9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 9011

Thaçi shtron darkë për mësimdhënësit e Malishevës

0

Thaci5-21Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, me ftesë të kryeministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizon takimin tradicional me të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë 2013-2014.

DAE në Malishevë njofton të gjithë mësimdhënësit, se takimi tradicional do të mbahet të mërkurën me datë 2 tetor 2013, duke filluar në ora 18:00, në restorant “Kështjella” në Banjë.

Në këtë takim do të merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i MASHT-it, Ramë Buja./PrizrenPress.com/

Shkurtaj dhe Buxheli: Gjuha shqipe drejt degradimit

0

GjovalinShkurtaj-akademikEdhe pse është një ndër gjuhët më të vjetra e të bukura në Ballkan, gjuha shqipe po shkon drejt degradimit.

Një shqetësim të tillë e ngre akademiku Gjovalin Shkurtaj dhe gjuhëtarja Ludmila Buxheli.

Ata tregojnë disa nga problematikat kryesore, që nga drejtshkrimi, e folura, por edhe teprimi me barbarizmat.

Por, shqetësimi i tyre është se shtrembërime të tilla nuk ndodhin vetëm në nivel popullate, por edhe nga zyrtarë.

Dy gjuhëtarët sugjerojnë aplikimin e korrektorëve dhe redaktorëve letratrë në institucionet kryesore.

“Kur kemi fjalën shqipe nuk ka nevojë t’i drejtohemi fjalëve të huaja dhe kjo shkon deri në mjediset më të epërme. Mua më ka kapur veshi mirë në ditët e para të punës së qeverisë së re, Kryeministri i ri ka përsëritur dhe ka thënë, atë që është thënë gjithmonë, por që nuk është bërë mirë, që gjuha shqipe do të ketë kujdesin e duhur.

Do të vendoset figura e korrektorit letrar, e redaktorit letrar, do të ketë pra një kujdes që botimet zyrtare të jenë të kujdesuar nga pikëpamja e drejtshkrimit, e kulturës së gjuhës, e normës në përgjithësi” shprehet Akademiku Shkurtaj, transmeton Koha.

Ndërsa gjuhëtarja Ludmila Buxheli pohon: “Është hedhur një mendim që çdo zyrtar të mbajë fjalorin drejtshkrimor. Mirë është që të jetë, por nëse këta nuk kanë kulturë gjuhësore të mirë, ata nuk do të jenë të vetëdijshëm që e kanë gabim. Është e nevojshme dhe duhet prania e redaktorëve, sidomos në institucione të tilla si Kuvendi, ku ka shumë dokumenta , ligje, në Kryeministri apo edhe Ministri.”

Sipas akademikut Shkurtaj, problematikat shkojnë deri tek përdorimi i termave, duke marrë si shembull togfjalëshin “shqipfolës”.

“Hapësirat shqipfolëse, universitetet shqipfolës përdoret shumë shpesh. Në të gjitha këto raste duhet thënë hapësira shqiptare( shqiptarët e maqedonisë janë po aq shqiptarë sa ne këtu, kanë gjuhën e tyre shqipe, shkruajnë shqip, flasin shqip dhe universitet janë shqiptare.”

Por cila mund të ishte një zgjidhej për futjen e gjuhës shqipe në “binarë”?

Gjuhëtarja Buxheli shpreh nevojën e një reforme që në hartimin e teksteve elementare të gjuhës në shkolla, që janë baza për njohjen e saj.

“Studentët mbarojnë gjimnazin me kulturë gjuhësore shumë të dobët. Ata kanë një kulturë gjuhësore të një niveli jot ë mirë. Ky është një problem shumë kompleks, domethënë është reforma e teksteve që duhet parë me kujdes nga Ministria e Arsimit, Instituti i Studimeve Pedagogjike dhe ka shumë rëndësi këtu edhe përzgjedhja e specialistëve për hartimin e teksteve,” shprehet Buxheli.

Gjuhëtarët shpjegojnë se disa nga arsyet që e kanë çuar gjuhën shqipe dere në këtë pikë, lidhen edhe me përparimin e teknologjisë së informacionit dhe përdorimin e rrjeteve sociale, por edhe lënien pas dore të gjuhës në nivel parauniversitar.

Filloi viti i ri akademik 2013/2014

0

Studentet kosovarUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapi sot dyert për studentët të cilët do të vijojnë studimet. Drejtues të universitetit thonë se këtë vit akademik e gjen me një numër më të madh të stafit dhe krijimin e hapësirave për studentët.

