11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8995

Integrimi në BE sjell stabilitet rajonal

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po merr pjesë në punimet e Konferencës së gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në seancën e së martës, gjatë diskutimeve lidhur me temën “Integrimi në Bashkimin Evropian: rezultatet dhe aspiratat”, pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart punën dhe angazhimin e të gjitha vendeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. U potencua nevoja për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në rajon, si dhe e shkëmbimit të mëtejmë të përvojave, si mundësi e mirë në rrugën e integrimit evropian.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para homologëve nga rajoni, ka thënë se interesi ynë i përbashkët është integrimi rajonal në Bashkimin Evropian, prej nga rezulton edhe nevoja e një bashkëpunimi e koordinimi për ta shkurtuar rrugën drejt këtij qëllimi madhor. Krasniqi ka thënë se Republika e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për zbatimin e agjendës evropiane. “Nga Konferenca e kaluar këtu në Budapest, tash e dy vjet më parë, në vendin tim kanë ndodhur shumë ndryshime progresive dhe janë bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian. Rruga e kaluar deri tashti dhe perspektiva e veprimeve të ardhshme janë përcaktuar nga tre faktorë bazë: vullneti i gjerë qytetar për Kosovën evropiane, angazhimi i fuqishëm institucional dhe përkrahja e BE-së për t’i shtyrë përpara proceset integruese në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë, në veçanti”, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se Qeveria tash sa vite zbaton Planin e veprimit për zbatimin e partneritetit evropian, i cili azhurnohet në vijimësi, sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportet vjetore të progresit.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Kosova i gëzohet përparimit të çdo vendi të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit, sepse vetëm integrimi i të gjitha këtyre vendeve në BE, sjell stabilitetin e plotë të rajonit, bashkëpunimin e mirëfilltë dhe paqen e zhvillimin e gjithëmbarshëm. “Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon nëpërmjet reformave të gjithanshme. Ato shpeshherë janë të vështira dhe me dhembje, prandaj kërkojnë lidership të fortë dhe guxim në vendimmarrje, sepse efektet imediate të tyre mund t’i dëmtojnë interesat efemere, kurse dobia është në hapat vijues, në afat më të gjatë dhe përtej mandateve aktuale të qeverive në pushtet. Proceset integruese janë më shumë interes i së ardhmes sesa i të sotmes emergjente. Ne duhet të kemi vizionin, vullnetin, qëllimin dhe vendosmërinë të shikojmë më larg në të ardhmen tonë më të mirë e të përbashkët”, ka theksuar Krasniqi.

Arta Dobroshi merr çmim në New York

0

dobrunaAktorja kosovare Arta Dobroshi është nderuar me çmimin “Professional Excellence Award” në New Jork nga organizata humanitare “Motrat Qiriazi”.

Arta është njëra ndër katër figurat që janë vlerësuar me çmime me rastin e 20-vjetorit të organizatës. Ndër të tjerët janë edhe Rose Kolaj, Jim Romeo dhe Dr. Anna Kohen.

Për këtë rast të veçantë dhe të rëndësishëm, Arta është e përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Hoxhaj: Therandës i duhet në kryetar që është partner i Qeverisë

0

Enver Hoxha suharekMinistri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e shoqëruar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të komunës së Therandës,  Ramë Vataj, gjatë një takimi që zhvilloi të martën mbrëma në fshatin Sllapuzhan, ka thënë se partneri më i mirë i qytetarëve të Therandës është kandidati i PDK-së, Ramë Vataj.

Hoxha ka thënë më tej në këtë takim se qytetarët e Therandës duhet ta zgjedhin një kryetar që është partner i Qeverisë, në mënyrë që të nisin për t’i zgjidhur problemet e shumta që kanë. Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj e ka marrë shembullin e Malishevës, e cila, sipas Hoxhajt, për dallim nga Theranda, ka arritur rezultate në qeverisje falë partneritetit me Qeverinë e Kosovës.

