9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Thaçi uron studentët, kujton edhe 16 vjetorin e demonstratave

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uroi studentët dhe profesorët, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013/2014.

Ai tha se viti i ri akademik 2013/2014 i gjen institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës më të përgatitura në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në fushën e infrastrukturës universitare.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju lutem pranoni urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, duke shpresuar që ky vit akademik të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës. Me nismën e Qeverisë së Kosovës janë hapur dhe do të fillojnë punën edhe universitete të reja publike, ndërsa është përmbyllur me sukses edhe procesi i akreditimit të bartësve privatë të arsimit të lartë”, thuhet në urim.

Më tej thuhet se duke pasur ndër prioritetet kryesore të saj arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, Qeveria e Kosovës ka investuar dhe është duke investuar në vazhdimësi që Kosova të jetë shtet i dijes, duke synuar që studentët tanë të konkurrojnë me dije jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar.

“1 Tetori shënon edhe 16 vjetorin e Demonstratave Studentore të vitit 1997. Atëbotë, Lëvizja Studentore, e mbështetur edhe nga profesorët dhe mbarë populli, me organizimin e demonstratave, shfaqi guximin intelektual, politik dhe kombëtar për çlirimin e Kosovës. Sot, në epokën e konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, roli i studentëve dhe profesorëve të universiteteve të Republikës së Kosovës është rol determinues në kuadër të proceseve të integrimit në BE dhe në NATO. Investimi i fuqishëm në dije është investimi më domethënës në forcimin e shtetit demokratik të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka besim të plotë në potencialin e lartë intelektual dhe në vullnetin e studentëve dhe pedagogëve, që japin maksimumin për të arritur rezultate shkencore dhe arsimore, dhe do të vazhdojë të ofrojë kushte gjithnjë e më të mira materiale dhe financiare për të arritur këto objektiva”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Lajmet e Fundit