Në Universitetin e Prishtinës, viti i ri akademik do të fillojë me disa aktivitete. Gjithashtu, sot fillojnë studimet edhe universitetet e reja publike.

Viti i ri akademik 2013/2014 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, fillon me rreth 13 mijë studentë të rinj që janë pranuar këtë vit. Rektori i Universitetit, Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën, se ky numër i studentëve mund të rritet pasi të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave. Ai theksoi se në Universitetin e Prishtinës ka vende për rreth 18 mijë studentë të rinj.

“Deri më datë 4 tetor do të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave, do të vijnë edhe listat nga shoqatat e dala nga lufta, dhe kjo shifër mund të rritet. Kemi bërë maksimumin dhe ne kemi hapësirë për të pranuar deri në 18 mijë vetë, por nuk besoj se do ta kalojë shifrën 14 mijë deri në 15 mijë studentë”.

Ndërkohë, nga ky numër rreth 3 mijë studentë do të shpërndahen në universitetet e reja publike. Rektori Gashi tha se viti i ri akademik po fillon me një numër më të madh të stafit akademik dhe që është i lidhur në marrëdhënie të rregullt pune me Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, janë duke u bërë përpjekje për krijimin e hapësirave, tha Gashi.

“Një staf akademik që pranohet strikt konform standardeve përkatësisht ligjore dhe tatuare, këtu jemi shumë të vendosur. Kjo i bie që do të kemi një staf mësimdhënës më të avancuar. Kemi bërë përpjekje që të krijojmë hapësira, fleksibilitet që të shfrytëzojmë hapësira që të mos mbeten jashtë, jemi në proces të nisjes së ndërtimeve të reja.”

Gjatë ditës së sotme do të shënohen aktivitete për fillimin e vitit të ri akademik, ku do të organizohet pritja e studentëve në Fakultetin e Edukimit, me ç’rast bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit.

Ndërkohë, do të përurohet Galeria në Fakultetin e Arteve, si dhe lansimi i Uireless-it në kampusin universitar dhe njësitë akademike të Universitetit. Me rastin e 1 tetorit, gjithashtu do të mbahet edhe një manifestim për të shënuar 16 vjetorin e protestave të 1 tetorit.

Thaçi uron studentët, kujton edhe 16 vjetorin e demonstratave

0

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uroi studentët dhe profesorët, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013/2014.

Ai tha se viti i ri akademik 2013/2014 i gjen institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës më të përgatitura në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në fushën e infrastrukturës universitare.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju lutem pranoni urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, duke shpresuar që ky vit akademik të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës. Me nismën e Qeverisë së Kosovës janë hapur dhe do të fillojnë punën edhe universitete të reja publike, ndërsa është përmbyllur me sukses edhe procesi i akreditimit të bartësve privatë të arsimit të lartë”, thuhet në urim.

Më tej thuhet se duke pasur ndër prioritetet kryesore të saj arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, Qeveria e Kosovës ka investuar dhe është duke investuar në vazhdimësi që Kosova të jetë shtet i dijes, duke synuar që studentët tanë të konkurrojnë me dije jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar.

“1 Tetori shënon edhe 16 vjetorin e Demonstratave Studentore të vitit 1997. Atëbotë, Lëvizja Studentore, e mbështetur edhe nga profesorët dhe mbarë populli, me organizimin e demonstratave, shfaqi guximin intelektual, politik dhe kombëtar për çlirimin e Kosovës. Sot, në epokën e konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, roli i studentëve dhe profesorëve të universiteteve të Republikës së Kosovës është rol determinues në kuadër të proceseve të integrimit në BE dhe në NATO. Investimi i fuqishëm në dije është investimi më domethënës në forcimin e shtetit demokratik të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka besim të plotë në potencialin e lartë intelektual dhe në vullnetin e studentëve dhe pedagogëve, që japin maksimumin për të arritur rezultate shkencore dhe arsimore, dhe do të vazhdojë të ofrojë kushte gjithnjë e më të mira materiale dhe financiare për të arritur këto objektiva”./PrizrenPress.com/

Kabashi: Prizreni do të bashkëqeverisë me qytetarët e vet

0

Kabashi-lagjia bajram currKandidati për kryetar të Prizrenit nga koalicioni AAK-LDD, Lulzim Kabashi, bashkë me kryetarin e AAK-së, Fatmir Kastratin, dhe bashkëpuntorë të tjerë, ka prezantuar planprogramin e tij për qeverisjen e Prizrenit para strukturës të nëndegës “24 maji”. Qytetarëve të kësaj ane, Kabashi u premtoi se Prizreni do të ndryshojë shumë për katër vitet e ardhshme, dhe se rëndësi e veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjëve të cilët janë të papunë.

