-1.2 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Muja premton fushatë të qetë

muja ne policiKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Radman Muja, ka vizituar sot Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrëfiksëve.

Kjo vizitë u zhvillua në vazhdën e takimeve të shumta që është duke i realizuar kandidati Muja me të gjitha institucionet komunale dhe ato të sigurisë në komunën e Prizrenit.

Muja falënderoi Policinë e Kosovës, e në veçanti drejtorin e Policisë, Nexhmi Krasniqin, për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe mbajtëjen e rendit në komunën tonë.

Ai uroi që edhe muaji zgjedhor të shkojë mbarë duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit që të jenë të matuar gjatë fushatës zgjedhore.
Muja u zotua se Dega e PDK-së, do jetë tepër e kujdesshme gjatë këtij procesi zgjedhor duke garantuar qytetarët e komunës së Prizrenit se PDK-ja, do të bëj fushatë të qetë duke u përkujdesur që të mos merremi me kundërshtarët, por vetëm me shpalosjen e programit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës.

Drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi, duke falenderuar kryetarin Muja për vizitën, njoftoi për të gjitha përgatitjet të cilat është duke i bërë Policia e Kosovës, me qëllim të eleminimit të problemeve të mundëshme, të cilat, mund të ndodhin gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Kandidati për kryetar të Prizrenit,Muja ka vazhduar viziten edhe tek Brigada e Zjarrëfikësve në Komunën e Prizrenit. Ai tha se ndihet krenar me sukseset e shumta që ka arritu Brigade e Zjarrëfikësve, duke përmundur edhe përkushtimin personal dhe institucianal që ka pasur komuna e Prizrenit, me qëllim të pajisjes së këtij sektori tepër vital të komunës së Prizrenit.

Adem Krasniqi, udheheqës i Bragadës së Zjarrëfiksëve në Prizren, falenderoi kryetarin Muja, për vizitën dhe dhe të gjitha investimet që janë bërë në sektorin e zjarrëfikësve, përveç investimeve në pajisje në automjete dhe teknikë, komuna e Prizrenit ka investuar edhe në tri objekte / nënstacione të zjarrëfiksëve në fshatërat Zhur, Has dhe Zhupe, të cilat kanë funsionalizuar punën tonë operative në teren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar John Kerry, të Dërguarin e Posaçëm Presidencial i Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish Sekretar...

Doli nga shtypi libri “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën”

Në mënyrë analitike, hulumtuese e shkencore është përfshirë e tërë veprimtaria dhe kontributi i intelektualit të përmasave botërore akademik Prof. Dr. Gazmend Zajmit”, shkruhen...

Lajmet e Fundit