14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9046

Zyrtare: Arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme Catherine Ashton ka lëshuar një deklaratë ku ka njoftuar se është arritur marrëveshja për telekomin dhe energjinë.

“Jemi takuar me Kryeministrin Thaçi dhe Kryeministrin Dacic sot në Bruksel për të diskutuar implementimin e Marrëveshjes së Prillit. Dy kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomin dhe energjinë”, thuhet në deklaratën e Ashton.

Por aty nuk jepen më shumë detaje. Po ashtu, Ashton në deklaratën e saj ka thënë se dy kryeministrat kanë folur edhe për zgjedhjet lokale.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale të nëntorit, ne kemi rishikuar progresin e arritur dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar proces drejtë dhe të pjesëmmarrje të plotë në këtë proces zgjedhor”.

Tutje, sipas Ashton dy kryeministrat janë pajtuar për të bërë një grup punues që do të punojnë në zgjedhje, të udhëhequr nga OSBE e që do të bëhet në ditët në vijim

“Pritet edhe një takim në ditët në vijim kështu që vendimet që u implementuan sot erdhën në një kohë të duhur”, ka thënë në fund të deklaratës baronesha Catherine Ashton.

Arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë

Dy kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur gjatë orëve të vona të natës marrëveshjen për telekomin dhe energjinë.

Kështu ka lajmëruar zëdhënësja e Bashkimit Europian Maja Kocijancic në një postim në Twitter.

“Arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë. Raportohet edhe për progres në procesin e zgjedhjeve”, ka shkruar ajo.

Sipas saj dy kryeministrat janë pajtuar që të formohen dy grupe punuese për zgjedhjet, që do udhëhiqen nga OSBE në ditët në vijim.

“Dy kryeministrat kanë theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për një proces fer dhe elektoral me një pjesëmarrje të gjerë në të”.

Thaçi:S’flasim për zgjedhjet me Serbinë

Takimi bilateral në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe Catherine Ashton në Bruksel sapo ka filluar.

Zëdhënësja e Ashton ka lajmëruar nëpërmes një komunikate të shkurtër në Tëitter që takimi mes palëve ka filluar 10 minuta pa u bërë në ora 18:00.

“Raundi i ri i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka filluar. Takimet bilaterale janë duke u mbajtur së bashku në zyrën e baroneshës Ashton”, ka shkruar Kocijancic.

Ky është takimi i 16 –të në mes të dy kryeministrave.

Në fokus të këtyre bisedimeve pritet të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit.

Po ashtu, pritet që të bisedohet edhe për telekomin e energjinë, çështje ëpër të cilat është paralajmëruar se do të arrihet marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit, ka thënë se nuk do të diskutohet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pasi për këtë vendos KQZ. Ai, po ashtu, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për telekomin dhe energjinë.

Pak para fillimit të takimit të sotëm në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, kryeministri Thaçi është deklaruar për media. Ai ka mohuar se do të diskutohet për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Sa u përket zgjedhjeve vendoset në Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe jo në Bruksel dhe gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe sipas marrëveshjes së 19 prillit”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin.

“Sot ne shpresojmë se do të përmbyllim çështjen e telekomunikacionit dhe energjisë dhe ritheksoi se për çështjen e zgjedhjeve vendos Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës”. ka thënë Thaçi.

Ndryshe nga ai është shprehur Maja Kocijancic, e cila është zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Palët do të bisedojnë për vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Prillit. Në fokus të veçantë do të jenë zgjedhjet, përgatitjet për zgjedhjet në nëntor. Është e rëndësishme që këto zgjedhje të përgatiten mirë, që të shkojë gjithçka siç duhet”, ka deklaruar Kocijancic para gazetarëve.

Ajo ka thënë se nga dialogu nuk mund të përjashtohen edhe temat e tjera, duke përmendur telekomunikacionin dhe energjinë, transmeton REL.

Kocijancic ka kujtuar po ashtu pritjet e ndërmjetësueses Ashton që të dyja palët, në javët dhe muajt e ardhshëm. të zgjidhin çështjet e hapura me pjekuri dhe me konstruktivitet.