Gjithashtu, Lulzim Kabashi ka mbajtur takim edhe me struktura dhe qytetarë të lagjes “Bajram Curri” në Prizren. Ai tha se do të kërkoj auditim gjeneral për punën dhe parregullsit që janë bërë gjatë tetë viteve të kaluara.

“Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, fillimisht do të kërkoj auditim gjeneral për punën dhe parregullsit që janë bërë gjatë tetë viteve të kaluara, duke theksuar se ai dhe kuvendi komunal do të jetë transparentë për qytetarët, me një fjalë të vetme gjatë katër viteve të ardhshme, Prizreni do bashkëqeverisë me qytetarët prizrenas”, tha Kabashi

Kurse, kryetari i AAK-së, Fatmir Kastrati, në këtë takim tha se Prizreni ka nevojë për ndryshime.

“Ndryshimet do të ndodhin me zgjedhjen si kryetar të komunës së Prizrenit, kandidatin e koalicionit AAK-LDD, Lulzim Kabashi”, tha Kastrati.

Kabashi është takuar me disa aktivistë të lagjes “Arbana”. Ai potencoi se në planprogramin e tij qeverisës, rëndësi e veçantë do ti kushtohet zhvillimit ekonomik, duke theksuar se do të luftojë edhe korrupsionin dhe depolitizimin e arsimit./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Libri mbetet i rëndësishëm

0

Krasniqi-biblioteka ne malisheveKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal Libade Gegaj, Shukrie Elezi, Agnesa Kastrati dhe Bekim Gashi kanë vizituar Bibliotekën Komunale “Sokol Kryeziu”.

Krasniqi falënderoi punëtorët e bibliotekës për përkushtimin vetëmohues të tyre në mbajtjen gjallë të kulturës së leximit të librit e cila dita ditës po zbehet.

“Mbështetja institucionale për bibliotekën është më se e domosdoshme, ashtu sikur është i domosdoshëm ofrimi i kushteve më të përshtatshme, përfshirë edhe rritjen e fondit të librave nga fusha e filozofisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë kombëtare dhe botërore”, tha Krasniqi.

Sipas tij, nxitja e kulturës së leximit duhet parë edhe përmes organizimit të aktiviteteve të mirëfillta kulturore-letrare, përfshirë panairin e librit, të cilat do të jenë pjesë e alternativës së qeverisjes lokale të Lëvizjes Vetëvendosje!. /PrizrenPress.com/

16 vjet nga protestat e Lëvizjes studentore

0

Protestat e studenteve 16 vjert me pareSot bëhën 16 vjet nga protestat e lëvizjes studentore. Më një tetor të vitit 1997 Lëvizja studentore organizoi protestat të cilat nisën, pasi regjimi i atëhershëm i Millosheviqit dëboi nga institucionet arsimore shqiptarët.

Pos masave të dhunshëm që ai regjim kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Për ta shënuar këtë protestë, është paraparë që sot të promovohet libri “1 Tetori i Kthesës – Lëvizja studentore 1997 -1999” të autorit Bujar Dugolli.

Kurse, dje është promovuar libri gjykatësit dhe avokatit Ramiz Krasniqi “Nëpër procese gjyqësore, fjalë përfundimtare dhe refleksione”, ku morën pjesë organizatorët e demonstratave të 1 tetorit të viti 1997.

