9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 9010

Rexhaj: KDI luajti rol konstruktiv në promovimin e vlerave demokratike

0

R te KDIKandidati i VV-së, për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj është takuar edhe me përfaqësuesit e KDI-së. Rexhaj ka çmuar rolin e konstruktiv të KDI-së, që ka pasur në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe parlamentarizmit në vend.

“Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se aktiviteti dhe veprimtaria profesionale e KDI-së në këtë drejtim, ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë në promovimin e vlerave demokratike në Komunën e Prizrenit dhe më gjerë”, tha Rexhaj.

Sipas tij, se publikimet, vërejtjet dhe rekomandimet e vazhdueshme të KDI-së, përherë kanë qenë një burim i pazëvendësueshëm i informacionit objektiv dhe të pavarur për punën dhe veprimtarinë e pushtetit lokal.

Përfaqësues i KDI-së për Prizren, Naim Cahani, falënderoi Lëvizjen Vetëvendosje! për vizitë dhe uroi që ky subjekt të jep angazhimin dhe potencialin e vetë në funksion të zhvillimit demokratik të institucioneve të pushtetit lokal. /PrizrenPress.com/

PDK-ja ndryshon datën, fushatën e fillon me 3 tetor

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka ndërruar datën e fillimit të mbajtjes së fushatës zgjedhore. Fushta nuk do të mbahet me 4 nëntor ashtu siç ishte paralajmëruar, por me 3 nëntor.

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Samir Hoxha,tha se PDK-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e fillimit të fushatës zgjedhore me datë 3 nëntor, si dhe për fitoren bindëse të PDK-së në Komunën e Prizrenit.

“Kandidati për kryetar të komunës, Ramadan Muja, në takimin me strukturat drejtuese të Degës, kryetarët e nëndegëve dhe Kryesinë e Rinisë, kërkoj nga ta që të angazhohen maksimalisht në aktivitetet përgaditore si dhe ta ftojnë anëtarësinë e gjerë të PDK-së, në Prizren për pjesëmarrje në hapjen e fushatës dhe në të gjitha aktivitetet tjera elektorale”, tha Hoxha.

Sips tij, fillimi i fushatës elektorale i Partisë Demokratike të Kosovës, në komunën e Prizrenit, do bëhet me datën 3 tetor në Qendrën Sportive “ Sezai Surroi” duke filluar nga ora 16:00.

Në ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore do të marrë pjesë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Në këtë tubim do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, ka hartuar agjendën e takimeve me qytetarët, përmes së cilës do të prezantohet aktiviteti elektoral në të gjitha lokalitetet e Komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

 

Limaj e Krasniqi mund ta dëmtojnë PDK-së si Daci LDK-në

0

Thaci, Limaj, KrasniqiRezultatet zgjedhore më 3 nëntor të Iniciativave Qytetare të Malishevës dhe asaj të Drenasit, të formuara nga zyrtarë të dalë nga PDK-ja dhe të mbështetura po ashtu nga dy figurat ndër më kryesoret në PDK, do të jenë tregues të qartë nëse Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj do të vendosin për krijimin e një subjekti të ri politik. Analistë politikë vlerësojnë se qëndrimi i Fatmir Limajt dhe i Jakup Krasniqit në PDK pas deklaratave të bëra javëve të fundit do të ishte i pakuptimtë. Si rrjedhojë, ata konsiderojnë se Krasniqi e Limaj pashmangshëm po shkojnë drejt formimit të një subjekti të ri politik, shkruan Tribuna.

Analisti politik Imer Mushkolaj e ka vlerësuar si të ngjashme me LDD-në fuqinë që do të mund ta kishte një subjekt politik i formuar pas problemeve në PDK nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Krasniqi: Nuk jam “kamikaz”

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili muajt e fundit doli si “disident” nga partia e tij, thotë sa struktura e re e Partisë Demokratike të Kosovës po i mbyt intelektualët me autoritarizëm dhe injorancë.
Duke e humbur rrugën në mes, për të qenë parti substanciale në Kosovë, PDK, sipas Krasniqit, e ka humbur ekuilibrin politik, prandaj për këtë arsye së bashku me Fatmir Limajn dhe disa të tjerë ka ndarë mendjen për ta formuar një parti të re politike.

Në intervistën dhënë “Zërit”, ai tha se është bërë gati për ta formuar një parti të re, ku dominon vlera demokratike dhe jo zëri i liderit totalitar, siç është në PDK.

Jakup Krasniqi thotë se PDK i dhimbset që po e braktis, por këtë e konsideron si rrugën e vetme për ta përmbushur boshllëkun politik.