Rrethi i sotëm i bisedimeve ka nisur me takimin e zonjës Ashton me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, për t’u pasuar nga një takim i ngjashëm i baroneshës me kryeministrin Thaçi dhe delegacionin e tij.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se në ekipin serb po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Burime brenda BE-së thonë se bisedimet e sotme trepalëshe mund te zgjasin deri në orët e vona.

Këtë javë, ndërmjetësuesja Ashton ka mirëpritur “përparimin e Prishtinës dhe të Beogradit në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit”.

Ajo ka thënë se këto zgjedhje do të jenë pikë kthese për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Me kërkesë të Beogradit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hequr nga fletëvotimet shenjat e shtetësisë, duke lënë në to vetëm logon e KQZ-së. Ky ka qenë kushti i zyrtarëve në Serbi për t’iu bërë thirrje bashkëkombasve të tyre në veri të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet që organizon Prishtina.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllimin integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.

Sot takimi Thaçi-Daçiq, diskutojnë edhe për zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Derisa kryeministri Thaçi ka thënë se fokusi i dialogut do të jetë në çështjen e energjisë dhe telekomunikacionit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në një deklaratë dhënë Radio Kosovës, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e diskutimit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Konica: Grekët dehen me ëndrra

0

FaikKonica-shkrimtarGrekët kanë një zakon të keq, që dehen më tepër, me ëndrra dhe me fjalë… Duhet t’a kuptojnë, se nuk është e para herë që u ngjanë një gjë e tillë. Më 14 të Majit 1919, grekët, të shtyrë nga Inglia, zbritnë një ushtri në Izmir…

Turqit s’kishin ushtrinë gati, dhe plani i tyre ishte t’i qëndronin grekëve derisa të bënin gati ushtrinë. Grekët të dehur me fitimet që bënë, bërtisnin se do të zaptonin Botën…

Më 18 gusht 1922, turqit u sulën përpara, me 11 të shtatorit lufta mori fund. Kështu grekët humbnë në 23 ditë një mundim prej dy vjetësh, pa fituar gjësendi. Kjo u ngjau grekëve edhe në Shqipëri.

Italianët bënë lajthimin e parë tek besuan se grekët nuk do të jepnin kundërshtim. Posa kuptuan këtë lajthim, italianët u hoqnë në vijën Pogradec-Tepelenë- Vlorë dhe këtë vijë e mbajtnë të patundur duke pritur verën.

Me të ardhur Vera erdhi dhe fundi i Greqisë. Grekët, të dehur me ëndrra, mburreshin vjet se do të hynin, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Romë. Shokët e tyre, serbët, mburreshin se në tri ditë do të hynin në Vienë. Njerëz me tru t’atillë sjellin prishjen e Kombit të tyre. (Faik Konica, Boston, 17 Maj 1941)

Lista zgjedhore e Vetëvendosjes për Prizren

0

vvLëvizja Vetëvendosje! në Prizren në zgjedhjet e nëntorit do të garojë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale. Bartës i listës së VV-së në Prizren, do të jetë Artan Abrashi.

1. Artan Abrashi

2. Faruk Dakaj

3. Alisa Hasani

4. Agron Limani

5. Arbër Rexhaj

6. Mimoza Bushrani

7. Muharrem Elezkurtaj

8. Sahit Rakaj

9. Amina Shala

10. Jeronim Susuri

11. Enver Batiu

12. Kujtesa Karanxha

13. Kreshnik Rugova

14. Jonuz Bytyqi

15. Visar Shehu

16. Drita Millaku

17. Debatik Hasani

18. Astrit Ukimeri

19. Shpresa Uka

20. Besar Tolaj

21. Resul Jusufi

22. Saranda Kasami

23. Emine Jagxhiu

24. Verim Mejzini

25. Nexhmedin Kadriaj

26. Liridona Guci

27. Asllan Bytyqi

28. Merxhan Gashi

29. Krenare Koqi

30. Hysni Hyseni

31. Dorina Fetoshi

32. Myzafer Maksuti

33. Kujtim Besimi

34. Selvete Ajazaj

35. Agron Zogaj

36. Ismet Driza

37. Bardha Kryeziu

38. Kushtrim Cakaj

39. Agime Vranica

40. Mestan Berisha

41. Fata Kadolli

42. Gani Selmanaj

43. Jurtan Derdovski

44. Fatime Drini

45. Selman Sokolaj

Ja lista zgjedhore e LDK-së në Prizren

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren në zgjedhjet e 3 nëntorit do të garojë me 45 kandidatë për këshilltarë të Asamblesë Komunale. Bartëse e listës zgjedhore do të jetë Mybera Mustafa.

