-ja e tij.

LDK-ja do të manifestojë qytetari deri në fund të këtij procesi, do të vijojë ta shpalosë programin e saj për Malishevën, do të takojë çdo qytetar të komunës së Malishevës dhe së bashku me ta do të korrë fitore të madhe më 3 nëntor.

Rexhaj vizitoi Shoqatën “Hadër”

0

hendikosKandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës “Hadër”. Rexhaj në këtë shoqatë është shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Republikës Kosovës Afrim Kasolli.

“Gatishmëria e kësaj shoqate për t’i ndihmuar këto kategori shoqërore në nevojë, shpërfaq karakterin mospërfillës të pushtetit për t’i mbështetur ata. Taksat e paguara nga shtresa që kjo shoqatë përfaqëson do të duhej që t’u garantonte shërbime të veçanta sociale. Kjo për shkak se mirëqenia e përgjithshme e shoqërisë varet nga roli i gruas në familje dhe, deri më tani, nuk është vlerësuar sa duhet”,tha Rexhaj.

Ai tha se VV-ja njeh rëndësinë e funksionit mbështetës të gruas në familje./PrizrenPress.com/

Thaçi keqpërdori institucionet publike të Malishevës për fushatë elektorale!

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin se ka keqpërdor institucioneve publike për fushatë zgjedhore.
“ Një ditë pas shtrëngimit të duarve me Ivica Daçiqin, Kryeministri sot erdhi për të shtrënguar duart me Isni Kilajn, për të vazhduar kështu keqpërdorimet me hapësirën publike. Përveç trafikut dhe kaosit që shkaktoi në qytet, me karvanin e veturave luksoze, për disa orë ai pengoi edhe punën e Administratës Komunale të Malishevës, e cila me urdhër të kryetarit në ikje, Isni Kilaj, u detyrua që pavullnetshëm t’i duartrokasë kryeministrit Thaçi, i cili në njërën anë deklarohet për fushatë të qetë dhe të ndershme, e në anën tjetër tregon shembullin më të keq se si abuzohet me institucionet, pasurinë, hapësirat publike, makinat zyrtare, si dhe bllokon rrugët, në emër të pozitës zyrtare, për qëllime partiake.

Ne ja rikujtojmë Kryeministrit dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, se shërbyesit civilë paguhen nga buxheti i shtetit për të kryer shërbime për qytetarët dhe jo të duartrokasin në mitingje e takime elektorale të PDK-së. Gjithashtu, ia bëjmë me dije pushtetit lokal në ikje se, shumë shpejt, përmes verdiktit të popullit, do t’i ndalim këto praktika të mbrapshta dhe do t’ia kthejmë dinjitetin e lirinë shërbyesit publik, dhe qytetarëve të Malishevës në përgjithësi”, thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë./PrizrenPress.com/

Kabashi premton ndërtimin e një shtëpie për pleq

0

Kabashi te pensinistetKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit,Lulëzim Kabashi ka premtuar ndërtimin e një shtëpie për pleqtë dhe një çerdhe për qëndrim ditor dhe socializëm të fëmijëve të familjeve të varfëri.

Këtë premtim Kabashi e ka dhënë në takimin që ka pasur me udhëheqësit e Organizatës Komunale për Pensionistë dhe Invalidë të Punës.

Kabashi iu premtoi pensionistëve se si kryetar i komunës së Prizrenit, do të tregojë kujdes të veçantë për këtë kategori.

Ai tha se problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prizrenit, si dhe kategoria e pensionistëve prizrenas, janë probleme të zgjidhshme, por duhet vullnet dhe dëshirë që të kryhen këto probleme. ”Ky vullnet ka munguar nga qeverisjet e deritashme”, tha Kabashi.

Ai i njoftoi pensionistët se platforma zgjedhore e tij, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik. Sipas tij, ky zhvillim ekonomik bazohet në katër shtylla kryesore: funksionalizimin e zonave industriale, investimet në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë, përmes të cilave do të krijohen kushte që secila familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një anëtarë të punësuar.