Megjithatë ia tha se nuk e ka në agjendë të shndërrohet si “kamikaz” për ta djegur veten dhe për ta dëmtuar PDK-në, por tha se politika ka edhe arsyet e veta. Duke iu përgjigjur Ramë Bujës, që tha se Limaj dhe Krasniqi po vetëdigjen, ky i fundit thotë se do të “ringjallet si feniks”.

Ai tha se disa herë njerëzit kanë menduar se “kam marrë vendime të gabuara dhe jam djegur, por kam fituar.

“Mirëpo thjeshtë nuk i kuptoj, ata njerëz që dje për Kosovën kanë rrezikuar gjithçka dhe sot e bëjnë të kundërtën, e sakrifikojnë Kosovën për veten, për interesat meskine”, deklaroi Krasniqi, i cili po ashtu u shpreh kundër lidhjeve të forta me Ankaranë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së tha se nuk do t’u bashkohet partive të tjera, sepse shumica nga to, sipas tij, kanë synim zhvatjen e buxhetit dhe qeverisjen.

Rexhaj vizitoi Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve

0

rexhaj te zejhtaretKandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj,bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, sot ka vizituar Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve.
Në këtë takim me Kryesinë e Shoqatës, Rexhaj ka diskutuar për gjendjen aktuale ekonomike në Komunën e Prizrenit.  Aktualisht kjo shoqatë numëron rreth 5000 anëtarë dhe roli i saj në zhvillimin ekonomik të Komunës padyshim është i padiskutueshëm. Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka paraqitur vizionin e saj qeverisës që ka të bëjë me fushëveprimin e bizneseve si dhe lehtësirat tatimore të parapara në këtë program.

Kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, tha se do ta analizojë me kujdes alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje! si dhe do t’i jap sugjerimet me shpresë të përfshirjes së tyre në program.

Palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët për çështjet e interesit të përbashkët si dhe bashkërendimin e veprimeve që janë në dobi ekonomike për Komunën e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Hoxhaj kërkon përkrahjen e Parlamentit sllovak

0

Hoxhaj-parlamentaret sllovakeMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shtruar një drekë pune për nder të vizitës në Kosovë, të një delegacioni nga Parlamenti i Sllovakisë, i kryesuar nga Ivan Stefanec. Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh.

Gjatë bisedës me parlamentarët sllovakë, ministri Hoxhaj ka prezantuar progresin e jashtëzakonshëm që është arritur në Republikën e Kosovës, fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Në këtë kontekst, ai theksoi prioritetet e Kosovës që lidhen me negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë bisedës me parlamentarët sllovakë, ministri i Jashtëm i Kosovës ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Sllovakinë, duke kërkuar përkrahjen e këtij shteti për proceset eurointegruese.

Duke iu referuar takimit të fundit në Nju Jork me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Miroslav Lajçak dhe përkrahjes së ofruar nga ai për proceset integruese, Hoxhaj tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja sllovake në rrugën integruese në BE.

Kryesuesi i delegacionit nga Parlamenti i Sllovakisë, Ivan Stefanec, pasi vlerësoi të arriturat në Kosovë, shprehu mbështetjen e Parlamentit sllovak për proceset integruese evropiane.

Stefanec po ashtu shprehu gatishmërinë e Parlamentit të Sllovakisë për thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin e Kosovës, si dhe forcimin e shkëmbimeve në shumë fusha të jetës ndërmjet dy shteteve./PrizrenPress.com/

Tahiri kritikon dukuritë nacionaliste nga Serbia

0

EditaTahiri-adkNë ditën e parë të bisedimeve teknike në Bruksel të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u diskutua mbi çështjet e zgjedhjeve lokale, të doganave dhe për zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet për zgjedhjet kanë përfunduar, ndërsa çështjet tjera do të vazhdojnë të diskutohen gjatë ditëve në vijim.

Pas takimeve të sotme, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se në takimet për çështjet e zgjedhjeve lokale në Bruksel u vlerësua në mënyrë pozitive procesi i përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntori si dhe u riafirmua qëndrimi se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen sipas parimeve demokratike, të jenë të lira dhe të drejta, në pajtim me Ligjet e Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare ashtu sikurse që përcakton Marrëveshja e Brukselit e datës 19 prill 2013.

Tahiri ka thënë se në takim ka theksuar rëndësinë që fushata zgjedhore të zhvillohet në një frymë demokratike dhe kritikoi dukuritë e shfaqjeve provokative dhe nacionaliste nga zyrtarë të Serbisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Ajo në veçanti ka potencuar rëndësinë e respektimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe kontributin që duhet të ipet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore duke respektuar dhe zbatuar në plotëni marrëveshjen e Brukselit, thuhet në një komunikatë të zyrës së saj për komunikim me publikun.