Lista zgjedhore e LDK-së në Prizren, që është dërguar në KQZ.

 

1 MUSTAFA Mybera F
2 HODAJ Haziz M
3 MUHARREMI Hanefi M
4 HOXHA Kimete F
5 UKA Xhavit M
6 BERISHA Bahtijar M
7 ALIU Pajtesa F
8 KRYEZIU Aziz M
9 MEMAJ Eshref M
10 BUZHALA Lulije F
11 IBALLI Hasim M
12 KARAVIDAJ Vahit M
13 SHATRI Kimete F
14 MUÇAJ Agim M
15 KABASHI Xhemal M
16 TOTAJ Jehona F
17 GJURGJEALA Bujar M
18 BYTYQI Nexhat M
19 LAÇI Shpresa F
20 KRASNIQI Qemajl M
21 KRASNIQI Rami
22 NEZAJ Arjete F
23 BAJRAMI Selman M
24 KRYEZIU Sylejman M
25 MEMAJ Naxhije F
26 GASHI Muharrem M
27 TUSHI Anton M
28 GASHI Viosa F
29 THAQI Agim M
30 XHAFERI Saladin M
31 GJERGJIZI Diellza F
32 HOROSANI Shemsedin M
33 DAKAJ Latif M
34 SAHITAJ Qendresa F
35 SOPAJ Enver M
36 BLLACA Sami M
37 HOXHA Eljesa F
38 FANAJ Salajdin M
39 HOXHAJ Petrit M
40 SHALJANI Gjyzel F
41 XHOXHAJ Xhevat M
42 KABASHI Fejzë M
43 PREKPALAJ Dil F
44 KQIRA David M
45 ORUQAJ Emerlla M
/PrizrenPress.com/

Ish- komandanti i UÇK-së, Agim Krasniqi, ther një të burgosur

0

Agim KrasniqiIsh komandanti i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) Agim Krasniqi sërish është bërë aktual.

Pas pesë vitesh në burg për vepra të shumta penale, ai gjatë ditës së djeshme në burgun e “Idrizovës”, ka therur me thikë një të burgosur tjetër për hakmarrje.

I ndihmuar nga tre përkrahësit e tij, Krasniqi ka sulmuar një të burgosur tjetër në oborrin e burgut të “Idrizovës”, njofton Alfa.

Ai e ka therur me thikë në këmbë, më pas i plagosuri është transferuar në spitalin e Shkupit . Krasniqi dhe shokët e tij pas këtij akti janë vendosur të vetëm në qeli, kurse autoritetet e burgut janë duke hetuar rastin, informon Almakos.

Drejtor i burgut të “Idrizovës”, për televizionin Alfa ka shpjeguar se motivi i Agim Krasniqit për ta është i njohur. Pra Krasniqi e ka therur të burgosurin tjetër, sepse ai ka dëshmuar kundër tij në njërin prej gjyqeve të zhvilluara kundër Krasniqit.

Drejtori i burgut të “Idrizovës”, kujton se Krasniqi do të qëndroj për një kohë të gjatë te ata, për shkak të dënimeve të ndryshme, duhet të vuaj 15 vite burg.

Bie numri i vrasjeve dhe vdekjeve në komunikacion të Prizrenit

0

hazir berishaPrizreni në ditën e dytë të këtij viti ishte tronditur nga një vrasje e rëndë. Një zënkë ndërmjet dy personave në lokalet e Qendrës Tregtare “Ben-af”, kishte përfunduar tragjikisht me një të vdekur. Kjo vrasje ishte vlerësuar si një lajm i keq për fillimin e këtij viti në Prizren.

Tetë muaj pas kësaj vrasje të parë, policia vlerëson se në rajonin e Prizrenit, sivjet ka rënë numri i vrasjeve. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se gjatë këtyre muajve në rajonin e Prizrenit janë shënuar vetëm 4 vrasje. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar numri i vrasjeve ka shënuar rënie. ” Sivjet kemi pasur vetëm 4 vrasje, kurse vitin e kaluar janë shënuar 14 sosh”, tregon Berisha.

