14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9045

Filma shqiptarë të të gjitha zhanreve

0

Film-falja e gjakutInteresi i brezit të ri të regjisorëve dhe skenaristëve për kinemanë është rritur shumë vitet e fundit. Numri i projekteve filmike po përkthehet në filma, sidomos këtë vit. Në ndryshim nga viti i kaluar, ku kjo kërkesë e madhe nuk përkthehej dot në filma për shkak të mungesës së buxheteve si nga QKK-ja ashtu dhe nga subjekte private, sjell një pamje krejt tjetër gjatë 2013-ës. Jo se buxhetet janë rritur, por subjektet private po i qasen gjithnjë e më shumë filmit me buxhet të ulët. Deri tani janë katër filma në proces prodhimi që presin të shfaqen premierë brenda këtij viti.

Regjisorja Rudina Vojvoda dhe skenaristi Koloreto Cukali janë në etapat e fundit të së parës komedi shqiptare. Komedia “Femrat” do të ketë premierën gjatë muajit shtator. Pas premierës në Tiranë, ambicia e regjisores Vojvoda është që filmi të prezantohet edhe për publikun e huaj në disa festivale ndërkombëtare. Është gjithashtu i pari film shqiptar që realizohet në këto 23 vjet në zhanrin e komedisë. “Komeditë janë zhanri më i shitur në botë. Për fat të keq, në Shqipëri ka pak filma komikë dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin sesa humor kemi ne si popull apo sa e duam humorin”. Sipas regjisores Rudina Vojvoda, kjo ka të bëjë me fondet për film dhe axhendat e atyre që japin këto fonde. Por nuk është komedi fakti që stafi realizues i këtij filmi pret fitimet që do të nxirren nga shpërndarja e filmit për t’u paguar. Një tjetër regjisor që ka nisur punën në sheshxhirim është dhe Fatmir Koçi. Pas suksesit me filmin “Koha e Kometës”, regjisori Fatmir Koçi i rikthehet ekranit të madh të kinemasë me filmin “Amsterdam Ekspres”. Në këtë prodhim Koçi është dhe skenarist i filmit. “Amsterdam Express” tregon historinë e një emigranti shqiptar në Amsterdam, i cili joshet nga jeta e metropolit dhe bie viktimë e trafikuesve të drogës dhe mishit të bardhë. “Unë kam kërkuar të sjell një histori dashurie, por një histori që komplikohet nga kushtet sociale në të cilat gjenden të rinjtë shqiptarë dhe çfarë janë të detyruar ata të bëjnë nganjëherë, thjesht për të mbijetuar në një botë ku mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë”, – thotë regjisori Fatmir Koçi, shkruan Mapoonline.

Regjisori Namik Ajazi dhe aktorët Eva Alikaj, Amos Zaharia, Myzafer Zifla, Guljem Radoja etj., kanë realizuar ndërkohë skenat e filmit “Amaneti”. Edhe premiera e këtij filmi pritet të jetë në fund të këtij viti. “Amaneti”, me skenar të Ruzhdi Pulahës, rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ua ka përgatitur të tjerëve. Ngjarjet zhvendosen në vitin 1982. Është koha kur është eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij.

Në qendër të filmit është djali i ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit, të cilit i është kërkuar nga i ati të çojë në vend amanetin e tij: Të bëjë publikë disa dokumente sekrete që i ka besuar babai, pas vdekjes së tij. Regjisori është shprehur në media se shpreson të realizojë një film të mirë, ku ata që kanë jetuar diktaturën të shohin të vërtetën, të rinjtë të mësojnë më shumë dhe të huajt të njohin Shqipërinë, të cilën e kanë parë vetëm përmes historish emigrantësh apo mafiozësh.

