6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Thaçi: Kushtetuta e Kaçanikut, veprim i drejtë politik

Thaci7-03Në 23 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi lart kontributin e delegatëve të Kosovës që shpallën Kushtetutën e Kosovës më 7 shtator 1990.

Kryeministri tha se vendimi për shpalljen e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, ishte veprim i drejtë politik, hap i guximshëm moral dhe qytetar, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.

”Rrënimi i çdo institucioni dhe subjektivitetit juridiko – politik të Kosovës nga politika hegjemoniste e Beogradit kishte krijuar të gjitha parakushtet që qytetarët e Kosovës të ndërmerrnin organizimin politik në interes të vetëmbrojtjes dhe ruajtjes së qenies së tyre.
Vetëdija politike, refuzimi i gjerë qytetar ndaj aparatit administrativ politik, ushtarak dhe policor të Serbisë së Millosheviqit, kulmoi me deklarimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht rrethanave të vështira brenda në Kosovë dhe përkrahjes së munguar atë kohë në rrafshin ndërkombëtar. Falë përpjekjeve të shumta, përkrahjes së botës demokratike, sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, shtet me institucione të zgjedhura nga vullneti i qytetarëve të saj, shtet me Kushtetutë moderne dhe i njohur nga më shumë njëqind vende të botës”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, përpjekjet për liri, pavarësi dhe çlirim nuk kanë rreshtur asnjëherë ndaj kështu edhe Kosova gjeti rrugën drejt realizimit të aspiratës shekullore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Lajmet e Fundit