17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9048

Kërkohet vendosja e shenjave të trafikut nëpër shkolla të Suharekës

0

Kujdes femijet-shkollaKomandant i stacionit policor në Suharekë, Major Arsim Berisha, në takimin e rregullt javor të koordinimit për siguri lokale, ka thënë se policia po angazhohet për të siguruar lëvizje të lirë dhe të qetë nëpër ambientet shkollore.

“Për këtë ne kemi fotografuar të gjitha shkollat në Komunë dhe kemi hasur se në shumë ambiente shkollore mungojnë shenjat e trafikut”, tha Major Berisha.

Ai tha se kanë kërkuar nga autoritetet komunale që të vendosen shenjat e trafikut dhe të sigurohet qarkullim i lirë për nxënësit./PrizrenPress.com/

VV-ja në Malishevë: Pushteti lokal e ka shndërruar arsimin në fole të partisë

0

Malisheve-Vetevendosje7-18Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ka akuzuar pushtetin lokal për degradimin e sistemit të arsimit në Komunë, që e kanë sjellur buzë greminës duke e shndërruar arsimin nga tempulli i dijës në fole të partisë. Edhe këtë vit pushteti aktual përmes Drejtorisë së Arsimit e shfrytëzoj konkursin publik për të shtrirë ndikimin e partisë, për të shantazhuar punëtoret e arsimit, për të realizuar interesa partiake e familjare si dhe për të eliminuar kuadrat profesionale ngjashëm si në kohen e diferencimeve politike.

“I tërë procesi i rekrutimit të mësimdhënësve nga fillimi e deri në fund është përcjellur me shkelje ligjore. Shpallja e konkursit me pozitat përkatëse nuk është bërë në bazë të një analize paraprake, por për qëllime dhe kalkulime politike e nepotiste. Me qindra mësimdhënës të cilët kanë aplikuar për vende pune janë maltretuar duke pritur në ankth me ditë të tëra pa marrë as më të voglin informacion për vendin, kohën dhe mënyrën e intervistimit. Ata janë thirrur në intervistë vetëm pak orë para se të intervistohen”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Sipas VV-së, procesi i intervistimit të mësimdhënësve ka qenë skandaloz, paneli intervistues përveç se nuk ka qenë profesional ai edhe nuk ka hartuar lista me pyetje siç e parasheh ligji, nuk e ka bërë vlerësimin e mësimdhënësve sipas kritereve të parapara, në shumicën e rasteve pyetjet kanë qenë të karakterit politik dhe provokativ ku të intervistuarve iu janë bërë kushtëzime që nëse dëshirojnë një vend pune duhet të sigurojnë që do të votojnë me familjet e tyre PDK dhe të jenë në shërbim të Partisë gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Në shumë raste intervista nuk ka zgjatur më shumë se sa dy minuta. Njoftimi për pranim apo mospranim në punë nuk është bërë publik asnjëherë. Njoftimet për rezultatet e intervistës janë bërë me vonesë duke tejkaluar afatet ligjore, janë bërë me telefon në mënyrë shumë private. Ndërsa nuk ka pasur njoftim publik për kandidatët që nuk janë pranuar duke shkelur edhe ligjin e punës nenin 8 të këtij ligji”.

Këtë vit diskriminimi, shkeljet, përjashtimet kanë qenë edhe mbi bazën e vendbanimit duke i përjashtuar mësimdhënësit nga komunat tjera edhe pse të njëjtit kanë pasur përgatitjen e duhur profesionale për të ushtruar punën e tyre. Ky vendim antiligjor ka përcjellur pasojën e largimit të mësimdhënësve të Malishevës në komunat e tjera.

“Ky pushtet i cili është ndarë edhe përbrenda tij nga klanet e interesave të ngushta dhe tani nuk zgjedh mjete për t’ia siguruar mbijetesën vetes, tashmë kur rënia e këtij pushteti në sytë e qytetarëve është akt i kryer, ai vazhdon presionin maksimal ndaj personelit arsimor”, thuhet në kumtesë.