Por këtë vit duket se do të kemi një bollëk prodhimesh për të gjitha zhanret. Një serial i ri televiziv këtë radhë do të fillojë të shfaqet në ekran. “O Sa mirë” titullohet seriali më i ri, i cili ka për temë bashkimin kombëtar. Ai është një realizim i përbashkët i ‘K-Studio’ dhe ‘Digitalb’, që ka mbledhur disa prej aktorëve më të njohur. Seriali po realizohet nën regjinë e Ilir Bokshit dhe interpretimin e aktorëve: Enver Petrovci, Olta Daku, Koço Devole, Helidon Fino, Xhevdet Jashari etj. Skenari është realizuar nga Ard Islami dhe Erion Kame. Ngjarjet zhvillohen në një shkollë private, e cila është hapur enkas për disa nxënës të privilegjuar, të mbledhur nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Enver Petrovci do të luajë rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Koço Devole do të jetë njëri nga profesorët në të. Seriali do të fillojë të transmetohet në fillim të tetorit.

Prodhime me co-producent

Filmi është një luks i shtrenjtë për shqiptarët. Ndaj është gati-gati e pamundur të realizohet një produkt 100% shqiptar. Vetëm regjisori Namik Ajazi ka arritur të sigurojë me shumë vështirësi mbështetjen e QKK (Qendra Kombëtare e Kinematografisë), pasi priti rreth katër vjet që projekti i tij të miratohej nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, për të filluar nga puna për filmin e parë artistik me metrazh të gjatë. Por as kjo nuk mjaftoi. Një mbështetje nga kompani të huaja siguroi realizimin e filmit. Amaneti është një prodhim shqiptari-italian.

”Femrat” gjithashtu është një bashkëpunim ndërkombëtar. Muzika, kinematografia, montimi, zëri janë bërë nga specialistë të huaj, ndërsa arti, kostumografia, animacioni dhe aktorët janë shqiptarë. Fatmir Koçi me “Amsterdam Ekspres” sjell të parin bashkëprodhim me Britaninë e Madhe të kinemasë shqiptare. Lista e co-producentëve në fakt është më e gjatë se kaq. Filmi është një bashkëprodhim Shqipëri-Britani-Holandë-Gjermani. Mike Downey, përfaqësuesi i kompanisë filmike britanike, thotë se kinemaja shqiptare ka qenë prej kohësh në vendnumëro. “Ne shpresojmë se me ‘Amsterdam Express’ dhe me talentin e pamohueshëm të Fatmir Koçit, të mund të nxisim industrinë e filmit shqiptar që ka qëndruar për një kohë të gjatë në apati”.

Shqipja standarte “mollë sherri” midis dy dialekteve

0

Abcd...Ngrihuni e organizoni një studim të mirfilltë përtej çdo interesi të rëndomtë, organizoni një konferencë mbi nivelin e shqipes së sotme standarte, krijoni dhe zgjeroni leksikun nga të dyja dialektet, shqipëroni termat e huaj, krijoni sisteme hight-tech të shqipes standarte.

Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit!
Ashtu qoftë!
Faik Konica

Ky shkrim daton qysh njëqind vjet më parë, kur mjeshtri i letrave shqipe e vuri në pah nevojën për punë e durim që ka arti i të shkruarit për t’u zotëruar, mendim e thellim për atë që shkruajmë, skalitje e kujdes për mënyrën e të shkruarit. Pikërisht, sepse për të, të shkruarit është art me vete. Eh’ atëherë Konica ndoshta nuk do ta imagjinonte kurrë që kjo shprehje do ishte kaq aktuale dhe e vërtetë edhe pas njëqind vitesh.

Çdo ditë përballemi me gabime akute dhe deformime të gjuhës shqipe nëpër mediume (media të shkruar dhe vizive, forume online etj), çdo ditë shohim se si gjuha shqipe po venitet nga debate të vakta televizive dhe diskurset e forta mbi dialektet që e formojnë atë. Ashtu si për gjithçka tjetër, shqiptarët, e më keq akoma intelektualët dhe gjuhëtarët shqiptarë (përfshirë shqiptarët e trevave përtej kufinjve), sulmojnë dialektet e shqipes, mburrin secilin dialekt përkatës dhe fyejnë origjinën e standartit.