Prizreni nuk ka nevojë për asfalt

0

Lirim KrasniqiShkruan: Lirim Krasniqi

Asfalti, objektet infrastrukturore dhe gëra të tjera që në përmbajtje kanë me shumicë beton, kanë qenë vazhdimisht pjesa përmbajtësore e fjalorit dhe veprimeve të pushtetarëve prizrenas që nga paslufta e deri me sot.Fokusi kryesorë i të gjitha qeverive lokale kanë qenë dhe janë ndërtimet infrastrukturore,me në theks të vecantë tenderët e rrugëve, tek të cilat me mbi 50% të rishtruara apo rindërtuara.Mjafton vetëm një shikim në website-in e komunës për të vërtetuar se sa aktive është komuna e Prizrenit në hapjen e tenderëve të ndërlidhura me objekte infrastrukturore, respektivisht rrugë.Tash disa vite mbretëron një klimë ndërtimesh dhe mbindërtimesh pa leje mu në zemër të qytetit,fenomen ky që të bën ta vësh gishtin në kokë,dhe të thuash më vete, vallë a jam vërtet në Prizren? Dhe si rrjedhojë,pyetja tjetër që ngrihet automatikisht është,a ka ndonjë plan urbanistik që përcakton format dhe mënyrat e ndërtimeve,apo mund të ndertojë kush të dojë si të dojë,dhe ku të dojë.Apo ndoshta ata(udhëheqësit komunalë) janë prapa këtyre ndërtimeve.

Prizrenin historikisht nuk e kanë ngritur rrugët, as banesat e as tenderët.Pushtetarëve më së paku u duhet të mendojnë për rrugë,më së paku u duhet të kërkojnë ndërtime, të cilat nuk qojnë asgjëkundi përpos një katrahure urbanistike që do ta vuajnë edhe shumë breza pas nesh.
Madje kjo përveq se është pjesa më trumbetuese edhe e retorikës së njerëzve të pushtetit,ata intenzitetin e kësaj politike e ngritin në maksimum në kohën e fushatës parazgjedhore,duke u munduar të hyjnë në sytë e çdo qytetari,por në të njejtën kohë edhe duke e veshtersuar qarkullimin,me të vetmin qellim që për ta të flitet se “Po punojnë”.Prizrenasi megjithatë nuk është aq i marrë sa të shohë me llupë pozitive këtë qeverisje,e cila ka harruar se zhvillimi në një qytet i cili shquhej për kulturë,për sport e traditë të vijë nga asfalti.Aq me pak kur rinia përbën shumicën e popullates për nga mosha,por edhe shumicën për nga papunësia,kjo e fundit si pasojë e keqqeverisjës.

Qyteti duket i zymtë pothuajse gjatë tërë vitit,zymtësi kjo që reflektohet edhe tek fytyrat e njerëzve.Gjalleria vjen e shtohet gjatë muajve të verës,ku me disa aktivitete të mirëfillta kulturore,dhe këto të organizuara nga njerëz ose grupe të caktuara,në mënyrë të pavarur,që e mbajnë të gjallë krenarinë prizrenase.
Para luftes Prizreni ka pasur hiq me pak se 70 shoqëri kulturo-artistike,të cilat në rrethana krejtësisht tjera kanë vepruar dhe kanë mbajtur lart kutlturën dhe traditën,duke ngërthyer vlerat kombëtare dhe njerëzore njëkohësisht.Ndërsa sot nuk egzistojnë as gjysma e atyre që ishin para luftes.Sot ajo qe mban një kontinuitet të aktiviteteve kulturore janë disa festivale të muzikës dhe një festival filmi që nga viti në vit po ngritet në piedestalet me të larta,nga njerëz të cilët i ka rritur ky qytet për t’ia ruajtur epitetin e kryeqendrës shpirtërore dhe kultorore,jo vetëm të trojeve shqipëtare por edhe më gjerë.

Dokufesti është një shëmbëlltyrë suksesi,një organizim fantastik me organizatorë tejet entuziast,qe jo vetëm kanë kultivuar vlerat kulturore,por edhe i kanë sjellë dhe po i sjellin të hyra të mëdha ekonomisë prizrenase,kësaj ekonomie të lodhur nga qeverisja komunale,e cila me përpara e financon një festival në Prishtinë,sesa një vendës që po përmirëson imazhin e qytetit dhe jo vetëm.Në edicionin e fundit të tij,Dokufesti i ka sjellë ekonomisë së qytetit një shumë prej 3 milionë eurosh të hyra.Një infuzion jashtëzakonisht i rëndësishëm ekonomik,për edhe ato pak dyqane dhe lokale kryesisht tregtare dhe shërbyese,të cilat i mbajnë një pjesë të familjeve prizrenase.Në krahasim të kesaj vetëm paramendojeni shumat dhe mbështetjen më pak se simbolike që ndanë komuna në perkrahje të festivalit,eventit të cilit për kohën sa zhvillon aktivitetet e tij do të duhej edhe t’i leshohej në shfrytëzim edhe vetë objekti i komunës.
Festivalet e muzikës dhe filmit janë vetëm një pjesë e pasurisë kulturore të Prizrenit,pasuri kjo që edhe pa perkujdesjen institucionale po ia del të mbajë gjallë shpirtin artistik dhe krijues të qytetit,falë disa njerëve të cilët me punën e tyre vullnetare kanë arritur të krijojnë edhe një rrjet të organizatave kulturore,të cilat veprojnë me ndihmën e donacioneve të ndryshme,një gjë kjo që shumëkujt mund t’i duket për të ardhur keq.