Vetëvendosje! shpreh shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve e cila po kanoset nga ky pushtet, i cili përveç që ka degraduar segmentin e arsimit ai ka degraduar ç’do segment të jetës publike. Sipas VV-së, kjo që po ndodhë me arsimin në Komunën e Malishevës na rikthen në periudhat më të errëta të diferencimit politik ku pushteti i atëhershëm bënte gjithçka për të shkatërruar mësimin shqip. Përgjegjësinë për këtë degradim e mban pushteti aktual në nivel qendror dhe lokal si dhe Kryetari i Komunës së Malishevës Isni Kilaj, Drejtori i Arsimit Isuf Morina dhe bashkëpunëtorët e tyre./PrizrenPress.com/

Pa luftim të korrupsionit nuk ka marrëdhënie të mira me BE-në

0

Grupi për Studime Juridike dhe PolitikePa rezultate konkrete të Institucioneve të vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të vendosen marrëdhënie normale me Bashkimin Evropian, vlerëson Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Ky grup ka prezantuar raportin e tretë me radhë, “Procesi i liberalizimit të vizave: Një matriks vlerësimi mbi të arriturat dhe sfidat”.

Raporti vë në pah arritjet, por edhe identifikon dështimet e institucioneve të Kosovës në zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raporti i parë i vlerësimit të Komisionit Evropian, por edhe identifikon sfidat dhe dështimet e Kosovës në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, që përfshin periudhën Qershor 2012 – Gusht 2013.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka potencuar se Kosova ka bërë progres të dukshëm në miratimin e pakos legjislative që kanë të bëjnë me ligjet anti-korrupsion dhe ligjet tjera që lidhem me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por zbatimi i tyre mbetën një ndër kritikat kryesore që Komisioni Evropian në vazhdimësi po adreson në drejtim të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë treguar progres të dukshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë duhet të kuptojnë se pa hapa dhe rezultate konkrete të prekshme dhe të matshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të vendosim marrëdhënie normale me Bashkimin Evropian. Kjo gjë po reflektohet dukshëm në procesin e liberalizimit të vizave, ku blloku më i rëndësishëm në këtë fushë është rendi dhe siguria publike, ku progresi i Kosovës në këtë fushë është shumë i vogël”, ka pohuar ai.

Mungesa e ligjit mbi përgjimet është një kërkesë tjetër e BE-së, e cila kërkon të jetë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira që janë në implementim. Ndërsa financimi i partive politike mbetët njëra ndër çështjet kryesore që institucionet gjegjëse duhet të adresojnë.

Një rekomandim tjetër i Komisionit Evropian, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, ka të bëjë me zgjedhjet lokale, ku kërkohet organizimi dhe evidentimi i mirë i këtyre zgjedhjeve, pasi që kjo çështje, sipas Dolit, mbetet kryesore që KE do të fokusohet në vlerësimin nëse institucionet e Kosovës kanë maturin dhe gatishmërinë e mjaftueshme për të krijuar një shtet ligjor.

Njëkohësisht, ky grup ka dhënë edhe rekomandimet për institucionet e vendit, të cilat duhet të merren me seriozitet, në mënyrë që të përmbushin sa më parë rekomandimet në kuadër të udhërrëfyesit deri në fund të këtij viti, nëse dëshirojnë që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë vitin e ardhshëm.

Mustafa: 7 shtatori i vitit 1990, vuri themelet e shtetit të Kosovës

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se 7 shtatori i vitit 1990 ka hyrë në histori si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës.

“Siç e thoshte edhe Presidenti historik i Kosovës dhe i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Më se një dekadë, kjo kushtetutë ka qenë baza e funksionimit të plotë të shoqërisë së Kosovës në të gjitha poret e jetës”, thuhet në mesazhin e Mustafës drejtuar qytetarëve me rastin e Ditës së miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Mustafa ka thënë se deputetët që e miratuan këtë akt madhor juridik meritojnë nderimin e përhershëm të të gjithë brezave pasi siç tha ai Kushtetuta e Kaçanikut u miratua në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kosova ndodhej nën një shtetrrethim brutal policor./PrizrenPress.com/

Thaçi: Kushtetuta e Kaçanikut, veprim i drejtë politik

0

Thaci7-03Në 23 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi lart kontributin e delegatëve të Kosovës që shpallën Kushtetutën e Kosovës më 7 shtator 1990.