Në mes miliarda problemesh e hallesh gjigande që ekzistojnë në shqipëri, gjejnë kohë e merren me vogëlsira apo shesin e blejnë shqipen sikur të ishte një mall i pavlerë; që mirë apo keq, na bën të komunikojmë lirshëm me çdo shqiptar brenda dhe jashtë trevave shqiptare, që na njëson dhe na bën krenarë për njëri-tjetrin. Vërtetë latinët thonin: Nulla dies sine linea – ‘Asnjë ditë pa shkruar nga një rresht’, por kjo nuk do të thotë që të ‘shqyhemi’ mes njëri-tjetrit me motivin qesharak se cilit dialekti duhet t’i bazohet standarti, apo se dialekti që është vendosur ska më vlerë etj. etj.

Shqiptarët edhe një herë po tregojnë që nuk po dinë të merren vesht mes vedit. Që ekzistojnë akoma dhe po ringrihen nacionalizma gjuhësorë të pa vlerë, të pavend e të panevojshëm. Në një kohë kur gjuhës shqipe i duhet një punë e jashtëzakonshme për t’i pasuruar leksikun, për t’i pastruar termat e huaj që e kanë infektuar; gjuhëtarët, intelektualët dhe vvetë shoqëria rrinë e merren me debate të turpshme e vulgare. Natyrshëm më lind pyetja: – Ku i çon mushka shqiptarët?! E pra si shqiptare, si njohëse e fushës së gjuhësisë, si ish –studente e gjuhës dhe letërsisë shqipe, kam të drejtë të revoltohem e t’i kundërvihem kujdo që e cënon, pordhos dhe denigron gjuhën shqipe, ndaj kujdo që mundohet t’a ulë këtë gjuhë në vulgaritet dhe interesat e flliqura që ndoshta fshihen pas këtyre debateve.

Sot kur treçereku i shqiptarëve flet më shumë gjuhën angleze (anglisht) se shqipe, apo gjuhën italiane (italisht) se shqip, ngrihen e hapin debate kaq naive?! Ngrihuni e organizoni një studim të mirfilltë përtej çdo interesi të rëndomtë, organizoni një konferencë mbi nivelin e shqipes së sotme standarte, krijoni dhe zgjeroni leksikun nga të dyja dialektet, shqipëroni termat e huaj, krijoni sisteme hight-tech të shqipes standarte. Mësojini shqiptarët të shprehen, t’a mirëshkruajnë, mirëflasin e të mos e harrojnë këtë gjuhë që kemi. Pastaj merruni me debate arkaike e dogmatike!

Shtetet e tjera kanë mijëra dialekte dhe merren vesht natyrshëm, ndërsa ne ‘shqyhemi’ vetëm për dy dialekte, të cilat janë tejet të ngjashëm dhe nuk krijojnë asnjë moskomunikim ndërmjet tyre. Hidheni vëmendjen aty ku duhet dhe lëreni ‘shqipen’ të marrë ajër, e më pas të rrjedhë e qetë dhe e sigurtë nëpër Shqipëri!/Shqiptarja/

Kosova bëhet pjesë e Korpusit Amerikan të Paqes

0

HelenLowmanMarrëveshja ndërshtetërore me SHBA-të për hapjen e programit të parë të Korpusit të Paqes edhe në Kosovë do të nënshkruhet të hënën në Prishtinë. Marrëveshja do të nënshkruhet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ndihmësdrejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman e cila e viziton Kosovën.

Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, Kosova do të jetë vendi i 140-të ku do të punojnë vullnetarët amerikanë të korpusit të paqes.

Korpusi i Paqes ka nisur në vitin 1960 kur atëbotë Senatori amerikan, John F Kennedy i ka sfiduar studentët e Universitetit të Michiganit që t’i shërbejnë vendit të tyre me kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në një vend në zhvillim.

Nga ky inspirim është krijuar edhe agjencia e qeverisë federale që i kushtohet paqes botërore dhe miqësisë.

