Partia Demokratike e Kosovës dega në Malishevë, ka vazhduar fushatën në fshatrat Astrazup dhe Marali, prej ku kryetari i ardhshëm i Komunës së Malishevës,Isni Kilaj, ka marrë mbështetje në këto dy fshatra, dhe si rezultat i punës së mirë me qeverisjen e Malishevës dhe investimet në tërë komunën dhe në veçanti në këto dy vendbanime.
Kryetari Kilaj, pasi prezantoi të arriturat e deritanishme, paraqiti para banorëve të këtyre dy vendbanimeve programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, program i cili bazohet në tri shtylla kryesore, infrastruktura, zhvillimi i bujqësisë dhe mbrojtja e ambientit dhe turizmi, ndërsa qyteti i Malishevës, do të jetë një shtylle e veçantë.
Përderisa për banorët e fshatit Astrazup, kryetari Kilaj, premtoi ndërtimin e shkollës së re, rregullimin e ujësjellësit dhe trotuaret përgjatë rrugëve që kanë nevojë, në fshatin Marali, Kilaj ka premtuar ujësjellësin për këtë fshat dhe trotuarin, projekte këto të gjitha të parapara jo thjesht në program, por projekte të realizueshme.
“Për të gjitha këto projekte, tashmë të futura si prioritete, e kanë edhe mbështetjen e plotë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, mbështetje të cilën, sot e përsëriti në Malishevë”, tha Kilaj.
“Unë ju bëj thirrje që masovisht të dilni në zgjedhje dhe të votoni për PDK, për vazhdimin e qeverisjes së mirë, për Malishevën evropiane, sepse dje i besuat prmetimeve tona, ndërsa sot ju i besoni punës sonë, sepse e kemi dëshmuar besimin tuaj, me punën tonë”, tha Kilaj.
Po ashtu kryetari Kilaj, bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje, por edhe për një fushatë të qetë dhe demokratike. “Ne kemi çfarë ti ofrojmë votuesve, ne kemi projekte konkrete e jo fjalë boshe”, tha Kilaj.