Pensionistët janë ndarë të kënaqur me platformën zgjedhore të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, sidomos për ndërtimin e shtëpisë së pleqve

Kryetar i kësaj organizate, Musa Jorganxhiu, njoftoi Kabashin me aktivitetet e ndryshme të pensionistëve dhe invalidëve të punës. Ai kërkoi nga Kabashi që të ngritë zërin për miratimin e ligjit, dhe kategorizimin e pensionistëve. /PrizrenPress.com/

 

Vetëvendosje! në Vermicë, shpalos alternativën për Malishevën

0

Krasniqi-Vermice-MalisheveKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i  shoqëruar nga bartësi i listës për asamblenë Komunale, Muhamet Bytyçi, nga anëtari i kryesisë së Vetëvendosje!-s, Gani Krasniqi, kandidatja për asamblenë, Libade Gegaj, dhe kandidati nga Vërmica për asamblenë,  Bekim Gashi, kanë shpalosur alternativën lokale për Malishevën në fshatin Vërmicë.

Krasniqi tha se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ndryshohet mënyra e  qeverisjes dhe marrëdhënia midis qeverisë lokale dhe qytetarëve.

“Qytetarët, mirëqeverisja dhe mirëqenia e tyre, do të jenë qendra dhe pika e referimit ku do të përqendrohet vëmendja e kryetarit të Komunës”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, disa nga prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje! janë: bujqësia, me mundësitë e reja të  punësimit; përmirësimi i gjendjes së shërbimit shëndetësor dhe  cilësisë së sistemit arsimor; ambienti dhe turizmi rural, si mundësi e  re për punësim dhe zhvillim.

“Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Malisheva dhe Vërmica do të jenë  ndryshe, do të frymojnë lirshëm dhe me një dinamikë të re; do të  shihet dora e shtetit në projektet e fshatit dhe do të punohet me përpikëri për projekte sa më cilësore dhe në shërbim të qytetarëve,  pa dallim?”, tha Krasniqi.

Në fund, ai foli edhe për projektet që ka për fshatin Vërmicë, si ujësjellësi, kanalizimet për disa lagje, rruga e Lagjes së Ukajve, ura dhe ambienti. Gjithashtu, ai bëri thirrje për mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje!. /PrizrenPress.com/

Kizolli: 100 milionshi i premtuar për Prizrenin, është dezinformatë

0

Hapja e fushates KizolliPartia Konservatore e Kosovës aktivitetin e saj politik e ka zhvilluar sot me banorët e lagjeve “Tabakhane” dhe “Jenimahallë”.

Në praninë e një numri të madh qytetarësh kryetari i këtij subjekti politik, Munir Basha fillimisht ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur i mahnitur me interesimin e lartë të pjesëmarrësve në takim. Ai tha se kjo pjesëmarrje tregon seriozitetin e qytetarëve për ta ndryshuar gjendjen aktuale dhe siguroi që rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve dhe e ndryshimeve është Partia Konservatore e Kosovës.

Basha tha se bashkëpunimi me qytetarët, problemet dhe kërkesat e tyre, do të jenë preokupim i tyre, dhe se kjo është forma e cila do të duhej të ndiqej edhe nga pushtetet e deritanishme. “Me Partinë Konservatore vërtet është ndryshe, sepse ne identifikojmë vështirësitë në mënyrë proaktive në bashkëpunim me qytetarët dhe i adresojmë ato me përkushtim”, tha Basha.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit Beni Kizolli në këtë takim është përqendruar në problemet e lagjeve të cilat janë të përafërta me njëra -tjetrën duke u ballafaquar me mungesën e furnizimit të rregullt me ujë, mungesën e kapanxhave të kanalizimit, mungesën e çerdheve për fëmijë nëpër lagje, mangësitë në shkollimin cilësor, mungesën e hapësirave rekreative e sportive, si dhe shumë probleme të tjera.