Nga ajo kohë e deri më tash, 210 mijë vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në 139 vende mikpritëse ku vullnetarët punojnë në çështje nga sëmundja e SIDA-s, arsimimi, teknologjia informative e deri te mbrojtja e ambientit.

Kandidatët për kryetarë nuk heqin dorë nga postet e tashme

0

Karikatura-zgjedhjetMinistrat dhe deputetët që janë përfshirë në garën për kryetarë e këshilltare komunash në zgjedhjet e 3 nëntorit, janë të bindur në fitore. Por ky parashikim nuk i bind ata që të largohen nga pozitat aktuale pa u bërë i ditur rezultati i zgjedhjeve. Përjashtim bën vetëm zëvendëskryeminstrja Mimoza Kusari- Lila, e cila ka thënë se pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, nuk tërhiqet nga vendimi për dorëheqje nga funksionet e tashme në qeveri.

Agim Çeku nuk do ta braktisë postin e ministrit të FSK-së, ndonëse ka pranuar t’I futet garës për kryetar të Prishtinës.

“Do ta shihni edhe vetë si si do t’ia dal, pasi që jam i sigurt se as ministrinë e as fushatën nuk do ta lë pas dore”, ka deklaruar ai.

Ndryshe nga ministri Çeku, shkruan Koha Ditore, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila, e cila është kandidate për kryetare të Gjakovës, ka thënë se është duke u menduar për zëvendësimin e saj në postet qeveritare.

“Ne jemi në bisedime për personat të cilet do të mund të më zëvendësojne, kryeministri Thaçi dotë dalë me emërime besoj para procesit zgjedhor”, është shprehur ajo.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kada- Bujupi,ka thënë se do të veprojë ashtu sic e parasheh ligji.

“Ligji na lejon që derisa është fushata të lirohem nga pjesëmarrja në kuend, ndërsa nga ana tjetër ne nuk I marrim mëditjet”, ka deklaruar ajo.

Deputeti nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri, I cili është kandidat për kryetar të Gjilanit, ka deklaruar se është I gatshëm të japë dorëheqje nga deputeti nëse I kërkohet një gjë e tillë.

“Zgjohu”: Qeveria e Maqedonisë t’i lë të qetë shqiptarët

0

Zgjohu-Levizja qytetareLëvizja ”Zgjohu” ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për vendosjen e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës në Maqedoni bashkë me automjetet që vijnë nga Kosova.

“Konsiderojmë që ky vendim i njëanshëm i Qeverisë në Shkup dëmton rëndë ekonominë e vendit, por njëkohësisht vendos në situatë të vështirë edhe shqiptarët në të dy anët e kufirit për arsye të lidhjeve të afërta familjare midis tyre. Ky vendim vështirëson edhe qarkullimin e njerëzve në vendkalimet e pakta me Kosovën për shkak të radhëve të gjata të automjeteve”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas tyre, dje qytetarët shqiptar nga Kosova janë grabitur, pasi për pagesën e tyre për të hyrë në Maqedoni iu dorëzonin një fletë absolutisht të pavlefshme në vend të faturës fiskale siç parashihet me ligj.

Lëvizja Zgjohu ftoi Qeverinë e Maqedonisë që t’i lë të qetë qytetarët shqiptarë nga Kosova dhe familjarët e tyre në Maqedoni nga përplasja ekonomike ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe të tërheq menjëherë vendimin absurd dhe të papranueshëm.

Lista zgjedhore e Vetëvendosjes për Malishevë

0

vvLëvizja Vetëvendosje në Malishevë në zgjedhjet e nëntorit do të garojë me 34 kandidatë për Asamblenë Komunale. Bartës i listës zgjedhore ndërkaq do të jetë Muhamet Bytyçi.