Sporti, është një segment tjetër me të cilin qytetarët e Prizrenit janë mburrur dikur.Sot të gjithë e dinë se si shperfillën sportistët dhe klubet sportive.Shembulli më tipik është klubi futbollistik “Liria” që deri vonë ka qenë vatër e talentëve të futbollit.
Pjestarët e saj sot mund të luajnë në klube të ndryshme,mund të gjejnë vend brenda dhe jashtë Kosove,por më të voglen arsye e kanë që të mbrojnë ngjyrat e klubit të qytetit të tyre.Akademia e këtij klubi jo vetëm se ka tërhequr të rinjtë për vite me radhë por edhe ka prodhuar furbollistë të rangjeve të larta.Mos të harrojmë se transferi i parë zyrtarë I një futbollisti qe ka dalë nga Kosova ka qenë produkt i po kësaj akademie dhe i po këtij klubi,i cili sot përpos mungesës së përkrahjes financiare,perballet edhe me mungesën e hapsirave për të zhvilluar aktivitetin e vet.Kjo ndodh pasi që stadiumi i qytetit nuk i plotëson kriteret minimale,për të cilën arsye K.F “Liria” i vetmi ekip futbolli në qytet që garon në rangun e seniorëve të FFK-se ndeshjet si vendas i luan në Gjakovë apo Suharekë, arsye kjo që ka ndikuar në rënien e klubit nga kategoria e parë e futbollit kosovar,dhe nesë vazhdon kështu si është mund të rrezikojë shuarjen.
Ndërsa sa herë afrohen zgjedhjet politikanë të ndryshëm japin premtime për hapsira moderne.
Një gjë të tillë e pat bërë edhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaqi,kur para 4 vjetësh sportdashësve prizrenas u premtoi stadium të standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.Por ja ku jemi sot pas katër vjetësh,dhe kemi një stadium që mezi i rrinë në këmbë muret rrethuese,madje një pjesë e tyre është shembur
Ngjajshmërisht ndodh edhe me sportet e tjera.
Basketbolli poashtu me një histori të bujshme dikur,sot nuk ka me çfarë të krenohet.”Bashkimi” njëkohësisht klubi i vetëm garues nga Prizreni,që nga mbarimi i luftes edhe pse shpeshëherë i financuar nga kompani private dhe gati i harruar nga komuna,asnjëherë nuk ka arritur në keto vitet e “lirisë” të gjejë rrugën e suksesit,fakt që jo vetëm ka ulur interesimin e shikuesëve dhe dashamirësve të klubit e edhe tifozëve(arpagjikëve),por që në vitet e fundit ka ulur edhe interesimin e të rinjëve për t’u marrë me këtë sport.

Jo vetëm kultura dhe sporti,gjendje e ngjajshme është edhe në ekonomi e arsim.
Prizreni vuan nga mungesa e hapsirave biznesore dhe tregtare.Ne ende kemi tregje të ngritura nga barakat dhe llamarinat ti cilat të krijojnë imazhin e vendeve të varfëra afrikane.Investitoret potencial mund të gjejnë gjithqka në qytet,por vetëm hapsira apo parqe biznesi nuk mund te gjejne,një arsye shume e forte per të ngritur hezitimin e tyre për të investuar.
Institucionet arsimore lëngojnë poashtu nga mungesa e kuadrove profesionale,drejtoret e shkollave emërohen në bazë të afërsisë së tyre me partinë në pushtet.Shkollat fillore ende zhvillojne mësim me tre nderrime.Gjimnazet dhe Shkollat profesionale prodhojnë njerëz të paaftë për të ardhmen.Duke e ditur mjerimin në sistemin arsimor,profesoret të nxitur edhe nga drejtoria komunale e arsimit,për ta mbuluar mosefikasitetin,në testin e maturës bëjnë gjithqka për të dalur të sukseshëm,madje me shifra hamendëse,duke krijuar njëe absurditet dhe një iluzion të rrezikshëm tek nxënësit.Një precedent me të cilin ata vrasin të ardhmen,vrasin shpresën e këtij vendi.