Edhe në këtë takim elektoral, kandidati për kryetar të komunës së Therandës, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga ekipi e tij, e ka shpalosur programin qeverisës për Therandën në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. E veçanta e këtij takimi zgjedhor në Sllapuzhan ka qenë se aty kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e partive të tjera, të cilët patën rastin të marrin premtimin e Vatajt, për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm që ka ky fshat.

Vataj më tej ka përmendur dështimet e qeverisë që po ikën, sidomos me punimet e këqija që ajo i ka bërë në disa projekte të ujësjellësit, të cilat janë dëmtuar ende pa hyrë në funksion. Ai premtoi se në bashkëpunim me kompaninë ujore “Hidroregjioni jugor” në Prizren, do të bëjë zgjidhje për ujë të pijshëm për 15 fshatra, me kapacitet prej 15 litrash ujë në sekondë.

Kizolli: Kur të tjerët për pushtet e kanë shitur Prizrenin, ne për këtë qytet e kemi lënë pushtetin

0

kizolli konferencPartia Konservatore e Kosovës aktivitetin zgjedhor e ka vazhduar në lagjen “Terzimahallë”, ”Hoqamahallës dhe në “Tusus”. Para një prezence të madhe dhe të një interesimi të shtuar të banorëve të këtyre lagjeve, kryetari i partisë Munir Basha tha se ka ardhur koha për të menduar mirë se për cilin subjekt politik do të votoni. “ Prizreni gjatë këtyre viteve të fundit është udhëhequr nga njerëz të cilët nuk kanë ditur të menaxhojnë Prizrenin në mënyrë të drejtë dhe të suksesshme. Vota e Juaj dhe menaxhimi i komunës sonë duhet t’u besohet Partisë Konservatore të Kosovës, sepse ne kemi një listë me persona të ndershëm dhe të aftë që e duan Prizrenin, zhvillimin e tij dhe mirëqenien e qytetarit”, tha Basha.

Me duartrokitje të gjata në një ambient madhështor u prit edhe kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit Beni Kizolli. Ai tha se me pjesëmarrjen e tyre banorët e ”Terzimahallës”, “Hoqamahallës” dhe “Tususit” po e dëshmojnë se e kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve, dhe ndryshimet që duhet të ndodhin.

Kizolli në këto takime ka folur edhe për problemet nëpër lagje ku sipas tij Partia Konservatore ka një plan konkret në këtë drejtim e ai është themelimi i këshillave nëpër lagje të cilët do të merren me kërkesat e banorëve dhe do t`i shqyrtojnë pranë drejtorisë përkatëse për tu marrë më tutje me kërkesat e parashtruara. Kizolli ka akuzuar edhe partitë që janë në pushtet. “Ata për pushtet e shesin edhe Prizrenin, kurse ne për Prizrenin e kemi lënë pushtetin”, tha Kizolli

Në këtë takim u diskutua edhe për rolin e gruas në shoqëri, ku kandidatja për kuvend komunal nga lista e PK-së, Bedrie Baxhaku Berisha tha se do të punojnë shumë me plane konkrete edhe në këtë drejtim pasi që gruaja është shtylla e familjes dhe e meriton një vlerësim më të lartë dhe një pozitë më të avancuar në shoqëri.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i kandidatëve për Kuvend të Prizrenit, si: Shaban Basha, Nderim Pasuli, Bedrije Baxhaku Berisha,Tarkan Koro, Fati Kroqi, Bukurije Spahiu, Agjire Tahiri, Edona Berisha, Adelina Tahiri dhe Ferda Salla./PrizrenPress.com/

 

 

Muja premton investime në Has

0

Muja ne hasKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja është takuar me 100 kryefamiljarë të Lugishtës së Hasit.

Muja në këtë takim ka prezantuar disa nga projektet e planifikuara për hasjanët gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar. ”PDK-ja me investimet që i ka bërë deri më tash për qytetarët ia ka ndryshuar jetën qytetarëve”, tha Muja. Ai tha se kanë dhënë një kontribut të madh për lirinë e vendit.”Për PDK-në prioritet janë kërkesat e qytetarëve dhe se do të bëjmë asgjë pa miratimin e qytetarëve”, tha Muja.