Ai vlerëson se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit, gjatë këtyre muajve ka qenë e qetë dhe stabile. “Nëpërgjithësi situata e sigurisë vlerësohet se është e qetë dhe stabile. Shpresojmë se edhe ky vit do të përmbyllet mirë dhe pa incidente të rënda”, tha Berisha.

Numri i vdekjeve në tetë muajt e këtij viti ka shënuar rënie edhe në aksidente të trafikut. Zëdhënësi i PK-së,Berisha tha se pavarësisht aksidenteve në trafik, gjatë këtyre muajve janë shënuar vetëm 9 vdekje. “Ende nuk është përmbyllur ky vit, por deri më tash në komunikacion kemi pasur 9 vdekje, ndërkaq vitin e kaluar kemi pasur 24 vdekje në trafik “, tha Berisha./ PrizrenPress.com/

Filmi ‘Sacro GRA’ fiton ‘Luanin e Artë’ në festivalin e Venecias

0

GianfrancoRosi-veneciaJuria e festivalit të filmit në Venecia e drejtuar nga regjizori i famshëm Bernardo Bertolucci shpalli fitues të çmimit “Luani i Artë”, filmin dokumentar italian “Sacro GRA” me regji të Gianfranco Rosi-t. Në qendër të filmit janë një galeri interesante banorësh të autostradës së famshme në formë unaze që i vjen përqark Romës. Filmi është frut i një pune trevjeçare mbushur me takime, filmime përgjatë 64 kilometrave të autostradës rrethore.

Çmimin “Luani i Argjendtë” e fitoi regjizori grek Alexandros Avranas për filmin “Miss Violence” në qendër të të cilit është historia e vetëvrasjes të një vajze 11 vjeçare. Ky film fitoi gjithashtu dhe çmimin special të jurisë. Çmimin e madh të jurisë, e fitoi filmi nga Tajvani “Stray Dogs” i regjizorit Tsai Ming-liang.

Çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë i morën përkatësisht Themis Panou për rolin e tij në filmin “Miss Violence” dhe Elena Cotta për filmin “A street in Palermo”.

Pritej që çmimin për aktoren më të mirë ta fitonte aktorja e mirënjohur Judi Dench për interpretimin e saj të suksesshëm në filmin “Philomena”. Ky film gjithsesi fitoi çmimin për skenarin më të mirë të shkruar nga Steve Coogan dhe Jeff Pope.

Tye Sheridan fitoi çmimin “Marcello Mastroianni” si aktori më i mirë në moshë të re për rolin e tij në filmin “Joe” në të cilin luan dhe Nicolas Cage. Për herë të parë në historinë e kinematografisë së Kosovës, përmes filmit “Ballkoni” të regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovës u valëvit në mesin e flamujve të tjerë në hyrje të Festivalit prestigjioz të filmit, në Venecia.

Gjashtë të lënduar në aksidente të ndryshme në Prizren

0

Aksident-PodujeveGjashtë persona janë lënduar në aksidente të ndryshme tw trafikut në Prizren. Në fshatin Shpenadi të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile me ngasës dy meshkuj K/Shqiptar ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga ngasësit dhe tre pasagjer meshkuj K/Shqiptar, të cilët pas marrjes së tretmani mjekësor janë liruar në shtëpi. Në fshatin Astrazup të Malishevës, ndërkaq një person derisa ishte duke ngasur automjetin e tij dhe papritmas godet një fëmijë i cili ishte duke kaluar rrugën me biçikletë. Fëmiu ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë për tretman mjekësor, transmeton Kosova Sot.

Ndërsa, në fshatin Srbac të Zveqanit ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me rimorkio, të cilin e drejtonte i viktima mashkull Serbë dhe një veture civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serbë, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës si dhe vozitjes nën ndikimin e alkoolit. Pasagjeri i veturës civile viktima mashkull serbë ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti gjendet në spitalin e Mitrovicës nën përkujdesje mjekësore.