Kryeministri tha se vendimi për shpalljen e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, ishte veprim i drejtë politik, hap i guximshëm moral dhe qytetar, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.

”Rrënimi i çdo institucioni dhe subjektivitetit juridiko – politik të Kosovës nga politika hegjemoniste e Beogradit kishte krijuar të gjitha parakushtet që qytetarët e Kosovës të ndërmerrnin organizimin politik në interes të vetëmbrojtjes dhe ruajtjes së qenies së tyre.
Vetëdija politike, refuzimi i gjerë qytetar ndaj aparatit administrativ politik, ushtarak dhe policor të Serbisë së Millosheviqit, kulmoi me deklarimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht rrethanave të vështira brenda në Kosovë dhe përkrahjes së munguar atë kohë në rrafshin ndërkombëtar. Falë përpjekjeve të shumta, përkrahjes së botës demokratike, sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, shtet me institucione të zgjedhura nga vullneti i qytetarëve të saj, shtet me Kushtetutë moderne dhe i njohur nga më shumë njëqind vende të botës”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, përpjekjet për liri, pavarësi dhe çlirim nuk kanë rreshtur asnjëherë ndaj kështu edhe Kosova gjeti rrugën drejt realizimit të aspiratës shekullore./PrizrenPress.com/

IQPM: PDK-ja po tenton që me shantazhe t’ia mbyllë gojën qytetarëve të Malishevës

0

PDK-logo8-07Iniciativa Qytetare për Malishevë, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës Insni Kilaj, i cili ka demantuar se janë shuar degët e PDK-së në këtë qytet.

“Informojmë qytetarët e Malishevës se IQPM është subjekt aktiv dhe me përmasa të mëdha, e cila po gjënë mbështetje të gjerë te qytetarët e Malishevës”, thuhet në komunikatën për media të IQPM-së. Koncepti i IQPM – së, është artikulim i kërkesave qytetare për ndryshim.

“Grupi qeverisës në ikje dhe disa struktura jo formale të cilët kanë uzurpuar degën e PDK-së në Malishevë, tani po shifet qartë se janë në krizë dhe plotësisht pa përkrahjen e qytetarëve e sidomos të elektoratit të PDK-së, me të cilët nuk i lidhë as gjë dhe as një parim me përjashtim të grabitjes së votes nga ata”
IQPM vlerëson se PDK-ja e goditur nga situate e krijuar po tenton që me deklarata, kërcime e shantazhe të pengojnë vullnetin qytetarë , por është e dukshme dhe e prekshme se po i vjenë fundi autoritarizmit dhe grupeve jo formale në Malishevë.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Malishevës që mos të binë pre e ndikimeve të ulta nga ata që keq përdorimin pozitat e tyre funksionale për të ndikuar në bindjet e tyre politike , por të vazhdojnë të mbështesin konceptin e Iniciativës Qytetare Për Malishevën i cili ofron, barazi , prosperitet, mirëqenie , siguris dhe drejtësi ligjore për të gjithë, pa dallim”, thuhet në komunikatë./PrizrenPress.com/

 

Sot 23 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut

0

StilolapsiSot mbushen 23 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Kaqanikut. Më 7 Shtator 1990 ish-deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila pasoi shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 2 Korrik të po atij viti.

Bashkë me referendumin për pavarësi, këto dy akte i vunë themelet e shtetit të Kosovës.