Ai premtoi se në fshtrat e Hasit do të zgjidhet edhe problemi i ujit. “Më nuk do të jetë problem ujë i pijes e as infrastruktura rrugore”, premtoi Muja.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe kandidatët e PDK-së nga Hasi, Gëzim Duraj, Shukri Quni, Halil Cikaj dhe Sherife Balaj.

Gëzim Duraj tha se gjatë qeverisjes së PDK-së, në Has janë realizuar shumë projekte.Ai tha se edhe në vitet e ardshme do të investohet në realizimin e projekteve tjera. “Ne hasjanët kemi fatin që ta kemi një kryetar që i kupton kërkesat tona dhe i bën realitet, sepse pa një mirëkuptim të kryetarit nuk do të kishim mundësi t’i realizonin të gjitha këto projekte. Andaj me PDK-në është e ardhmja jone e ardhmja e Prizrenit Europian dhe e ardhja e Hasit, Duraj.

Kandidati Halil Cikaj ndërkaq ka dhënë arsyet pse duhet të votojnë hasjanët për PDK-në.“PDK-ja është alternativa e vetme, që i bën realitet kërkesat e qytetarëve”, tha Cikaj/PrizrenPress.com/

 

Vetëvendosje! për një fillim të mbarë të komunës së Sharrit

0

Rilin reshitaj2Shkruan: Rilind Reshiti

Lëvizja VETËVENDOSJE! Po futët në garën zgjedhore të 3 nëntorit për një fillim të mbarë të komunës së Sharrit, për ta shndërruar Sharrin në komunë me arsim cilësor, shëndetësi të zhvilluar dhe me kapacitetet që do t’i shfrytëzojnë resurset njerezore dhe natyrore, që do të ndikojnë në kthimin e dinjitetit të qytetarit.

Në alternativen qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për komunën e Sharrit, janë përfshirë të gjitha hallet, shqetësimet dhe sugjerimet e nxjerra nga takimet me qytetarët, andaj me dalje në votime dhe me votën për Lëvizjën VETËVENDOSJE!, së bashku do t’i realizojmë projektet që kanë sugjeruar dhe kërkuar qytetarët.

Alternativa e VETËVENDOSJE!-s për Sharrin e ka synim kryesor rritjen e prodhimit përmes zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit.
Shtabi zgjedhor i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr ka analizuar brengat dhe problemet të cilat i kanë paraqitur qytetarët,në të cilat dominojnë: papunësia; problemet e furnizimit me ujë; mungesa e hapësirave kulturore e sportive; migrimi i të rinjve; mirëmbajtja e rrugëve në stinën e dimrit, etj., që pasqyrojnë mungesën e kushteve elementare për një jetë modeste të qytetarëve.

Papunësia në komunën e Sharrit është më e larta në Kosovë. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e subjektëve që kanë qeverisur deri më tani me këtë komunë, që përmes keqqeverisjes nuk ka pasur për qellim rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por rritjen e luksit të tyre.

Duke pasur parasysh këto pakënaqësi dhe brenga te shprehura, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i përfshijë të gjitha në Alternativen e saj qeverisëse për këto zgjedhje lokale. Programi ynë qeverisës do të mundësojë zhvillim të balancuar në të gjitha fshatrat e komunës së Sharrit dhe do ta kthejë dinjitetin e qytetarëve, duke përmbushur kërkesat për një jetë më të mirë. Prandaj, unë kërkoj nga të gjithë qytetarët e komunës së Sharrit që të dalin të votojnë, jo vetëm për të mundur të keqen, por për të kthyer të mbarën dhe të mirën në shtëpitë dhe vatrat tona.
Ne besojmë se vetëm bashkëpunimi me qytetarë është garancë e një qeverisje të mirë lokale.