Ai premtoi se kanë plane konkrete për rregullimin e tyre nëpërmjet themelimit të këshillave nëpër lagje. “Këto këshilla do të merren me kërkesat e banorëve të cilat do të shqyrtohen pranë drejtorive përkatëse për tu marrë më tutje me adresimin e tyre”, tha Kizolli.

Kandidati Kizolli këtë takim e ka përfunduar menjë porosi për qeveritarët. “Buxheti vjetor i Prizrenit është 36 milion euro. Për një mandat të qeverisjes 4 vjeçare kjo shumë është 144 milion euro. Këto mjete janë të garantuara dhe mblidhen nga taksapaguesit e komunës së Prizrenit dhe grantet qeveritare. Prandaj, asnjë parti politike apo qeveritar nuk mund të bëjë fushatë politike dhe elektorale duke përmendur investime 100 milionëshe me mjete që janë ashtu se ashtu të garantuara dhe të dedikuara për komunën e Prizrenit. Këto premtime boshe qëllimisht shkaktojnë huti, dezinformojnë qytetarët dhe pasqyrojnë një gjendje të rrejshme”, tha Kizolli.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit do të udhëhiqet nga Partia Konservatore e Kosovës .  “ Ne do të parandalojmë politizimin e udhëheqjes dhe keqpërdorimin e mjeteve buxhetore dhe garantojmë se shuma e gjithmbarshme prej 144 milionëve do të përdoret për ato qëllime që edhe janë paraparë, duke siguruar një mirëqenie dhe siguri të taksapaguesve dhe qytetarëve të komunës së Prizrenit”, tha Kizolli. /PrizrenPress.com/

 

Muja premton fushatë të qetë

0

muja ne policiKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Radman Muja, ka vizituar sot Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrëfiksëve.

Kjo vizitë u zhvillua në vazhdën e takimeve të shumta që është duke i realizuar kandidati Muja me të gjitha institucionet komunale dhe ato të sigurisë në komunën e Prizrenit.

Muja falënderoi Policinë e Kosovës, e në veçanti drejtorin e Policisë, Nexhmi Krasniqin, për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe mbajtëjen e rendit në komunën tonë.

Ai uroi që edhe muaji zgjedhor të shkojë mbarë duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit që të jenë të matuar gjatë fushatës zgjedhore.
Muja u zotua se Dega e PDK-së, do jetë tepër e kujdesshme gjatë këtij procesi zgjedhor duke garantuar qytetarët e komunës së Prizrenit se PDK-ja, do të bëj fushatë të qetë duke u përkujdesur që të mos merremi me kundërshtarët, por vetëm me shpalosjen e programit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës.

Drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi, duke falenderuar kryetarin Muja për vizitën, njoftoi për të gjitha përgatitjet të cilat është duke i bërë Policia e Kosovës, me qëllim të eleminimit të problemeve të mundëshme, të cilat, mund të ndodhin gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Kandidati për kryetar të Prizrenit,Muja ka vazhduar viziten edhe tek Brigada e Zjarrëfikësve në Komunën e Prizrenit. Ai tha se ndihet krenar me sukseset e shumta që ka arritu Brigade e Zjarrëfikësve, duke përmundur edhe përkushtimin personal dhe institucianal që ka pasur komuna e Prizrenit, me qëllim të pajisjes së këtij sektori tepër vital të komunës së Prizrenit.

Adem Krasniqi, udheheqës i Bragadës së Zjarrëfiksëve në Prizren, falenderoi kryetarin Muja, për vizitën dhe dhe të gjitha investimet që janë bërë në sektorin e zjarrëfikësve, përveç investimeve në pajisje në automjete dhe teknikë, komuna e Prizrenit ka investuar edhe në tri objekte / nënstacione të zjarrëfiksëve në fshatërat Zhur, Has dhe Zhupe, të cilat kanë funsionalizuar punën tonë operative në teren./PrizrenPress.com/