Gjatë takimit palët u dakorduan që procesi i zgjedhjeve lokale është një rrugë demokratike që u mundëson qytetarëve zgjedhjen e subjekteve dhe kandidatëve të preferuar dhe u bë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

Ndërsa sa i takon takimit për çështjet e Doganave, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se është biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për doganat dhe procesin e përgatitjeve lidhur me Fondin për zhvillim si dhe për pengesat për lëvizjen e lirë që vazhdojnë të jenë prezentë në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë kuadër, ajo ka theksuar se ka ngritur shqetësimet lidhur me pengesat e vazhdueshme për lëvizjen e lirë në pjesën veriore duke përmendur sidomos rastin e sulmit mbi stafin e EULEX-it me ç’rast humbi jetën një pjesëtarë i EULEX-it si dhe rastin e sotëm kur të ashtuquajturat Mbrojte civile përmes një barrikade pengoi kalimin e doganierëve dhe policëve të Kosovës në rrugë për në pikën doganore në Jarinje.

Tahiri ka kërkuar nga pala serbe që të respektoj marrëveshjen për doganat me të cilën duhet të ndodh lëvizja e papenguar e autoriteteve të Kosovës, ndërkohë që kërkoi nga BE-ja angazhime shtesë që të zgjidhet edhe çështja e transportit rrugor për pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Në këtë momente po vazhdojnë bisedimet për vlerësimin e zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse, ndërsa nesër vazhdojnë bisedimet për çështjet e doganave. Të enjten do të mbahet takimi lidhur me çështjet e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen së lirë./PrizrenPress.com/

“Vëllai” i Thaçit përuron terminalin e “Adem Jasharit”

0

Thaci-Erdogan1Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Kosovën më 23 tetor të këtij viti. Vizita e tij do të bëhet me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë.

Kjo vizitë i është konfirmuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës përmes Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ku thuhet se pas ftesës së Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë homologut të tij turk, ai ka pranuar që këtë vizitë ta bëjë me rastin e inaugurimit të terminalit të ri.

“Ambasada e Turqisë në Kosovë komplimenton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ka nderin që ta njoftojë Ministrinë në fjalë se pas ftesës së bërë nga Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Shkëlqesia e Tij, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë, do të vizitojë zyrtarisht Kosovën me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 23 tetor, 2013”, thuhet në letrën që Ambasada turke i ka dërguar MPJ-së, të cilën e ka siguruar Gazeta Zëri.

Rreth agjendës dhe përbërjes së stafit të Erdoganit, Ambasada turke thekson se do ta njoftojnë Ministrinë më vonë, duke i ofruar MPJ-së çdo mbështetje të nevojshme për këtë rast.

Shqiptarët e Argjentinsë shfaqin program me valle kombëtare

0

shqiptaret e argjendtinesShqiptarët e Argjentinës në qytezën Berisso, të dielën e javës së kaluar kishin festë të vërtetë. Ata, kanë shfaqur një koncert me valle shqiptare që është mirëpritur nga të pranishmit.

Berisso është një qytet afër Buenos Airesit në të cilin në vitin 1910 arritën qindra shqiptarë, thotë Johanna Barra drejtuese e grupit të baletit që sivjet ka debutuar për herë të parë në këtë festival tradicional, pjesë e të cilit shqiptarët janë prej vitesh.

Ky është nje festival tradicional i imigrantëve të këtij rajoni të cilët përbëjnë numrin më të madh të banorëve, përfshirë edhe shqiptarët. Grupi i baletiti sivjet nën udhëheqjen e Julian Desimones dhe Johanna Barras ka arritu të vërë në skenë valle me motive nga viset e ndryshme etnike shqiptare. Grupi i baletiti “Bashkimi” përbëhet nga afwr 20 të rinj të moshës 14-25 vjeç, të cilët po bëjnë përpjekje për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditën e të parëve të tyre./PrizrenPress.com/

Në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë nën Mbrojtje, 1 426 asete

0

Monumentet e Trashëgimisë KulturoreMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar sot plotësimet në Listën e Përkohshme të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje. Në listën e mëhershme ishin 1 181 asete të trashëgimisë, ndërkaq Lista e nënshkruar sot përmban 1 426 asete të trashëgimisë.

Nga lista, që është hartuar nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni përkatës në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, janë hequr 77 asete të kategorive të ndryshme.

Ndërkaq me rekomandimet e këtyre mekanizmave janë shtuar 45 propozime të reja nga trashëgimia arkeologjike, 77 monumente nga trashëgimia arkitekturore dhe për herë të parë në Listën e përkohshme të mbrojtjes kanë hyrë asete të trashëgimisë së luajtshme. Numri i tyre është gjithsej 200.

Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke theksuar kështu nevojën që sa më shpejtë të funksionalizohet Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, e që më pas të nisë puna për hartimin dhe miratimin e Listës së Përhershme./PrizrenPress.com/