“VETËVENDOSJE! në Sharr, me gjithë kapacitetet e veta do të jetë zëri i qytetarëve të kësaj komune kundër çfarëdo lloj padrejtësie apo veprimin që tenton t’i humb vlerat e kësaj komune. Ka ardhur koha që atyre që dhanë premtime të mëdha e të rreme, e që nuk i realizuan kurrë, t’u themi se ky është fundi, populli nuk ju duron më, populli vetëvendos për një të ardhme dinjitoze, populli i beson alternativës qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

(Autori është kandidat për këshilltar komunal i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Sharrit)

Shkollat nuk mbajnë mësim, MASHT-i s’ka informata

0

SamiFrasheri-gjimnaziNë disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës, ende nuk ka filluar procesi mësimor. Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, thonë se nuk janë të informuar për këtë. Drejtorët e shkollave, thonë se MASHT-in e kanë njoftuar në kohë për rinovimet që janë duke u bërë në këto shkolla nga Komisioni Evropian. Ndërkaq, sipas tyre, mësimi do të zëvendësohet të shtunave, dhe gjatë pushimeve dimërore dhe pranverore,shkruan Tribuna

Jashar Lushtaku, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Skenderaj, thekson se procesi mësimor nuk ka filluar ende në Shkollën Fillore “Ismet Rrahmani”, në Açarevë dhe në Shkollën Fillore “Migjeni”, në fshatin Kllodernicë. “Shkolla në Açarevë është në përfundim e sipër. Mendojmë që javën e ardhshme të fillojë mësimi, ndërsa në shkollën ‘Migjeni’ janë kërkuar punë shtesë nga drejtoria e shkollës, dhe mund të shtyhet fillimi i mësimit edhe për disa ditë”, ka theksuar ai.

“Loja Shembja. E qiellit ” dhe Absurdi Postdiktaturë

0

Bashkim-shehu-320x212Ka histori që të gumëzhijnë në kokë për muaj e muaj të tërë dhe sado të mundohesh t’i shpjegosh, kuptimi i tyre do të jetë gjysmak. E tillë ishte për mua vetëdjegia e paralajmëruar e Lirak Bejkos thuajse një vit më parë në shenjë proteste, si një njeri i zemëruar dhe i fyer e që nuk e mori shpagimin për vitet e burgut. Derisa lexon një roman si ai i Bashkim Shehut për t’u dhënë gjërave një domethënie!

Prezantimi i romanit “Loja Shembja e Qiellit” në Berat pak ditë më parë ku isha e pranishme, më shtyu të rilexoja veprën e Bashkim Shehut i cili rikthehej pas shumë kohësh në qytetin në rrethinat e të cilit kish qenë i internuar para viteve 90-të. ku Kur e rilexova romanin ndjeva keqardhje! Atë keqardhje që ndjej sa herë përballem me histori të së kaluarës së afërt komuniste. Por edhe një sëmbim në zemër, për dhjetra, qindra, mijëra Aleks Krasta, (personazhi kryesor i këtij libri,) të cilët kërkuan shpagim dhe për dreq nuk e morrën, edhe sot e kësaj dite nuk e kanë marrë, ashtu si Lirak Bejko. Në fakt termi i duhur për mua do të ishte hakmarrje, një fjalë që vetë autori në asnjë rresht nuk ka kandisur ta shkruajë.

Shpagimi apo hakmarrja, dhe këtu sidoqoftë e kam të vështirë të vë një vizë ndarëse, është thirrja më normale për dikë si Aleks Krasta që padrejtësisht ka kaluar kalvarin e internimit dhe burgosjes. Pesëmbëdhjetë vite prapa hekurave për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes. Por akoma më e padrejtë burgosja e mikut të tij, priftit françeskan Shtjefën Lazri i dënuar dy herë ngase ka një dhe vetëm një faj. Është njeri i Zotit.