Poezitë e burgut…vështrim mbi poezinë e Visar Zhitit

0

VisarZhiti-burgPoezia e Visar Zhitit është poezi e dhimbjes, poezi e dashurisë për njeriun, poezi e dritës ndoshta për të kompensuar vitet e kaluara ne ferrin e burgut komunist, është poezi e lirisë së ëndërruar dhe e zhgënjimeve prej lirisë gjithashtu. Në poezinë “Ardhja e Pegasit në Qelinë time” një nga poezitë e para të burgut të botuara në librin e parë “Kujtesa e ajrit”, 1993, poeti shkruan: “Afër frëngjisë/ Nëpër barin e pakët- patkonj/ Kulloste një kalë/ Si dikur/ Si në ëndërr/ Trupi i tij i bukur/ Muzg i larë me shi dhe hënë/ Ç’e mirë të solli kështu/ Mos je ti Pegasi?!”

Pak a shumë në të gjitha poezitë e burgut jepet kështu magjia e lirisë e parë pas hekurave, aty ku çdo gjë merr më shumë kuptim. Çdo kafshë, çdo gjallesë, frut, pemë, që shihet prej aty është e afërt, e dashur. Poeti i burgosur e ndjen si gjallon jeta jashtë hekurave të qelisë së tij, i gëzohet lirisë së këtyre qenieve të gjalla dhe do ta ndajë këtë liri me to. Në një vend ku nuk e gjen lirinë në shoqërinë njerëzore, poeti përpiqet ta gjejë atë në natyrën e egër. Dritarja e burgut është qielli, është syri për të parë botën e jashtme, për ta kundruar, për ta ëndërruar, për t’i mbijetuar atij ferri ku humbën jetën mijëra njerëz. Një aspekt tjetër i poezive të burgut janë imazhet dhe portretet e jetës së të burgosurve brenda në burg, në kamp, në qeli, në galeritë e nëndheshme të minierave ku punonin të burgosurit në kushte të tmerrshme, në mensën e burgut, në banjot e burgut, etj. Poeti tregon jetën e këtyre njerëzve në fund të honit ku i kishte gremisur fati dhe ku nuk i mban gjallë thjesht supa e burgut por mbi të gjitha dinjiteti njerëzor dhe ëndrrat që s’mund të prangosen. Visar Zhiti shkruan se “I burgosuri/ gjithmonë ndodhet pas një dere të mbyllur”. Po, kështu përfytyrohet ai në çdo regjim. Edhe nëse i ka kushtet normale të ushqyerjes dhe fjetjes, liria e munguar është një gjë që s’mund të zëvendësohet dhe ai gjithnjë është para një dere të mbyllur, para një muri të lartë që ia zë gjithë pamjen. Poeti di të përdorë bukur figurën e antitezës duke ia kundërvënë robërisë, lirinë, shtypjes, flatrat e ëndrrave, materies, shpirtin.

Për pyetjet apo diskutimet që mund të bëhen nëse poezitë e burgut, të paktën 100, janë shkruar në burg apo më pas, unë s’do t’i kushtoja ndonjë rëndësi të veçantë. Në këtë poezi është kujtesa e atdheut në burgjet e diktaturës komuniste, më të egrës që ka njohur populli shqiptar në të gjithë historinë e tij, janë imazhet, përsiatjet e një poeti që u dënua për poezi, vuajti ferrin e burgut dhe kampeve të atij regjimi dhe ia arriti të dilte i gjallë dhe të na sillte këto dëshmi tronditëse./Mapo/

Basha: PK-ja është shpresa e vetme për Prizrenin

0

MunirBasha-PK8-29Partia Konservatore e Kosovës(PK) në Prizren, ka prezantuar sot kandidatët e listës zgjedhore për Asamblenë Komunale në Prizren. Kryetari i PK-së, Munir Basha tha se me dorëzimin e listave zgjedhore për kandidat për kryetar të Komunës dhe për Asamblenë Komunale si dhe me formimin e Shtabit zgjedhor, ky subjekt politik ka përfunduar me përgaditjet e domosdoshme ligjore drejtë çertifikimit për zgjedhjet e nëntorit.