 

 

1. Muhamet Bytyçi

2. Safet Mazreku
3. Hidajete Mazreku
4. Kadri Hasanaj
5. Valon Hoti
6. Jetmire Vrenezi
7. Riza Bytyçi
8. Bardhyl Krasniqi
9. Libade Gegaj
10. Bekim Gashi
11. Rrahman Sertolli
12. Qëndresa Krasniqi
13. Asman Kryeziu
14. Adnan Zulfaj
15. Donjetë Foniqi
16. Driton Morina
17. Mentor Shala
18. Naze Berisha
19. Ismail Telaku
20. Xhezair Krasniqi
21. Sherife Krasniqi
22. Armend Krasniqi
23. Agim Kafexholli
24. Agnesa Kastrati
25. Pleurat Thaçi
26. Habib Kryeziu
27. Shehrie Demaj
28. Safet hoti
29. Dardan Krasniqi
30. Shukrije Elezi
31. Ahmet Krasniqi
32. Ekrem Buzhala
33. Arlinda Begaj
34. Avni Bytyqi

Dezinsektohen tokat e Malishevës

0

Malisheva-dezenfiktimi rriqraveSot fillon faza e dytë e dezinsektimit kundër rriqrave në Komunën e Malishevës, konkretisht në fshatrat Pallankë, Javiq-Burim.

Spërkatja, do të fillojë nga ora 08.00 nga kompania “Truly Nolen”,e cila pritet të përdorë pajisjet më të reja bashkëkohore që për herë të parë do të aplikohet për këto qëllime në Kosovë.

Njëkohësisht do të ketë edhe një konferencë për media nga terreni e cila zhvillohet në orën 10:30, në fshatrat e lartcekur, transmeton KP.

Veriu, neutral ndaj statusit edhe pas zgjedhjeve

0

Mitrovice-VeriuHeqja e logos shtetërore nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit mund të jetë vetëm hapi i parë i neutralitetit të komunave veriore në raport me statusin e Kosovës.

Kjo gjendje neutrale në veri, vjen si rezultat i dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian,shkruan Tribuna.

Një model afërsisht i ngjashëm ishte proklamuar edhe para nisjes së dialogut politik, fillimisht përmes 6 pikave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki moon e më pas edhe nga ana e Bashkimit Evropian në planin që atëherë ishte quajtur si drafti i Gjentilinit.

I pari parashihte ndarjen e pushtetit në mes Prishtinës dhe Beogradit, kurse i dyti e prezantonte modelin për veriun neutral dhe rajon evropian…

Muja: Prizrenin e fitoj pa balotazh

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, të cilin PDK-ja e ka rikandiduar edhe për një mandat për të qeverisur këtë komunë, ka thënë se do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Muja ka thënë se nuk i aka frikën asnjë kundërkandidati në garën për Prizren, as Eqrem Kryeziut. “ Kryeziu është në siklet. Ai do të përjetojë edhe më keq humbjen e 3 nentorit se atë në zgjedhjet e 2007”, ka thënë Muja për “Epkën e re”.

Pavarësisht se është në një process gjyqësor, Muja është shprehur i sigurt se do të ketë mbështetje edhe më shumë nga qytetarët. “Jam shumë i sigurt se ky rast nuk do të ndikojë negativisht sepse në atë aktakuzë nuk ka bazë për vepër penale.Nuk kam bërë vepër penale, pork am bërë vepër humane. Trualli që ua kemi dhënë në shfrytëzim shkollës “Mehmet Akif” dhe Fabrikës së Çokolladës është vepër humane”, ka thënë Muja. Sipas tij, në këto vende janë punësuar 320 punëtorë.

Nijazi Kryeziu bartës i listës zgjedhore të PDK-së në Prizren

0

NijaziKryeziu-PDKNijazi Kryeziu do të jetë bartës i listës zgjedhore të PDK-së në Prizren. I dyti në listë do të jetë Shukri Çuni, ndërkaq në numrin e tretë do të jetë Laura Guguli. PDK-ja në Prizren ende nuk  ka publikuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha tha ndërkaq se  publikimi i listës  zgjedhore do të bëhet nesër( e hënë). “ Nesër do të bëhet publik lista zgjedhore e PDK-së në Prizren”, tha shkurt Hoxha. /PrizrenPress.com/