VV-ja në Malishevë, pastron zonën në Ujëvarën e Mirushës

0

Krasniqi ne ujevarKandidati i Lëvizja Vetëvendosje! për kryetar të Malishevë, Alban Krasniqi ka marrë sot një aksion simbolik për të pastruar zonën në afërsi të Ujëvarës së Mirushës.

Ai tha se ujëvara e Mirushës është ndër pikat më të rëndësishme turistike në Kosovë. “ Mirëpo fatkeqësisht sikurse edhe në sferat e tjera të jetës shoqërore e publike, edhe këtu nuk ka munguar “përkujdesja” e pushtetit në degradimin e kësaj pasurie natyrore.

Aksioni i sotëm ka për qëllim bërjen me dije se si shfrytëzimi i pasurive natyrore nuk duhet të bëhet vetëm për organizime ahengjesh të lidhura me përfitime tenderësh, por para së gjithash me angazhim në mirëmbajtjen e tyre, duke filluar nga gjëja më e thjeshtë, që është pastrimi”, tha Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje! për dallim nga subjektet e tjera, e shquan vullneti për të pasur në qendër të angazhimit të saj pasuritë natyrore, të cilat në vete përmbajnë potencial të madh për zhvillim jo vetëm të tyre, por edhe më gjerë, në rastin konkret të ekonomisë së Malishevës dhe të vendit në përgjithësi.
“Qasja e pushtetit në raport me Ujëvarën e Mirushës ka qenë ajo e përpjekjes për krijimin e një deponie të madhe të mbeturinave dhe një hapësirë e përshtatshme për pranimin e ujërave të zeza. Mjafton të shihet panorama e lumit nga Banja deri në Bubël, për të parë se ç’farë e pret ujëvarën: ujëra të zeza, shishe e qese plastike, e lloj-lloj mbeturinash të tjera, duke e mbuluar këtë bukuri me shëmtinë më të madhe”, tha ai.

Sipas tij, Vetëvendosje! do të kujdeset që Mirushës t’ia kthejë pamjen që i ka dhënë natyra. “Po ashtu me projektet tona pas 3 nëntorit do të bëjmë që ujëvara t’i shërbejë Malishevës për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit. Ashtu siç ne do ti shërbejmë Ujëvarës në ruajtjen e krenarisë së saj. Në të njëjtën kohë, ujëvara nuk do të jetë më hapësirë e gostive të pushtetarëve, por hapësirë zhvillimi dhe punësimi për qytetarët e Malishevës dhe jo vetëm të saj. Ne sot gjithashtu po e pastrojmë simbolin e Malishevës, me të cilin identifikohet Komuna e Malishevës, ashtu sikur që do ta pastrojmë nga bërllog qeverisja aktuale.Le të shërbejë pastrimi teknik i Ujëvarës si një shembull për pastrimin e vendit në tërësi nga të gjitha llojet e ndotjeve, për shkak të të cilave sot ajri është bërë më i rëndë gjithandej”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje! organizon aktitvitet në Ujëvarën e Mirushës

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë, ka filluar aktivitetin në Ujëvarën e Mirushës. Ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e publikut për ruajtjen e mjedisit dhe përkujdesjen e munguar institucionale të këtij potenciali turistik zhvillimor.

Në këtë aktivitet po merrë pjesë edhe Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar në Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Rajoni i Prizrenit, i pasur me bimë malore

0

bime-kurueseDuke e ditur faktin se Prizreni dhe rrethina kanë pasuri të veçanta bimore, e nga to shumica shëruese, Zahadin Gashi organizoi këto ditë festivalin e bimëve mjekësore, çajit dhe produkteve herbale.

Pjesëmarrësit e këtij panairi patën rastin të njihen me vlerat dhe arsyeshmëritë e përdorimit të bimëve mjekuese, çajit dhe produkteve herbale në parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve.

Me këtë rast, Zahadin Gashi bëri promovimin e produkteve nga bimët, shkruan Kosova Sot. Ai tha se Kosova është një vend shumë i pasur me bimë aromatike, fruta të bimëve malore dhe bimëve, të cilat përmbajnë përbërës aktivë dhe vajra eterike shumë të çmueshme dhe të përdorshme në mjekësinë alternative-natyrore.