“Në ditë që lëmë pas, organet e PK-së me procedurë të rregulltë, kanë marrë tre vendime të rëndësishme, duke vendosur që z.Beni Kizolli të jetë kandidat i yni për kryetar komune në Prizren si dhe kanë formuar listën zgjedhore me të cilën do të garojë në këto zgjedhje, kurse vendimi i tretë ka qenë formimi i Shtabit zgjedhor i cili do të udhëheq me fushatën zgjedhore”, tha Basha.

Ai tha se kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit,.Beni Kizolli rrjedh nga një familje e vjetër prizrenase. Ai është i lindur me 21.06.1983. Ka një përvojë të shquar akademike. Ka përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, Master i Shkencave Teknike si dhe vazhdon Doktoraturën në Universitetin GAZI të Ankarasë në kuadër të Institutit të Shkencave.

“Kizolli është një ndër themeluesit dhe aktivistët më të vjetër të Partisë Konservatore të Kosovës. Kontributi i tij në themelimin, regjistrimin, përforcimin dhe shtrirjen e partisë është i pakrahasueshëm dhe i çmuar”, tha Basha.

Duke folur për listën zgjedhore, Basha tha se është hartuar duke respektuar në përputhje me të gjitha kriteret e përcaktuara nga PK-ja.

Formimi i Shatabi Zgjedhor, sipas tij, është formuar nga katër komisione funksionale.Ne krye te Shtabit zgjedhor është zgjedhur nënkryetari i PK-se,z.Afrim Rada. “Partia Konservatore e Kosovës në këto zgjedhje hynë e strukturuar dhe përgaditur në mënyrë më të mirë të mundshme dhe pret që të jetë shpresë e qytetarëve për ndryshimin e gjendjes së rëndë. Në këto zgjedhje Partia Konservatore e Kosovës do të faktorizohet si subjekt politik! “, tha Basha./PrizrenPress.com/

 

1 Basha Munir M

2 Rada Afrim M
3 Baxhaku Bedrije F
4 Basha Shaban M
5 Kabashi Shend M
6 Murataj Nora F
7 Hasani Gylxhan M
8 Pasuli Nderim M
9 Tahiri Agjire F
10 Koro Tarkan M
11 Mashkulli Gjeni M
12 Bajmak Fidan F
13 Berisha Gezim M
14 Gjinali Behajdin M
15 Celina Zejgjan F
16 Bamija Faik M
17 Dapko Daver M
18 Tahiri Adelina F
19 Mazrek Edis M
20 Kroqi Fati M
21 Hoxha Shqipe F
22 Rotlla Sali M
23 Hashani Xhihad M
24 Berisha Edona F
25 Pacollari Emir M
26 Dirvar Dincer M
27 Spahiu Bukurije F
28 Selimko Sali M
29 Fishekqi Blerim M
30 Salla Ferda F
31 Kyqyku Agron M
32 Rogova Agron M
33 Hapçiu Aida F
34 Gjinali Sinan M
35 Kaçamaku Erdogan M
36 Shijaku Ilir M

 

Nis “Nine Eleven Dedication Film Festival”

0

festivaliiNë ceremoninë hapëse të Festivalit “Nine Eleven Dedication Film Festival”, e cila është mbajtur të premten në “Sheshin 21”, kanë marrë pjesë komuniteti artistik, delegacione të ndryshme nga organizatat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, ambasada, parti politike, mediume etj.
Ky edicion ka ardhur me tetë premiera nga “Prishtina Film” dhe me njëmbëdhjetë filma nga produksionet e tjera, të cilët hyjnë në konkurrencë për këto çmime: Filmi më i Mirë, Kamera më e Mirë, Montazhi më i Mirë, Regjia më e Mirë, Skenari më i Mirë, Roli më i Mirë i Femrës, Roli më i Mirë i Mashkullit dhe Muzika më e Mirë.

Përpos tetë premierave, në këtë edicion do të ketë edhe një surprizë tjetër në hapje. Gjithashtu, tashmë është bërë praktikë e festivalit që juria të zbulohet natën e hapjes. Nga data 8 deri më 10 shtator do të bëhet projeksioni i filmave nga ora 20:00 dhe është falas për audiencën.