Ky roman nuk ka ngjyra, përshkohet fund e krye nga një konstante e grisë së errët që hera-herës merr nuanca të zeza përmes jetës së tri personazheve që puqen mes tyre në kohë dhe rrethana të ndryshme, gjatë dhe pas diktaturës. Ama ka një humanizëm të thellë, që shpërfaqet në çdo faqe të romanit. Them humanizëm sepse Aleksi nuk kërkon shpagim per veten, por për mikun e tij të burgut, Fra Shtjefnin.

Në më shumë se një rast Bashkim Shehu e ka përmendur faktin se romani
nuk është autobiografik, edhe pse në faqet e tij jeta e personazheve kryesorë ka elementë të ngjashëm me jetën e vet dhe të çdo ish të burgosuri politik. Spunton e ka marrë duke lexuar kujtimet e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” dhe personazhi i Patër Shtejfnit në roman detyrimisht të shpie tek ai.

I pëlqen ta quajë një vepër fiksion, ndonëse ngjarjet që tregohen nuk janë fantazi, as trillime, as shpifje, por veçse përshkrime që sot ngjanë sidoqoftë e çuditërisht të zbehta përballë asaj që ka ndodhur realisht në gati 50 vite ferri komunist dhe sidomos përndjekjet që i janë bërë klerit katolik. Bash ai ferr që e shtyu Patër Zef Pllumin të thoshte dikur se Ferri, ai i Dante Aligierit, ish shkruar enkas për ne shqiptarët.

Vdekja i barazon të gjitha thoshin latinët. “Varrezat janë burgu i të vdekurve, ashtu sikurse burgu është varreza e të gjallëve” shkruan në memuaristikën e tij të burgut Visar Zhiti një tjetër bashkëvuajtës. Ndërsa për Bashkim Shehun duket se Aleksi është një i pakallur në varrezën e të gjallëve. Ndoshta është kjo arsyeja që e detyron atë, që disa vite pasi është çliruar nga hekurat dhe pasi regjimi komunist është shembur, të trokasë në derën e shtëpisë së Luigj C., një ish hetues i përbindshëm në grahmat e fundit të jetës që kërkon të rrefehet. Po po, të rrefehet, pikërisht tek njeriu që e ka dënuar jo një, por dy herë, tek i njohuri i tij i hershëm Patër Shtjefni.

I ligur, i rrëgjuar nga mosha e nga sëmundja, me një çehre të zbehtë e me flokë të thinjur, Luigj C. nuk arrin të kuptoje se prifti që ka ardhur nuk është ai i njëmendti, porse një nga viktimat e tij të shumta i veshur me rrobën priftërore, zhgun dhe litar. Luigj C., në çastin e tij të mbramë kërkon të rrefehet, jo se e vret ndërgjegjja, por sepse druhet mos shkon në ferr. Në atë Ferr ku ai vetë, me duart e tij ka kallur me qindra viktima. I trembur nga vdekja dhe Ferri, i kapluar nga një sëmundje që i ka marrë shikimin dhe mjegulluar mendjen, Luigj C. nuk kupton se ka para syve jo Fra Shtjefnin, por një klon të viktimave e tij të shumta që edhe pse i shpëtoi makthit të burgut, nuk i ka shpëtuar pasojave të tij.

Diktatura prishi ekuilibrat, përçudnoi shtetin, shoqërinë, familjen, moralin, vete individin. Kjo diktaturë, jo vetëm pati përmasa të hatashme në Shqipërinë e vogël, por edhe një saktësi të pamëshirshme në përzgjedhjen e viktimave të saj. Të tillë janë njerëzit si Fra Shtjefni, apo qindra Aleksë anekënd vendit. E megjithatë këto viktima nuk kanë kryengritje hakmarrese, nuk duan revansh. Ata kërkojnë vetëm shpagim.

“Të bëhet drejtësi, e le të shembet qielli” shkruan Bashkim Shehu në roman.
Paçka se thellë-thelleë edhe vetë autori është i bindur se në këtë vend nuk ka drejtesi, ka vetëm një revoltë të heshtur, një Nuremberg personal, një lojë shpaguese që realizohet permes nje truku nga ato që vetem fiksioni letrar mund të t’i lejojë. Ky rrëfim që Aleksi kërkon t’i zhvasë Luigj C. është loja, është shpagimi, që ai mendon të kryejë, është drejtësia që kërkon të vërë në vend ndonëse miku i tij prift nuk do ta miratonte.