Keto janë vetëm disa nga deformimet dhe ngecjet qe ka qyteti “historik” i Prizrenit.
Pra shpërfillja institucionale si për kulturën,sportin,ekonominë,arsimin dhe për shumë segmente tjera të jetës është evidente.
Përderisa pushtetarët e kanë mendjën te tenderët e rrugëve,për ti kënaqur interesat e grupeve të ndryshme të interesit,qyteti ka humbur imazhin e tij të dikurshëm.Ata,(udhëheqësit komunale),edhe pse gati fokusin më të madh e kanë të infrastrukturën,shumë pak para hundëve të tyre kanë rrjedhën e Lumbardhit,i cili ende kundërmon erë të rëndë,dhe është mbuluar me barnishte,të cilat pastrohen vetëm pak para zgjedhjeve.Pra kjo nënkupton se politikat e tyre nuk kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve,por interesat e tyre,dhe zgjatjen e jetës në pushtet.
Qytetari i Prizrenit është ai që po e vuan më së shumti këtë gjendje.
Të gjithë jemi të ofenduar nga kjo klasë politike e cila ka rrënuar identitetin e Prizrenit,dhe dinjitetin e Prizrenasëve.
Prandaj nevoja për ndryshim është e paevitueshme.

Bie në gropë, vdes në vend

0

Bie në gropë-vdesSapo kishte përfunduar orarin e tij në ndërrimin e natës. Punëtori i pompës së benzinës “Bingo Benz”, ishte nisur për të blerë kafe dhe sheqer për kolegun e tij, rojtar i ndërrimit të natësmirëpo në një gropë e hapur për ndërtime ai ka gjetur edhe vdekjen.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rreth orës 22:00, punëtori i pompës së benzinës, kishte përfunduar orarin e tij të punës dhe ishte nisur drejt shtëpisë përmes rrugëve alternative, duke hyrë kështu në rrethin e kompleksit të ndërtesave që njihen si qendra “Ramiz Sadiku” e gjenden në qendër të Prishtinës, në vazhdimin e rrugës Luan Haradinaj.

Uji dhe balta kishin mbuluar atë pjesë, dhe punëtori me inicialet B.J. i moshës 51 vjeçare, kishte rëshqitur në një gropë e cila ishte bërë gati për themelet të edhe një ndërtese duke vdekur në vend.

Për shkak se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, konfirmimi zyrtar policor ka qenë i pamundur, ndërsa burime policore nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se aty gjenden forcat e policisë, krim teknikës, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Ashton: Zgjedhjet në Kosovë, mundësi e madhe

0

ashtonZgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor, paraqesin një mundësi të madhe, dhe atë për herë të parë nga viti 1999, Serbia i ka bërë thirrje popullatës serbe që të dalin në zgjedhje, ka thënë baronesha Catherine Ashton.

“Pas zgjedhjeve, mund të vijë një marrëveshje tjetër në mes të dy palëve”, ka thënë Ashton gjatë pjesëmarrjes në tribunën në Qendrën “Woodrow Willson” në Uashington, ku, përveç tjerash, u diskutua edhe për Kosovën.

Duke folur për marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Ashton ka thënë se meritat kryesore për këto marrëveshje nuk i takojnë asaj, veçse “dy kryeministrave”.

“Ende i kujtoj të gjitha takimet, nga të cilat tri prej tyre kanë zgjatur nga 14 orë. Që të dy mendojnë për të ardhmen e popullit të tyre dhe nuk dëshirojnë të kthehen në të kaluarën, sepse nuk mund të shkohet askund me histori”, ka theksuar Ashton, shkruan Zëri.

Ajo ka thënë se Thaçi dhe Daçiq dëshirojnë që vendet e tyre të integrohen në BE, duke shtuar se “edhe duhet të jenë në BE dhe se rreth kësaj çështje as që duhet diskutuar”.

Duke rrëfyer momentin kur ka kuptuar për vrasjen e doganierit lituanez në veri të Mitrovicës, Ashton ka thënë se këtë e ka kuptuar nga kryeministri Serb, Daçiq, i cili, sipas saj, e ka njoftuar atë përmes telefonit, me zë të trishtuar.

“I pari që më ka treguar për këtë rast, me zë të rishtuar, ka qenë kryeministri i Serbisë. Ata janë duke punuar për së afërmi me ne për të zbuluar kryesit e kësaj vepre dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, ka deklaruar baronesha Ashton.