Në një nga esetë e tij “Në kështjellën e mjekërkaltrit”, kritiku letrar, romancieri dhe filozofi i njohur amerikan George Stainer, i cili gjithashtu është sjellë në shqip nga Bashkim Shehu shkruan se “Shpirtmadhësia e mefshtë e familjarizimit tonë me tmerrin përbën një humbje të skajshme për njerëzimin”. Ky postulat vlen, por jo për çdo vend e jo e për të gjitha kohërat.

Shpjegimin për familjarizimin shqiptar me tmerrin komunist unë nuk e gjej dot tek shpirtmadhësia e mefshtë e popullit tonë. Përgjigjen më të mirë e jep At Zef Pllumi përmes kujtimeve të tij, ato kujtime që kanë frymëzuar Shehun, kur pyet vedin zemërplasun: “si asht e mundun të çmendet krejt nji popull e të mos dalë kush me i thanë ndal”. Dhe përgjigjja i vjen natyrshëm. “Ky nuk ishte popull, por nji tufë e pashpjegueshme qeniesh të gjalla të pamend e të pavullnet. Ky ishte nji turp i madh.” E pra nëntë radhë ferri për shqiptarët, por edhe nëntë radhë turpi për të gjitha këto, edhe për atë persekutim të egër të klerit katolik, që gjen pasqyrim në romanin e Bashkim Shehut.

Dhe në fakt, ato që vërtet kanë ngjarë në një mijevjeçar tjetër, por vetëm 23 vjet më parë në Shqipëri, duket sikur nuk na përkasin më. I kemi rrafshuar pak nga pak si simbole të memories historike dhe ca nga ca po i fshijmë edhe nga kujtesa jonë. Dyert e hekurta, dhomat e hetuesive, torturave çelësat e rënde, zinxhiret, llozet, qelitë, kaushët, të gjitha këto janë shkatërruar ashtu si ekzistencat e njerëzve brenda tyre, të shkrumbuar në vite e vite jete të pakthyeshme.

Ky është një libër që të bën të reflektosh ndaj do duhej ta lexonte shumëkush. “Loja Shembja e Qiellit” bart në mënyrë të pashmangshme një dozë jo të vogël fataliteti, që ngërthen Alkeks Krasta si një i burgosur i diktaturës, por edhe për absurdin që përjeton në postdiktaturë. Ashtu si qindra ish të burgosur në ditet e para të lirisë ai nuk e gjen veten, përpiqet të gjejë arsyet e ekzistencës së re dhe të krijojë hapësirën e lirisë që do ta shpëtojë nga frika dhe deformimi i viteve të izolimit. Loja shpaguese, eshtë i vetmi kuptim që Aleks Krasta mund t’i japë jetës së vet të hallakatur ku nuk ka zot. Ka vetëm një prirje të brendshme, të vetvetishme për të besuar se beson, një nevojë shpirtërore për të shpëtuar nga ndenja e fajësisë.

Romanet e Bashkim Shehut që flasin për kohën e diktaturës janë në vazhdën e një sërë veprash kushtuar asaj periudhe. Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar në këtë aspekt, të bëjmë hesapet me veten dhe të kaluarën tone. E për sa kohë historia është e pazonja për ta bërë këtë, apo më keq akoma, e ndikuar politikisht le të mjaftohemi me letërsinë. Autorë si Bashkim Shehu, At Zef Pllumi, Fatos Lubonja, Visar Zhiti, Amik Kasoruho, Spartak Ngjela, Daut Gumeni e shumë bashkëvuajtës të tjerë, të gjithë këta njerëz që e kanë provuar mbi supe tiraninë e diktaturës dhe ferrin e burgjeve komuniste, kanë lënë kujtimet e tyre për të mos harruar, ne dhe brezat që do të vijnë.

“Shkruaj për të shkuarën që ajo të mos harrohet” thotë Bashkim Shehu. Jo vetëm për këtë arsye, por para së gjithash për këtë arsye, libra të tillë duhen lexuar. Në fakt është një kujtesë për të cilën ka nevojë ndërgjegjja jonë por sidomos ndergjegjja individuale e ish të dënuarve politike. Një kompromis i heshtur dhe i çuditshem nuk vuri drejtësi ndaj ish xhelateve të tyre. Ky ishte poshtërimi i parë që i bënë ish të burgosurve në vazhdën e shumë të tjerave që kulmuan me vetëdjegien e Lirak Bejkos. Harresa do të ishte një ridënim, e më keq akoma, një vrasje për bashkëvuajtësit e tij!/Shqip/

LDK-ja në Rahovec, kërkon votën për Fahredin Shehun

0

Fahredin shehuLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Rahovec ka mbajtur një takim elektoral me banorët e fshatit Guri i Kuq. Kryetari i Nëndegës në këtë fshat Maliq Fetahu, kërkoi nga banorët që me 3 nëntor të votohet kandidati i tyre  për kryetar të Komunës, Fahredin Shehu .“ Kërkoj që me 3 nëntor në mënyrë masive të votohet Fahredin Shehu”, tha Fetahu.

Edhe vetë kandidati i Shehu iu bëri thirrje banorëve të këtij fshati që me 3 nëntor të votohet LDK-ja në Rahovec. “Ashtu siç mbillet fara e një bime në vjeshtë dhe më pastaj korret, ashtu duhet t’a mbjellim votën e LDK së me 3 nëntor”, tha Shehu.

LDK – ja  në Rahovec  po ashtu ka mbajtur një takim elektoral edhe me banorët e fshatit Pastasel.Edhe në këtë fshat është kërkuar që me 3 nëntor të votohet kandidati për kryetar të Rahoveci, Fahredin Shehu. ” Pastaselit i kemi borxh punën e drejtë, sepse ky vend ka dhënë shumë për LDK – në dhe Kosovën”, tha Shehu.

 

Në fushata zgjedhore me vetura të shtetit

0

veturat e qeveritareveZyrtarë të lartë të partive në pushtet shkojnë në fushatë zgjedhore me veturat e shtetit edhe pse është e ndaluar me një vendim qeveritar.
Partitë në pushtet; PDK, AKR dhe LDK-ja që drejton komunën e Prishtinës, edhe pse nuk kanë pranuar se i shfrytëzojnë veturat e shtetit nëpër fushata zgjedhore , drejtues të shoqërisë civile thonë se veturat zyrtare po keqpërdoren sidomos në kohë fushatash.

Se me çfarë veture shkon kreu i LDK-së, Isa Mustafa në fushatë, Vjosa Osmani shefe e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë për gazetën “Bota Sot”, se është një fakt që mund ta konfirmoni edhe ju si medie, se kryetari Mustafa, vazhdimisht jo vetëm nga fillimi i fushatës zgjedhore mirëpo edhe në aktivitetet e tjera partiake që kanë ndodhur para fillimit të fushatës gjithnjë shfrytëzon veturat e LDK-së apo edhe veturën e tij personale që nuk është pronë e komunës, tha Osmani.

Ndërsa, Basri Musmurati, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat e tij në kabinetin qeveritar deri më tash nuk i kanë shfrytëzuar veturat e shtetit në fushatë zgjedhore , por sipas tij ndonjë qeveritar ose lokal ndoshta mund të keqpërdor, edhe pse ka rregullore që asnjëherë të mos dal në fushatë me veturat e shtetit,shkruan Bota Sot.

Kurse, Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv në Lëvizjen Fol, ka thënë se shfrytëzimi i veturave zyrtare për aktivitete partiake është në logjikë të njëjtë me shfrytëzimin që zyrtarët i bëjnë detyrës publike vazhdimisht.